John Locke, filozof anglez i shek. XVIII, gjithashtu edhe themelues i empirizmit britanik, me veprën e tij: Ese për Njohjen Njerëzore, si edhe një nga themeluesit e folozofisë politike, me librin: Trektati i dytë për Qeverisjen. Këtu ai ndërton teorinë politike në anën positive, nga vjenë themeli i filozofisë politike liberale, me një apotezë të lirisë individuale dhe një kontestim i palëkundur i autoritarizmit. Traktati i dytë për Qeverisjen, frymëzoi revolucionet, të cilat sollën një monarki kushtetuese në Britani, gjithashtu Pavarësinë Amerikane si dhe Republikën e Parë Franceze.
Tre shekujt e fundit ishin përpjekje për t’i afirmuar të drejtat e patjetërsueshme, si: jetën, lirinë dhe pronën, si edhe një Qeveri me pëlqimin e të qeverisurve, të cilët ishin të mbeshtetur te legjitimiteti, kufizimi, ndarja, kontrolli e balanca, llogaridhënia e pushtetit si edhe e drejta për rebelimin ndaj regjimeve jo-legjitime.
Te Locke-u kuptimi i nocionit të sovranitetit është se populli ka fuqinë të themelojë pushtetin ligjvënës apo pushtetin politik. Ai i cili nuk e çmon si të drejt dhe të argumentuar veprën e tij se çdo qeveri në botë është produkt vetëm i forcës dhe i dhunës, ku të gjithë njerëzit jetojnë së bashku sipas të njejtave rregulla, sepse gjithçka i takon më të fortit, çka nënkupton se ai përgatit trazira, rebelim, ku duhet me doemos të gjejë një arsye tjetër për të qeverisur dhe një burim tjetër të pushtetit politik.Pushteti politik është e drejta për të bërë ligje, të cilat shërbejnë për masa ndëshkimore qofshin ato pak apo shumë të rrepta, për mbrojtjen e shtetit prej sulmeve nga jashtë, dhe me këtë nënkuptojm se të gjitha këto ligje, shërbejnë në të mirën publike të shteti. Mirëpo veprimet e pushtetit nuk mbështeten vetëm te ligjet të cilat janë të aprovuara, por edhe në ato norma të drejtësisë. Sipas Locke-ut ideja e sovranitetit nënkupton dëgjueshmërinë e individit ndaj atij pushteti, dhe nuk do të thotë se njeriu heq dorë nga aftësia e tij për të gjykuar dhe nga ndërgjegjja e parimeve të veta morale, ku ai del gjyqtar i të mirës por edhe të keqës si dhe të drejtës dhe të padrejtës ndaj tij. Locke-u beson se:
Te hebrenjtë, por edhe te popujt e tjerë, se vetë njerëzit shiteshin, por jo për t’u bërë skllevër, por për t’iu nënshtruar një pushteti absolut, arbitrar e despotik, për t’u bërë shërbëtorë të atij pushteti, vetëm sa për të siguruar ekzistencën e vet.[1]
NGA TRAKTATI I DYTË PËR QEVERISJEN
Për gjendjen natyrore, luftën dhe skllavërinë
Gjendja Natyrore
Për të kuptuar pushtetin politik, duhet të dim se në çfarë gjendje janë njerëzit për nga natyra, se a janë të lirë për të vendosur për veprimet e tyre, pa ndikuar vullneti i dikujt tjetër. Locke-u këtë e sheh edhe si barazi natyrore të njerëzve, por edhe Hooker-i barazinë natyrore e sheh të qartë ku edhe bën detyrimin e dashurisë të ndërsjellë të njerëzve ndaj njëri-tjetërit. Në parimet e drejtësisë dhe të dhembshurisë, thekson se:
E njëjta prirje natyrore i shtyn njerëzit të pranojnë se detyrë jo më e vogël e tyrja është të duan edhe të tjerët si veten; sepse kërkohet që gjërat e barabarta duhet të trajtohen në të njëjtën mënyrë. Në qoftë se unë nuk mund të mos dëshiroj që çdo njeri të sillej ndaj meje po kaq mirë, sa do ta dëshironte këtë për vetën e tij, atëherë si do të mund të kërkoja të paktën në një farë shkalle ta kënaqja këtë dëshirë timen, po të mos përpiqesha vetë të kënaqja një dëshirë të ngjashme që u lind, pa dyshim, njerëzve të tjerë, përderisa natyra e tyre është e njejtë? Në qoftë se ata do të trajtoheshin ndryshe nga ç’dëshironin, kjo patjetër, nga çdo anë që ta shohësh, do t’i hidhëronte po ashtu si dhe mua; kështu pra, në qoftë se bëjë një të keqe a dëm, atëherë duhet të përgatitem ta vuaj, sepses s’ka arsye që njerëzit e tjerë të tregojnë ndaj meje dashuri më të madhe sesa ajo që unë shfaq ndaj tyre; për rrjedhojë, dëshira ime që të më duan sa të jetë e mundur më shumë ata që janë të barabartë me mua nga natyra, më ngarkonë me detyrimin e natyrshëm që të kem ndaj tyre të njëjtën ndjenjë e po të asaj force. Nga kjo marrëdhënie barazie midis nesh dhe atyre që janë të ngjashëm me ne, arsyeja natyrore ka nxjerrë, disa rregulla dhe norma për drejtimin e jetës, të cilat s’ka njeri tëmos i dijë. (Eccl. Pol. Libri I)[2].
Duke i detyruar njerëzit që të mos i shkelin të drejtat e të tjerëve dhe të mos i bëjnë dëm njëri tjetërit, por të respektojnë të drejtën e tyre natyrore, e cila kërkon paqe dhe ruajtjen e të gjithë gjendjes njerëzore.
Gjendjen e luftës
Kur jemi te gjendja e luftës, atëherë themi se ka ndryshim nga ajo e natyrës, sepse janë shumë larg nga njëra tjetëra sa gjendja e paqes, vullnetit të mirë, dhunës dhe e shkatërimit të ndërsjellë. Gjendja natyrore është ajo kurrë njerëzit jetojnë së bashku pa i sunduar dikush, i cili ka pushtet të gjykojë ndërmjet tyre, ndërsa gjendja e luftës ndrushe nga ajo e natyrës është kurrë njeriu përdor forcën ndaj një individi tjetër, atëherë kur në tokë s’ka njeri më të lartë, të cilit t’i drejtohesh për ndihmë – kjo është gjendje lufte.
Një njeri, i cili shpall me fjalë apo me ndonjë veprim tjetër jo të rrëmbyer, por të menduar mirë kundër jetës së një njeriu, atëherë ai vihet në gjendje lufte me atë ndaj të cilit i ka shpallur një qëllim të tillë. Por një njeri që dëshiron të nënshtrojë pushtetin e vet ndaj tjetërit pa pëlqimin e atij, në këtë mënyrë atëherë i’a cenon të drejtën e tij për liri, çka nënkupton se e bën skllav. Ai i cili përpiqet të skllavëroj dikë, e vë vetën e vet në gjendje lufte me atë. Kjo do të thotë se nëse në gjendjenë natyrore të shoqërisë dëshiron që t’i rrëmbenë lirinë e cila ju përketë anëtarëve të saj apo të shtetit, do të thotë se ka ndërmend t’u marrë atyre çdo gjë, kjo atëherë nënkupton se është në gjendje lufte me atë/a.
Për skllavërinë
Liria e njeriut do të thotë që ai duhet të jetë i lirë nga çdo pushtet sipëror në Tokë dhe mos t’i nënshtrohet vullnetit apo pushtetit legjislativ të një njeriu tjetër.[3] Liria për cilindo është të bëjë atë që dëshiron dhe të jetojë si i pëlqen, e jo të jetë i lidhur apo i m’varrur prej ndonjë ligji. Miëpo gjendja e skllavërisë është kur njeriu ndjen vuajtjen më shumë se sa vlerën e jetës, atëherë ai ka në dorë jetën e tij, që t’i shkaktojë vetes vdekjen, të cilën e dëshiron, duke i bërë qëndresë vullnetit të pronarit (zotërisë). Këtu theme se te hebrejtë dhe te disa popuj të tjerë, ka pasur njerëz, të cilë e shisnin vetën, por vetëm për punë të rënda e jo për skllavëri. Atëherë njeriu shiste vetën, nuk ishte nën një pushtet absolute, arbitrar apo despotik, pasi që pronari nuk kishta të drejt ta vriste, por duhej ta lironte, e mos ta mbante më në shërbim të tij.
