PJESA III
NGJAJSHMËRITË DHE NDRYSHIMET MES RASTIT TË BOSNJE - HERCEGOVINËS DHE KOSOVËS

STATUTI I BRČKOS[1] dhe MITRIVICËS[2]
I ashtuquajturi Brčko Distrikta Bosne i Hercegovine, parashikon kontributin e paqes së përhershme dhe paqes së drejtë në Bosnje dhe Hercegovinë (shih: ANEXI IV), duke respektuar identitetin popullor, fetar dhe atë kulturor të të gjithë komuniteteve si edhe të drejtën e qytetarëve për të marrë pjesë në kryerjen e punëve publike, në bazë të marrëveshjes së përgjithshme për paqe, vendimit përfundimtar të tribunalit arbitrar në lidhje me çështjen rreth përcaktimit të vijës ndarëse ndëretnike në regjionin e Brčkos dhe në bazë të Kushtetutës së Bosnje-Hercegovinës, e cila e miraton Distriktin e Brčkos. Për dallim nga statuti i BRČKOS, ai i Mitrovicës, parashikon të kemi dy njësi komunale, Mitrovicën e Veriut me qeverisje të udhëhequr nga pala serbe dhe Mitrovicën e Jugut të udhëhequr nga pala shqiptare (shih: ANEXI V), me kufij komunalë të përcaktuar në shtojcën e këtij Aneksi III (e cila ka të bëjë me Decentralizimin[1]). Këtu parashikohet të krijohet një bord i përbashkët i komunave të Mitrovicës Veriore dhe Mitrovicës Jugore, i cili do të zhvillojë bashkëpunim funksional në fushat e kompetencave të tyre, sipas marrëveshjes mes tyre. Bordi i përbashkët do të përbëhet nga njëmbëdhjetë (11) anëtarë, nga pesë (5) përfaqësues të zgjedhur nga secila njësi komunale dhe një (1) përfaqësues ndërkombëtar, i cili do të zgjidhet nga PCN (Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar). PCN përqendrohet në fushat e sigurisë/sundimit të ligjit, lirisë së lëvizjes/kthimit, të drejtat pronësore/të banimit, dhe zhvillimin ekonomik, siç parashihet në Aneksin IX (ka të bëjë me rolin e PCN-së[2]). Mirëpo, në statutin e Mitrovicës nuk parashikon të kemi paqe të përhershme.
Ndryshimet e kryesore janë se tek marrëdhëniet ndërmjet Pushtetit Qendror dhe Komunës, të cilat i parashikon statuti i Mitrovicës, janë të pashmangshme, ndërsa statuti i Brčkos, nuk parashikon që marrëdhëniet në mes Pushtetit Qendror dhe Komunës të jenë të lidhura, ajo vendos vet se si të funskionoj. Dallim tjetër është shërbimin ushtarak në bazë të statutit të Brčkos, që është i detyruar për qytetarët e saj pa dallim etnie apo race, ndërsa statuti i Mitrovicës nuk parashikohen që qytetarët të kenë shërbimin ushtarak.
Kemi edhe dallimin lidhur me demilitarizimin e grupeve militante të qytetarëve, të cilën nuk e parashikon statuti i Mitrovicës, kurse ai i Brčkos e parashikon. Parashikimi tjetrër është edhe fusha e arsimit lidhur me komunitetet, të cilat jetojnë në komunën e Mitrovicës, që statuti nuk parashikon që të gjitha komunitetet kanë mundësi të studjojnë në gjuhën e tyre, ndërsa ai i Brčkos e parashikon një gjë të till. Dallimi tjetër është edhe emërtimi i emrit të qytetit, stema dhe vula e tij, e cila në qytetin e Brčkos e parashikon që të kemi vetëm një të till, kurse në qytetin e Mitrovicës nuk përcaktohet që të dy komunat, si ajo e Mitrovicës veriore dhe asaj jugore të kenë një të till, pasi që në Mitrovicën veriore pala serbe i ka të tjera dhe nuk janë në përputhje me statutin e qytetit.
Dallimi tjetër është edhe ai i pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrje, të cilin e parashikon statuti i Mitrovicës, ndërsa ai i Brčkos nuk parashikon një gjë të till.
