Situata e përgjithshme e sigurisë gjatë viteve të fundit ka ndryshuar në mënyrë dramatike. Ndërsa janë zhdukur ato kërcënimet e vjetra, vendin e tyre e kanë zënë sfida të reja, zgjidhja e të cilave do të vendosë fatin e shumë kombeve.
Siguria kolektive, boshti i të cilës është mbrojtja e çdo anëtari të një komuniteti në rastet e përdorimit të dhunës nga se ndonjë tjetër përdor forcën ndaj tij, “bëhet” siguri njerëzore që vendos në radhë të parë individin dhe komunitetin.
“Sovraniteti i komunitetit, i rajonit, i vendit, i shtetit, ka kuptim vetëm nëse ai buron nga i vetmi sovranitet i vërtetë – domethënë, nga sovraniteti i qenies njerëzore.” – Vaslav Havel[1]
Nganjëherë tërhiqet vëmendja në lidhje me faktin, se dy kushtet paraprake me të cilat lidhet sistemi i sigurisë kolektive: të qenët dakord dhe imponimi, e kundërshtojnë njëri-tjetrin, pra, edhe përjashtohen në mënyrë reciproke. Zakonisht institutet për siguri kolektive gjatë histories së diplomacisë, normalisht se janë formuar në bazë të marrëveshjeve kolektive ndërkombëtare, të cilat do të kishin për bazë dhe qëllim por edhe karakter të përhershëm që do të paraqiste një epokë të re regullimit të marrëdhënieve ndërkombëtare në historinë e njerëzimit. Mirëpo, zhvillimi shoqëror e ekonomik, por edhe përsosja e sistemeve politike bën që institututet e sigurisë kolektive ndërkombëtare të pësojnë evoulime në zbatim - e nganjëherë edhe revizion formal, apo shuarje të tërësishme duke lën pas vetës pasoja ndërmjet shteteve të krijuara apo atyre që do të krijohen.
Kur Fuqitë e Mëdha bien dakord, atëherë nuk ka nevojë për imponim. Nëse ky i fundit zbatohet nga Fuqitë e Mëdha kundër shteteve më të vogla, atëherë kjo nuk ka të bëjë më me sigurinë kolektive por me diktatin e Fuqive të Mëdha. Ose kur Fuqitë e Mëdha nuk janë “in concert”[2], atëherë masat shtrënguese janë absolutisht të pamundura dhe, në këtë mënyrë, sistemi është i paaftë të funksionojë.
Atëherë sipas argumentit tim, bipolarizimi në rritje i sistemit të shteteve pas vitit 1946 bëri që Sistemi i Sigurisë Kolektive, i cili mund të funksionojë vetëm nëse ekzistojnë një numër i madh aktorësh mundësisht të të njëjtit potencial, të vjetërohej përpara se të hynte me të vërtetë në veprim. Mirëpo kjo ka bërë që shumë nga shtetet të kundërveprojnë në shkallë të gjerë ndaj rreziqeve që kërcënojnë Sigurinë kolektive, duke përfshirë këtu:
a) veprimin parandalues, nismat për parandalimin e konflikteve siç janë veprimet për zgjidhjen e konflikteve dhe për ndërtimin e paqes, të cilat kanë në qendër njerëzit;
b) ndërhyrjen në raste të skajshme, kur përpjekjet e tjera dështojnë, për të ndërhyrë në konfliktet e brendshme me qëllim që të mbrohen populljt - kombet të cilat ndodhen në rrezik të madh;
c) veprimin kundërveprues për dhënien e ndihmave që është i nevojshëm gjatë ose pas një lufte civile me qëllim që të mbështeten civilët të cilët vuajnë nga lufta. Kjo përfshin ngritjen e kampeve për të shpërngulurit, dhënien e azilit për refugjatët ose dhënien e ndihmave.
