HYRJE
Në fillim të viteve 1990 në Europën Juglindore filluan të shfaqen ngjarje të tmerrshme, të cilat lajmëronin krizën më të madhe, por edhe shqetësuese që nga Lufta e Dytë Botërore. Jugosllavia u shpërbë, filluan kërcënimet për luftë dhe thirrjet për shkëputje të republikave Jugosllave, të cilat çuan në rrënimin e shtetit Jugosllav, por edhe në konflikte që kishin kohë pa u shfaqur në Europë.
Shkalla e krimeve në Jugosllavi, në garë me njëri-tjetrin, e habitën opinionin publik botëror, saqë ai nuk ishte në gjendje të përgjigjet. Shumë menduan se kjo ishte një situatë, e cila kishte të bënte me një urrejtje etnike: ishte më tepër hakmarrje e vonuar e patriotëve serbë për viktimizimin nga luftërat përgjatë viteve.[1]Mirëpo, përderisa luftimet vazhdonin, duke u nisur nga Sllovenia nëpërmjet Kroacisë, duke vazhduar edhe në Bosnje-Hercegovinë, për të përfunduar në Kosovë, klishea e serbëve erdhi duke u përmbysur, sepse nuk bëhej fjalë më për krime të kryera gjatë luftërave në të kaluarën, por për ato se çfare ishte duke ndodhur në të tashmen. Ishte trashëgimia kulturore e ish-Jugosllavisë ajo, të cilën bota nuk e shikoi më pak se çdo gjë tjetër.
Problemi kryesor me shtet-ndërtimin e një kombi është se duke i ruajtur modelet Perëndimore, shtetet e reja kanë prirje të mëshirojnë një përkufizim etnik të kombit, të mbështetur nga kritere historike, gjuhësore dhe fetare si edhe një koncept të centralizuar, jakobin, të shtetit. Një përkufizim etnik i kombit duhet të ekuilibrohet të paktën nga një koncept i shtetit të centralizuar apo të federalizuar. Një koncept shteti i centralizuar duhet, të ketë një përkufizim në të cilin të përfshihet një përkufizim i etikës qytetare të kombit. Mirëpo, prirja për të kombinuar një koncept etnik gjerman të kombit me një koncept të centralizuar francez të shtetit nuk ishte e sukseshme në vendet e Ballkanit. Duke i analizuar të dyja këto interpretime, të cilat janë mbizotëruese në Europën Perëndimore gjatë konfliktit Jugosllav, urrejtja stërgjyshore dhe homogjenizimi etnik si pjesë e procesit të shtetndërtimit të kombit krahasuar me përvojat e europianëve perëndimorë, të cilat çuan në një përfundim të përbashkët, MOSNDËRHYRJE! Konflikti konsiderohej si një kthim mbrapa historik, përmbajtja e cila ishte si përgjigje. Se çfarë nënkuptohet me këtë u vu re në Vukovar (Kroaci), Sarajevë e Srebrenicë (Bosnje-Hercegovinë) dhe në fund në Reçak (Kosovë).
