Bota shqiptare, dje dhe sot, ka pasur dhe ka shumë personalitete femrash të shquara, por shpesh ne nuk i shohim apo nuk dimë t’i shohim. Nga ana tjetër, i konsiderojmë lehtësisht të tilla, të tjerave. i hedhim një vështrim të shpejtë shtypit të përditshëm… i mbushur që në faqet e para me modele, këngëtare, prezentatuese dhe gazetare të shndërruara persona shumë të rëndësishëm, që në vezë...
E drejta për arsim dhe punësim të barabartë me burrat i lejoi gratë të studionin dhe punonin në “fusha tradicionale të meshkujve” si për shembull inxhinieri, mjekësi, e bujqësi. Koha e punës nuk diferenconte në bazë të përkatësisë gjinore. Megjithatë, këto përpjekje për të zbatuar të drejtat e grave në fushën publike nuk u shoqëruan me të njëjtin intensitet në fushën private; gratë mbetën kujdestaret kryesore, shpesh duke mbajtur ngarkesën e dyfishtë për të qenë të suksesshme si në fushën publike, po ashtu edhe në atë private.
Në vazhdim do të tregojmë sukseset e disa femrave, në kërkim të një lidereje, në kërkim të rrënjëve të feminizmit shqiptar, në kërkim të modeleve që kanë guxuar të thyejnë pengesat e kohës duke hapur rrugën, duke hequr barrierat, duke udhëhequr, pra ato janë gra, të cilat kanë jetuar në epoka të ndryshme, kanë krijuar në fusha të ndryshme, kanë thyer pengesa të ndryshme, kanë guxuar në mënyra të ndryshme, por gjithsesi, kanë guxuar. Atëherë, kjo është ideja, e cila ka bërë bashkë politikanen Liri Belishova, luftëtaren Shote Galica dhe këngëtaren Marie Kraja.
LIRI BELISHOVA
Në ditët e vitit 1960 kur në botën komuniste po ndodhte çarja e madhe, Enver Hoxha vendosi që Shqipëria të renditej pro Kinës dhe kundër Bashkimit Sovjetik. Kundër këtij vendimi, i cili ishte me pasoja të rënda, doli një grua, fati i së cilës do të përcaktohej tragjikisht nga kjo ngjarje ashtu siç u përcaktua edhe fati i vendit të saj.
Liri Belishova, ishte ngjitur mjaft lart në hierarkinë komuniste të asaj kohe, e cila kishte një intuitë të tillë. Ajo ishte e vetmja anëtare e elitës së lartë komuniste të vendit që e kapi momentin e duhur dhe mendoi se kishte ardhur koha për ndryshime. Ndryshimet në këtë kohë nënkuptonin qetësimin e luftës së klasave, më shumë liri ekonomike dhe më tepër liri mendimi, por pa ndryshuar bazat e sistemit komunist. Liri Belishova, kishte intuitën e ndryshimit dhe zgjedhjen e rrugës së duhur për të dalë nga ferri Stalinist. Ajo ishte një lidere tipike për kohën, sepse kishte intuitën e duhur politike, ambicjen, por edhe guximin për ndryshim. Mirëpo, udhëheqësi i shtetit në atë kohë, Enver Hoxha, i cili kishte të zhvilluar instiktin individual, që e bënte atë frikacak, të egër, vrasës, dinak. Në saje të këtij e kuptoi se intuita e kësaj gruaje ishte rreziku kryesor për të.
Liri Belishova ashtu si dhe Ramiz Alia apo ndonjë tjetër konsideroheshin ndryshe nga të tjerët, pasi i përkisnin një elite politike komuniste të ndikuar nga Kremlini dhe që gjithsesi, kishin një format politik të konsoliduar sipas standardeve të shkollës politike sovjetike. Belishova shfaqet pikërisht me karakteristikat e një lideri të mirëfilltë. Mirëpo, në një moment të caktuar ata që kanë ambicjen, intuitën dhe dhuntitë e liderit do të duhet të vendosin për të kaluar nga niveli i komandës së dytë në atë të liderit. Por ky moment përmban edhe rrezikun dhe shpresën për sukses. Sepse ata të cilët nuk guxojnë të përballen me këtë moment janë të dënuar të jetojnë gjatë dhe pa vuajtje nën hijen e të tjerëve, por janë gjithashtu të dënuar të mos bëhen kurrë lider. Atëherë, ata që guxojnë, kanë një shans për t’u bërë lider, por kanë edhe rrrezikun për t’u sakrifikuar. L. Belishova, ndërmori hapin e guximshëm pa marrë parasysh rrezikun dhe u sakrifikua. U sakrifikua për një lëvizje që, gjithësesi, po të kemi parasysh rrethanat e atëhershme politike të kohës, dikush duhej të ndërmerrte hapin e parë. Ajo ishte e zgjedhura, por edhe e dënuara e fatit. Por me eliminimin e saj nga skena politike zhduket shfaqja e fundit e protagonistit politik brenda radhëve të elitës komuniste, e protagonistit, i cili ka një program individual të veprimit dhe mendimit politik.