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në Kosovë, do të mbikëqyrë nëse veprimet apo vendimet të cilat i merr Komuna e Mitrovicës në bazë të statutit të saj, janë në pajtueshmëri me legjislacionin në fuqi të saj, ndërsa këtë nuk mund ta bëjë edhe pushteti qeverisës në BeH, pasi që statuti i Brčkos nuk parashikon ndërhyrjen nga ana qeveritare e BeH.
Statuti i Brčkos parashikon:
Statuti i Mitrovicës parashikon:
Qyteti i Mitrovicës i takonë territorit të Kosovës, pavarësishtë që edhe Mitrovica është me nje statut të veçant, i cili administrohet nga Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar (PCN) dhe UNMIK-u.
KONKLUZIONE
(duke i perfshirë edhe temat: KOSOVA dhe Bosnje & Hercegovina)
Edhe pas katërmbëdhjetë vitesh nga Marrëveshja e DAYTON-it, e cila e ndaloi konfliktin në mes të serbëve, kroatëve dhe bonjakëve, përsëri Bosnje-Hercegovina ka probleme të brendshme dhe rajonale. Problemet e brendshme me të cilat ballafaqohet Bosnje-Hercegovina janë ato të cilat kanë të bëjnë me ndikimin e faktorëve politikë dhe atyre etnikë, kundër atyre federal, të ndikimeve gjeopolitike të shteteve-kombe mbi centralizimin e qytetit të Sarajevës.
Bosnje-Hercegovina ka sfida të mëdha me Kroacinë dhe Serbinë lidhur me kontrollimin e kufijëve për shkak të pozicionit gjeostrategjik të saj, gjë që është edhe pengesa kryesore për integrimin e Ballkanit Perëndimor, drejt Bashkimit Europian (BE).
Përkundër faktit të Bosnje-Hercegovinës, Kosova mbetet një nga problemet më serioze në Ballkan për Bashkimin Europian, si një nga rastet më të komplikuara në sistemin ndërkombëtar. Problemet me të cilat është duke u ballafaquar Kosova drejt integrimit në BE dhe atij Euro-Atlantik, janë forcimi i shtetit ligjor, demokratizimi i shoqërisë, liritë dhe të drejtat e njeriut, në veçanti ato të minoriteteve, decentralizimi i pushtetit vendor, ekonomia e brishtë e saj, si dhe krijimi i marrëdhënieve të mira në mes Beogradit dhe Prishtinës.
Problemi kryesor i Bosnje-Hercegovinës dhe Kosovës në rrugën drejt Bashkimit Europian ka të bëjë mde mungesa të theksuara të traditave demokratike, si pasojë e sistemeve totalitare dhe autokratike. Gjithashtu edhe për shkak të strukturës gjeopolitike, të cilën e kishte Ballkani gjatë Luftës së Ftohtë (2+2+2), që ishte në gjendje konfuze gjatë kësaj lufte.[1]
Përkundër këtyre dy problemeve nga pikëpamja historike, Bosnje-Hercegovina dhe Kosova janë më afër Bashkimit Europian, sikurse është edhe Bashkimi Europian ndaj tyre. Të dy këto shtete ndihen të braktisura nga BE-ja, ndërsa BE-ja është e pakompletuar edhe pa integrimin (hyrjen) e tyre në Bashkimin Europian.
REFERENCË
[1] Formula 2+2+2 e strukturuar në Ballkan gjatë Luftës së Ftohtë ishte: Dy shtete në NATO (Turqia dhe Greqia), dy shtete në Traktatin e Varshavës (Rumania dhe Bullgaria), si dhe dy shtete tjera ishin neutrale (Jugosllavia dhe Shqipëria).
REFERENCA
[1] Shih: Statut Brčko Distrikta Bosne i Hercegovine, 1999, fq. 1-12.
[2] Shih: Statuti i Komunës së Mitrovicës, 2008, fq. 1-41.
[3] Shih: Propozimi gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës, fq. 23.
[4] Po aty, fq. 53.
B I B L I O G R A F I A
Raporte, Rezoluta Ndërkombëtare & web-faqe

- Dispozitat e Përgjithshme, si: Parimin themelor të DB; Emërtimin dhe Vendin; Flamurin dhe Stemën; Vulën; Territorin e DB; Aftësin Juridike; Alfabetin dhe Gjuhën; Demilitarizimin; Funksionet dhe Autorizimet e saj; Bashkëpunimin në mes të etniteteve dhe Komunave.
