Radio Evropa e Lire Arton Konushevci Situata politike e krijuar me vite të tëra në Mitrovicë, duket se ka bërë që shumë të rinj t’i nënshtrohen kësaj gjendjeje dhe të mos kenë një perspektivë në këtë qytet. Këtë të paktën e thonë për rurikën tonë VOX, disa nga të rinjtë shqiptarë që jetojnë në këtë pjesë të Kosovës. Mungesa e lirisë së lëvizjes dhe e aktiviteteve të ndryshme, sipas tyre, ka bërë që ata të mos jenë të kënaqur me jetën që bëjnë aktualisht. Mitrovicasit ankohen edhe për mosndërmarrjen e masave në drejtim të përmirësimit të kushteve në shkolla dhe mungesën e një qendre për të rinjtë. Fisnik Kumnova, student nga Mitrovica thotë se jeta për të rinjtë në këtë qytet është bërë e padurueshme: “Kjo gjendje vjen duke u nisur nga barrikadat, mungesa e lëvizjes së lirë, mungesa e aktivitete të ndryshme jashtë shkollore dhe joformale etj. Rinia e Mitrovicës sot përballet me mungesën e infrastrukturës, ku ata d otë mund ta kalonin kohën e lirë. Sot në Mitrovicë nuk ka ndonjë program që parasheh aktivizimin e të rinjve në vullnetarizëm, ose aktivizimin e të rinjve në vendimmarrje. Do të thotë, të gjitha këto janë probleme, të cilat kushtëzohen nga njëra-tjetra edhe janë probleme që kanë në vete aspektin zinxhiror – pra, duhet të plotësohet gjithsesi një rrethanë e caktuar për t’u arritur një rezultat”. Të dhënat e fundit të organizatave ekonomike në Kosovë, tregojnë se papunësia mbetet një nga problemet kryesore në vend. Në vitet e fundit në Kosovë, sipas njohësve të çështjeve ekonomike, nuk ka pasur ulje të shkallës së papunësisë. Shkalla e papunësisë në Kosovë, sipas tyre llogaritet të jetë mbi 43 për qind. Festim Hajdari thotë se problemi kryesor, me të cilin ballafaqohen të rinjtë në Mitrovicë është papunësia. “Nuk ka aktivitete të shumta, edhe nuk kanë me çka të merren të rinjtë. Papunësia është problemi kryesor”, tregon Festim Hajdari. Edhe Hysni Zuka flet për numrin e madhe të të papunëve në Mitrovicë: “Në mbrëmje kur bie terri, Mitrovica është një qytet i vdekur dhe nuk ka lëvizje. Afër urës shpeshherë ka të shtëna dhe ato dëgjohen shumë. Papunësia është shumë e madhe këtu te ne... Nuk ka punë nuk ka asgjë”.Ndërkaq, karshi nivelit shumë të ulët të sistemit mësimor në Mitrovicë, niveli i papunësisë është shumë i lartë thotë Selvie Kurti. Ajo thotë, po ashtu, se nga kontaktet me të rinjtë, si në shkollë po ashtu edhe në ambiente të tjera, shumë të rinj synim kanë vendet jashtë Kosovës. “Gjatë diskutimeve të përditshme që unë kam me kolegët e mi, ata faktikisht mision e kanë vetëm largimin nga Mitrovica dhe Kosova, gjetja e mundësisë ndoshta pë rtë studiuar jashtë. E, në të njëjtën kohë, shumë pak mendojnë të kthehen. Për këto vjet, përpos që Mitrovica ka humbur shumë banorë, pritet që në të ardhmen ai numër të rritet shumë më shumë”, shprehet Kurti. Por, si të lëvizin drejt botës kur u pamundësohet lëvizja brenda vetë qytetit? Kjo është një çështje tjetër që preokupon të rinjtë e Mitrovicës. Arjeta Fejza, nxënëse e shkollës së mesme, tregon se problemin më të madhe të rinjtë e Mitrovicës e kanë lirinë e lëvizjes nga jugu në veri: “Ne nuk guxojmë të dalim në atë anë edhe nëse e kemi një shok ose një shoqe për ta vizituar. Ose duhet të vijë ajo te ne, ose takohemi diku tjetër në qytet, ne nuk mund të dalim atje (në veri ). Po ashtu, edhe të tjerët, më të vjetrit nuk mund të dalin në atë anë, edhe pse ka edhe shqiptarë që banojnë atje. Unë, për shembull, i kam dajat dhe nuk mund t’i vizitoj atëherë kur kam dëshirë”.Edhe Rik Gashi, nxënës i gjimnazit “Frank Bardhi”, thotë se në Mitrovicë për vite të tëra nuk ka pasur ndonjë zhvillim sa u takon çështjeve të të rinjve. Për më tepër, ai tregon se asnjëherë nuk ka pasur mundësi ta vizitojë veriun e qytetit. “Për mendimin tim, në Mitrovicë nuk ka përparime nga ajo që kam vërejtur unë. Veç një parku që e kemi te ura - edhe atë shqiptarët nuk mund ta shfrytëzojnë. Përveç shkollës, në shtëpi dhe në lokale, për ta kaluar kohën, tjetër gjë ne nuk mund të bëjmë. Një problem i madh që na preokupon secilin është liria e lëvizjes në veri, për shembull unë kurrë nuk kam qenë në veri”, tregon Gashi. Kurse, Edmond Kumnova konsideron se një nga problemet më të mëdha, me të cilin përballen të rinjtë në Mitrovicë, është mungesa e lirisë së lëvizjes nga jugu në veri dhe anasjelltas. “Dihet se si është gjendja, për shkak të barrikadave. Ata banorë që banojnë andej, për të ardhur këtej, e kanë një autobus që qarkullon tri herë në ditë. Ky është qarkullimi i tyre. Ata kanë kufizime. Rinia e asaj ane ka shumë kufizime për t’u përshtatur me orarin e autobusit, për të gjetur kohë të lirë që të qëndrojnë me shokët e tyre në jug apo edhe në universitet. Kjo është një pikë shumë e dobët, megjithëse është premtuar se do të punohet në këtë drejtim... Kjo është çështje politike dhe si e tillë vendoset nga politika”, sqaron Edmond Kumnova. Raportet e organizatave të ndryshme ndërkombëtare u kanë rekomanduar institucioneve kosovare që të angazhohen më tepër për rritjen e punësimit, duke vlerësuar se shkalla e punësimit mbetet shumë e ulët, ndërsa niveli i papunësisë së të rinjve dhe ai i papunësisë afatgjate mbesin ende shumë të larta. http://www.evropaelire.org/content/article/24481414.html
Pasiguria njerëzore, e cila të ngërthen, paradoksalisht, është rrjedhojë e një teprice pozitiviteti, një pikë e pashmangshme në nivelin e negativitetit. Dymbëdhjetë vite pas konfliktit në Kosovë, Mitrovica ende mbetet një qytet i ndarë mes shqiptarëve dhe serbëve. Në qytetin e Mitrovicës tensionet, trazirat, protestat dhe demonstratat janë aktivitete të jetës së përditshme edhe pse në kohët e fundit këto gjëra, kanë filluar të largohen.
Mitrovica është një qytet i ndarë në shumë drejtime. Ai është i ndarë fizikisht nga ura, është i ndarë nga natyra me lumin Ibër, që praktikisht kalon nëpër qendrën e qytetit, si dhe psikologjikisht dhe mendërisht pas konfliktit në Kosovë, sepse njerëzit nuk kanë patur mundësi të kalojnë urën, për të shkuar në anën tjetër të qytetit të ndarë mes dy komuniteteve.
Në mjaft raste, përpjekja për të kaluar urën ka çuar në përleshje por edhe në vrasje. Po një problem veçanërisht shqetësues për ta ishte edhe vizita në varrezat e të afërmve të tyre. Për çudi, shqiptarët që banojnë në pjesën jugore të qytetit, i kanë varrezat në pjesën ku jetojnë serbët, ndërsa serbët që jetojnë në anën tjetër të qytetit, i kanë varrezat në anën e shqiptarëve, gjë që i bënte të pamundura vizitat e tyre në to, pa u shoqëruar nga trupat e KFOR-it, por çfarë është një gjë edhe më keqe: është se ato janë shkatërruar.
Një gjendje post HIPNOTIKE, e cila ka mbërthyer shoqërinë mitrovicase, një lloj tretje e negativitetit brenda euforisë së spikatur. Gjendja jonë i ngjan asaj të atij njeriut që kishte humbur hijen e vet: ai ose do bëhet transparent, dhe drita do e përshkojë tej e tej, ose alternativisht do jetë i ndriçuar prej çdo këndi, i mbi-ekspozuar dhe i pambrojtur ndaj gjithë burimeve të dritës.
Ne jemi ngjashëm të ekspozuar prej çdo ane ndaj shkëlqim-vështrimit të imazheve dhe informacionit, pa patur asnjë mënyrë të përthyejmë rrezatimin e tyre dhe ne jemi të dënuar për rrjedhojë të gëlqerosim gjithë veprimtaritë tona - marrëdhënie shoqërore të gëlqerosura, trupa të gëlqerosur, kujtesë e gëlqerosur - shkurt, një bardhësi tërësore aseptike.
Dhuna është lyer me gëlqere, ashtu edhe historia, e gjithë kjo, si pasoj e një ndërmarrie të gjerë kirurgjie - kozmetike në fund të së cilës asgjë nuk do të ketë mbetur, përveçse një shoqërie për të cilën dhe individëve të së cilës, gjithë dhuna, gjithë negativiteti do jenë tërësisht të ndaluara. Në këto rrethana, çdo gjë që është e paaftë të braktisë identitetin e vet, zhytet pashmangshmërisht në mbretërinë e pasigurisë njerëzore radikale dhe simulimit të pafund.
Mirëpo, të rinjtë nga të dy komunitetet kanë ndërmarrë një rrugë për angazhimin e bashkëmoshatarëve të tyre dhe të udhëheqjes së qytetit në një dialog ndëretnik për pajtimin dhe riintegrimin e qytetit të tyre. Me ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe pikërisht Institutit Amerikan të Paqes, të rinjtë e shkollave të mesme nga të dy komunitetet e Mitrovicës morrën pjesë për vite me radhë në seminare dhe takime për t’i afruar ata me njëri-tjetrin dhe për të diskutuar probleme me interes të përbashkët si mungesa e pajisjeve mësimore në shkolla, mungesa e librave, pasiguria gjatë qendrimit në shkollë e kështu me radhë, pjesë e të cilave isha edhe unë.
Në fund mund të theme se zgjidhja e vetme është ajo me anë të seminareve dhe takimeve të ndryshme, për t’i afruar me njëri-tjetërin që të gjejnë zgjidhje të përbashkëta për problemet e ndryshme, mirëpo, në këtë mënyrë mund të arrihet të zhduket edhe pasiguria e të rinjëve në qytetin e Mitrovicës, qoftë nga ana e shqiptarëve apo edhe ajo e serbëve.