SHOTE GALICA
Shote Galica, lindi në vitin 1885, në krahinën e Radishevës, në kohën e luftës kundër osmanëve dhe sigurisht, askush nuk kishte menduar se vajza e vogël e familjes së Halil Galicës, do të bëhej një luftëtare e madhe. Mirëpo, krejt zona e Drenicës (në rrafshin e Kosovës), shquhej dhe shquhet për një temperament kombëtar të ndezur dhe natyrshëm, familja e saj nuk bënte përjashtim, ushqimi me gji, me kombëtarizëm ishte një normë. Në Luftën e Parë Ballkanike, Lëvizja Çlirimtare Kaçake luajti një rol të madh. Në fillim të vitit 1913 organizimi i saj si lëvizje, ishte në një nivel të lartë. Me luftën e pandërprerë kundër organeve shtetërore, deri në Luftën e Parë Botërore nuk lejoi asnjëherë që të stabilizohej pushteti serbo-malazez. Nga Tetori i vitit 1915 deri në tetor 1918, Kosova ishte ndarë në dy zona pushtimi, Drenica gjithashtu. Në këto dy zona rrethanat ndryshonin shumë. Në zonën që gjendej nën bullgarët, mbretëronte një gjendje e tmerrshme në të gjitha aspektet e jetës, ndërsa austro-hungarezët, u treguan shumë më të ndjeshëm, lejuan punën e administratës lokale, gjuhën e vendit, pra gjuhën shqipe. Kjo ishte hera e parë, që këtij populli i lejohej gjuha amtare si dhe përdorimi i flamurit dhe hapja e shkollave. Këto lëshime u bënë për qëllime politike, në mënyrë që ata të kishin në këmbim mbështetjen popullore. Në pranverë të vitit 1915, Azem Galica arratiset nga burgu i Pozharevecit dhe mënjeherë i bashkëngjitet çetave kaçake, komandant i njërës prej të cilave u bë shumë shpejt. Në fillim të muajit Qershor u martua me Shotën. Ndryshe nga ç’ishte tradita, ai nuk kërkoi dhe gjeti nuse për të tundur djepa, por siç thotë Fan S. Noli: ashtu e nisën jetën, ashtu e mbaruan, në luftë. Nusja e maleve, u thirr ashtu, njëzëri nga të njohurit dhe bashkëluftëtarët, sepse dy javë pas dasmës u shtrëngua të dalë në mal. Shtëpia e Azemit u rrethua nga xhandarmëria, Azemi me tre vëllezërit, nënën dhe Shotën u detyruan të mbrohen. Në këtë betejë ata korrën sukses të plotë. Kjo ishte lufta e parë e Shotës dhe thirrja e famshme, “o prite prite Azem Galicën”, zë fill tek ajo, në çastin kur vret një xhandar. Kjo thirrje e rastësishme shënon hyrjen e Azemit dhe Shotës në epikën legjendare, por ajo thirrmë ka edhe një tjetër valencë ndjenjash; adhurimin që ajo provonte për të shoqin. Lidhja e Shotës me Azemin nuk rezultoi e rastësishme, por pati në sfond një ideal të përbashkët. Miqësia e saj me Luigj Gurakuqin dhe Hasan Prishtinën, Bajram Currin dhe të tjerë njerëz përparimtarë të kohës, ndikuan dukshëm në formimin e Shotës. Vetë miqësia me të tilla personalitete, është dëshmi e pranimit prej tyre të Shote Galicës, si një partnere ushtarake dhe politike. Po të vërejmë trajektoren historike, shohim se çeta e Azemit dhe Shotës, me lëvizjen demokratike në Shqipëri kanë qenë aleatë reciprokë. Ndikimi i Shotës mbi gratë ka qenë i drejtpërdrejtë dhe i pranuar pa ngurim. Në çdo mjedis të grave ajo i shfrytëzoi bisedat për të ngjallur ndjenjat patriotike. Duke qenë në mes të dy çështjeve thelbësore, atë të botëkuptimeve patriarkale dhe luftës për çlirim kombëtar, me shembullin e vet, ndikoi në ngritjen e moralit në mënyrë që ato, të bëheshin më të ndërgjegjshme për gjendjen nën pushtim. Shkallës së lartë të analfabetizmit, Shota iu përgjigj me propagandë, aq sa e lejonin kushtet, duke shpërndarë dhe