Për shoqërinë politike ose civile dhe lindjen e saj
Shoqëria politike
Shoqëria e parë është ajo nga burri e gruaja, ku me kalimin e kohës i’u shtohet edhe shoqëria e zotërisë me shërbëtorët. Të gjitha këto zakonishtë bashkoheshin e formonin familje të vetme, ku zoti ose zonja e shtëpisë, kishin një lloj sundimi, karakteristike për familjen, por të gjitha këto shoqëri nuk ishin politike, sepse kishin qëllime të ndryshme me lidhjet dhe kufijtë e secilës prej tyre.
Njëra nga shoqërit e tilla është ajo bashkëshortore, e cila formohet nga marrëveshja vullnetare mes burrit e gruas, por mbi të gjitha ajo konsiston në bashkimin dhe të drejtën e çdo bashkëshorti mbi trupin e tjetërit, pasi që kjo është e domosdoshme për prodhimin e pasardhësve, por që duhet të përkujdesen për përkrahjen dhe ndihmën e ndërsjellë, e cila ju duhet jo vetëm për të bashkuar përkujdesjen dhe dashurinë e tyre, por edhe për pjellën e përbashkët, që ka të drejtë për ushqim dhe mbështetje nga ana e tyre, deri sa të jetë në gjendje të përkujdeset për veten.
Meqë të gjitha qëllimet e martesës mund të realizohen edhe në qeverisjen politike, njësoj si në gjendjen natyrore, atëherë zyrtari civil nuk i pakëson as të drejtat, as pushtetin e secilit prej bashkëshortëve, të cilat janë natyrshëm të nevojshme për arritjen e këtyre qëllimeve, (prodhimin e pasardhësve dhe mbështetjen e ndihmën e tyre, për sa kohë janë së bashku). Mirëpo qëllimet e martesës nuk kërkojnë që burri të ket një pushtet absolut, por dhe kushti i lidhjes bashkëshortore nuk ia ofron atë.
Asgjë nuk është e nevojshme për një shoqëri, nëse ajo nuk është e nevojshme për qëllimet e të cilave ajo është krijuar.
Për lindjen e shoqërisë politike
Pasi të gjithë njerëzit për nga natyra janë të lire, të barabart e të pavarur, atëherë askush nuk mund të nxirret nga gjendja e till dhe t’i nënshtrohet pushtetit politik, personit tjetër pa pëlqimin e vet. Por njeriu mund të heq dorë nga liria e tij natyrore, vetëm atëherë kur ai bën marrëveshje me njerëzit e tjerë pë t’u bashkuar në një komunitet, në atë mënyrë që të jetojnë të gjithë së bashku pa probleme dhe në paqe, duke gëzuar pronat e tyre dhe duke qenë në ziguri më të madhe se sa ata të cilët nuk bëjnë pjesë në këtë shoqëri. Pra të gjithë mund ta bëjnë këtë, sepse nuk cenojn lirinë e të tjerëve, por të gjithë mbesin në lirinë e gjendjes natyrore. Kur një numër njerëzish formojnë një shtet ose komunitet, në këtë mënyrë ata janë të bashkuar dhe formojnë një trup politik, ku shumica ka të drejtë të veprojë edhe të vendos për të tjerët. Atëherë çdo njeri i cili vendos bashkë me të tjerët, të formoj një trup të till politik nën një qeveri, merr përsipër një detyrim përpara çdo anëtari të kësaj shoqërie, që t’u nënshtrohet vendimeve të shumicës dhe t’i pranon ato si përfundimtare. Përndryshe kjo kontratë nuk doë të thotë asgjë e nuk do të jetë kontratë, nëse ky njeri mbetet i lirë dhe nuk ka lidhje të tjera, përveç atyre që kishte kur ishte në gjendjen natyrore. Ai atëherë do të gëzonte ende një liri, të cilën e kishte para kontratës, të njejtë me atë që e gëzon kushdo që mbetet në gjendjen natyrore.