Konceptet e Sigurisë Kolektive, Lidhja e Popujve dhe Kombet e Bashkuara, kanë treguan qartë, se kjo siguri nuk është e destinuar të ketë sukses në nivel global. Konceptimi i saj fsheh vetëm faktin, se ajo presupozon një konsensus në nivel botëror, i cili duket se nuk do të ekzistojë edhe për një kohë të pacaktuar. Siguria Kolektive ndeshet vetëm në nivel rajonal, p.sh. në Komunitetin Evropian, i cili nuk përmban në vetvete një Sistem të Sigurisë Kolektive dhe nuk ka nevojë për të, sepse siguria është garantuar dhe është zëvendësuar me forma të tjera të bashkëpunimit. Atëherë këtu kemi të bëjmë me parimet proceduriale të Sigurisë Kolektive, të cilat kanë treguar, se janë të pazbatueshme për shkak të hershmërisë së tyre, nuk është e thënë që të vlejë e njëjta gjë edhe për Organizatën Ndërkombëtare. Kombet e Bashkuara, të cilat me anë të Rezolutës “uniting for peace”[3] të vitit 1950 e vendosën parimin e Sigurisë kolektive në një bazë edhe më të gjerë, që përfshinte edhe Asamblenë e Përgjithshme, në vitin 1956 hoqën dorë prej tij në favor të një parimi krejt tjetër, pikërisht të parimit “peace-keeping.”[4]
Rëndësia e tërë këtij proçesi nuk mund të vlerësohet kurrë aq sa duhet, sepse funksioni strategjik për paqen i Organizatës Ndërkombëtare, për të qenë sa më i fortë, duhet që jo vetëm të mos jetë i lidhur me përdorimin kolektiv të dhunës, por madje të qëndrojë sa më larg atij. Këtu kemi të bëjmë edhe me zhvendosjen e fokusit tek siguria njerëzore, e cila shkon krahas zgjerimit të konceptit të sigurisë përtej gjykimeve të mirëfillta ushtarake. Mirpo këtu ekziston një konsensus në rritje se çështja e sigurisë duhet të trajtohet në mënyrë të përgjithshme, duke marrë gjithashtu parasysh faktorët joushtarakë, të cilët janë: rreziqet politike si paqendrueshmërinë e brendshme politike, shtetet e dështuara, terrorizmin dhe shpërdorimet me të drejtat e njeriut; rreziqet ekonomike si varfërinë, recesionin financiar ndërkombëtar, ndikimin e një shteti fqinj ekonomikisht të fuqishëm ose të paqendrueshëm dhe piraterinë; rreziqet e mjedisit apo ato të shkaktuara nga njeriu si katastrofat bërthamore, ndryshimet e përgjithshme ekologjike, degradimi i tokës ose i ujit, mungesën e ushqimit dhe të burimeve të tjera dhe rreziqet shoqërore si konfliktet pakicë apo shumicë, mbipopullimin, krimin e organizuar, kontrabandën e drogës mes vendeve, tregtinë e kundraligjshme, imigrimin masiv të pakontrolluar dhe sëmundjet.
Avantazhi më i gjerë i sigurisë është se ai na ndihmon për t’i kuptuar në mënyrë më të plotë rreziqet ndaj sigurisë dhe kundërveprimet e nevojshme. E keqja është se shërbimet e sigurisë, që përfshijnë të gjitha organizimet të cilat kanë mandatin e ligjshëm të përdorin forcën, të urdhërojnë përdorimin e forcës ose të kërcënojnë se do të përdorin forcën për të mbrojtur shtetin dhe qytetarët, mund të bëhen tepër të fuqishme nëse aktivizohen në fushat joushtarake të shoqërisë. Fusha e sigurisë, për më tepër, mund të mos e ketë ekspertizën e nevojshme për të kundërvepruar ndaj këtyre sfidave të reja.
Ideja se siguria kombëtare nuk mund të arrihet vetëm me “forcat” kombëtare, por se është i nevojshëm bashkëpunimi mes shteteve për sigurinë. Në shekullin e XIX-të spikaste qëndrimi i “balancimit të pushteteve”. Në shekullin e XX-të lulëzuan organizatat kolektive të sigurisë si Lidhja e Kombeve dhe pasardhësja e saj, Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB), por edhe organizatat e mbrojtjes kolektive siç është NATO, e cila ka për qëllim që të përkufizohet si një traktat, në të cilin dy ose më shumë shtete premtojnë të ndihmojnë njëri-tjetrin në rast të ndonjë sulmi të jashtëm. Pastaj kemi edhe sigurinë bashkëpunuese, e cila lidh sigurinë kolektive me qëndrimin e përgjithshëm ndaj sigurisë. Ajo mund të përkufizohet si një qëndrim i gjerë ndaj sigurisë, “qëndrim i cili është shumëdimensional përsa i përket objektivit, këtu vendos theksin më tepër te siguria sesa tek kanosjet, është më shumë përfshirës se sa përjashtues, nuk e kufizon anëtarësinë, parapëlqen shumëpalëshen në krahasim me dypalëshen, nuk privilegjon zgjedhjet ushtarake ndaj atyre joushtarake, mendon se shtetet janë aktorë kryesorë në sistemin e sigurisë, por pranon se aktorët joshtetërorë mund të luajnë rol të rëdësishëm, nuk kërkon krijimin e institucioneve zyrtare të sigurisë, por as nuk i hedh ato poshtë, dhe, mbi të gjitha, që thekson vlerën e krijimit të shprehive të dialogut mbi bazën shumëpalëshe.“[5]
Për sigurinë ekziston një bashkëpunim më pak unik nëpërmjet rrjeteve të marrëveshjeve dypalëshe ose shumëpalëshe, pa ndonjë organizim zyrtar ose të rëndësishëm ushtarak.