Mendjemadhësia dhe kërkimi i superioritetit, kanë qenë shkaqet e luftrave dhe krimeve të ndryshme. Në këtë mënyrë qeveritë, për të ruajtur superioritetin dhe pozicionin e tyre filluan krijimin e armëve të shkatërrimit në masë. Nga ana tjetër vendet të cilat kishin dëshirë të mbronin vendin dhe vlerat e kombit të tyre, kishin nevojë për mjete mbrojtëse. Kështu dëshira për të arritur superioritetin si dhe nevoja e mborjtjes kundër agresorëve e inkurajoi njeriun në kërkimin e teknologjisë për armë më të forta dhe me një rreze shkatërrimi më të madhe. Teknologjia e luftës dhe zhvillimi i saj ka qenë përherë në drejtim të ndërtimit të armëve sa më të fuqishme, gjë e cila bëri të mundur krijimin e armëve me një potencial shkatërrues shumë të madh, të cilat në kohën e sotme janë quajtur armët e shkatërrimit në masë. Çështje të ndryshme në lidhje me armët e shkatërrimit në masë, çështje të tilla si ndikimi i këtyre armëve në ndryshimet ndërkombëtare, shfrytëzimi dhe keqpërdorimi i këtyre armëve nga fuqitë e mëdha, përpjekja e opinionit ndërkombëtar për shkatërrimin e këtyre armëve në kuadër të marrveshjeve ndërkombëtare, pikpamjet e Iranit në lidhje me këto armë, si dhe e ardhmja e armëve të shkatërrimit në masë. Periudha historike dhe ndikimi në çështjet ndërkombëtare Zgjerimi dhe zhvillimi i armëve ka qenë njëkohësisht me zhvillimin dhe zgjerimin e shkencës. Në këtë mënyrë, në disa vende ku teknologjia dhe shkenca ka përparuar për të bërë një mbrojtje më të fortë, si dhe zënien e pozicionit superior, futën teknologji të re në armatim. Në këtë mënyrë Europa duke kopjuar nga Lindja në shekujt 15 dhe 16, filluan ndërtimin e disa llojeve të topave. Është tërrheqës fakti se fabrikat e ndërtimit të topave dhe të anijeve ndërtoheshin pranë njëra tjetrës dhe pranë minierave të hekurit. Në këtë mënyrë njeriu, mundi të ndërtonte armë të reja dhe me një fuqi shkatërruese më të madhe.[1] Roli i armëve të shkatërrimit në masë gjatë periudhës së luftës së ftohtëKrijimi dhe përdorimi i armëve të shkatërrimit në masë kanë qenë një nga veçoritë e luftës së dytë botërore. Këto armë kanë patur një ndikim të thellë në arenën ndërkombëtare. Krijimi i armëve bërthamore hapi një teme të re e cila ishte strategjia bërthamore dhe si rezultat i kësaj doli nga skena tradita dhe lidhja midis potencies dhe fuqisë së armëve. Strategjia bërthamore në faza të ndryshime ka patur mjaft ndërlikime.[2] Ndërtimi i nëndetësve me silure bërthamore u bë pikërisht për këtë gjë. Në vitet 60 që të dy superfuqitë vazhduan njëkohësisht në përparimin e kësaj strategjie dhe në mbushjet bërthamorë. Që të dy superfuqitë në atë kohë flisnin për hakmarrje dhe për këtë kjo çështje u bë një nga problemet më të mëdha ndërkombëtare të kohës. Në këtë periudhë ishte një balancim në fushën atomike nga të dy superfuqitë gjë e cila ishte balancimi i tmerrit. Për këtë arsye të dy superfyuqitë hoqën dorë nga përplasja e tyre në krizën e kubës. Ndarja e botës në dy blloqe në atë perëndimore dhe lindore gjatë periudhës së luftës së ftohtë u bë shkak që vendet e lidhura me bashkimin sovjetik në lindje të Europës, lindjen e mesme dhe në pjesë të ndryshime të botës, të ktheheshin në baza të armatimit të bashkimit sovjetik. Në këtë mënyrë disa rraketa balistike të cilat kishin mundësi të transportonin mbushjet bërthamore janë vendosur në vendet e Europës Lindore të cilat ishin të lidhura me bashkimin sovjetik. Nga ana tjetër blloku perëndimor u kthye në bazë të vendosjes së armëve dhe mbushjeve bërthamore të amerikës. Në këtë kuadër në vendet perëndimore dhe në shumë vende të botës janë transportuar me mijëra rraketa balistike amerikane gjë e cila kjo e ktheu botën në një depo të armëve të shkatërrimit në masë. Kërcënimet asimetrikeKoncepti i Luftës Asimetrike, në vitet e fundit, intensifikimi i akteve terroriste, ka imponuar rivlerësimin e rrezikut të terrorizmit, dhe për pasojë, reflektimin në artin operacional ushtarak si koncept të luftimit asimetrik. Si terminologji, pa mëdyshje mund të pranohet se luftimi asimetrik dominon tani vëmendjen e publikut. Duke e menduar kërcënimin si të vetmin element asimetrik, ndoshta ne nuk arrijmë të përvijojmë një koncept të plotë. Kombinimi i asimetrisë me aftesinë e terroristëve, vazhdimisht, për të sajuar konfiguracione origjinale, paraqesin në të vërtetë sfidën reale. Dhe duke vlerësuar në kontekst ndërveprimin midis këtyre dy faktorëve, janë mundësitë për tu paisur me një vlerësim bazë dhe mjaft të domosdoshëm në veprimet operacionale. Asimetria nënkupton mungesën e një baze të përbashkët të krahasimit në lidhje me një cilësi, ose në terminologjinë operacionale, një aftësie. Ekcentrizmi – nënkupton - zotërimin e një modeli të veçantë, të pa imagjinueshëm.[3] Historia ushtarake është e mbushur me fushata të fituara nga forca me kapacitete të krahasueshme, por të angazhuara në shkallë të ndryshme nga ato të kundërshtarit. Ndërsa, shembuj të vërtete të asimetrisë operacionale dhe strategjike janë relativisht të rrallë. Dhe kjo ndodh sepse duhen një sërë kombinimesh taktike, operacionale dhe teknologjike të ndërthuren për të krijuar asimetrinë në luftim. Si një shembull tipik për të konkretizuar luftimin asimetrik në zhvillimet e ditëve të sotme, shumë përpiqen të citojnë ofensivën gjermane të vitit 1940, të ashtuquajtur “luftë rrufe”. Sulmi gjerman mbi Francën në vitin 1940 në të vertetë, pasqyron një shembull të kolapsit të vullnetit politik si rezultat i një fushate shkatërrimtare[4]. Wehrmacht, në atë kohë nuk kishte sisteme armatimi taktike apo operative të krahasueshme me ato të francezëve apo të panjohura prej tyre. Diferencat në nivelet e kapaciteteve, por jo asimetrike, ekzistonin midis gjermanëve dhe francezëve në njësitë taktike. Fillesat e asimetrisë në këtë prag shekulliShembulli më aktual dhe më i dukshëm i asimetrisë operacionale takohet në fushatën amerikane në Afganistan. Forcat amerikane hynë në këtë operacion me superioritet teknologjik në çdo aspekt, në aftësinë e armëve të precizionit të lartë të përdorur nga aviacioni. Bazuar në stërvitje, në inisiativë në aviacionin taktik, ata siguruan aftësinë për të kombinuar së bashku teknikat dhe taktikat e reja, integruar në një operacion ajror me forcat speciale dhe me ato vendase, Aleancën e Veriut. Ky kombinacion i zhvilluar pas angazhimit të forcave, krijoi një avantazh operacional të papërsëritshëm. Sapo formacionet tokësore të Aleancës së Veriut lidheshin me ekipe të forcave speciale ato siguronin precision dhe goditjen e njëkohëshme të objektivave nga ana e aviacionit, duke rezultuar në asimetri përball forcave talibane për të kontrolluar dhe mbrojtur pika kyçe të. Avantazhet asimetrike të forcave amerikane kundër objektivave tokësore dhe ajrore bën që forcat tokësore të Aleancës së Veriut të mos ndaleshin. Talibanet dhe Al Qaeda nuk kishin asnjë aftësi për tu krahasuar me ato të kundërshtarit - forcave amerikane. Mbas humbjes, kur forcat talibane dhe të Al Qaeda u shpërndanë dhe morën arratinë në malet e Pakistanit, apo në fshatrat e rrënuar të Afganistanit, avantazhet amerikane ndryshuan.[5] Sulmet eksentrikeProblemi i asimetrisë, nuk lidhet vetëm me forcat në fushë-betejë. Terroristët e veçanërisht, Al Qaeda, aplikojnë lloje të ndryshme të kërcënimeve eksentrike, mjaft të ndryshme nga ato të njohura në strukturat operacionale apo edhe në objektivat strategjike. Asimetria operacionale është mjaft e rëndësishme kur në fushë-betejë angazhohen kapacitete luftarake. Por kërcënimet e sotme nga terrorizmi dhe tipi i operacioneve që mund të parashikohen prej rrjeteve terroriste ndryshojnë mjaft nga përdorimi jo-sinkron i kapaciteteve luftarake dhe jo luftarake. Në një vështrim më të thjeshtë të spektrit të violencës, ne gjejmë hapsira të ideuara eksentrike, por që edhe paraqesin kërcënime të tmerrshme në objektiva operacionale dhe strategjike. Duke sulmuar në mënyre eksentrike në një pikë që armiku zgjedh, në idenë që të shmangë avantazhet operacionale të kundërshtarit dhe duke shfrytëzuar pikat më të dobta, ku terroristët synojnë të dobësojnë vullnetin luftarak. Mirëpo, ekziston ideja që asimetria operacionale rrjedh nga aftësia e vazhdueshme për të përdorur taktika të reja, që nga celularët deri në natyrën komode të strukturave mbështetëse. Për këtë strukturë, kundërshtari stërvitet vazhdimisht duke e pasuruar me të reja në kuptimin e veçantë të llojeve të sulmeve që do të përdorë. Avantazhi i tij shtrihet jo vetëm në pamundësinë e kundërshtarit për të njohur këtë strukturë të re operacionale, por edhe në planifikimin dhe parashikimin e vektorit të tij të sulmeve. Në këto kushte, ky lloj i ri luftimi kërkon një metodë të ndryshme analize, dhe organizimi të forcave nga ato të krahasuara me operacionet relevante konvencionale. Ndërsa kapacitetet luftarake fokusojnë në përgatitjen për sfidat e një lufte klasike në të cilat detyrat operacionale janë të njohura mirë. Veprimet operacionale në të ardhmen duket se do të jenë shumë komplekse ndoshta dhe të ngjashme si ato në Bosnje, Kosovë, Afganistan apo Irak. Në këtë këndvështrim, jo-konvencional, konfliktet fillojnë pa paralajmërim. Jashtë parashikimit, paqeruajtësit apo forcat në mbështetje të paqes mund të detyrohen të presin për tu angazhuar në nivele violence të krahasueshme me ato çfarë ne i vlerësojmë si konflikte të nivelit të mesëm apo të lartë. Në këto kushte, misionet ku edhe trupat tona angazhohen janë zakonisht më abstrakte dhe kundrejt një kundërshtari të shpejtë dhe të shpërndarë në struktura paramilitare. Asimetria në operacionet luftarakeNëse arrihet të sulmohet qëndra e gravitetit në një sistem operacional në një mënyrë të paparishikueshme, me armë apo me sisteme të integruara armatimi që kundërshtari nuk i posedon - apo edhe më tepër kur ai nuk i parashikon apo percepton, ky sistem mund të kalojë në kolaps, pavarësisht se çfarë paraqet. Efektet potenciale rriten në raport me faktin se si dhe sa, sistemi është teknologjikisht intensiv dhe funksionalisht apo gjeografikishte i integruar. Asimetria nuk buron vetëm nga armatimi, apo nga veçantia e një grupi. Çdo sulm në të ardhmen mund të zbuloj një tip tjetër të grupeve të angazhuara në llojin e vet të sulmeve të fshehta, me kombinacione të tjera në mbështetje dhe në lidhje komande me Al Qaeden apo me derivate të tjera të organizatave terroriste.[6] Tiparet dalluese të asimetrisëAsimetria operacionale e vërtetë e terroristëve dhe veçanërisht e Al Qaeda derivon nga aftësia për të ndryshuar sistemin e vet operacional, në dëshirën për t’ju përgjigjur me metodat e nevojshme rrethanave dhe sulmit në çdo objektiv të ri. Vështrimi integral i problemit kërkon “zhytjen” dhe zëvëndësimin dora - dorës të krijimtarisë së një oponenti jo-konvencional dhe aftësive të tij për tu reformuar e riorganizuar në përpjekje për të krijuar struktura të reja për komandim dhe kontroll si dhe mekanizma të reja sulmi për t’i përdorur në rrethana të paimagjinueshme eksentrike për objektivat e tij. Ky problem aktualisht është dominues për strukturat operacionale.[7] Llogaritja e asimetrise dhe “eksentrizmit” kërkohet të realizohet në një mënyrë që të jetë sa më orientuese në përpjekjet për një lloj aktiviteti jo-tipik. Nëse objekti i asimetrisë në këtë kontekst tërheq kapacitetet e armikut për ndryshime të përherëshme në forme, dhe në metodat e dëshiruara, drejt fragmenteve për një lloj operacioni tjetër, atëherë nevoitet të shohim për sinjale të reja operacionale – si konvencionale ashtu dhe jo- konvencionale. Atëherë, këtu lind edhe pyetja si cilat janë sfidat me të cilat përballemi nga kërcënimet asimetrike? Duke ju referuar sfidave në rrethanat e reja duhet të ndalojmë kundërshtimin e përvojave të operacioneve në këto vitet e fundit. Pranohet që potencialisht rrethanat dominohen nga një konflikt i shkallës së ulët, që koinçidon me atë që trupat stërviten dhe veprojnë pikërisht në këto rrethana. Në vitet e fundit, spektri i violencës është duke u ngritur në vazhdimësi. Doktrina dhe praktika e stërvitjes duhet të modifikohet për të pasqyruar përvojat moderne nga realitetet e vështira të operacioneve në Bosnje, Kosovë, Afganistan si dhe atyre në shkallë të gjërë si në Irak. Konceptet operacionale për kapacitet luftarake, duhet të adaptohen dhe të reflektojnë këtë kornizë të re veprimit operacional e strategjik. Sistemet analitike për të shpleksur kërcënimet asimetrike dhe që realizohen në mënyrë eksentrike në pikat më të dobta të sistemit ushtarak kërkojnë një formë të re të kombinuar të veprimit. Terrorizmi ndërkombëtarMe terrorizëm[8] ndërkombëtar nënkuptojmë të gjitha aktet terroriste që kryhen nga kriminelët e shteteve të ndryshme, të cilat, në radhë të parë, kanë për qëllim shkatërrimin e të mirave materiale me interes të përgjithshëm. Këto veprime antinjerëzore e anticivilizuese i dënon pjesa më e madhe e organizatave ndërkombëtare. Qëllimi i akteve terroriste[9] në ditët e sotme është që të arrihet i njëjti efekt që dikur arrihej me luftë ushtarake. Sipas të dhënave që i ka publikuar Shërbimi Qendror Informativ (CIA) i Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë viteve 1968-1970, korporata terroriste edhe pse të ndaluara me deklarata universale dhe konventa tjera, bëri 1152 akte terroriste ndërkombëtare, shumica e të cilave u kryen për shkaqe politike, interesa vetiake apo të grupeve.Llojet e terrorizmit ndërkombëtar janë: Terrorizmi transnacional dhe shtetëror.[10] Në kuadër të terrorizmit ndërkombëtar hyjnë krimet ndërkombëtare dhe kriminelët ndërkombëtarë. Krimi ndërkombëtar, shikuar nga aspekti i kodeve penale ndërkombëtare, është çdo sulm në ndonjë të mirë ndërkombëtare që kryhet nga personat, grupet apo organizatat terroriste. Kriminelët ndërkombëtarë janë ata persona që sulmojnë një të mirë të siguruar me të drejtën ndërkombëtare, ose ata që bëjnë krime ndërkombëtare. Terroristët dhe kriminelët ndërkombëtarë kanë cilësi të përbashkëta. Ata janë të njoftuar mirë me të arriturat teknike të mjeteve të dhunës, centraleve kompjuterike, kartotekave etj. Sidomos kujdesen për regjistrat policore.