Mënyra kryesore e komunimimit dhe bashkëpunimit ndërmjet qenieve njerëzore është gjuha. Është gjithashtu edhe elementi kryesor që e dallon njeriun nga çdo gjallesë tjetër në natyrë. Gjuha ekziston, pavarësisht nga statusi ekonomik apo statusi martesor, nga pushteti politik, prona private, ndërkohë që nuk mund të konceptohet të flitet për një status ekonomik apo martesor, pushtet politik, pronë private pa gjuhën. Atëherë, sipas Guy - “Gjuha, megjithëse ekziston për të kryer një funksion shoqëror (komunikimin), është prapëseprapë e vendosur në mendjet e individëve” (Guy 1980)[1]
Mirëpo, një rol të rëndësishëm, për gjuhën dhe pushtetin politik luan edhe media, sepse ajo përqëndrohet, jo vetëm në përforcimin e të drejtës së lirisë së shprehjes dhe informacionit, por edhe në nxjerrjen e lirë të informacionit. Si shembull tipik të lidhjes ndërmjet gjuhës dhe pushtetit politik le të marrim shtetin shqiptar, qoftë në Shqipëri, qoftë në Kosovë. Potikanët tanë jo vetëm që “zbukurohen” më shumë nga ç’duhet, por edhe përdorin shumë “zbukurime” edhe në fjalorin që përdorin për të komunikuar me zgjedhësit e tyre. Kjo lloj gjuhe e tyre, duket se është e qëllimshme, me funksionin që të përgjigjen pa dhënë asnjëherë përgjigjen e kërkuar për pyetjen e bërë. Ndërkohë që publiku dëgjon fjalë që përsëriten vazhdimisht, por pa kuptuar një zgjidhje konkrete të problemit.
Elementi i parë i suksesit të individit për t’u shprehur në politikë është angazhimi i plotë i tij. Mirëpo, shumica e politikanëve gjatë fjalimeve të tyre shfaqin karakteristika të veçanta, me shprehjen e të cilave kanë huazuar një mënyrë të shprehuri, që duket se e përdorin gjithnjë e më shpesh. Një rol shumë të rëndësishëm, përveç gjuhës verbale të përdorur nga politikanët, luan edhe ajo që quhet gjuhë joverbale, siç është mimika, shkrimi, gjestet apo gjuha e trupit. Ka elementë të kësaj gjuhe joverbale të cilët ndikojnë pozitivisht ose negativisht në të kuptuarin apo në përcjelljen e mesazhit. Për shembull, ngritja e zërit gjatë një fjalimi ka një efekt negativ, i cili nuk është në favor të një suksesi në skenën politike. Politikanët më shumë i ngjajnë një aktori, i cili i përmbahet një skenari të caktuar.
Është me rëndësi që populli të ketë interesim për personalitetin e politikanëve. Një popull duhet të jetë në dijeni të background-it të personit për të cilin ka votuar. Është e drejtë morale e tij dhe detyrim, në të njëjtën kohë. Por gjithashtu duhet të jetë i interesuar edhe në përmbajtjet politike të platformave të ndryshme që ofrohen në zgjidhje të problematikave të tyre dhe jo vetëm në premtimet “e bukura”, të cilat mbahen gjatë debateve politike dhe që mund të konsiderohen kryesisht si një mjet për të arritur qëllime të caktuara.
Atëherë themi se, strukturat gjuhësore kanë një ndikim të madh në politikë, sepse duke u nisur nga politikanët nëpërmjet fjalimeve, ata mund të arrijnë të bindin elektoratin për t’u përshtatur deh për të aprovuar politikën e tyre. Të gjithë individët, të cilët vendosin për një përfshirje në politikë, duhet t’i kushtojnë një vëmendje të veçantë strukturave gjuhësore, mënyrës së të shprehurit, por edhe metodave për manipulimin e elektoratit nëpërmjet premtimeve të tilla që nuk mund të arrihen, duke i shprehur këto nëprmjet një gjuhe shumë të përzgjedhur. Mirëpo, një pushtet politik mund të arrihet shumë lehtë nga një individ, i cili arrin të kontrollojë gjuhën e tij dhe mënyrën e të shprehurit, si edhe duke iu përmbajtur strukturave gjuhësore.