komentuar gazetën Populli. Një akt i tillë plotëson performancën e Shotës si një grua që nuk ishte e pandërgjegjshme në marrëdhëniet e saj me historinë. Një nga betejat, në të cilën del në pah karakteri i fortë dhe aftësia ushtarake, është ajo e vjeshtës së vitit 1918, kundër 2 mijë forcave austro-hungareze, në zonën e quajtur Përroi i keq. Kjo betejë ishte një triumf i vërtetë, u kap komandanti austriak i garnizonit dhe ju dorëzua forcave aleate, gjeneralit francez Bashle, në Mitrovicë. Gjithashtu, gjatë rrethimit të Radishevës, Shota gjendej tek i ati, Halili. Ushtarët morën vesh për vendodhjen e saj dhe e arrestuan duke e marrë në pyetje për dy ditë me rradhë nga komandanti Savavoviq, për të treguar se ku ishte Azemi, duke e kërcënuar se në të kundërt do t’i shkonte koka. Shota, me qetësi dhe jo pa arrogancë, i përgjigjet: “Nuk e di se kush do ta paguajë me kokë para njëri-tjetrit, unë apo ti, se Azemi shpejt do të vijë këtu dhe do të keni punë me të.” Dhe ashtu ndodhi. Shota u lirua. Jeta saj, ndonëse e shkurtër, ishte shumë e pasur me ngjarje dhe emocione. Shumë detaje të saj na bëhen ndihmë për të kuptuar fenomenin Shote Galica i cili, në vetvete, mbetet i pakrahasueshëm.
MARIE KRAJA
Marie Kraja (Paluca), lindi në Zarë të Dalmacisë, në 24 shtator 1911, në një familje patriotike shqiptare të zhvendosur aty pas përfundimit të studimeve të të atit në Klagenfurt dhe emërimit të tij, si mësues i gjuhës shqipe, në gjimnazin e Arbëreshit në Zara, ku edhe qëndroi për katër vite, pastaj vazhdoi edhe studimet në Akademin Pedagijgike të Vjenës. Pas përfundimit të studimeve ai u kthye në Shqipëri, bashkë me shumë patriotë të tjerë, për të dhënë kontributin e tij në mëkëmbjen e shtetit të sapolindur shqiptar dhe në përpjekjen për përtëritjen kulturore, përmes themelimit të klubeve patriotike, hapjen e shkollave të para shqipe dhe botimin e gazetave dhe revistave të para.
Shpirtin artistik, Maria e trashëgoi nga familja e saj. E ëma këndonte, i ati luante në violinë, vëllezërit luanin, njëri violinë dhe tjetri në kitarë, ndërsa një motër studionte piano. Por, mbi të gjithë, dallohej Maria, e cila dëgjoi për herë të parë muzikën e Verdit, Rosinit, Belinit & Pucinit në koncertet e korit dhe të orkestrës së shoqërisë “Rozafat”, si dhe të bandës së shoqërisë “Vllaznia”. Prirja e saj për këngën, fillimisht e fshehur, mori krahë kur Maria, e shoqëruar nga shokë e shoqe, nisi të këndonte në oborrin e shtëpisë e më pas në gëzimet familjare. Zëri i saj tingëllonte në gjithë lagjen duke mbushur me tinguj të ngrohtë gjithë hapësirën përreth.
Në vitin 1926, në moshën 15 vjeçare, Maria e gjeti veten larg mbrëmjeve të bukuara shkodrane, në qytetin e njohur për traditën e pasur muzikore dhe jetën e gjallë artistike, në një nga qendrat më të rëndësishme kulturore të Europës, në Vjenë. Pas përfundimit të studimeve në shkollën e mesme muzikore të Vjenës, nisi studimet e larta në Konservatorin e Gracës, ku u përfshi natyrshëm në jetën e gjallë kulturore të këtij qyteti. Marie Kraja i kënaqej mbresave të rralla që i lanë veprat madhështore të Bethovenit, Hendelit nën drejtimin e Shnajdëlit, të simfonive të Bruknerit me Karl Bëm e Osvald Kabasta. Mirëpo, në formimin muzikor të Maries duket se ka ndikuar edhe udhëheqësja e saj artistike, titullarja e teatrit të operas së Bajronit, soprano dramatike Rozina Fortelmi.