[11] Studim krahasimorë: Al Kaeda, OÇP (Organizata për Çlirimin e Palestinës) dhe HezbollahuAl KaedaE formuar rreth vitit 1988, Al-Kaeda është një organizatë e formuar nga Sunni, që kërkon të vendosë Islamin në të gjithë botën. Pasi u largua me forcë nga Sudani, vendosi kampe trajnimi në Afganistanin jugor në fillim të vitit 1989. Ajo organozoi bombardimet vdekjeprurëse të ambasadave amerikane në Kenia dhe Tanzani në vitin 1998 dhe sulmin në flotën shkatërruese detare amerikane Cole në portin Yemen në vitin 2000. Pasi Al-Kaeda sulmoi Amerikën më 11 shtator 2001, Shtetet e Bashkuara të Amerikës shkatërruan bazat e Al-Kaedes në Afganistan dhe ndryshuan regjimin Taliban, që mbështeste organizatën. Vazhdon të punojë nëpër botë si një rrjet sekret i decentralizuar. Mori përsipër përgjegjësinë për vendosjen e bombave në dy klube nate në Bali ku u vranë 202 persona në tetor 2002; bomben në trenat në Madrid në mars 2004, ku u vranë 191 persona; bombën në metronë e Londrës në korrik 2005, ku u vranë 52 persona. Al-Kaeda në Irak, lideri i të cilës Abu Musab al-Zarkavi u vra në korrik, ka dhënë prova që është një armik për t’i pasur frikën. ORGANIZATA PËR ÇLIRIMIN E PALESTINËS (OÇP)[12]Nën kontrollin e z.Arafat OÇP kishte në vete autoritetin e plotë meqënëse ajo ishte organizata e cila kujdesej për buxhetin dhe legjislacionin e saj. Organ i OÇP-së ishte edhe Komiteti Ekzekutiv i cili numëronte 12 anëtarë të zgjedhur nga Këshilli Kombëtar i Palestinës. Me rezolutën e nxjerrë nga Organizata e Kombeve të Bashkuara OÇP u njoh si përfaqësuese e popullit palestinez. Rezoluta 3210 u nxorr nga OKB-ja më 14 Tetor të vitit 1974. Me pushtimin e Palestinës qëndra e OÇP-së ishte në Liban, ndërsa kur filloi lufta në vitin 1982 ajo u evokua në Tunis deri në shpërnguljen e saj në territoret autonome në Gaza dhe Xheriko të përcjellura me deklaraten e Principeve të 13 Shtatorit të viti 1993 dhe me Marrëveshjen e Kairos të 4 Majit të vitit 1994. E njohur edhe si Autoriteti Palestinez, OÇP është perfaqësuesi legjitim i popullit të Palestinës. FATAH vs. HAMASFATAH – Persekutimi, shtypja e represioni i lëvizjes islame, me theks të veçantë në Egjipt dhe Gaza, provokuan polemika të rrepta në mesin e rinisë muslimane palestineze rreth mënyrave dhe mjeteve më të mira të mundshme për të çliruar Palestinën. Njëra prej mënyrave që ishte më e rrahura e që mbizotëronte ishte përqendrimi dhe ruajtja e edukimit e besimit islam. Një grup militantësh vendosën të formonin një organizatë militante, që hapur do të dilte si kombëtare, por që në thelb do të ishte islame. Në këtë mënyrë levizja Fatah u themelua në Kuvajt në vitin 1957. Kjo gjë më së shumti u nxit nga pjesëtarët e “Vëllezërve Muslimanë” në Rripin e Gazës. Nismëtar i këtij hapi ishte Khalil al-Vezir, i cili u bë numri dy i lëvizjes Fatah për tridhjetë vjetë. Që nga ai moment dhe deri më sot lëvizja Fatah filloi të kishte një orientim kombëtar dhe laik. HAMAS – Hamasi është një lëvizje rezistence islame e cila është themeluar me 14 Dhjetor të vitit 1987 dhe ka zhvilluar aktivitetin e saj në të njëjtën kohë me Intifadën. Kjo si fillim ka qenë një degë e “Vëllëzerve Muslimanë” dhe si rrjedhim ideologjia që udhëhiqte këtë lëvizje ka qenë ideologjia islame, e cila në të njëjtën kohë ishte edhe burimi i vetëm i misionit e vizionit të tij. Standardi i lëvizjes Hamas deklaronte një angazhim të plotë për një edukim të gjërë islam, çlirimin e të gjithë Palestinës, si dhe themelimin në territorin e saj të një shteti të orientuar tërësisht drejt Islamit. Hamasi ka një popullaritet të gjerë në mesin e popullit palestinez, sidomos në mesin e studentëve dhe punëtorëve të profesionove të ndryshme. Figura kryesore që themeloi Hamasin ka qenë një person me të meta fizike, por me mendje briliante dhe më shumë dhunti të tjera. Për veç këtyre dy korenteve politike e shtetëformuese kemi edhe disa fronte të cilat janë pjesë e Lëvizjes Fatah e ato janë: Fronti Popullor, Fronti Demokratik, Fronti për çlirimin e arabëve si dhe Fronti për çlirimin e Palestinës. Ndërsa lëvizja Hamas dhe Xhihad janë rryma të tjera kundërshtare të Fatahut. Udhëheqësi i Organizatës për Çlirimin e Palestinës (OÇP) z.Jaser Arafat ishte një figurë e rëndësishme politike në Palestinë. OÇP-ja nën udhëheqjen e z.Arafat në samitin e Rabatit në Tetor të vitit 1974 arriti të sigurojë njohjen nga shtetet arabe si përfaqësuesja më legjitime e popullit palestinez. Arafati dhe OÇP-ja në Nëntor të vitit 1974 arritën të shënonin edhe një sukses tjetër në politikë e kjo ishte momenti kur z.Arafat iu drejtua Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Me këtë rast organizatës së tij, OÇP-së iu dha statuti vëzhgues në OKB. Duke ju falenderuar politikës së z.Arafat për herë të parë në vitin 1974 çështja palestineze ishte pikë e veçantë në agjenden e Kombeve të Bashkuara. Nga ky moment në OKB u nxorrën disa rezuluta e më e rëndësishmja ishte ajo e vitit 1975 me të cilen OKB-ja e konsideroi “Zionizmin” si një formë “aparteidi”. Marrëveshja e Oslos e nënshkruar në vitin 1993 hapi një faqe të re në historinë e Lindjes së Mesme. Udhëheqësi i OÇP-së z.Jaser Arafat dhe kryeministri i pestë i izraelit Yitzak Rabin nën mbikqyrjen e presidentit Bill Clinton nënshkruan për herë të parë në histori njohjen e njëri-tjetrit dhe bënë marrëveshjen e parë bilaterale. Gjëndja e vështirë në Palestinë nuk u ndryshua edhe pas kësaj marrëveshje të arritur mes autoritetit palestinez dhe kryeministrit Rabin. Kryeministrit Rabin pas kësaj marrëveshje iu bë atentat dhe vdiq. Marveshja në Oslo nuk u dha palestinezëve të drejten që të kthehen në shtëpitë e tyre nga të cilat u perzunë në vitin 1948. Të gjykosh me mëndje të shendoshë është e pamundshme të zgjidhet problemi i Palestinës në qoftë se nuk u lejohet refugjatëve të kthehen në vendet e tyre. Përderisa okupatori shikon në Jeruzalem dhe në tërë token palestineze si një vend të vetin dhe shikon palestinezet si “kafshë me dy këmbë”, nuk do të ketë paqe në Lindjen e Mesme. Duke vështruar marrëveshjen, distancen kohore që nga nënshkrimi dhe arritjet mund të konkludoj se përderisa okupatori i Palestinës nuk heq dorë nga dhuna, angazhimi diplomatik nuk do të japë fryte. Tani në Lindjen e Mesme zëri i granatave, tankeve dhe projektilëve dëgjohet shumë më larg se sa zëri i diplomacisë. Ambasadori dr.Zuhari Al-Shun gjëndjen aktuale në Palestinë e përshkruan kështu: Situata e vështirë është sidomos në Gaza, por edhe në Bregun Perendimor. Në këto vende ndodhin vrasje, në punktet izraelite qytetaret rrihen, keqtrajtohen. E tëra bëhet vetëm për shkak të okupimit. Në Palestinë arrestohen edhe ministrat, kemi rastin e arrestimit të ministrit të arsimit. Stabiliteti është nën zero. Z. Al-Shun thotë se, nese flasim për stabilitet në Lindjen e Mesme atëherë mund të them, se do të mund të kishim stabilitet vetëm atëherë kur nga Rripi i Gazës, Bregu Perendimor dhe Jeruzalemi Lindor do të largoheshin forcat dhe politika izraelite. Presidenti jonë Abas po mundohet të bëjë çdo gjë që është e mundur për të arritur deri tek paqja, por qeveria dhe politika izraelite nuk është e gatshme të ndermarrë ndonjë masë për të arritur deri te paqja. HezbollahuThemeluar në Liban më ndihmën e Iranit, në përgjigje të invazionit dhe pushtimit Izraelit në vitet 1982-2000. Në tetor 1983, Hezbollahu dërgoi një kamion me eksploziv drejt forcave mbrojtëse shumëkombëshe në Beirut, duke vrare 241 marinsa amerikanë dhe 56 trupa francezë. Gjatë 26 viteve të fundit Hezbollah ka evoluar në një organizatë politike dhe sociale që ka vende në parlamentin Libanez dhe në kabinetin qeveritar. Hezbollahu mban grupe në Amerikën Veriore dhe Europë dhe merr ndihmë financiare, armë dhe trajnim nga Siria dhe Irani. Sipas Departamentit të Shtetit, grupi ka mijëra mbeshtetës qindra militante. Qeveria Amerikane e konsideron Hezbollahun si një organizatë ndërkombëtare terroriste. Këtu lind pyetja a perfaqëson hezbollahu (apo përkthyer në shqip: Partia e Allahut) popllsinë e tërë libaneze? E përfaqëson apo jo, fakt është që Hezbollahët janë bërë faktor ushtarak dhe politik në Liban. Libanezët e kanë në dorë që kësaj force ekstreme ti vendosin limitet përkatëse, pra, duke mbajtur aftësinë politike, por duke eleminuar aftësinë ushtarake, që në fakt është ajo që ka krijuar gjithmonë problemet. B I B L I O G R A F I A- Gazeta USHTRIA (01. 09. 2006) Botime të Ministrisë së Mbrojtjesë, Tiranë.
- http://news.yahoo.com/s/ap/20070601/ap_on_re_mi_ea/al_qaida_video_offensive
- http://sq.wikipedia.org/wiki/Terrorizmi
- http://sq.wikipedia.org/wiki/Terrorizmi_islamist
- http://sq.wikipedia.org/wiki/Terrorizmi_islamist#Kritika_e_ideologjis.C3.AB_terroriste_islamiste
- http://www.adl.org/main_Terrorism/terrorist_077_younis_tsouli.htm
- http://www.math.gatech.edu/katz/Islam Xhelal El Alin QENDRIMI I PRENDIMIT NDAJ ISLAMIT Botuar në "DITURINË ISLAME" Nr. 38, 1992.
- http://www.worldpress.org/Mideast/2607.cfm
- Revista MBROJTJA (2006) Lufta asimetrike dhe ndikimi i saj në artin operacional.
- Revista MBROJTJA (2006) UNIFIL, Misioni i OKB në Liban, Tiranë.
- Sageman, Marc (2004) Understanding Terror Networks. University of Pennsylvania Press, ISBN 0812238087.
- Scheuer, Michael (2006) Through Our Enemies' Eyes: Osama bin Laden, Radical Islam, and the Future of America, revised edition, Potomac Books, ISBN 1-57488-967-2.
- Shukri, Aziz Muhamed (1991) The International Terrorism A legal critique, Vermont.
- TOMISEK, Stiven (2002) Homeland Secority: The New Rol for Defense, Strategic Forum (Institute for Nationality Strategic Studies National Defense University).
- Wright, Lawrence (2006) The Looming Tower: Al-Qaeda and the Road to 9/11. Knopf, ISBN 0-375-41486-X.
- Zlatariq, Bogdan (1975) Hystory of International Terrorism and Its Legal Control.
REFERENCA[1] Në fillim fuqia ushtarake konsiderohej vetëm nga ana e ushtrisë. Me kalimin e kohës, menxhanikët kanë qenë disa lloje armësh, të cilat përdoreshin vetëm për të rrethuar armikun dhe për të hedhur zjarrë. Deri në shekullin e 16, Lindja, për nga teknologjia ushtarake ishte më e përparuar se perëndimi. Në shekullin 16 deri në shekullin 17, perëndimi nga ana ushatarke përballë perandorisë osmane ishte shumë i dobët. Por ndryshimet në botë u bën në interes të perëndimit, ku ato mundën të përfitonin teknologji të re. Qeveritë perëndimore në fillim bën të mundur ndërtimin e topave të vegjël. Në këtë fushë francezët ishin më të përparuar, ku ne vitin 1494 funksionarët e qeverisë italiane kërkuan nga studiuesit e tyre që të bënin topa me një fuqi më të madhe se topat e fuqishëm francez. Nga ana tjetër, në lindje japonezët, indianët dhe kinezët mundën të ndërtonin për herë të parë armët e zjarrit. Ky ndryshim ishte fillimi i konkurencës midis Perëndimit dhe Lindjes. [2] Në vitin 1945 deri në mesin e vitit 1950 amerika duke qenë se kishte një rrethinë bërthamore, në këtë doktrinë ajo, në këtë strategji konsiderohej superiore. Por gjatë viteve 1985-1961 në kohën kur bashkimi sovjetik mundi të arrinte posedimin e armëve të shkatërrimit në masë në këtë mënyrë në strategjinë amerikane doli një luftë e vogël, e cila u bë shkak për heqjen e kërcënimit ushtarak të bashkimit sovjetik. Në këtë mënyrë amerika filloi të rriste fuqinë e saj që në rast se do të bëhej ndonjë sulm nga bashkimi sovjetik ajo do të merrte hakun e saj menjëherë me një sulm të dytë. Ky mendim u bë shkak për përparimin dhe zgjerimin e prodhimeve të armëve atomike në amerikë. [3] Në vështrimin militar ekcentrizmi nënkupton një përqasje jo konformiste, ose një mundësie, pa rregulla dhe të pazakontë, në një sens ogurzi (i keq). [4] Diferencat strategjike midis Francës dhe Gjermanisë në vitin 1940 përfshinin organizimin, planifikimin dhe vullnetin politik. Plani francez i fushatës luftarake vendoste pjesën më të madhe të trupave elite, në thellësitë e vijës Mazhino. Më pas, ato bën përpjekje, duke manovruar në Belgjikë, për ti dhënë goditjen vendimtare planit “Schlieffen”, i parashikuar në atë aks të luftimeve. [5] Në atë kohë, kapacite të krahasueshme të forcave e kthyen situatën shumë të përshtatshme për luftëtarët afganë si në shekujt e mëparshëm, një forcë relative konvencionale në luftimet tokësore që përpiqej të ndiqte grupe dhe individë gati të padukshëm në atë terren dhe kulturë të panjohur. [6] Kjo metodë ka rëndësi strategjike në terminologjinë e cenueshmërisë së objektivave strategjike dhe operacionale. [7] Sipas, analistëve të luftës moderne, paralajmërojnë që ushtarakët nuk mund të mbesin “skllav” vetëm duke u përgatitur për një luftë tjetër klasike. Ata kërkohet të përgatiten për të njohur situatat paralajmëruese dhe të zhvillojnë aftësitë për menaxhimin e situatave në rrethanat e reja të ndryshme. Faktorë të shumtë i komplikojnë sfidat në kohën tonë. Revolucioni në informacion krijon vështirësi të reja për vendimmarrësit dhe për strukturat e inteligjencës. Mesazhet moderne janë lehtësisht të mundura në një publik, të dhëna nga kushdo nëpërmjet hapësirave në internet dhe aftësisë për të krijuar mënyra personale komunikimi me veçori të tilla që janë vështirë për tu zbërthyer. Dhe ndërsa përdorimi i tyre bëhet më i gjërë, hapësirat prioritare për të izoluar dhe fokusuar në veprimtarinë kriminale, terroriste ose ushtarake bëhen përherë edhe më të vështira. [8] Fjala terrorizëm do te thotë: dhunë e paramenduar ndaj masës jo luftuese me qëllim ndikimin e opinionit publik për te arritur më pas në goditjen e objektivave me natyrë politike, ushtarake apo ideologjike. [9] Fjala "Terror" rrjedh nga latinishtja dhe bie në drejtimin e gjuhëve romake, gjegjësisht gjuhëve Europjane: terrorist, terrorizëm, akt terrorizmi, anti-terrorizëm, etj. Akorduar sipas Bogdan Zlatariqit, termi Terrorist për të parën herë është përdorur për të treguar Robespierrin dhe shokët e tij, për referimin e tij famoz në "Komitetin e Shëndetësisë publike" si Tribuna e Terrorit. [10] Terrorizmi transnacional (akterët janë personat ose grupet) manifestohet kundër qeverisë ose kundërshtarëve, ndërsa terrorizmi shtetëror (subjektet janë qeveritë ose shtetet) manifestohet me luftë qeveri-opozitë. [11] Kriminelët në të shumtën e rasteve, ndërrojnë pamjen, jetojnë në periferi të qytetit, emrin e tyre nuk e vendosin në derë ku banojnë, u ikin kontakteve me fqinj, nuk fitojnë letra në postë, nuk pranojnë miq, ata rrjedhin prej klasave të mesme, e kohën e fundit edhe nga shtresa e pasanikëve. Deri te mjetet vinë përmes plaçkitjes, organizatave joqeveritare, shërbimeve sekrete etj. Posedojnë armë për atentate, vrasje e likuidime tjera, mjete eksplozive, strehime të fshehta dhe aparate për xhirim. Strategjia e kriminelëve është e gjithanshme, prandaj në të shumtën e rasteve ajo mbetet fshehtësi “kriminale”. Terroristët janë armiq të pushtetit. Ata kanë për qëllim të zhdukin tërë pasurinë e shtetit, të ndërrojnë pushtetin dhe të luftojnë kapitalin e huaj. Taktika e tyre është shumë e shpërndarë. Nuk luftojnë në një front, por në koordinim dhe me përkrahjen e grupeve të ndryshme sulmojnë lloj-lloj caqesh. Ata i ndryshojnë sulmet, e befasojnë të sulmuarin, kundërshtarit kurrë nuk i japin shënime për grupin, mjetet, planet, gjurmët etj. Anëtarët e grupit shpërndahen nëpër vende të ndryshme. Në planet e tyre nuk marrin pjesë persona të panjohurë. [12] Në maj të vitit 1964, 422 personalitete kombëtare të Palestinës në takimin e organizuar në Jerusalem nën udhëheqjen e liderit Ahmed Shuqeiri dhe i përcjellë nga Liga Arabe u formua Organizata për Çlirimin e Palestinës. Nën ombrellën e OÇP-së u formuan edhe strukturat shtesë të cilat ishin: Këshilli Kombëtar i Palestinës, Komiteti Ekzekutiv i OÇP-së, Fondi Kombëtar si dhe Ushtira Çlirimtare e Palestinës. Në vitin 1969 filloi të mbikqyrej nga Fatah me në krye Jaser Arafatin, me që u bë më e pavarur dhe mobilizoi palestinezët me një perkrahje nderkombëtare.