- Qytetarët e Distriktit të Brčkos, si:Shtetësinë e tyre; Të drejtat dhe Detyrimet; Shërbimin Ushtarak dhe Alternativ; Lirinë e Bashkimit; Arsimin; Përfaqësimin Juridik; Informimin Publik dhe Kërkesat e Qytetarëve.
- Organizimi dhe Funksioni i Distriktit të Brčkos, si: Dispozitat e Përgjithshme; Kuvendin e Distriktit të Brčkos – Kompetencat dhe përbërjen e tij; Qeverinë e Distriktit të Brčkos – Konstituimin dhe përbërjen e Qeverisë së Distriktit të Brčkos.
- Policinë e Distriktit të Brčkos, si:Funksionet e saj; Përgjegjësitë; Shefin e Policisë dhe Ndjekjen (Flet ndjekjen ose flet arestimin).
- Gjykatën dhe Prokurorinë Publike,e cila parashikon, Gjykatën e saj; Prokurorinë dhe Emërtimin dhe Pavarshmërinë.
- Dispozitat Kalimtare, si: Kontinuitetin e Ligjeve; Trashëgimtarinë Juridik; Procedurat Administrative dhe Gjyqësore dhe Shërbimin Ushtarak.
- Hyrjen në fuqi të Distriktit të Brčkos.
Statuti i Mitrovicës parashikon:
- Dispozitat e përgjithshme, si: Zbatimin e përgjegjësive; Kompetencat dhe pushtetin e Komunës; Pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të qytetarëve në vendimmarrje; Aktivitetet dhe mënyrën e vendosjes në punët publike; Organet e Komunës dhe Shërbimin Civil; Të drejtat dhe detyrat e anëtarëve të Kuvendit të Komunës; Administrimin financiar dhe pasurinë e Komunës; Konfliktin e interesave; Aktet formale dhe dokumentet zyrtare të Komunës; Parimin e ligjshmërisë; Mbrojtjen juridike dhe ankesat; Bashkëpunimin me komunat e tjera dhe organizatat jofitimprurëse dhe Marrëdhëniet në mes pushtetit Qendror dhe Komunës
- Përgjegjësitë dhe pushtetin e Komunës, si: Ekonominë; Planifikimin Urban; Lejet e Ndërtimit; Mbrojtjen e ambientit; Menaxhimin e pronës; Edukimin; Kujdesin shëndetësor, etj
- Format e pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrje, si: Fushata informative; Organizimin e takimeve publike; Mbajtjen e seancave publike; Mbajtjen e shqyrtimeve publike; Organizimin e komiteteve këshillëdhënës, etj
- Organet Komunale, që janë: Kuvendi i Komunës, i cili merret me Aktet juridike dhe kompetencat e tij; Mbledhjet e KK; Caktimin e Kryesuesit të KK; Konfliktin e interesave të anëtarëve të KK; Të drejtat dhe detyrat e anëtarëve të KK; Kompensimin e punës së anëtarëve të KK; Mandatin dhe zëvendësimin e anëtarëve të KK; Komitetet e përhershme
- Udhëheqësia e Komunës – Ekzekutivi:Kryetari i Komunës; Përgjegjësitë e Kryetarit të Komunës; Shkarkimi, largimi dhe zgjedhja e Kryetarit të ri të Komunës; Konfliktet e interesit të Kryetarit të Komunës; Nënkryetari i Komunës; Nënkryetari i Komunës për komunitete
- Drejtorët Komunalë – Bordi i Drejtorëve: Drejtorinë e Administratës dhe Personelit; Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale; Drejtorinë e Arsimit; Drejtorinë e Financave, Ekonomisë dhe Zhvillimit; Drejtorinë e Planifikimit, Urbanizmit, Kadastrit dhe Pronës; Drejtorinë e Shërbimeve Publike dhe Infrastrukturës; Drejtorinë e Bujqësisë dhe Mbrojtjes së Ambientit; Drejtorinë e Inspeksionit; Drejtorinë e Mbrojtjes dhe Shpëtimit dhe Drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit
- Shërbimi Civil i Komunës
- Administrimi financiar: Buxheti i Komunës; Të hyrat nga Ministria e Ekonomisë dhe e Financave; Të hyrat vetanake të Komunës; Të hyrat nga donatorët; Të hyrat nga vetkontributi dhe Buxheti i ndërmarrjeve të Komunës
- Kontrolli i Pavarur Financiar
- Parimi i ligjshmërisë, mbrojtja juridike dhe ankesat
- Pasuria e Komunës
- Bashkëpunimi me komunat tjera dhe me organizata jofitimprurëse
- Marrëdhëniet ndërmjet Pushtetit Qendror dhe Komunës: Objektivat e mbikëqyrjes administrative; Përgjegjësitë e ndërsjella dhe procesi i mbikëqyrjes administrative; Llojet e mbikëqyrjes administrative; Procedura e mbikëqyrjes dhe shqyrtimit të ligjshmërisë; Mbikëqyrja e përshtatshmërisë së akteve juridike të Komunës
- Dispozitat përfundimtare – Hyrja në fuqi e statutit.