Në teorinë e sotme politike, koncepti i shoqërisë civile, rëndom përfshin matrix-in e atyre institucioneve jashtë rrezes së ndikimit nga institucionet shtetërore, funksioni themelor i të cilave është, siç do të thoshte edhe sociologu anglez, Ernest Gellner, mbikëqyrja dhe korrektimi i mekanizmave të pushtetit politik.
Në Kosovë ndodh saktësisht e kundërta. E gjitha ajo që quhet shoqëri civile është e reduktueshme në një mizëri organizatash të krijuara, kryesisht mbi bazën e qëllimeve të përcaktuara nga lart, që do të thotë nga politikat e ndërkombëtarëve. Prandaj pothuajse e gjithë shoqëria civile është një hapësirë ku ka vend për problematizimin e çështjeve më banale të mundshme, prej multietnicitetit seminarik e deri te mohimi i të drejtës së gruas për t’u përfshierë në proçeduart e negociatave me Serbinë. Duke patur si qëllim kryesor përfitimin material dhe duke u ofruar si institucione të suksesshme punësimi, nuk mund të gjejmë as edhe një OJF, e cila të marrë përsipër qoftë fushata ndërgjegjësuese, qoftë kritikuese ndaj padrejtësive të kryera nga pushteti politik në Kosovë – UNMIK-ut. Qëllimi i UNMIK-ut është që të investojë në institucione vendase, që së pari privohen nga pushteti politik substancial ndërkohë që, në të vërtetë, ajo që ndodh është të parit kryesisht të interesave të ngushta personale.
Nëse ndodh të bisedohet me një punonjës të SHPK-së (Shërbimi Policor i Kosovës), ose dhe me ndonjë përfaqësues të ndonjë OJF-je, qoftë edhe me një individ të thjeshtë të shoqërisë civile, i cili është përfaqësues vetëm i vetes së vet dhe i bindjeve të veta politike, fajësimet kryesore të tyre do të bien mbi institucionet tona politike, duke akuzuar për një korruptim të tyre. Por, asnjëherë nuk kemi dëgjuar për një kritikë thelbësore të shtypjes kolektive, të cilën e ushtron UNMIK-u. Në vend që në themel të veprimtarëisë së OJF-ve të ndryshme që veprojnë në vend, të jetë që shpirti i shoqërisë civile të jetojë në nevojat e popullit dhe organizimi t’i artikulojë kërkesat e tij, rruga e funksionimit të tyre është pikërisht e kundërta. Është implementimi i ofertave të cilat vijnë prej organizatave të tjera, që në fund të fundit, financohen prej shteteve të huaja dhe që përkrahin zyrtarisht politikat e regjimit të UNMIK-ut. Prandaj, shoqëria civile në Kosovë nuk tregon tjetër veçse atë sferë të shoqërisë, ku gjejnë shkarkesë të gjitha përpjekjet e shtrembëruara, për të cilat nuk ka iniciativë apo guxim për të theksuar atë që është e rëndësishme. Në këtë fushë, problemi i Kosovës merr një kuptim etnik, gjinor, kulturor, ekologjik… por asnjëherë atë kuptimin e vërtetë, që thekson dhe dënon mungesën e lirisë thelbësore, shtypjen e një populli apo mohimin e të drejtës së tij për vetëvendosje. Duke u marrë vetëm me hijen e UNMIK-ut, IPVQ-të (Insitucionet Politike Vetëqeverisëse), janë ato të cilat bëhen plotësisht të përputhshme me pushtetin politik. Shoqëria civile fillon aty ku nis lufta ndaj këtij pushteti politk. Sepse ky pushtet i ka krijuar disa institucione ndihmëse për zbatimin e planeve të tij, të këqija për ne, por këto institucione janë IPVQ-të. Ky pushtet po mirëmban shoqërinë civile i cili merret vetëm me këto IPVQ dhe në fund ka krijuar disa forca të rendit të cilat arrestojnë cilindo që sfidon këtë padrejtësi.
PËRFUNDIMI
Duke u përpjekur të bëjmë një përkufizim, mund të themi se gjuha të cilën e përdor pushteti politik është një aktivitet human, i cili shprehet në një kolektivitet, ku qëllimi kryesor është fitimi dhe mbajtja e pushtetit, influencimi mbi shpërndarjen e të mirave materiale dhe jomateriale.
REFERENCA
[1] Richard A. Hudson, Sociolingustika, DITURIA, Shqipëri, 2002.