Kosova është në një udhëkryq. Faktorët kryesor që aktualisht mbajnë territorin në një gjendje të “konfliktit të ngrirë”, duhet të adresohen në mënyrë që Kosova të vazhdoj drejt të ardhmes më prosperuese dhe të qëndrueshme. Ende mbas më shumë se tetë vite të administrimit ndërkombëtar por edhe përpjekjeve qëllim-mira të krijimit të paqes nga donatorët dhe agjensitë e huaj, ende mbetet shumë për t’u bërë, për të siguruar paqen dhe stabilietin në Kosovë. Sidoqoftë, një shoqëri me besim dhe informim, një dëshirë e përbashkët për të dalë nga ndalime ekonomike të mbas luftës dhe aftësitë, por edhe dituria e popullit të Kosovës, të gjitha këto sjellin mundësi të mira për krijimin e një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme. Çështjet nga siguria dhe drejtësia si nxitës të konfliktit Sundimi i dobët i ligjit, por edhe ndjenjat e lidhura me pasigurinë janë nxitësit kryesor të konfliktit në Kosovë. Dobësia e sektorit të drejtësisë nënkupton që njerëzit nuk mund t’i adresojnë ankesat e tyre nëpërmjet sistemit gjyqësor dhe si pasoj ata marrin drejtësin në duart e tyre. Kjo nënkupton që mosmarrëveshjet relativisht të vogla mund të kalojnë shpejtë në konfrontime të dhunshme. Protestat legjitime demokratike gjithashtu mund të dalin jashtë kontrollit, dhe kështu përgjigjet ndaj këtyre protestave nga garantuesit e sigurisë duhet të jenë mirë të menduara. Reagimet apo përgjigjet e rënda (si ato të 10 shkurtit 2007 [1]) mund të kenë shtrirje më të madhe se vetë protestat, por dështimi për të reaguar shpejtë (si me 17 mars 2004 [2]) gjithashtu nënkupton që një protest mund të dal jashtë kontrollit dhe të kthehet në trazira. Në këtë periudhë në të cilën gjendemi tani të tensioneve të ngritura, prania e dukshme e grupeve të armatosura mund të shaktoj konflikt dhe në mënyrë të natyrshme mund të rris ndjenjat e pasigurisë. Në Mitrovicën jugore, por edhe ne Gjakovë, ekziston një shqetësim mbi disa grupe të armatosura, të cilat janë rishfaqur kohëve të fundit, respektivisht Armata Kombëtare Shqiptare (AKSH), Garda e Car Llazarit dhe Rojet e Urës. Mirëpo shqetësimi tjetër është edhe tek disa grupe të tjera kriminale, sidomos në rajonet kufitare si Gjilani dhe Prizreni, ku kontrabanda është ngritur si çështje shqetësuese. Mungesa e një baze të vetme ligjore në Kosovë është duke shkaktuar paqartësi në mes të institucioneve dhe qytetarëve. Jo vetëm që është e vështirë për qytetarët të kuptojnë se çfarë është e paligjshme dhe çfarë është e ligjshme, por është e vështirë edhe për institucionet e drejtësisë që të shpjegojnë bazat ligjore të cilat i zbatojnë. Mungesa e qartësisë dhe ndarja e paqartë e kompetencave në mes të akterëve të ndryshëm është një nga problemet më të mëdha në sistemin e drejtësisë. Mungesa e një baze të vetme ligjore është duke shkaktuar paqartësi në mes të institucioneve dhe qytetarëve. Qasja e dobët në informacione lidhur me sitemin e drejtësisë. Është e qartë se korrupcioni dhe përceptimi i tij brenda sistemit të drejtësisë është një shqetësim i madh për qytetarët, mirëpo nuk është edhe aq e qartë nëse do të ishte më mirë të luftohet korrupcioni apo kushtet të cilat e lejojnë të krijohet, si numri i madh i rasteve të pazgjidhura, pagat e ulëta të gjyqtarëve dhe prokurorëve, konfuziteti për llojet e ndryshme të ligjeve, kompetencat kundërthënëse, si dhe mekanizmat e dobëta të mbikëqyrjes. Qeverisja dhe politika si nxitës të konfliktit Qytetarët e Kosovës janë të hutuar mbi rolin dhe përgjegjësit e autoriteteve të ndryshme, e në veçanti të Institucioneve të Pavarura Vetëqeverisëse (IPVQ-ve) dhe administratës ndërkombëtare, sepse puna e tyre qeverisëse – lokale/komunale është jotransparente. Qytetarët nuk kanë informacione të mjaftueshme mbi aktivitetet, përgjegjësit dhe projektet hulumtuese qeveritare dhe ata nuk dinë si t’u qasen informacioneve ekzistuese. Në këto situata, mungesa e informimit i pengon ata të cilët dëshirojnë të ndryshojnë marrëdhëniet e tyre me komunitetin qoftë atë shqiptarë apo serb dhe në këtë mënyrë pengojnë edhe pajtimin dhe ndryshimet pozitive. Çështjet shoqërore dhe kulturore si nxitës të konfliktit Ekzistojnë shumë ndarje në shoqërinë kosovare, disa prej të cilave luajnë rolin e nxitësve të konflikit dhe tensionit. Për shembull njerëzit në zonat rurale rregullisht janë përshkruar si njerëz që nuk trajtohen me respektin e njëjtë si njerëzit nga vendet urbane, sidomos kur është nevoja te qasja në institucionet ligjore. Në të njëjtë kohë, disa njerëz nga vendet urbane janë ankuar se të zhvendosurit nga fshatrat në qyetet shpesh nuk i adoptohen jetës së qytetit. Ndarja etnike mbetet një nga ndarjet kyçe në shoqërinë e Kosovës, dhe kjo sepse njerëzit janë të definuar ekskluzivisht sepas etnitetit të tyre, dhe jo sipas identiteteve të tjera, si profesioni, interesi dhe gjinia, edhe pothuajse nuk ka lidhje kulturore në mes të komuniteteve, sidomos në atë mes shqiptarëve dhe serbëve. Komunitetet e ndryshme etnike definojnë „tjerët“ me stereotipe negative, por njerëzit gjithashtu përdorin stereotipe pozitive për të definuar etnitetin e tyre. Kjo do të thotë se shumë nga fjalimet shoqërore janë bazuar në identitetin etnik, i cili kur perceptohet si çështje ndarëse zvogëlon hapsirën që njerëszit të diskutojnë mbi të përbashkëtat e tyre përkundër dallimeve etnike. Ekonomia dhe jetesa si nxitës të konfliktit Në të gjitha rajonet e Kosovës, në përjashtim të Prishtinës dhe Mitrovicës veriore, edhe papunësia është një nga nxitësit e konfliktit, pjesërisht për shkak të varfërisë së përgjithshme dhe vetërespektit të ulët, por dhe pjesërisht për shkak se pa të ardhura është e pamundur të udhëtosh, gjë që kontribuon në mërzinë, frustrimin dhe izolimin në rritje e sipër. Standardet e ulëta të jetesës janë të lidhura me pagat e ulëta për ata të cilët janë punësuar, dhe me çmimet e larta për artikujt themelor si buka, vaji për gatim dhe qumështi. [3] Rekomandime për përmirësimin e qasjes në drejtësi Konsolidimi i roleve, përgjegjësive dhe përgatitjet më të mira trajnuese në sektorin e drejtësisë janë faktorë të rëndësishëm në përmirësimin e shërbimit së shpërndarjes, përgjegjësive dhe rritjen e aftësive. Ekzistojnë disa mënyra në të cilat kjo mund të arrihet, si: sqarimi i ndarjes së kompetencave; krijimi i policisë gjyqësore; trajnimi i prokurorëve; përmirësimi i bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të drejtësisv; trajnimet e përbashkëta; takimet e vazhdueshme dhe komunikimi më i mirë ndërmjet Shërbimit Policorë të Kosovës (SHPK) dhe prokurorëve. Sqarimi i bazës ligjore është mungesa e qartësimit se cilat baza ligjore aplikohen, krijon zemërim dhe konfuzion në mesin e qytetarëve. Fuqizimi i rolit të mediave, ku mediat kanë rolin e informimit të publikut rreth krimeve në mënyrë dhe kohë të saktë. Shumë nga kjo tashmë është duke u bërë, por do të ishte më mirë që ata të përcillnin rastet gjatë procesit gjyqësor dhe procesit të vendimeve. Mangësitë kryesore në sistemn e drejtësisë nga një pikëpamje kanë të bëjnë me trajnimin e prokurorëve të përshtatshëm dhemungesën e gjyqtarëve. Mirëpo një vemendje e veçantë duhet kushtuar edhe mbrojtjesë së dëshmitarëve dhe viktimave të krimit, sepse ekziston një dispozitë në Kodin e Përkohshëm të Procedurës Penale në Kosovë për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe viktimave të krimit brenda sallës së gjykatës. Kapitulli 21 – Mbrojtja e palëve të lënduara dhe dëshmitarëve (nenet 168-174 të këtij Kodi) [4] merret me këtë. Sidoqoftë, informacionet në lidhje me këtë janë konfuze dhe të vështira për t’iu qasur. Këshilli Gjyqësor i Kosovës duhet të filloj një fushat mediale dhe të mbajë takime me komunitetet pë të informuar publikun mbi masat për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe viktimave të cilat tashmë ekzistojnë. Mundësitë për paqe në politikën dhe qeverisjen në Kosovë Ekzistojnë disa probleme të qarta që dalin në sistemin politik të Kosovës që janë të lidhura me korrupcionin, tenderët jotransparent dhe praktikat e punësimit në nivelin vendor dhe komunal. Disa nga këto janë përkeqësuar nga vështirësitë e procesit të tranzicionit, por edhe është e rëndësishme për të gjithë të përfshirët që të vazhdojnë me përkrahjen e një sistemi qeveritar të pëgjithshëm dhe kompetent, që t’i shërbej Kosovës në të ardhmen e largët. Kompetencat specifike të IPVQ-ve, UNMIK-ut dh të misionit të mundshëm të Politikës Europiane të Sigurisë dhe Mbrojtjes (ESDP), janë ato të cilat duhen qartësuar për popullsinë e Kosovës. Vendimi mbi fatin e strukturave paralele në tërë Kosovën është thelbësore për stabilitetin politik dhe afrimin e shërbimeve shoqërore, por gjithashtu është edhe çështje shumë e ndjeshme e cila përmban disa nga nxitësit e konfliktit të lidhur me identitet. Në përgjithësi, ndihma e shërbimeve dhe decentralizimi në tërë Kosovën janë mundësi reale për paqe nëse bëhen duke u bazuar në nevoja, dhe nëse vendimet (dhe alokimet buxhetore) janë transparente dhe të përgjegjshme. Mundësit për paqe në sferat shoqërore dhe kulturore Në qendrën e dinamikës së konfliktit, është ndarja në mes komuniteteve të ndrushme. Përkundër përpjekjeve për krijimin e paqes nga organizatat vendore dhe ato ndërkombëtare [5], këto tensione ende ekzistojnë ku kontakti me komunitetet në anën tjetër është thjesht i papranueshëm. Tani në Kosovë duhet që të zvogëlohen ndarjet në mes popullësisë rurale dhe urbane, por edhe zhvillimi i pabarabartë i komunave, institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, të cilat duhen të kenë më shumë kujdes që të sigurohen se puna dhe investimet e tyre janë të përcaktuara për komunitetet dhe komunat. Kjo do të ndihmoj që të sigurohet që njerëzit e aftë janë në dispozicion në tërë vendin dhe mund të lidhen me ndonjë proces të decentralizimit. Rishikimin e sistemit të edukimit për të përfshirë më shumë diskutime të hapura për konceptin e diskriminimit, barazisë, të drejtave të njeriut etj., dhe rishikimin e programit mësimor për të paraqitur perspektiva të ndryshme të ngjarjeve historike si kundërvënie ndaj mësimit propagandistik në shkolla. Vazhdimin e adresimit të lirisë së lëvizjes, përfshirë këtu adresimin nëpërmjet çështjes së targave të regjistrimit dhe vështirësive të marrjes së dokumenteve [6]. Monumentet janë gjithashtu pjesë e ndieshme e tranzicionit të pas-konfliktit, por kjo është një çështje komplekëse në Kosovë, e cila duhet të trajtohet me kujdes në mënyrë që të gjitha komunitetet të ndjejnë se tregimi i tyre është portretizuar, por që ata gjithashtu mund të shohin përpara dhe të punojnë për pajtimin me komunitetet e tjera. Mundësitë për paqe në sferën e ekonomisë Mënyra me të cilën është drejtuar privatizimi mund të përmirësohet në mënyrë që të nxitet hapja e vendeve të punës dhe të sigurohet që procesi i privatizimit është tërësisht transparent. Së pari, ka nevoj për më shumë transparencë në procedurat e tenderimit dhe për më shumë vëmendje në verifikimin se pronësia e tokës në të cilën ndodhet biznesi është duke kaluar nëpër një proces transparent dhe të pranueshëm. Së dyti, disa lloje të privatizimit të Ndërmarrjeve Shoqërore (NSH-ve), janë me “spin – of”[7], të cilat ofrojnë nxitje të mirë për pronarët e rinj që të vazhdojnë me biznesin e njejtë, të mbajnë të njëjtit punëtorë dhe të investojnë në këtë biznes. Një mënyrë tjetër është edhe përkrahja më aktive e prodhimit lokal, për shkak të stimulimit të rritjes ekonomike, që përfshinë punën me tarrifa të lira për import dhe tarrifa të larta për export, si dhe gjetjen e mënyrës së stimulit të bujqësisë dhe prodhimit kosovar në mënyrë që shumë artikuj kryesor të jenë vendor. PËRFUNDIME Në një vend me opinione dhe interesa të ndryshme siq është Kosova, siguria është prioritet, përkundrazi mundimet për tu pajisur me të janë treguar afatshkurtëra; është kritike që ata të cilët janë prekur më së shumti kanë një zë në dizajnimin dhe zbatimin e politikave për siguri. Në mënyrë që të dizajnohen intervenime të sigurisë, të cilat fokusohen në nevoja dhe intervenime, që ndërtohen në mundësitë për paqe dhe që i shmangen shkaktarëve të konfliktit, komuniteti ndërkombëtar, agjensionet e donatorëve dhe IPVQ-të duhet të mundohen t’i përfshijnë komunitetet në një proces pjesëmarrës që të identifikojnë fushat e tyre prioritare për aksion. Duke hulumtuar dhe analizuar nevojat lokale dhe duke i reflektuar ato në strategjitë e fondeve dhe dizajnimit të programeve, institucionet vendore dhe ndërkombëtare duhet të punojnë në bashkëpunim me komunitetet lokale për të krijuar një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme. B I B L I O G R A F I A 1. Ahtisaari, Martti (2007) Propozimi Gjithëpërfshirës për Marrëveshjen për Statusin e Kosovës. 2. CDA Collaborative Learning Projects & CARE Internatiol (2006) A ka Bërë Ndonjë Ndryshim në Kosovë Ndërtimi i Paqes?. 3. Departamenti për Zhvillim Ndërkombëtar (DFID) i Mbretërisë së Bashkuar (2002) Zhvillimi i vlerësimeve të konfliktit. 4. Haçkaj, Adrian Provatizimi me Spinof Special. 5. Human Rights Watch (2006) Dështimi i vazdhueshëm për adresimin e përgjegjësisë në Kosovën e pas Marsit 2004. 6. Misioni i OSBE-së në Kosovë (2007) Siguria dhe Mbrojtja e Dëshmitarëve në Kosovë: Vlerësimi dhe Rekomandimet. 7. Rregullorja e UNMIK-ut Nr. 1999/24 (1999) Ligji i Aplikueshëm në Kosovë. 8. SafePlace (2007) Siguria njerëzore në Kosovë: Analizë e konfliktit, e papublikuar. 9. Saferworld/SEESAC (2006) AVL Hulumtimi në Kosovë. 10. Seksioni 7, UNMIK/REG/2005/52 Mbi Themelimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës. 11. Thompson, Mark (2006) Raporti i vlerësimit mbi projektet e rrjetit të Medienhilfe në Maqedoni dhe Kosovë. REFERENCA [1] Me 10 shkurt 2007, një demonstratë paqësore nga lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë u kthye në një demonstratë dhunshme, duke rezultuar me vdekjen e dy protestuesve pasi që policët rumun të UNMIK-ut gjuajtën protestuesit me plumba gome. [2] Me 17 mars 2004, shpërthyen trazirat, të cilat zgjatë tre ditë, dhe të cilat u përhapën në tërë Kosovën dhe rezultuan me vdekjen e së paku nëntëmbëdhjet njerëzve. Në këto trazira,reagimet e garantuesve vendor dhe të atyre ndërkombëtar të sigurisë u kritikua i ngadalshëm, por edhe i papërshtatshëm. [3] Simbas rezultateve të bëra nga Organizatat Jo Qeveritare (OJQ-ve), del se Ferizaji është një nga qytetet më të varfëra në Kosovë sipas Bankës Botërore, dhe ekziston një përceptim se Ferizaji si komunë nuk merr pjesën e saj të duhur nga buxheti i Kosovës, duke shtuar kështu urrejtjen ndaj IPVQ-ve (Institucionet e Pavarura Vetëqeverisëse). [4] Kodi i Pëkohshëm i Procedurës Penale në Kosovë, i cili mund të gjendet ne adresën: http://www.unmikonline.org/regulations/2003/RE2003_26_PCPC.pdf [5] Shih raportin: A ka Bërë Ndonjë Ndryshim në Kosovë Ndërtimi i Paqes? Studim i efikasitetit të Ndërtimit të Paqes dhe Parandalimit të Konflikit: mësimet e mara nga Trazirat e marsit 2004 në Kosovë (qershor 2006), CDA Collaborative Learning Projects dhe CARE International, për një vlerësim të thellë të përpjekjeve për ndërtimin e paqes në Kosovë. [6] Për shembull, do të ishte shumë ndihmëse nëse do të largohej fatura e energjisë elektrike nga regjistrimi për marrjen e targave të regjistrimit të veturës, në mënyrë që ata të cilët dëshirojnë të udhëtojnë jashtë vendbanimeve të tyre ta bëjnë këtë më lehtë. [7] Metoda e Spin – Ofit Special të privatizimit shton dy kushte në kriterin e çmimi më i lartë: Niveli i punësimit dhe shpenzimet kapitale. Si rezultat, pas paqesës së çmimit ofertues fitues, ofertuesi fitues do të ketë dy vite për të implementuar punësimin e zotuar dhe shpenzimet kapitale në kompanin e re.