Përveç këtyre supozimeve të përbashkëta dhe detyrimeve të cilat përfaqësonin një politikë minimaliste të përmbajtjes, përmes europianëve perëndimorë, si dhe përmes amerikanëve, kishte interpretime të ndryshme të pasojave lidhur me krizën Jugosllave, të nxjerra nga përvoja historike dhe perspektiva politike. Kjo shihet edhe nga një grup personalitetesh Europiane dhe Amerikane të Komisionit Ndërkombëtar për Ballkanin (ICOB), që u bën të vetëdijshëm se sa këndvështrimet Europiano-Perëndimore merrnin formën e eksperiencave politike respektive. Ndër të cilët, Leo Trindemans, ish-Kryeministër i Belgjikës, theksonte zgjidhjet institucionale (federalizëm, konfederalizëm dhe rajonalizëm) për bashkë-ekzistencën etnike apo gjuhësore të vendeve të ndara.[2] Simone Veil, i cili kishte mundur të shpëtonte nga Auschwitz-i, nuk ishte entuziast me të drejtë që të përdornim lehtësisht fjalë si “genocid” apo “holokaust”. Protagonistët lokalë tentonin që të portretizonin vetveten si viktima të “genocidit”, asnjëherë si autorë të këtij krimi! Serbët e shihnin veten si viktima të genocidit kroat gjatë L. II. B. (shiko “Deklaratë për të ndaluar gjenocidin ndaj popullit serb” e lëshuar për pashkët e vitit 1997 nga drejtues intelektual serb duke përfshirë edhe Patriarkun Pavle dhe liderin e pozitës në atë kohë Zoran Djindjič). Shqiptarët e Kosovës apo edhe Boshnjakët muslimanë flasin për një genocid të organizuar nga serbët në vitet 1992-1999. Megjithë paralelet historike të dyshimta, humbja e përdorimit të fjalës genocid shpesh shkon dorë pas dore me intransigjencën: Ju nuk negocioni me njerëzit, të cilët kanë bërë genocid ndaj jush! Theo Sommer, botues i gazetës javore kryesore gjermane Die Zeit, i referohej experiencës gjermane duke konsideruar dëshirën dhe mundësinë e kthimit të refugjatëve pas luftës. Në një takim të Komisionit për Ballkanin me presidentin çek Vaclav Havel ai pyeti: “Si mund të kishin reaguar çekët në vitin 1947, nëse atyre do t’u ishte thënë se 3 milion sude gjermanë ishin duke u kthyer ne Bohemi”? Bronislaw Geremek, historiani polak, duke analizuar llojet e ndryshimeve të regjimeve autoritare etno-nacionaliste në Ballkan dhe duke theksuar legalitetin e periudhës komuniste, tranzicionin në rrugë të gabuar për në demokraci, dobësia e shoqërisë civile, të gjitha këto parakushte nuk pengojnë për të krijuar një shoqëri pluraliste ose totalitare-centraliste.[3]
Europianët, ndonjëherë kanë probleme me idenë se nuk ka problem njerëzor që një kushtetutë e drejtë apo legale të mos t’a zgjidhë. Dayton-i mbase mund të jetë një dokument joperfekt, por është e vetmja marrëveshje konstitucionale që palët e përfshira në konflikt: boshnjakë, serbë e kroatë, kanë pasur për një kohë. Shkurt: nuk ekziston një pozicion Europian apo perëndimor i këndvështrimeve mbi Ballkanin. Secili anëtar i BE-së ka një këndvështrim distancues ndaj Ballkanit shpesh nëpërmjet eksperiencës historike të vendit të tyre. Kështu këndvështrimet e tyre ishin si një revelator ndaj Europës, ashtu siç janë edhe për situatën në Ballkan.[4]
Hipotezë
Si ndodhi që Bashkësia Ndërkombëtare me ndërhyrjet e saj në Ballkan dhe me marrëveshjet e arritura të DAYTON-it dhe RAMBOUILLET-së të ngjajshme njëra me tjetrën, të bëjë zgjidhje të ndryshme? Pavarësisht marrëveshjeve për BeH dhe Kosovën, si mund të ndodh, që të kemi prap probleme etnike brenda në BeH dhe Kosovë? A po shkaktohen këto probleme për shkak të ndarrjeve të pushtetit të parashikuara nga marrëveshjet e DAYTON-it dhe RAMBOUILLET-së, me statute të veçanta për pjesën veriore si në BeH ashtu edhe në Kosovë, me të ashtuquajturat statut Distrikte BRČKOS-BeH dhe statuti i MITROVICËS-KS, të ndryshëm nga njëri-tjetri?
REFERENCA
[1] Udiviçki & Ridgeway, Makthi Etnik i Jugosllavisë, fq. 1.
[2] Jacques Rupnik, Ditari Ballkanik, fq. 15.
[3] Po aty.
[4] Po aty.
B I B L I O G R A F I A
Raporte, Rezoluta Ndërkombëtare & web-faqe

- Bashkurti, Lisen (2008) “Krizat Ndërkombëtare”, Tiranë, UMI – ADSH.
- Bashkurti, Lisen (2006) “Evropa, Ballkani dhe sfida e Kosovës”, Tiranë, ADSH.