Prandaj të gjithë ata të cilët dalin nga gjendja natyrore dhe bashkohen në një komunitet, duhet të heqin dorë nga çdo pushtet në të mirë të shumicës, që i takojnë këtij komuniteti, e cila është e domosdoshme për realizimin e qëllimeve për të cilat janë bashkuar në shoqëri. Mirëpo kjo kryhet nëpërmjet pranimit për t’u bashkuar në një shoqëri politike. Kjo është e vetmja kontratë, e cila ekziston nëpërmjet individëve, të cilët hyjnë në një shtet të ri ose e krijojnë një të ri. Pra fillimi i çdo shoqërie politike nuk është gjë tjetër veç pëlqimi i disa njerëzve, të cilët janë të lirë dhe të gatshëm për të pranuar parimin e shumicës, për t’u bashkuar e për të hyrë në një shoqëri politike. Mund të thuhet se kjo është e vetmja mënyrë, e cila i ka dhënë ose mund t’i japë fillimin çdo qeverisjeje legjitime në këtë botë.
Të gjithë njerëzit lindin në një shtetë apo në një tjetër, është e domosdoshme që secili prej tyre të jetë ndonjë herë i lirë dhe të ketë mundësi të bashkohet me të tjerët për të themeluar një shtet të ri apo edhe për të ngritur një qeveri legjitime.[4]
Të gjithë ne shohin se të huajt, të cilët e kalojnë jetën e tyre nën pushtetin e një qeverie tjetër dhe gëzojnë mbrojtjen e saj ndaj tyre, nga detyrimi apo nga ndërgjegja e tyre, ata i nënshtrohen urdhërave të saj po aq sa banorët vendës, por prapëseprapë nuk bëhet shtetas i këtij shteti. Asgjë nuk mund ta bëjë një njeri anëtarë të një shteti, përveç hyrjes së tij faktike nëpërmjet detyrimit pozitiv dhe premtimit të shprehur e kontratës. Ky është mendimi im për prejardhjenë e shoqërisë politike, se njeriun anëtarë të një shteti tjetër e bën vetëm pëlqimi i tij.
Mbi tiraninë dhe shpërbërja e qeverisë civile
Për tiraninë
Sipas Locke-ut, tirania nuk lind vetëm Brenda regjimeve monarkike, vetëm nga keqpërdorimi i pushtetit të njërit, por edhe në forma të tjera të qeverisjes. Nëse pushtetin e ushtron një njeri apo disa, ai përdoret për ta varfëruar atë, duke e plaçkitur dhe duke e shtypur popullin, për ta nënshtruar me rregulla arbitrare apo me teket e tyre, kështu ai bëhet pushtet tiranik. Ky lloj i pushtetit e humb autoritetin e vet, bëhet jolegjitim, prandaj edhe rezistencandaj pushtetit të till është legjitime.
E drejta e rezistencës mund të jetë shkas për përmbysjen e pushtetit, e cila na qonë në situate anarkike, te luftërat civile. Locke-u këtu thekson se ai legjitimon kundërvënien me forcë kundër “një force të padrejtë dhe jo legjitime dhe kundër dhunës.” [5]
Shpërbërja e qeverisë civile, Locke-u këtu trajton format dhe shkaqet e shpërbërjes së qeverive, ku ai rikujton qëllimet e themelimit të shoqërisë politike ose civile dhe të pushtetit ligjvënës. Njëra nga shkaqet e shpërbërjes është çrregullimi brenda një shoqërie. Pohimi i Locke-ut mbështetet në qëllimin e themelimit të pushtetit ligjvënës, i cili është vendosur për të siguruar paqen në shoqëri duke zgjidhur kontestet që lindin në shoqëri, midis individëve dhe grupeve. Mirëpo sundimi i pushtetit ligjislativ, si akt themelues i shoqërisë, në saje të ligjeve të aprovuara me një procedure, e humb legjitimitetin e vet nëse ligjet shpërfillet.