Fundamentalizmi islamik, është krijim i propagandës perëndimore anti-islame për t’i shtuar masat represive kundër botës islame, por edhe si nocion është i gabueshëm, pasi kuptimi i tij gjuhësor nuk shënon ndonjë gjë negative. Mirëpo, është gjithashtu e vërtetë se nga shumë qarqe politike dhe mediume ndërkombëtare, termi fundamentalizëm islamik përdoret për të nënkuptuar ekstremizmin islamik e jo vetë Islamin. Fundamentalizmi islamik është bërë frazë që do të duhej ta përcaktojë dhe përshkruaj tërë angazhimin veprues të muslimanëve në politikë, demonstratat e rrugëve, sindikalizëm, luftërat çlirimtare, rrëmujat e qytetit ose trazirat e fshatit. E quajtëm ne revivalizëm islamik, përparim ose thjeshtë islamizëm, ngritjen e tij mund ta ndjekim si zhvillim vijëdrejt prej shekullit VII e deri në ditët e sotme. Rreth përkufizimit të fundamentalizmit islamik- Së pari sepse përkufizimi i terrorizmit tenton të mbulohet nga propaganda zyrtare;
- Së dyti, sepse format e dhunës terroriste mbulojnë një gamë të gjerë dhe të çrregullt kushtesh dhe rastesh.
Terrorizmi është parë si një fenomen taktik i cili luhatet sipas gjeografisë dhe kulturës, si formë e luftës asimetrike bashkohore, por edhe si strategji. Megjithëse ai sot paraqet një nga sfidat më të vështira për paqen dhe sigurinë globale, përceptimet rreth këtij fenomeni variojnë në varësi të rajoneve apo vendeve të ndryshme, duke bërë që akoma të mos kemi një përkufizim të unifikuar ndërkombëtarisht e të pranuar nga të gjithë, se „çfarë kuptojmë me terrorizëm“. Kjo veprimtari e dhunëshme ndonjëherë është perceptuar si vegël, ose mjet për revolucionarët dhe nacionalistët për të arritur objektiva të caktuara, por jo rallë ka qënë e sponsorizuar apo edhe e ushtruar nga qeveri të ndryshme për ruajtjen e autoritetit të tyre shtetëror. Nga ana tjetër, disa prej tyre që kanë aplikuar pjesëmarrjen në veprimtari terroriste pretendojnë se janë duke luftuar në emër të lirisë, kur nga ana tjetër, duket qartë një motivacion kuptimplotë krejt i ndryshëm i bazuar në motive politiko-ideologjike, nacional-etnike dhe fetare. Kështu, duke kërkuar origjinën e formave të shfaqjes së terrorizmit gjatë viteve të historisë moderne, mund të bëjmë një klasifikim teorik të ndarë në tre grupe: 1) Terrorizmi me origjinë konfliktin nacional-etnik. Kjo formë është evidentuar më dukshëm në Irlandën e Veriut dhe Spanjë nëpërmjet formacioneve të IRA-s dhe ETA-s. 2) Terrorimi me origjinë konfliktin politiko-ideologjik. Kjo formë është identifikuar kryesisht me levizjet anarkisto-komuniste të viteve ‘60-’80 e më vonë. Subjekte të kësaj forme të terrorizmit kanë qenë organizata të tilla si “RAF” në ish-RFGJ, “Brigada Rossa” në Itali, “17 Nëntori” në Greqi, etj. 3) Terrorizmi me origjine konfliktin fetar. Është i identifikuar kryesisht në mesin e viteve ’70 me levizjet integraliste në Lindjen e Mesme, veçanërisht pas ardhjes në fuqi të disa qeverive sponsorizuese të këtij lloj terrorizmi. Në Mars të vitit 1995, gjashtë vjet përpara ngjarjeve tronditëse të 11 Shtatorit 2001, ndodhi sulmi terorist mbi metronë e Tokios. Kulti fetar japonez i Aum Shinrikyo vrau 12 njerëz dhe helmoi 5000 të tjerë. Shtetet tani kishin përballë një epokë të re, të një terrorizmi të ri, quajtur ndryshe „Supërterrorizëm“.Ndonëse i ashtuquajturi „terrorizëm i vjetër“ shfaqej në dukje „i dobësuar“, një numër domethënës i karakteristikave të tij dukeshin se po e merrnin veten shpejt, duke gjetur shprehje në terrorizmin e ri dhe në vetë aktorët e këtyre ngjarjeve, terroristët. Kjo u qartësua në 11 shtator 2001, kur shteti më i fuqishëm dhe i sigurtë i botës, SHBA-ja, u përball me „supërterrorizmin“, shenjat e të cilit ishin dukur që gjatë vitit 1990. Terrorizmi ndërkombëtar për nga format e shfaqjes dhe rrezikshmëria që paraqet, duket qartë se do të jetë një sfidë afatgjatë për politikën botërore dhe shkak i qëndrueshëm i krizave në rajone të ndryshme. Për këtë ai meriton një studim të detajuar të disa prej karakteristikave tipizuese të tij. KARAKTERISTIKAT E TERRORIZMIT NDËRKOMBËTARSë pari:Teknologjia dhe taktikat e reja kanë ndryshuar natyrën e terrorizmit; por tipari i tij i qëndrueshëm është kapaciteti i tij si një forcë shumëzuese përmes shfrytëzimit të frikës për të ndikuar një audincë sa më të gjërë përmes efekteve „spektakolare“ të panjohura më parë. Kinezi Sun Tzu, ka thënë: „...të luftosh dhe fitosh të gjitha betejat nuk është një epërsi supreme; epërsia supreme konsiston në thyerjen e rezistencës së armikut pa luftë“. Kjo është esenca e terrorizmit; thyerja e rezistencës së armikut përmes shfrytëzimit të frikës. Këtu duhet patur kujdes, duhen ruajtur mirë balancat, sepse kjo frikë mund t’i çojë disa shtete e shoqëri deri në “vetëterrorizim”. Kjo është një nga sfidat më të mëdha pas ngjarjeve të 11 Shtatorit. Në kushtet e një shoqërie të lirë dhe të informimit pa kufij, masmedia kanë një rol të rëndësishëm në kuadrin e informimit të publikut për atë që ndodh dhe zhvillohet, për pasojat etj. Informimi nga masmedia ka efekte shumë pozitive në kuadrin e të diskretituarit në sytë e opinionit publik të organizatorëvë, nxitësve, dhe zbatuesve të akteve terroriste. Këto kategori ndjehen të përçmuar publikisht dhe për pasojë minimizohet mbështetja e tyre nga kategori të caktuara shoqërore. Së dyti:Karakteristika e dytë e supërterrorizmit të ditëve të sotme, është se në vend të një tekonologjie të sofistikuar të armëve të shkatërrimit në masë, eksponentet janë duke përcaktuar e aplikuar plane të kujdesshme, taktika të thjeshta, operacione surprizë dhe të befasishme. „Befasia“ është një element i rëndësishëm dhe i paramenduar nga planifikuesit e terrorizmit në funksion të arritjes së objektivave të kalkuluara dhe të efekteve sa më të mëdha. Së treti:Karakteristika e tretë konsiston në të provuarit e kundërt të asaj që është pretenduar deri vonë, se „terroristët dëshirojnë që shumë njerëz të shohin dhe jo shumë njerëz të vdesin“. Tashmë duket qartë, se terroristët duan më shumë njerëz të vdekur dhe aktet e tyre të kenë ndikim të drejtëpërdrejtë jo vetëm tek armiqtë e tyre por edhe tek mbështetësit. Kjo mund të ilustrohet me aktet e përditshme terroriste në Irak, apo edhe ato të ndodhura më parë në disa vende të tjera. Edhe sot ka shtete që veprojne ne rolin e sponsoreve te terrorizmit nderkombetar. Analiza e ngjarjeve të 11 Shtatorit dhe e veprimtarisë së shumë organizatave terroriste nxjerr në pah implikimin edhe të shteteve, ose regjimeve diktatoriale në përkrahjen ndaj tyre. Ka shtete të Lindjes së Mesme, të cilat jo vetëm kanë lejuar instalimin e këtyre organizatave në territoret e tyre, por edhe i kanë financuar ato, sikundër edhe kanë patur përfitime prej tyre. Kur bëhet fjalë për shtete, ose regjime të cilat me veprimtarinë e tyre mbështesin terrorizmin ndërkombëtar, ose bëhen strehë e terroristëve, dyshohen për lidhje me organizata terroriste, ose përfshirje në akte terroriste, zotërojnë, ose përpiqen të prodhojnë armë të shkatërrimit në masë, të cilat mund të bien më pas në duart e organizatave terroriste, etj të këtij lloji, ateherë nuk përjashtohet edhe veprimi ushtarak ndaj tyre. Kemi rastin e ndërhyrjeve në Afganistan dhe Irak.Atëherë të përmendim diçka rreth Sadam Huseinit. Ai erdhi në pushtet në vitin 1979. Regjimi i tij u bë kërcënim për fqinjët, rajonin dhe më gjërë, në shkallë globale, me luftën ndaj Iranit (1980-1988), me pushtimin e Kuvajtit në Gusht 1990, me përdorimin e armëve kimike kundër kurdëve, me kokfortësinë ndaj komunitetit ndërkombëtar dhe mosgadishmërinë për të bashkëpunuar, duke thyer sistematikisht Rezolutat Ndërkombëtare. RAPORTET E SHTETEVE ME TERRORIZMIN NDËRKOMBËTARa) Shtete sponsorizuese të terrorizmit ndërkombëtar[1]. Terrorizmi është mënyra jo e drejtëpërdrejtë, nga më efikaset e më potencialet për të destabilizuar e dobësuar shtetin kundërshtar, pa kaluar pragun e armiqësisë së hapur të një lufteë të shpallur. b) Shtetet jo-bashkëpunuese[2]. Në kuadër të shteteve jo-bashkëpunuese, Siria mund t`i frikësohet izolimit dhe vënjes në shënjestër ndaj pritet të bashkëpunojë më mirë se më parë me koalicionin antiteror të udhëhequr nga SHBA. Në sajë të diplomacisë anglo-amerikane, vendimi i Libisë për të dalë nga “klubi i të këqinjve”, konsiderohet pozitiv dhe tashme ky vend është hequr nga lista e vendeve që mbështesin terrorizmin ndërkombëtar. Terreni për terrorizmin ndërkombëtar dhe mbështetësit e tij po ngushtohet, sepse presioni mbi organizatat terroriste dhe shtetet mbështetëse, ose jo bashkëpunuese po rritet çdo ditë, financimet e zeza po vihen në kontroll të plotë kudo. INFRASTRUKTURA E TERRORIZMIT NDËRKOMBËTARPërballë shteteve dhe organizatave ndërkombëtare, sot në botë mendohet se eksitojne nje numer i konsiderueshem i organizatave terroriste, ose afërsisht sa dyfishi i shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara. Shumica e këtyre organizatave ekzistojne dhe veprojne në Lindjen e Mesme, ose kanë qendrat e drejtimit e të financimit prej atje. Në këteë mënyrë, mund të thuhet se Lindja e Mesme prodhoi terrorizmin ndërkombëtar, si një prej sfidave më të mëdha të sigurisë globale për shekullin tonë. Por nisur nga shtrirja dhe veprimtaria e tyre, organizatat terroriste mund t’i klasifikojmë, me shtrirje dhe gjeografi globale ndërkombëtare, (Al Kaeda), rajonale (Xhihadi Islamik) dhe lokale (Hamasi e cila pas fitores së zgjedhjeve në Palestinë, mbetet për t’u verifikuar se ç’rrugë do të zgjedhë në të ardhmen). Por këto organizata, (Al Kaeda, Hezbullahu, Hamasi, Xhihadi Islamik, Talibanet, etj.), janë mpleksje politiko-mafioze me shumë probleme e që lidhen me veprimtari të pista si ato të trafikimit të armëve, pastrimit të parave, trafikut ndërkombëtar të drogës, etj. Al Kaida, përbën një rrjet me të cilin lidhen më tepër se 40 organizata dhe lëvizje terroriste ndërkombëtare. Ajo ka pranuar realizimin e goditjeve të konsiderueshme në vende të ndryshme të botës dhe vazhdon të mbetet e rrezikëshme, ndërkohë që kreu i saj Osama Bin Laden, megjithëse është personi më i kërkuar në botë, vazhdon të mbetet akoma i pa arrestuar dhe të lëshojë kërcënime kundër Perëndimit dhe disa drejtuesve të shteteve arabe. Al Kaida dhe lidhjet e saj mbetën një rrezik i madh jo vetëm për perendimin, por edhe për vetë vendet arabe, edhe pse kundërveprimi ka qenë dërmues dhe se mbeshtetjet financiare po u ndërpriten çdo ditë falë një bashkëpunimi të gjërë ndërkombëtarë. Fshehtësia e organizimit dhe e funksionimit të një organizate terroriste është element më i rëndësishëm. Mirëpo, Grupet dhe Organizatat terroriste përbëhen nga këto kategori individësh: - Udhëheqës të mirëfilltë që vendosin proçedura, përpunojnë plane dhe drejtojnë aktivitetin.