Perlat e muzikës qytetare shqiptare u sollën para artdashësve të huaj nga ky zë i mrekullueshëm dhe duartrokitjet e shumta, ishin hyrja e karrierës që e priste studenten e sapodilomuar pas kthimit në atdhe. Mirëpo, realiteti kulturor shqiptar nuk kishte asgjë të përbashkët me atë në të cilin u rrit profesionalisht Marie Kraja (Paluca), por vetitë e saj më të mira të trashëguara si këmbëngulja, rregulli, ndjenja e përgjegjësisë ndaj detyrës dhe dashuria për atdheun, do ta ndihmonin të kapërcente vështirësitë që do të haste natyrshmën në një vend të mbizotëruar nga analfabetizmi e varfëria dhe ku lëvizjet kulturore mezi mbijetonin. Në ndryshim nga ditët e sotme, Tirana e viteve ’30, nuk ofronte ndonjë ndryshim të plotë, sado modeste, përsa i përket jetës kulturore dhe artistike. Por shtëpitë e artisteve Tefta Tashko dhe Lola Aleksi, u kthyen në vatra të ngrohta të diskutimeve të zjarrta për letërsinë, artin dhe muzikën. Në fakt, këto zonja do të hapnin në Shqipëri stinën e salloneve poetike perëndimore nga vinin.
Deri në prag të pushtimit italian, Marie Kraja, kishte ndërmarrë një varg turnesh, si brenda ashtu dhe jashtë vendit dhe kishte konsoliduar miqësinë e saj me Lola Aleksin, Tefta Tashkon dhe Jorgjie Trujën, një ritëm, i cili do të binte gjatë kësaj periudhe dhe si pasojë e ngushtimit të hapësirave për shoqëritë kulturore.
Periudha e pasluftës do të shënonte për Marie Krajën një kthesë në jëtën e saj. Disa muaj para përfundimit të saj, Familja Paluca do të largohej nga Shqipëria, duke parashikuar përndjekjen e intelektualëve dhe personaliteteve të kulturës, fushatë që nuk kurseu as idealistët më të devotshëm të utopisë komuniste. Megjithatë, ajo arriti ta kapërcejë këtë periudhë delikate të jetës së saj, duke zënë një vend të nderuar në altarin e artistëve më të shquar shqiptarë, pozitë që do të konsolidohej me kalimin e viteve, si fryt i punës së saj të palodhur, jo vetëm si artiste, por edhe si pedagoge.
Duhet nënvizuar roli i Marie Krajës dhe kolegëve të saj, në formimin e shijeve të publikut shqiptar të viteve ’50, duke i hapur atij horizonte të reja dhe duke e përgatitur për vepra më të zhvilluara muzikore që do të viheshin në skenë. Ajo, bashkë me koleget e saj, ishte model dhe krijues modeli. Janë të njohura në historinë e kulturës dhe të zhvillimeve shoqërore perëndimore, zhvillimet artistike që bëhen promotorë të lëvizjeve shoqërore. Edukimi estetik, ishte pjesë e edukimit qytetar. Marie Kraja, kështu, duke dhënë modele, u bë dhe vetë model në një periudhë kur në jetën kulturore shqiptare ato, nuk ishin dhe aq të shumta.
Me krijimin e Filarmonisë në vitin 1950, Maria do të ishte ndër të parat interpretuese që bashkë me kolegët e tjerë, do të kontribuonte në rritjen graduale të saj, duke vënë në skenë shfaqjet e para deri tek veprat e plota skenike dhe duke kaluar gradualisht tek vënia në skenë për herë të parë të operas “Rusallka”. Edhe opera e dytë e vënë në skenë, ishte gjithashtu ruse. Suksesi do të vinte duke u rritur për të, me vënien në skenë të operas “Nusja e shitur” e kompozitorit çek Smetana, personazh i realizuar në mënyrë të përkryer aq sa A.Pashek, (Regjisor i Teatrit të Pragës), do të shprehej se “rrallë kishte parë në skenat vendase, një Marzhenkë, të interpretuar nga një artiste e huaj, si ajo e Marie Krajës”. Maria kishte pasur rastin ta shihte <<Traviata-n>> e Verdit, në skenat italiane, austriake dhe gjermane, por do të vinte dita kur asaj do t’i besohej roli i Violetës, duke qenë në lartësinë e kërkesave teknike dhe duke i mishëruar më së miri tri cilësitë e saj: bukurinë, ndjenjën dhe flijimin.