Kur një qeveri, i shpërfillet ligjet e saj, këtu kemi të bëjmë me një gjendje tëpaligjshme, e cila do të thotë se qeveria duhet të pushoj së ekzistuari. Nëse ligjet nuk ekzekutohen, kjo do të thotë sikur mos të kishte fare ligje:
“Një qeveri paligje është, një mister në politikë, i pakapshëm për mendjen e njeriut dhe i papajtueshëm me shoqërinë njerëzore.” [6]
Diskurset, të cilat e ftojnë popullin që të mos revoltohet kundër një pushteti arbitrar e të dhunshëm, por ta pranojë këtë duke pritur ditë më të mira, përmirësimin e vetvetishëm të gjendjes, këto Locke-u i quan tallje, sepse janë një këshillë për pranimin e robërisë.
Themelimi i një shoqërie politike bëhet i mundur vetëm në saje të dëgjueshmërisë së qytetarëve ndaj pushtetit legjislativ, në saje të respektimit të ligjeve, të cilat duhet të sigurojnë paqen dhe lirinë për gjithë shoqërinë ( individët dhe grupet shoqërore).
PËRFUNDIME
Shqyrtimi i koncepteve themelore të Locke-ut bën që mendimi i t’i të ndriçojë origjinën dhe natyrën e regjimeve të ndryshme politike kushtet e legjitimitetit të tyre, por edhe format e shoqërisë dhe mënyrën e të jetuarit. Pikëpamjet e t’i marrin pjesë në jetën politike të kohës së tyre, të cilat ndikohen nga rrethanat dhe ngjarjet brenda të cilave mendon, por ato ushtrojnë ndikim të madh në rrjedhat, të cilat e përbëjnë specifikën e shoqërisë politike.
Konceptet e Locke-ut mbi gjendjen natyrore e gjendjen e shoqërisë politike ose civile, sovranitetin e shtetit, mbajnë gjurmët e lëvizjeve të realitetit politik, që veprojnë mbi rrymat politike të cilat formojnë institucione të reja shtetërore dhe raporte të tjera brenda shoqërive të sotme moderne.
Qëllimet e fundit nuk mund të jenë veçse objekt i synimeve dhe veprimtarisë me të cilën çdo individ përballet vetë, me mendimet, ndjenjat dhe ndërgjegjen e t’i morale, të krijojë kuptimin e ekzistencës së vet.
B I B L I O G R A F I A
1. Kullashi, Muhamedin (2005) Mendimi Politik Modern, Prishtinë, ASHAK.
2. Locke, John (2000) TRAKTATI I DYTË PËR QEVERISJEN dhe shkrime të tjera, Tiranë, IPLS.
REFERENCA
[1] “Kur vëllau yt, për shkak të gjendjes së varfërisë do të të shitet për ty, nuk do të thotë që ti nuk do ta shtrëngosh at që të shërbejë si një skllav. Levit., XXV,39. Ky fragment tregon se gjendja e skllevërve ishte më e keqe se ajo e shërbëtorëve, njerëz të cilët ishin shitur për ti shërbyer atij që u jepte ushqim dhe gjëra të tjera që ishin të domosdoshme për jetën. Kjo sipas Senkës do të thotë, se këta janë mercenarë të përjetshëm.”, ibidem. f.161.
[2] Hooker, Laws of Ecclesiasticial Polity, I, 8, § 7. Këtë traktat Locke-u e citon shkurt: ECCl. Pol.
[3] John Locke, Traktati i dytë për qeverisjen, fq. 92.
[4] Po aty, fq. 152.
[5] Ibidem, f. 290.
[6] Muhamedin Kullashi, Mendimi Politik Modern, Prishtinë, 2005, fq. 259.