- Individë aktivë-ekzekutorë që zbatojnë urdhërat e udhëheqësve dhe planet e tyre.
- Përkrahës Aktivë. Këta japin mbështetjen e duhur logjistike për të kryer veprimet.
- Përkrahës Pasivë. Këta e simpatizojnë kauzen por i tremben ndëshkimit për shkak të pjesëmarrjes aktive në veprimtarinë e grupit. Ata mund te japin ndima spontane.
KËRCËNIMI I MUNDSHËM TERRORIST NË NIVELIN RAJONALKur jemi tek kërcënimi, atëherë shtrojmë pyetjen:“A jemi të rrezikur në nivel rajonal nga terrorizmi ndërkombëtar ?”Për të dhënë një përgjigje të plotë dhe të saktë kesaj pyetje duhen marrë në konsideratë dhe analizuar shumë faktore, disa prej të cilëve mund të jenë: 1) Gjeografia e shtrirjes së shteteve të etiketuara „terroriste“, aleancat dhe marrëdhëniet e tyre të ngushta politike, ekonomike e ushtarake me faktorë dhe aktorë politikë rajonalë. 2) Lidhjen e faktorëve rajonale me shtete që kanë adoptuar programe për prodhimin dhe tregëtimin dhe pse jo trafikimin e Armeve Bërthamore apo të Dëmtimit në Masë. 3) Nivelin e bashkepunimit ndërkombëtarë të faktorëve rajonal ne funksion nderprerjes se burimeve financiare te dyshimta dhe „pastrimit të parave të pista”. Rajonet dhe vatrat e militarizuara në ekstrem dhe me premisa krizash serioze me motivim etnik-nacional, politik e religjoz. Prezencen në rajon të elementëve potencialisht te rrezikshëm dhe të lidhur me eksponentë te tërrorizmit ndërkombëtar, etj. Megjithatë në funksion të pyetjes së shtruar më lart, le të vijojmë disa nga argumentët... Ballkani Perendimor ka një pozitë të rëndësishme gjeostrategjike. Vështruar në këtë kontekst, zhvillimet e mundshme të rajonit të Mesdheut, Lindjes së Mesme e më gjërë pas ngjarjeve të 11 shtatorit në Amerikë, duhet të merren në konsideratë. Sipas G. Partosh “Shpërthimi i militantizmit islamik i nxjerrë në pah nga sulmet shkatërruese ndaj Qendrës Botërore Tregëtare dhe Pentagonit, … ka kthyer vemendjen drejt komuniteteve myslimane në të gjithë botën, përfshirë edhe Europen e cila ka një nga popullsitë myslimane që po shtohet me ritme më të shpejta në Europe. … Shumica e myslimaneve në Ballkan janë pasardhës të të krishterëve … të cilët u konvertuan për një numër arsyesh….Mbështetja për fondamentalizmin apo militantizmin mysliman është shumë e vogël…Forma liberale e fesë islame që mbizotëron në Ballkan është kryesisht trashëgimi e traditave të vendosura otomane…” [3] Por disa analistë të tjerë kanë parashikuar se në disa vënde të rajonit të Mesdheut, të Lindjes së Mesme, por edhe në Azinë Juglindore, mund të ketë rritje të influencës së islamit, si lëvizje politiko-shoqërore. Mprehtësia e formës së islamizmit fanatik konsiderohet rrezik dhe kërcënim i mundshëm jo vetëm kundër interesave perëndimore, por edhe kundër interesave të regjimeve arabe. Ky fenomen është i një rëndësie të madhe për marrëdhëniet e Perëndimit, me botën islame dhe për krijimin e sistemit ndërkombëtar të sigurisë në tërësi. Pra, vendet e rajonit nuk janë të imunizuara nga kërcënimet e mundshme terroriste, qoftë ato me bazë të brendshme[4], ashtu edhe ato me bazë nga jashtë[5]. [6] Këtu shtrohet pyetja Pse vendet e rajonit nuk janë të imunizuara nga kërcënimet terroriste? Rajoni përfaqëson një tërren me të kaluar konfliktesh dhe krizash. Mjafton të kujtojmë se Bosnja, Sërbia, Kosova, Kroacia u përfshinë në luftë, ndërsa Shqipëria dhe Maqedonia kaluan kriza serioze dhe se potenciale të mëdha armësh janë në duart e popullsisë së rajonit. Nga ana tjetër , në disa zona janë evidentuar pjesëmarrës në luftra lokale të disa vullnetarëve me precedent terrorist apo me origjinë dhe lidhje nga vende sponsorizuese të terrorizmit. Mirëpo, me praninë e strukturave ndërkombëtare të sigurisë, institucionet vendore të këtij formati në rajonin tonë, akoma janë në reformim e sipër dhe dallojnë për brishtësinë e tyre. Prof. Kupchan, mendon se, “Zgjidhja e statusit përfundimtar të Kosovës, dhe mbijetesa e Bosnjës si shtet shumëetnik do të ndikonin për të mos lejuar që grupet terroriste të hedhin rrënjë në ballkan”. PËRFUNDIMEFundamentalizmi si një të kuptuar dhe mendësi radikale është i mirënjohur në botën e krishterë, sidomos te disa kisha evangjeliste amerikane. Përveç interpretimeve sipërfaqësore të shkrimeve të shenjta jashtë kontekstit tekstual dhe historik, ato i karakterizon edhe psikologjia e supremacisë ose e ndjenjës së superioritetit karshi kishave ose besimeve të tjera. Ngase shpëtimi është i sigurt vetëm nëpërmjet Jezu Krishtit dhe Shpirtit të Shenjtë, dhe të gjithë ata që vendosin të besojnë ndryshe do të përfundojnë në Ferr. Një bindje e tillë paraqet, në të vërtetë, mbeturinë të mendësisë puritane të shekujve të mesjetës. Mirëpo rregullimi shekullar dhe demokracia e lartë kanë mundësuar margjinalizimin e ideve të tilla, edhe pse predikuesit e tyre janë të përgatitur mirë dhe të mbështetur me donacione të shumta nga mbarë bota. Fundamentalizmi ose ekstremizmi islamik është një mendësi e pranishme dhe tejet aktive sot rreth e qark botës islame. Realiteti post-kolonialist: ekonomia e shkatërruar, sistemi i vdekur arsimor, demokracia e mbytur nga diktaturat arabe kanë mundësuar zhvillimin e pseudointelektualizmit dhe mekanizmave të tjerë " mbrojtës" që kanë trajtësuar kompleksin e inferioritetit dhe pafuqisë ndaj ' armikut' të jashtëm shumë më superior. Prandaj e vetmja mënyrë për t'u mbrojtur është getoizimi intelektual, që krijon imazhin e një bote ku të gjithë përveç myslimanëve janë armiq potencialë, madje të gjithë këta janë jobesimtarë (kuffaar) dhe armiq të Zotit. B I B L I O G R A F I A - Gilsenan, Michael (1982, 1984) Recognizing Islam, Croom Helm, London dhe Sidney.
- Mirdita, Zef (1995) Feja dhe Kombi, intervist dhënë gazetës PANORAMA, Zagreb.
- Nationalism and Islamism (1988) Ithaca press, London.
- Sivan, Emanuel (1985) Radical Islam, Medieval Theology and Modern Politics, Yale University Press, New Haven dhe London.
- Umar, Abdullah (1983) The Islamic Struggle in Syria, Berkley.
- Hide, Enri (2008) Islamizmi si faktor gjeopolitik, leksioni i 13 në UET (Universiteti Europian i Tiranës), lënda e Gjeopolitikës, Tiranë.
REFERENCA[1] Janë ato shtete të cilat me mënyra aktive direkte dhe indirekte, me mjete financiare, logjistike, infrastrukturë e suport politik; stimulojnë individë apo organizata terroriste me karakter global, rajonal, ose lokal, në veprimtaritë e tyre për arritjen e objektivave të caktuara. [2] Janë ato shtete që fshehin terroristët ndërkombëtar; përmes refuzimit të procedimit të terroristëve përgjegjës, ose mosdorëzimit tek shteti kërkues i sulmuar. [3] Gabriel Partosh, analist i BBC për rajonin. [4] Ai mund të jetë i origjinave të ndryshme, por është i nxitur, mbështetur dhe i organizuar nga elementë të brendshëm. [5] Ai mund të jetë i origjinave të ndryshme, mund të kryhet nga elementë të brendshëm, por me mbështetje e drejtim nga jashtë vendit. [6] Simbas mendimit tim personal.
Problemi në mes të drejtës ndërkombëtare dhe asaj të brendshme, sot është shumë i madh, përvet faktin sepse ai ësht ë i rregulluar nga ligji themelor i shtetit, që është Kushtetuta, ku shumë shtete e kanë përdorur atë në njërën nga këto dy mënyra, të cilat janë të ndryshme nga njëra tjetëra. Teroria dualiste (ose pluraliste), është ajo e cila është themeluar mbi bazën e njohjes së bashkekzistencës në mënyrë të pavarur të të dyja rendeve. Edhe teoria moniste, është ajo e cila e shikon tërësinë e së drejtës në një unitet të vetëm, që është i përbërë nga rregulla juridike [1], të cilat kanë epërsi mbi të drejtën e brendshme. Teoria moniste, i jep përparësi të drejtës ndërkombëtare krahas asaj të brendshme. Shumica e shteteve Europiane, të cilat bazohen në këtë teori, ruajnë përparësinë e Kushtetutës mbi të drejtën ndërkombëtare. Si shembull këtu mund të marrim kushtetutën e Republikës Franceze të vitit 1946, e cila ishte shoqëruar me përhapjen e sistemit monist në pjesën më të madhe të Europës. Mirëpo artikulli 55 i kushtetutës franceze të vitit 1958, ishte interpretuar në mënyrë klasike si personifikim i adoptimit të sistemit juridik monist. [2] Kur jemi tek e drejta ndërkombëtare, nuk mund të mos i përmendim edhe burimet themelore (kryesore) të saj, siç janë: traktatet, zakonet dhe parimet e përgjithshme juridike, ndërsa burimet ndihmëse janë: jurispodenca-praktika gjyqësore, dhe doktrina, si edhe gjithashtu rezultatet ndërkombëtare. Traktatet ndërkombëtare, janë marrëveshjet e lidhura mes dy ose më shumë subjekteve të së drejtës ndërkombëtare. Element qenësor për ekzistimin e traktatit është pajtimi i vullnetit të subjekteve i cili shprehet përmes organeve kompetente. Traktatet ndërkombëtare mund të klasifikohen në bazë të disa kritereve: sipas lëndës (politike, ekonomike); sipas objektivave (paqës, mrojtjes); formës (me shkrim, me gojë); mënyrës së lidhjes (solemne, të thjeshta); kohës sa do të jenë në fuqi; hapësirës gjeografike në të cilën shtrihen etj. Sipas veprimit të normave juridike traktatet ndërkombëtare ndahen në: traktate ligje-normavënëse, të cilat janë burim i drejtpërdrejtë i së drejtës ndërkombëtare. Traktatet kontrata, marrëveshje mes dy ose disa shteteve të cilat kanë për objekt rregullimin e një çështje të caktuar mes atyre shteteve. Zakonet ndrëkombëtare, dikur e drejta ndërkombëtare, ka qenë e përbërë kryesisht nga rregulla zakonore. Që nga mesi i shekullit XIX zakonet kanë filluar të humbin rëndësinë, si pasojë e nxjerrjes të një numri të madh të traktateve ligje. Mirëpo zakonet ndërkombëtare kanë ngelë si burim me rëndësi, sidomos për pjesët ku nuk është kryer kodifikimi. Sipas gjykatës ndrëkombëtare të drejtësisë, gjykata duhet ti zbatojë zakonet ndrëkombëtare si një dëshmi e një praktike të përgjithshme, e cila është pranuar si e drejtë. Element qenësor për ekzistimin e zakonit janë: Praktika e përgjithshme e shteteve & Vetëdija e subjekteve që duke vepruar në një mënyrë të caktuar, veprojnë në pajtim me rregullat zakonore. Parimet e përgjithshme juridike të pranuara nga kombët e qytetëruara, paraqesin rregullat të cilat janë zbatuar në të drejtën e brendshme të shtetit dhe janë parime fundamentale të drejtësisë, të pranuara nga vetëdija juridike e përgjithshme. Këtu hyjne: Parimi mbi çështjen e gjykuar, parimi se askush nuk mund të përfitojë nga faji i vet, parimi i ndalimit të keqpërdorimit të së drejtës, parimi i përgjegjësisë që lind nga aktet e paligjshme dhe rikthimi i asaj që është fituar nga pasurimi i pabazë, parimi se askush nuk mund të bartë më shumë të drejta se që ka në tjetërkënd. [3] Shumë autorë të së drejtës ndërkombëtare e përkufizojnë shtetin si: “Institucion i krijuar nga një grup, për realizimin e disa qëllimeve, nga të cilat me të rëndësishme janë: ruajtja e së drejtës dhe rendit brenda kufijve dhe ruajtja e pavarësisë së popullit në marrëdhënie me popujt e tjerë” ose “Si bashkësi që në një hapësirë të caktuar vepron si organizatë më e lartë e rendit juridik e cila nuk është e nënshtruar nga asnjë organizatë tjetër.” E drejta ndërkombëtare nuk merret me çështjen e paraqitjes së shtetit para se ai të jetë paraqitur faktikisht. Ky moment merrët si pikënisje e një gjendjeje juridike. Nuk është me rëndësi mënyra e krijimit të shtetit, se a krijohet në pajtim me rendin juridik ndërkombëtar apo të brendshëm. E rëndësishme është që shteti i krijuar me akt juridik të ekzistojë me të vërtetë. Shteti mund të krijohet në mënyra të ndryshme, si: me bashkimin e dy ose me shumë shteteve, me një akt juridik, p.sh. 1. Me ligj të brendshëm, 2. Me traktat ndërkombëtar, dhe 3. me vendim të ndonjë organizate ndërkombëtare. Sot mënyra më e rëndomtë e krijimit të shteteve, lidhet edhe me luftën për pavarësi të popujve kolonialë. Mirëpo sikurse lindja (krijimi), ashtu edhe zhdukja e shteteve është çështje faktike e jo juridike. Shteti zhduket me humbjen e cilitdo element (popullsisë, territorit apo sovranitetit). Zhdukja e shtetit qoftë rezultat i aneksimit, i ndarjës, i inkorporimit apo i hyrjes në ndonjë bashkësi shtetesh, është çështje faktike, por ka rëndësi të madhe dhe shkakton pasoja të shumëllojshme juridike. E drejta ndërkombëtare niset nga fakti se krijimi i shteteve të reja është çështje faktike e jo juridike, prandaj merret se shteti i ri me paraqitje bëhet subjekt i së drejtës ndërkombetare. Ekzistojne dy teori lidhur me njohjen e shteteve: 1. Teoria konstituive, e cila niset nga qëndrimi se shteti me faktin se është krijuar, ende nuk është anëtarë i bashkësisë ndërkombëtare. Pra, bashkësisa ndërkombëtare është ajo e cila vendos se a do ta pranojë shtetin e ri në rrethin e vet apo jo , dhe 2. Teoria deklarative, e cila shtetit të ri automatikisht i’a jep të drejtat që i takojnë subjekteve ndërkombëtare dhe bëhet anëtare e bashkësisë ndërkombëtare, nëqoftëse i ka plotësuar kushtet, të cilat i parasheh e drejta ndërkombëtare…. D.m.th. shteti nuk krijohet me njohje, por është fakt ky që konstaton se shteti është krijuar, mirëpo kemi disa mënyrat për njohjen e një shteti, siç janë njohja DE JURE [4]dhe njohja DE FACTO [5]. Përfundimi E drejta ndërkombëtare dhe e drejta e brendshme përcaktojnë shprehimisht cilat janë organet, veprimet e të cilave shkaktojnë pasoja juridike ndërkombëtare. Këtij grupi i përkasin ata persona, veprimet ose deklaratat e të cilëve shkaktojnë pasoja juridike ndërkombëtare për shtetin e tyre dhe personat të cilët veprojnë kryesisht në punë të jashtme jashtë shtetit. BIBLIOGRAFIA 1. Anastasi, Aurela (2007) Internacionalizmi i së drejtës kushtetuese: Klauzolat kushtetuese të integrimit të Shqipërisë, Tiranë,POLIS 4, revist e UET-it (Universiteti Europian i Tiranës). 2. Kristafi, Ksenofon Kushtetuta Shqiptare dhe e Drejta Ndërkombëtare, Tiranë. 3. Puto, Arben (2004) E Drejta Ndërkombëtare Publike, Tiranë, Albin. REFERENCA [1] Pavarësisht nëse këto regulla janë të detyrueshme për shtetet për të cilat bëhet fjalë, individët apo edhe entitete, të cilat ndryshojnë nga shtetet. Këtu kemi të bëjmë me të drejtën ndërkombëtare, nëse ajo është vërtet e drejtë në kuptimin juridik, si një tërësi normash të detyrueshme. [2] Neni 55 i kushtetutës franceze (1958): “Traktatet ose marrëveshjet e ratifikuara apo të miratuara rregullisht, sapo të miratohen kanë një fuqi më të madhe nga ajo e ligjeve, me rezervën pë çdo marrëveshje a traktat, të zbatimit të saj nga pala tjetër.” [3] Në mungesë të normave kontraktuese ose zakonore gjyqtarët mund t’i shfrytëzojnë parimet e përgjithshme juridike si burim i pashterrshëm. [4] Njohja De Jure - është njohje e përhershme dhe e plotë, e cila përfshinë të gjitha marrëdhëniet me shtetin e ri. [5] Njohja De Facto -është kur një shtet, i shtyrë nga arsyet politike ose për shkak të paqartësive frikësohet nga njohja e shtetit, ose qeverisë së re dhe për këtë arsye e shtynë njohjën e plotë.