Interpretimi i Violetës, edhe në skenën e Budapestit, ishte kulmi i karrierës së saj. Pas shndërrimit të Filarmonisë, në Teatrin e Operas dhe të Baletit, repertori i saj do të pasurohej me vepra të një kalibri ndërkombëtar. Përsëri, Maries do t’i besoheshin rolet e heroinave, duke përmendur këtu atë të Jolantës, për të vazhduar me atë të Mrikës, në operën me të njëjtin emër të Preng Jakovës.
Përkushtimi ndaj operas nuk e pengoi gjithsesi Marie Krajën, të ishte e pranishme në skenat e koncerteve të ndryshme, me pjesë si: “Cigania”, (Donixeti), “Muzikë e ndaluar”, (Gastaldon), aria e Suzanës nga akti i tretë i operas “Dasma e Figaros” (Moxart), e shumë të tjera.
Një jetë në skenë, do ta bënte shumë të prekshëm interpretimin e saj të fundit, si artiste e këngës në 150-vjetorin e lindjes së Verdit. Por, mbyllja e periudhës 30-vjeçare në skenë do të shënontë përqendrimin e veprimtarisë së saj në lëmin e mësimdhënies, duke qenë dhe aty një ndër të parat artiste e cila, që në fillim të viteve dyzet ishte lidhur me pedagogjinë e të kënduarit, me hapjen e konkursit për këngëtarë në radio Tirana. Më vonë, ajo dha mësim edhe në shkollën e mesme artistike “Jordan Misja”.
Roli i pazëvendësueshëm i Marie Krajës, është i mishëruar edhe në punën e saj sistematike në Konservatorin e Tiranës. Entuziazmi dhe përkushtimi, ishin karakteristika të Artistes së Popullit, në rolin e saj si pedagoge. Ajo qëndroi në krye të katedrës së këngës deri në vitin 1967, vit në të cilin dha dorëheqjen. Është tepër e vështirë për t’i dhënë fund portretit të M. Krajës, pa pasur frikën se mos kemi lënë diçka pa thënë, se kemi harruar një detaj të rëndësishëm të repertorit të saj pa nxjerrë në dritë, se ka mbetur një pjesë e profilit të saj njerëzor, i cili mishërohet në marrëdhëniet ndërpersonale, pa u zbuluar. Mirëpo, këtu, nuk mundem të mos e përmendi edhe lidhjen e saj të ngushtë me familjen e Nënë Terezës dhe ndihmën që i ka ofruar ajo në ditë të vështira, atëherë kur dyert nuk hapeshin edhe aq leht …..
Marie Kraja Paluca, mbylli sytë në 24 nëntor 1999. Dhe me të, u mbyll edhe një epokë, që njohu pak gra të susksesshme.
PËRFUNDIMI
Artistët, kanë qenë dhe mbeten ato figura të rëndësisme të jetës së një kombi, të cilat çelin gjithnjë shtigje të paharruara qytetërimi. Dhe më shumë kur bëhet fjalë për kombin Shqiptar, roli i tyre bëhet i pazëvendësueshëm. Nëse kultura shqiptare, do të kishte pasur më shumë Liri belishova, Shote Galica, Marie Kraja, Tefta Tashko, Jorgjie Truja etj., loja e pasqyrimit të jetës së një kombi në jetën e lidereve, prijeseve, artisteve të tij më të mira, do të kishte funksionuar më mirë. Modelet, do të krijonin modele të tjera emancipuese, deri në pambarim. Këto gra, guxuan të flasin gjuhën e artit, gjuhën e dashurisë për vetveten dhe për të tjerët. Edhe kjo do të thotë të udhëheqësh... me zemër...
BIBLIOGRAFIA
1. Belishova, Liri Rrëfej jetën time të vështirë, Intervistë, Korrieri.
2. Historia e popullit shqiptar, Akademia e Shkencave.
3. Kalemi, Spiro Marie Kraja.
4. Trako, K. Muzika popullore, Shkëndia, 1942.
5. Zamputi, Injac Bylbyli i Shkodrës.