- Bugajski, Janusz (2006) “Ngritja e Kosovës”, Prishtinë, KOHA.
- Džidić, Rahela (2002) “Demokratija i Ljudska Prava”, Sarajevo, Civitas Bosne i Hercegovine.
- Eco, Umberto (1997) “Si bëhet një punim diplome”, Tiranë, Përpjekja.
- Ibrahimagić, Omer (1996) “BOSNA I BOŠNJACI: Država i narod koji su trebali nestati”, Sarajevo, SVJETLOST.
- Izetbegović, Alija (1996) “Izetbegović: Govori, Pisma, Intervjui – ’95”, Sarajevo, TKP ‘ŠAHINPAŠIĆ’.
- King, Ian & Mason, Whit (2007) “PAQE ME ÇDO KUSHT – Si dështoi bota në Kosovë”, Prishtinë, KOHA.
- Malcolm, Noel(1998) “Kosovo: A Short History”, New York: New York University Press.
- Mertus, Julie A. (1999) “Kosova: Si e filluan luftën mitet dhe të vërtetat” (Kosovo: How the Mythus and Truths Started a War), Londër.
- Ross, Carne (2007) “Diplomati i pavarur – Depeshet e elites së papërgjegjshme”, Prishtinë, KOHA.
- Rupnik, Jacques (2004) “Ditari Ballkanik”, Prishtinë, KACI.
- Tomašević, Bato (2009) “Jetë dhe Vdekje në Ballkan”, Tiranë, Onufri.
- Udivićki, Jasmina & Ridgeway, James (1998) “Makthi Etnik i Jugosllavisë”, Shqipëri, Albin.
- Ramet, Sabrina (1999) “Babeli i Ballkanit: Shkatërimi i Jugosllavisë nga vdekja e Titos deri në luftën për Kosovën” (Balkan Babel: The Disintegration of Yogoslavia for the Death of Tito to the War for Kosovo), USA, Boulder, CO.
- Judah, Tim (2000) Kosova: Lufta dhe hakmarrja (Kosovo: War and Revange), USA, New Haven.
- De Vin, LtCol P. J. (2008) Srebrenica, the impossible choices of a commander, Virginia, United States Marine Corps.
Raporte, Rezoluta Ndërkombëtare & web-faqe
- Ahttisaari, Martti (2007) Propozimi gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës, Versioni online: http://www.unosek.org.
- Independent International Commission on Kosovo, Kosovo Report: Conflict, International Response, Lessons Learned. Oxford: Oxford University Press, 2000. Versioni online: http://www.reliefweb.int/library/documents/thekosovoreport.htm.
- Karta e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Versioni online: http://www.dadalos.org/uno_alb/un-charta.htm.
- Marrëveshja e Dayton-it, 1999. Versioni online: http://www.state.gov/www/regions/eur/bosnia/bosagree.html.
- Marrëveshja e Rambouillet, 1999. Versioni online: http://www.kosova.de/forum/showthread.php?t=12610.
- Mbi historinë e Sllovenisë.Versioni online: http://sq.wikipedia.org/wiki/Sllovenia.
- Plani i diplomacisë Europiane për të zgjidhur krizën në BeH. Versioni online: http://referentiel.nouvelobs.com/archives_pdf/OBS1494_19930624/OBS1494_19930624_048.pdf
- Raporti: Kosova në udhëkryq – Përceptimet e konfliktit, qasja në drejtësi dhe mundësitë për paqe në Kosovë, përgatitur në vitin 2007 nga Forumi për Iniciativa Qytetare dhe Saferworld.
- Rezoluta 1244 e Keshillit të Sigurimit e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, miratuar më 10 qershor 1999. Versioni online: http://wikisource.org/wiki/Rezoluta_1244.
- Statuti i Brčkos, 1999. Versioni online: http://www.ohr.int/ohr-offices/brcko/default.asp?content_id=5368.
- Statuti i Mitrovicës, 2008. Versioni online: www.mitrovica-komuna.org.
- Traktati i Varshavës.http://sq.wikipedia.org/wiki/Traktati_i_Varshav%C3%ABs.