Parimet e djathta kanë të bëjnë me nacionalizmin, ndërsa të majtët me internacionalizmin; të djathtët parapëlqejnë vlerat konservatore, ndërsa të majtët më shumë parapëlqejnë ndryshimin e tyre; të djathtët pëlqejnë një rol shumë më të vogël të shtetit e më të madh të individit, të majtët të kundërtën. Për të djathtët, sa më i vogël shteti, aq më mirë. P.sh.: a është më mirë që me parat tona të bëjmë vet çfarë të dëshirojmë, por në rast se mbetemi keq nuk mund të kërkojmë ndihmë nga shteti (e djathta), apo nëse do të paguajmë taksa më të larta, që do të thotë se qeverisë i japim në dispozicion një shumë jo të vogël të parave për t’i menaxhuar dhe pastaj ajo siguron një shpërndarje sa më të barabartë, e cila është e mundur për të gjithë (e majtë), duke përfshirë këtu edhe të papunët. Në Kosovë, nuk mund të themi se kemi të djathtë apo të majtë, për vet faktin se po ta quash vetveten si i majtë, do të etiketohesh (trajtohesh) si komunist, mirëpo në disa raste edhe si tradhtar që nuk ia do të mirën vendit tënd, ndërsa po ta quash vetveten i djathë do të kuptohet se je demokrat, anti-komunist, patriot dhe njeri, i cili punon për vendin e vet. Por, nuk është ashtu. I majtë nuk do të thotë komunist. I djathtë nuk do të thotë demokrat. Sepse nëse është kështu, atëherë mund të themi se e gjithë Skandinavia qenka komuniste dhe në masë të madhe, e gjithë Europa Perëndimore. Këto janë paragjykime që duhet tejkaluar. Natyrisht, këto janë paragjykime që nuk kanë të bëjnë me realitetin por që më shumë kanë të bëjnë, në lidhje me mungesën e shkollimit, edukatës, e shumë e shumë faktorëve të tjerë social. Kjo çështje duhet të jetë pjesë e debatit jo vetëm akademik por edhe politik sepse ajo ka të bëjë me të ardhmen, me zhvillimin ekonomik, mirëqenien dhe gjithë filozofinë politike të shqiptarëve. Një vend demokratik është ai, i cili organizon së paku dy zgjedhje të lira, arrijmë deri te një arsye tjetër e mosprofilizimit ideologjik të partive kosovare. E që është mungesa e nevojës që këto të bëjnë një gjë të tillë (kur kemi parasysh se qëllimi i një partie në demokraci është ardhja e saj në pushtet). Përderisa elektorati në Kosovë (këtë e dimë shumë mirë) bazohet në personalitete " kult", pse partitë duhet të brengosen për ndarje ideologjike! Nuk do të ketë ndarje të tilla përderisa elektorati nuk kërkon një gjë të tillë. Megjithatë, ndarja, e cila ekziston mes elektoratit dhe klasës poltike dhe qeverisë, mund të themi se nuk është asgjë tjetër përveçëse fiktive. Të paktën, kjo ndarje nuk është ashtu si konceptohet prej kosovarëve që, në fakt, shtetin dhe administratën e konsiderojnë si " të huaj", something "away" from them.[1] Pavarësia e Kosovës do të mbyllë shumë çështje të cilat deri më tani janë trajtuar sikur jetike nga qytetarët e Kosovës. Por, njëkohësisht, ajo do të hap çështje të tjera madhore për diskutim, të cilat janë të domosdoshme, por edhe jetike për të ardhmen. Çështja shumë e rëndësishme që shtrohet është: çfarë modeli të shtetit do të duam? Demokratik po se po, por të djathtë, të majtë apo qendër? Kjo ka rëndësi të madhe për demokracinë në Kosovë. Pa profilizimin e partive politike në Kosovë, lidhur me atë se cilit spektër politik i takojnë, të djathtës, të majtës apo qendrës, nuk do të kemi një zhvillim të mirëfillt ekonomik, politk, sepse edhe e djathta edhe e majta garantojnë zhvillimin ekonomik dhe të mirëqenies. Mirëpo, përpara se të profilizohen se cilit spektër politik i takojnë, duhet të kenë një program, i cili i përcakton ata se cilës anë i takojnë. Problemi pse nuk deklarohen a janë të djathta, a të majta është se realiteti i ka fshirë këto dallime. Meqë jemi në fazën kur duhet të ndërtohet një lloj kapitalizmi dhe atë një kapitalizëm i pamëshirshëm, i egër, atëherë ngurojnë edhe ata që janë majtistë me bindje që t’i mbrojnë këto interesa. Mendimi, im është se me vdekjën e kryetarit, shpresoj se do të na qoj drejtë një rruge ku do të ketë zgjedhje mes programeve politike, e jo në mes personaliteteve “ kult”. Në arsyetimet më të shpeshta të përfaqësuesve të partive politike, pse në Kosovë nuk kishte deri më tash një profilizim të skenës politike, është se parësore në angazhimet e tyre ka qenë një Kosovë e lirë dhe e pavarur, kurse me zgjidhjen e statusit të Kosovës, disa prej partive politike mendojnë që tani të rreshtohen kah e djathta, e majta apo qendra, varësisht se cilës ideologji do t’i besojnë. Nga LDK-ja (Lidhja Demokratike e Kosovës), deri më tani nuk ka dal ende me ndonjë profilizim se cilit spektër politik do t’i takoj pas zgjidhjes së statusit të Kosovës, mirëpo, pretendon të jetë kah e djathta, ndërsa nga PDK-ja (Partia Demokratike e Kosovës), ka dalur me një prononcim se kjo parti dita-ditës po shkon nga spektri i partive të majta. Këtu, mund të “ them” se kjo parti, e cila praktikisht, jo vetëm përmes kontakteve të saja me grupin e partive social-demokrate në Europë dhe me Partinë Demokratike të SHBA-ve, por edhe në bisedimet e brendshme në strukturat e partisë, është duke u menduar seriozisht për profilizimin e partisë, e cila besohet tashmë se do t’i takoj spektrit të majtë. AAK-ja (Aleanca për Ardhmërin e Kosovës) preferon më shumë të jetë kah rreshtimi i partive liberale, sepse tash për tash përveç që është e orientuar kah partitë liberale dhe ka edhe një program më tepër liberal, është edhe në kontakte të vazhdueshme me partitë liberale në Europë, ndërsa Veton Surroi njëherit edhe anëtarë i grupit të Unitetit dhe kryetar i ORA’s (Partia Reformiste ORA), gjatë një debati të mbajtur në Gjakovë, ku ishte pyetur për përcaktimin e ORA’s, përgjigjjia e tij nuk ishte koncize, por ai përmendi modelin e Bill Kllintonit dhe Toni Blerit, si një model i përshtatshëm për Kosovën. [2] Mirëpo, kur kemi të bëjmë me profilin e një shteti demokratik, të djathë apo të majtë (në një sistem demokratik), një shtet kapitalist ku ekonomia e tij mbështetet tek tregu, që do të thotë tek kerkesë oferta roli i shtetit shikohet si rregullator. [3] Sidoqoftë, sikur politikat e djathta, ashtu edhe ato të majta, janë treguar se mund të sigurojnë një zhvillim ekonomik dhe mirëqenie sociale. E rëndësishme është që të kemi të djathtë dhe të majtë të mirëfilltë. Kështu e do demokracia dhe natyrishtë qendrën në mes. Tani, se a është më mirë që në Kosovë, të kemi parti të djathta apo të majta, me politika të djathta apo të majta, kjo n’varet prej idealeve personale politike. Gjërat për aq sa duken të komplikuara, në fakt, janë shumë më të thjeshta. Politikat e majta sigurojnë një shtet social ku edhe në të njejtën kohë, një shtresë të mesme më të fuqishme. Të pasurit dhe të varfërit zënë një përqindje shumë të vogël të popullsisë. Politikat e djathta, në të kundërtën, rrisin dallimin në mes të pasurve dhe të varfërve. Shtresa e mesme, zë pjesën më të madhe të shoqërisë, por është më e ngushtë sesa te vendet që qeverisen me politika të majta. Kosova, ëshë vend i varfër, ku pjesën më të madhe të popullësisë e ka të varfër. Ky argument duhet të jetë qendër e një debati akademik për të vendosur se cilat duhen të jenë politikat më shpresëdhënëse për shqiptarët e Kosovës. Kosova i ka përparësitë, por edhe mangësitë e saj. Krejtë çka mungon këtu është një debat i mirëfilltë akademik, i cili pastaj do të përfshinte edhe elitën politike të vendit. PËRFUNDIME Në bazë të gjithë kësaj që u tha më lart, shtrohet pyetja se a ka plane për të ardhmen e Kosovës? Natyrisht se ka plane për të ardhmen e Kosovës. Kështu janë shprehur disa nga politikanët e partive politike në Kosovë. Premtimi, i cili është dhënë nga politikanët është ai për energjetikën, e cila është shtylla kryesore për dhjetë vitet e ardhshme, është shprehur z. Ylli Hoxha. [4] “Resurset natyrore në Koosovë janë baza e zhvillimit ekonomik dhe treguesi më real, se Kosova sovrane i ka të gjitha parakushtet për zhvillim të mëvetësishëm ekonomik. Kosova me gjithë këtë kapital mineral që e ka, është garant i mirëqenies jo vetëm për banorët e Kosovës por edhe të shteteve përrreth, meqë mungesa e shprehur e energjisë elektrike mund të kompensohet nga investimet e përbashkëta në basenin e Kosovës. Rezervat e lignitit në basenin e Kosovës dhe në atë të Rrafshit të Dukagjinit me mbi 10 miliardë ton thëngjill. Në rezervat e përgjithshme, baseni i Kosovës disponon me 6.5 miliardë ton lignit ndërsa në basenin e rrafshit të Dukagjinit janë të vendosura rreth 3.5 miliardë ton”.[5] Mirëpo, nuk është kjo zgjidhja e vetme. Është edhe bujqësia, një sferë e mirë. Patjetër se duhet të miren masa në këtë sektor, sepse me anë të tatimeve të vogla do të zgjidhte problemin e një numri të madh, të të papunësuarve. BIBLIOGRAFIA 1. Agani, Fehmi (2002) Në rrjedha të mendimit sociologjik, Pejë, Dukagjini. 2. Kumnova, Edmond (2007) Cilat janë planet për ekonomin e Kosovës pas Statusit të saj?, Intervista me z. Ylli Hoxha (Sekretar i përgjithshëm Partisë Reformiste ORA), Prishtinë, Kosovë. 3. Pol, Shefer (2007) Liberalna nelagodnost Evropske integracije, Beograd, Medijska knjizara KRUG. 4. Rugova, Ibrahim (2006) Programi dhe Statuti i LDK-së [Lidhja Demokratike e Kosovës], Prishtinë, Kosovë. 5. Surroi, Veton (2004) Programi dhe Statuti i ORA’s [Partia Reformiste ORA], Prishtinë, Kosovë. 6. Thaqi, Hashim (2002) Programi dhe Statuti i PDK-së [Partia Demokratike e Kosovës], Prishtinë, Kosovë.REFERENCA [1] Nënkupton, diçka larg shumë prej atyre, “UNMIK-ut” [2] Diku kah fundi i viteve ’90 të shekullit të kaluar, Bill Klinton dhe Toni Bler kishin propozuar të ashtuquajturën “rruga e tretë” që në fakt ishte një përzierje ideologjike e të dy kampeve (i djathë dhe ai i majtë). Me fjalë të tjera, këta dy liderë kishin propozuar një liberalizëm të plotë ekonomik, një rol jo shumë të madh të shtetit që është karakteristik për politikat e djathta, dhe politika sociale për të siguruar një minimum jetese për qytetarët që është karakteristikë për politikat e majta. Ata kishin provuar të merrnin më të mirat e së djathtës dhe më të mirat e së majtës për të ndërtuar diçka të re për të cilën mendonin se është zgjidhja më e mirë ideologjike në demokraci. [3] Këtu nënkupton me fjalë të tjera, se shteti e ka për detyrë të grumbullojë të ardhura dhe këto të ardhura t’i shpërndaj në mënyrë sa më të pranueshme për të gjithë. [4] Sekretar i përgjithshëm i Partisë Reformiste ORA, në Kosovë. [5] Ligniti i basenit të Kosovës dhe atij të Rrafshit të Dukagjinit i takon formacionit terciar të kliocenit, kështu që bie në radhën e lignitit të ri, pjesërisht të drurit e pjesërisht me përbërje të tokës (është i favorshëm edhe për zhvillimin e industrisë ushqimore, jo vetëm të digjet).