Qyteti i Mitrovicës i takonë territorit të Kosovës, pavarësishtë që edhe Mitrovica është me nje statut të veçant, i cili administrohet nga Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar (PCN) dhe UNMIK-u.
KONKLUZIONE
(duke i perfshirë edhe temat: KOSOVA dhe Bosnje & Hercegovina)
Edhe pas katërmbëdhjetë vitesh nga Marrëveshja e DAYTON-it, e cila e ndaloi konfliktin në mes të serbëve, kroatëve dhe bonjakëve, përsëri Bosnje-Hercegovina ka probleme të brendshme dhe rajonale. Problemet e brendshme me të cilat ballafaqohet Bosnje-Hercegovina janë ato të cilat kanë të bëjnë me ndikimin e faktorëve politikë dhe atyre etnikë, kundër atyre federal, të ndikimeve gjeopolitike të shteteve-kombe mbi centralizimin e qytetit të Sarajevës.
Bosnje-Hercegovina ka sfida të mëdha me Kroacinë dhe Serbinë lidhur me kontrollimin e kufijëve për shkak të pozicionit gjeostrategjik të saj, gjë që është edhe pengesa kryesore për integrimin e Ballkanit Perëndimor, drejt Bashkimit Europian (BE).
Përkundër faktit të Bosnje-Hercegovinës, Kosova mbetet një nga problemet më serioze në Ballkan për Bashkimin Europian, si një nga rastet më të komplikuara në sistemin ndërkombëtar. Problemet me të cilat është duke u ballafaquar Kosova drejt integrimit në BE dhe atij Euro-Atlantik, janë forcimi i shtetit ligjor, demokratizimi i shoqërisë, liritë dhe të drejtat e njeriut, në veçanti ato të minoriteteve, decentralizimi i pushtetit vendor, ekonomia e brishtë e saj, si dhe krijimi i marrëdhënieve të mira në mes Beogradit dhe Prishtinës.
Problemi kryesor i Bosnje-Hercegovinës dhe Kosovës në rrugën drejt Bashkimit Europian ka të bëjë mde mungesa të theksuara të traditave demokratike, si pasojë e sistemeve totalitare dhe autokratike. Gjithashtu edhe për shkak të strukturës gjeopolitike, të cilën e kishte Ballkani gjatë Luftës së Ftohtë (2+2+2), që ishte në gjendje konfuze gjatë kësaj lufte.[1]
Përkundër këtyre dy problemeve nga pikëpamja historike, Bosnje-Hercegovina dhe Kosova janë më afër Bashkimit Europian, sikurse është edhe Bashkimi Europian ndaj tyre. Të dy këto shtete ndihen të braktisura nga BE-ja, ndërsa BE-ja është e pakompletuar edhe pa integrimin (hyrjen) e tyre në Bashkimin Europian.
REFERENCË
[1] Formula 2+2+2 e strukturuar në Ballkan gjatë Luftës së Ftohtë ishte: Dy shtete në NATO (Turqia dhe Greqia), dy shtete në Traktatin e Varshavës (Rumania dhe Bullgaria), si dhe dy shtete tjera ishin neutrale (Jugosllavia dhe Shqipëria).
REFERENCA
[1] Shih: Statut Brčko Distrikta Bosne i Hercegovine, 1999, fq. 1-12.
[2] Shih: Statuti i Komunës së Mitrovicës, 2008, fq. 1-41.
[3] Shih: Propozimi gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës, fq. 23.
[4] Po aty, fq. 53.