Atëherë me afrimin e dy superfuqive dhe me imponimin e Këshilit të sigurimit, duhet që të shtohen shpresat në efektin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në rast të ndonjë zgjidhje të krizave evntuale ndërshtetërore apo regjionale në kuptimin e Kartës së OKB-së ( Organizata e Kombeve të Bashkuara), apo edhe me anë të rezolutave, të cilat duhen të aprovohen nga Asambleja e KS-së ( Këshilli i Sigurimit).
Bota, e cila sot na paraqet një mozaik shtetesh por edhe mozaik të krizave eventuale, duhet të ketë të vetmën bazë të rrezikut permanent moszgjidhjen e problemeve adekuate të kufijve etnikë, që vjenë si rezultat i Konferencave të Londrës, Versajës, Jaltës, Parisit e Dejtonit, apo të marrëveshjeve të imponuara nga koha, vendi, situata apo dhe raporti i forcave. Ndërkaq, tendenca e përcaktimeve të kufijve etnikë (të cilat në kohën e sotme duhet të eliminojnën faktorët gjeostrategjikë dhe historikë të përcaktimeve të kufijve sikurse edhe bëhej më parë në konferencat e paqës, pas secilës luftë) si dhe e drejta e popujve për të vetvendosur vetë për fatin e tyre në kuptim të Kartës së OKB-së dhe rezolutave të shumta, të cilat rregullojnë këto çështje - duhet të jenë preokupim kryesor i këtyre organizateve për ruajtjen dhe sigurimin e paqës në të ardhmen.
Siguria kolektive duhet të zgjidhet me anën e dy superfuqive të mëdha, por të cilat nuk duhet të dallojnë në sistemin politiko-shoqëror. Atëherë nga rastet e fundit të zgjidhjeve të problemeve të krizës si në Gjirin Persik, Somali apo edhe në Jugosllavi, duhet të zgjidhen me anë të rregullimit të krizave në baza regjionale – përmes mekanizmave të ndikimit (përmes materializimit si kundërvlerë për pranimin e zgjidhjeve paqësore), por me ndihmën e OKB-së (Organizatës së Kombeve të Bashkuara). Ekzistimi i vatrave të mundshme të krizave për shkak të pakicave kombëtare ku dihet se ekzistojnë rreth 3.500 pakica kombëtare, të cilat kërkojnë pavarësimin vetëvetiu, kjo e ngritë rolin e institutit të vetëm të sigurisë kolektive Asamblesë së OKB-së. Veçanërisht kjo vlenë për “pakicat kombëtare “ të cilat gjinden në shtetet kryesisht Europiane, që në këtë apo atë mënyrë kanë ngelur për shkaqe strategjike, politike apo të vendimeve të padrejta të ish-organizatave për siguri kolektive ose konferencave të paqës - nën sundimin e shteteve tjera. Pra këtij problemi duhet t'i përvishen të gjitha forcat ma të mëdha në botë, për një rend të ri botëror por edhe në një mënyrë krejt tjetër nga ai që praktikohej gjer në këtë kohë.
Në fakt, qasja e problemit si dhe zgjidhja apo rregullimi i statusit të kategorive të entiteteve të ndryshme përmes vetvendosjes me të drejtë në shkëputje - do të shkarkonte nga problemet e përditëshme, në rend të parë vet shtetet europiane por edhe vet Rusinë, sepse përndryshe, krizat dhe konfliktet eventuale do të ishin të paevitueshme dhe do të paraqiteshin në mënyrë zingjirore. Pra, të dy superfuqit e mëdha duhet të pajtohen që për të shuar këto probleme të sigurisë kolektive, duhet të autorizojë Asamblenë e OKB-së dhe organin e saj ekzekutiv KS (Këshillin e Sigurimit) të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, sepse për ruajtjen e Sigurisë Kolektive në botë epiqendra domosdoshmërisht duhet të jetë në faktorin NJERI, me integritetin dhe dinjitetin e tij, e jo shteti kolonizator apo burokratik. Posaqërisht, duke respektuar elementet dhe tiparet të cilat e përbëjn njueriun, sikurse është gjuha, kultura, feja, territori, kufijtë, armata, policia, etj. Tani e tutje kjo filozofi e sigurisë ndërkombëtare e cila duhet të bazohet në të drejtat e njeriut, do të pagëzohet si mondijalizem. Pra, kjo filozofi do të realizonte supozimet e Asamblesë së OKB-së përmes regjionalizimit multishtetëror e multietnik dhe të decentralizimit të pushtetit - në atë lokal e të eliminimit të elementeve të shtetit klasik, duke hjekur kufijt, policinë, ushtrinë, doganën, përcaktimit unik të shkallës tatimore, në atë multishtetërore dhe mundësinë e shfrytëzimit të mirave kulturore të karakterit multinacional e multietnik si konkurencë e si shprehje e kulturës së përbashkët shpirtërore, ndërsa në anën tjetër, ngritja e të drejtave univerzale të njeriut - dhe mbështetja kryesore në njeriun (sikurse e bënë Bibla apo Kurani, duke iu drejtuar: O, ju njerëz! e jo: O, ju popull apo komb!) çka duhet të parasheh edhe mundësinë e eliminimit të konflikteve dhe krizave ndërshtetërore për shkak të entiteteve, qofshin ato të cilat përputhen me shtetin amë apo ato që jetojnë në formë oazash regjionale - jashtë shtetit amë. Kështu, institucioni dikur deklarativisht tepër i potencuar i vetvendosjes, do të amortizohej dhe gradualisht do të shuhej - meqë, faktori njeri, aftësia e tij e punës dhe rezultatet do të çmoheshin nga secili regjion multishtetëror - ngase sikurse dihet, kontributi i njeriut që kryen një punë mesatare të interesit të përgjithshëm - i sjellë regjionit dy herë përfitime më shumë se sa vetes - e të mos flasim për gjenitë apo kuadrat e afta të cilat, këtë proporcion e rrisin edhe gjer në raport 1:100. Pra, për regjionet multishtetërore nuk do të ishte më problem gjuha, përkatësia kombëtare apo religjioni ose edhe mbizotërimi apo resurset natyrore - por, njeriu me rezultatet dhe të mirat që ai i sjellë vetvetes dhe regjionit ku jeton.
Atëherë Siguria Kolektive duhet të sigurohet me anën e shtrirjes së të drejtave të njeriut në integritet dhe sovranitet si dhe të pushtetit nga aparati burokratik në njeri – supozohet se sipas ecurive diplomatike të kohës, të gjitha konfliktet eventuale lidhur me të gjitha format e luftërave të etnive në botë me njeriun dhe vullnetin e tij si e drejtë e shenjt me të drejtën PËR VETËVENDOSJE do të realizohet vetëm nga vullneti njeriut shumicë në një territor. Kjo nga se të gjithë njerzit lindin dhe jetojnë me të drejta të barabarta ashtu siç e parashohin edhe aktet në fuqi të Asamblesë së OKB-së. Por, edhe vet Zoti! Mbase, ky institucion gjatë hartimit të këtyre akteve parasheh pargrafet se të gjithë njerzit në botë janë të barabart. Në këtë aksiomë organi ma i lart i sigurisë kolektive ndërkombëtare Asambleja e OKB-së, e sheh edhe mundësinë e vetme të eliminimit të krizave të mundshme, edhe konfliktet ndërshtetërore. Vetem ky parim OKB-në do ta shkarkonte nga detyrimi i ruajtjes së paqës dhe sigurisë kolektive në botë.[6]
PËRFUNDIMI
Në fund, këto janë synimet e rendit të ri botëror apo perspektiva e shuarjes së vatrave të krizave ndërkombëtare dhe të luftërave të mundëshme në të ardhmen. Faktori i sigurisë kolektive ndërkombëtare ka rëndësi të posaçme për hulumtime në aspektin diplomatik e historik por edhe të shkencave të drejtës ndërkombëtare. Por, një analizë e këtillë shpeshherë bën që kjo të jetë pesimiste kur në pyetje është evitimi i përhapjes së luftërave apo të angazhimit të faktorit të sigurisë kolektive në zhdukjen e konflikteve apo që ato t’i eliminojmë dhe pengojmë tërsisht.
B I B L I O G R A F I A
1. Born, Hans (2003) Bezbednosni Sektor – Parlamentarna Kontrola, COBISS-ID 108167948, Beograd.
2. Gareth, Evans (1993) Duke bashkëpunuar për paqen, Bruksel.
3. Goldstein, Joshua (2003) Marrëdhënie Ndërkombëtare, DITURIA, Tiranë.
4. http://www.kosovapress.com/kp/.
5. IPU e DCAF (2003) Mbikëqyrja parlamentare në fushën e sigurisë, Gjenevë.
6. Kissinger, Henry (1999) Diplomacia, Tiranë.
7. Raport (2006) KOSOVA: Sfida e tranzicionit, Prishtinë.
REFERENCA
[1] IPU e DCAF – Mbikëqyrja parlamentare në fushën e sigurisë, 2003.
[2] Ka të bëjë kur Fuqit e mëdha nuk janë përbrenda një marrëveshje.
[3] Ka të bëjë me një grumbull sektor për paqe, për vendosjen e parimit të Sigurisë Kolektive, në një bazë shumë më të gjerë.
[4] Ka të bëjë me helmetat blu, të cilat shërbejnë për mbrojtjen e paqes.
[5] Evans Gareth, Duke bashkëpunuar për paqen, 1993.
[6] http://www.kosovapress.com/kp/ .