B I B L I O G R A F I A
- Bashkurti, Lisen (2008) “Krizat Ndërkombëtare”, Tiranë, UMI – ADSH.
- Bashkurti, Lisen (2006) “Evropa, Ballkani dhe sfida e Kosovës”, Tiranë, ADSH.
- Bugajski, Janusz (2006) “Ngritja e Kosovës”, Prishtinë, KOHA.
- Džidić, Rahela (2002) “Demokratija i Ljudska Prava”, Sarajevo, Civitas Bosne i Hercegovine.
- Eco, Umberto (1997) “Si bëhet një punim diplome”, Tiranë, Përpjekja.
- Ibrahimagić, Omer (1996) “BOSNA I BOŠNJACI: Država i narod koji su trebali nestati”, Sarajevo, SVJETLOST.
- Izetbegović, Alija (1996) “Izetbegović: Govori, Pisma, Intervjui – ’95”, Sarajevo, TKP ‘ŠAHINPAŠIĆ’.
- King, Ian & Mason, Whit (2007) “PAQE ME ÇDO KUSHT – Si dështoi bota në Kosovë”, Prishtinë, KOHA.
- Malcolm, Noel(1998) “Kosovo: A Short History”, New York: New York University Press.
- Mertus, Julie A. (1999) “Kosova: Si e filluan luftën mitet dhe të vërtetat” (Kosovo: How the Mythus and Truths Started a War), Londër.
- Ross, Carne (2007) “Diplomati i pavarur – Depeshet e elites së papërgjegjshme”, Prishtinë, KOHA.
- Rupnik, Jacques (2004) “Ditari Ballkanik”, Prishtinë, KACI.
- Tomašević, Bato (2009) “Jetë dhe Vdekje në Ballkan”, Tiranë, Onufri.
- Udivićki, Jasmina & Ridgeway, James (1998) “Makthi Etnik i Jugosllavisë”, Shqipëri, Albin.
- Ramet, Sabrina (1999) “Babeli i Ballkanit: Shkatërimi i Jugosllavisë nga vdekja e Titos deri në luftën për Kosovën” (Balkan Babel: The Disintegration of Yogoslavia for the Death of Tito to the War for Kosovo), USA, Boulder, CO.
- Judah, Tim (2000) Kosova: Lufta dhe hakmarrja (Kosovo: War and Revange), USA, New Haven.
- De Vin, LtCol P. J. (2008) Srebrenica, the impossible choices of a commander, Virginia, United States Marine Corps.
Raporte, Rezoluta Ndërkombëtare & web-faqe
- Ahttisaari, Martti (2007) Propozimi gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës,Versioni online: http://www.unosek.org.
- Independent International Commission on Kosovo, Kosovo Report: Conflict, International Response, Lessons Learned. Oxford: Oxford University Press, 2000. Versioni online:http://www.reliefweb.int/library/documents/thekosovoreport.htm.
- Karta e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Versioni online:http://www.dadalos.org/uno_alb/un-charta.htm.
- Marrëveshja e Dayton-it, 1999. Versioni online:http://www.state.gov/www/regions/eur/bosnia/bosagree.html.
- Marrëveshja e Rambouillet, 1999. Versioni online: http://www.kosova.de/forum/showthread.php?t=12610.
- Mbi historinë e Sllovenisë.Versioni online: http://sq.wikipedia.org/wiki/Sllovenia.
- Plani i diplomacisë Europiane për të zgjidhur krizën në BeH. Versioni online:http://referentiel.nouvelobs.com/archives_pdf/OBS1494_19930624/OBS1494_19930624_048.pdf
- Raporti: Kosova në udhëkryq – Përceptimet e konfliktit, qasja në drejtësi dhe mundësitë për paqe në Kosovë, përgatitur në vitin 2007 nga Forumi për Iniciativa Qytetare dhe Saferworld.
- Rezoluta 1244 e Keshillit të Sigurimit e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, miratuar më 10 qershor 1999. Versioni online: http://wikisource.org/wiki/Rezoluta_1244.
- Statuti i Brčkos, 1999. Versioni online: http://www.ohr.int/ohr-offices/brcko/default.asp?content_id=5368.
- Statuti i Mitrovicës, 2008. Versioni online: www.mitrovica-komuna.org.
- Traktati i Varshavës.http://sq.wikipedia.org/wiki/Traktati_i_Varshav%C3%ABs.