Në pak dekada, fjala “e drejta e qytetarisë” ështe bërë një ndër fjalët më të përdorshme në diskutimet mbi jetën tonë në shoqëri. Ajo i jep drejtim përgjigjes sonë, të cilës ne shpesh i referohemi si krizë në strukturën sociale dhe në kohezionin (unitetin) shoqëror. Koncepti mbi të drejtën e qytetarisë përdorët, veçanërisht në përpjekjet për të stabilizuar dhe ndryshuar disa praktika, të cila përfshijnë shkollat dhe në përgjithësi, arsimin dhe kualifikimin. Megjithatë, duhet të shkojmë përtej konsensusit të reflektuar në përdorimin konstant të këtyre formulimeve të gjëra, me qëllim që, të mund të marrim drejtimin në debatet e nxehta mbi të drejtën e qytetarisë. Një term i tillë, i një rëndësie shumë të madhe historike dhe sociale, nuk mund të përdoret shumë lehtë: ai nuk duhet të reduktohet në një seri lutjesh të paqarta, të cilat synojnë të rivendosin disa rregulla për shkollat e çrregullta. Respekti për ligjin dhe ndjenja e përgjegjësisë, të cilat janë kushtet paraprake për çdo shoqëri demokratike, nuk mund të reduktohen në një bindje pasive ndaj një rendi shoqëror të drejtë e të qëndrueshëm. Rënia e regjimeve komuniste në Europë dhe konsensusi i dukshëm mbi të drejtën demokratike të qytetarisë nuk i zhduku debatet, divergjencat, dhe sigurisht edhe konfliktet mes shteteve, grupeve dhe individëve të ndryshëm. Këto ndryshime nuk burojnë vetëm nga traditat e ndryshme kulturore dhe sociale, që, në një të ardhme të afërt, janë të destinuara të mishërohen në një të drejtë globale hipotetike të errët të qytetarisë. Ato reflektojnë gjithashtu mënyrat e ndryshme të vlerësimit të botës së sotme, të rivlerësimit të vazhdueshëm të së shkuarës sonë (të të shkuarave tona) dhe të përcaktimit të parashikimeve tona, të së ardhmës sonë (të të ardhmeve tona). Është disi ironike të trumpetosh koncepte të lirisë e të përgjegjësisë, të apelosh për iniciativa individuale dhe të brohorasësh për diversitetin si një asset / pasuri e vyer e shoqërive tona dhe në të njëjtën kohë t’i rrethosh këto deklarata me biseda mbi kërkesa apo detyrime të padiskutueshme dhe të qëndrueshme për zhvillimet globale. Liria e qytetarit, apo së paku, një forme e caktuar tradicionale e saj, është liria e shoqërisë dhe diskutimi në një ambient publik, i udhëhequr, teorikisht, nga barazia midis të gjithë individëve. Disa hipoteza dhe interpretime mbi shqetësimin në rritje për çështje që lidhen me të drejtën e qytetarisëHipotezat na kushtëzojnë nevojen e studimeve plotësuese, realizimi i të cilave do të ishte natyrisht shumë i vlefshëm. P.sh. një studim historik do të tregonte, padyshim, se afirmimi dhe zgjerimi i termit “e drejta e qytetarisë” lidhet me zhvillimet aktuale. Konventa Europiane mbi të Drejtat e Njeriut, p.sh, teksti mbi krijimin e Këshillit të Europës, nuk i përfshin termat “qytetar” ose “e drejta e qytetarisë”. E vetmja shprehje që i referohet kësaj, gjendet në Nenin 4, i cili bën fjalë për “punën e detyruar ose të detyrueshme” për të hequr nga kjo kategori “çdo lloj pune ose shërbimi, i cili është pjesë e detyrimeve civile normale”. Deklarata Uniersale mbi të Drejtat e Njeriut nuk është prolikse (e mbushur në fjalë); termi “e drejta e qytetarisë” po kështu, nuk përdoret këtu, ndonëse ne gjejmë, këtu, termin “nacionalitet / kombësi”, i cili përdoret për të treguar se kjo është një e drejtë. Përkatësia në një komunitet politik është, para së gjithash, përkatësi dhe lidhje me një Shtet, kuadri ligjor i të cilit përcakton kushtet e kësaj përkatësie, të cilësuar si nacionalitet/kombësi. E drejta e qytetarisë lidhet me kombësinë, kjo e fundit i jep të parës të drejtat që lidhen me të. Termi “nacionalitet/kombësi” përmbledh kuptime të ndryshme dhe për më tepër, aplikohet në situata nga më të ndryshmet. Kështu, në tekste të ndryshme ndërkombëtare përdoren termat “person”, shpesh “individ”, ”njeri” (në kuptimin e “qenies njerëzore” dhe jo në kuptimin e gjinisë mashkullore të kësaj specie) dhe jo termi “qytetar”. Një studim relevant i njejtë mund të trajtojë përdorimin e ndryshueshëm të terminologjisë si shenjë e ndryshimeve në interesa dhe koncepte. Mbi dhe pertej fjalorit dhe metodave të ndryshme, të adoptuara nga sisteme të ndryshme arsimore, fokusi ynë është zhvendosur, p.sh. nga “instruksioni civil“ në “edukimin civil” dhe tashmë në “edukimin për të drejtën e qytetarisë“ ose, në fakt, në shumë vende në “edukimin për të drejtat qytetare”. Ky zhvillim reflekton dy tipe ndryshimesh: së pari, kalimin nga një metode, në të cilën prioriteti kryesor në mësimdhënie ishte njohja-veçanërisht me institucionet politike lokale, rajonale ose kombëtare - në një metod, e cila vë theksin në eksperiencën individuale dhe në gjetjen e praktikave, të përcaktuara për të nxitur qëndrime e sjellje që shprehin respektin e duhur për te drejtat e njeriut dhe për të drejtën demokratike të qytetarisë; ndryshimi i dytë është një zgjerim i konsiderueshëm i kësaj fushe, i shprehur në dy kuptime - nga njëra anë tregon se asnjë aspekt i jetës komunitare nuk është i parëndësishëm për të drejtën e qytetarisë - dhe nga ana tjetër vë theksin në institucionet e vendet e interesuara, duke theksuar se thirrja për edukimin me të drejtën e qytetarisë e kapërcen ambientin shkollor, me të cilën ai është i lidhur tradicionalisht. Kështu, qytetarët e përcaktuar në lidhje me autoritetin politik, të cilit i përkasin, duket se po u hapin rrugë qytetarëve, të cilët shihen si individ që jetojnë në shoqëri së bashku me njerëz të tjerë, në një shumëllojshmëri situatash e rrethanash. Qytetari, e drejta e qytetarisë: thelbi, variacionet dhe sfidat konceptualeDuke patur parasysh ndryshimet e shpejta që po ndodhin në shoqëritë tona dhe së bashku me to edhe mënyrat sesi ka lindur dhe është përjetuar e drejta e qytetarisë, është esenciale të riafirmojmë se çfarë është thelbësore në konceptimin e së drejtës së qytetarisë në një shoqëri demokratike. Kjo do të na lejonte të shmangnim emërtimin “qytetarë” për çdo iniciativë, sjelljeje apo qëndrimi përsa kohë që lidhur me këtë merren në konsideratë të tjerët. Të gjitha shoqëritë kanë hartuar dhe zbatojnë rregulla të jetës kolektive, metoda të zgjidhjes së konflikteve, mënyra të të bashkëjetuarit me të tjerët, si me të tjerë brenda së njejtës shoqëri ashtu dhe me të tjerë jashtë saj, me ata, të cilëve nuk u përkasin. Ku çënrdon e veçanta lidhur me referencën ndaj të drejtës demokratike të qytetarisë? Çfarë nënkupton kjo referencë për individët dhe institucionet, çfardo qofshin ato? Një fjalë ose një referencë, e cila shëndërohet në diçka të paqart e të mjegullt nuk mund të përdoret më për të ndihmuar në konceptimin ose drejtimin e veprimit, por shërben thjeshtë për të sjellë një lloj konsensusi të shtruar, me të cilin gjithkush mund të shkojë përpara sepse askush nuk ka sofistikuar diçka vitale. Si për të gjitha termat e përdorura kur flasim për jetën sociale dhe politike, edhe termi “e drejta e qytetarisë” është larg të pasurit një kuptim të qëndrushëm e përgjithësisht të pranueshëm. Po bëhet gjithnjë e më i njohur fakti se kemi të bëjmë me një “koncept shumëformësh”.[1] Pavarësisht nga ndryshimet brendapërbrenda çdo përcaktimi dhe midis gjuhëve, ekzistojnë disa pika të përbashkëta, të cilat sigurojnë, megjithatë, një bazë të shëndoshë për ta zbuluar të drejtën e qytetarisë. Në këtë mënyrë kemi të bëjmë gjithnjë me çështjen e përkatësisë ndaj një komuniteti, që i jep drejtim politikës dhe të drejtave, veçanërisht të drejtave politike. Në këtë kuptim, qytetari është gjithnjë një bashkë-qytetar, një individ që jeton me të tjerët. Ky komunitet përkufizohet në mënyrë thelbësore në dy nivele: nga njëra anë në nivelin lokal, të qytetit, shpesh në kuptimin urban, ku jeton individi, dhe ku i takon të jetojë dhe nga ana tjetër në atë shtetëror, që lidhet me të qenit një shtet kombëtar, i cili siguron të drejta të plota për anëtarët e këtij shteti.[2] Barazia ligjore dhe politike, së bashku me parimin e mosdiskriminimit kombinohet me një zgjerim maksimal të lirive. Qytetari është një individ, i cili ka të drejta dhe detyra, në një shoqëri demokratike. E drejta e parë është ajo e vendosjes së ligjit; detyra e parë është ajo e respektimit të ligjit d.m.th. ushtrimi i lirive të tij, zhvillimi i iniciativave të tij, organizimi i marrëdhënieve të tij me të tjerët brendapërbrenda kuadrit të përcaktuar nga ligji. Kështu, kompetencat thelbësore të lidhura me të drejtën demokratike të qytetarisë janë ato që kerkojnë, formimin e një individi të lirë dhe autonom, të ndërgjëgjshëm për të drejtat dhe detyrat e tij në një shoqëri, ku ushtrohet forcë për vendosjen e ligjit, d.m.th. të rregullave të jetës komunitare, të cilat përcaktojnë kuadrin, ku gjithkush ushtron lirinë e tij/saj, dhe ku emërimi e kontrolli ndaj njerëzve të pushtetit bëhet nën mbikqyrjen e të gjithë qytetarëve. Përveç koncepteve thelbësore të lidhura, kryesisht, me dimensionin politik dhe legal të së drejtës demokratike të qytetarisë dhe me të drejtat e njeriut si p.sh. me barazinë, lirinë, dinjitetin, të drejtën, ligjin, pushtetin etj.,- është e nevojshme t’i atribuojmë një vend të veçante disa metodave dhe fushave relativisht të reja, të cilat janë të pasura dhe të diskutueshme. Kompetencat thelbësoreKur jemi tek kompetencat thelbësore kemi të bëjmë me një fushë të pakufizuar eksperiencash e qëndrimesh, njohjesh e sjelljesh. Konstruktet që hartojnë listën dhe klasifikojnë kompetencat nuk mund të zënë vendin e veprimit e të ndërhyrjes (apo intervenimit), por ato mund të jenë të dobishme për faktin se sjellin një qartësi të vogël në këtë univers gjithnjë të hapur. Këtu kemi të bëjmë me lloje të klasifikimive, ku tek klasifikimi i parë përfshihen tre kategori të kompetencave: kompetenca njohëse, kompetenca emotive / emocionale dhe kompetenca të lidhura me zgjedhjen e vlerave, të lidhura me veprimin, ndërsa tek i dyti përfshihen katër dimensione të së drejtës së qytetarisë, dimensione të cilat bazohen në një analizë të jetës në shoqëri: politike dhe legale, sociale, kulturore dhe ekonomike. KLASIFIKIMI I PARË- Kompetenca njohëse, ndahen në katër nën grupe:
- Kompetenca të një natyre legale e politike, d.m.th. njohje e rregullave te jetës kolektive dhe të kushteve demokratike të vendosjes së tyre, njohje e pushteteve në një shoqëri demokratike, në të gjitha nivelet e jetës politike; me fjalë të tjera, njohjë e institucioneve publike demokratike dhe e rregullave që drejtojnë lirinë dhe veprimin, duke kerkuar të kuptohet se këto institucione dhe liritë janë përgjegjësi e të gjithë qytetarëve; - Njohja e botës aktuale, njohuri të cilat nënkuptojnë, sikurse edhe më sipër, një dimension historik dhe një dimension kulturor; - Kompetenca të një natyre proceduriale, të cilat shpresojmë të jenë të transferueshme dhe, po kështu, të përdorshme në një mori situatash. Krahas kapaciteteve të ndryshme të përgjithshme intelektuale për të realizuar analiza apo për të bërë sinteza; - Njohja e parimeve dhe vlerave të të drejtave të njeriut dhe të së drejtës demokratike të qytetarisë. Këto parime dhe vlera rrjedhin në rradhë të parë nga një konstrukt i arsyeshëm, ndërsa në një nivel më të thellë ato kërkojnë që konceptimi i qenies njerëzore të bazohet në lirinë dhe dinjitetin e barabartë të çdo individi; - Kompetencat etike dhe përzgjedhjet me vlerë. Individët e ndërtojnë vetvetën dhe marrëdhëniet e tyre me të tjerët në përputhje me vlera të veçanta. Ky dimension etik, gjithnjë është i pranishëm, i cili përfshin aspekte afektive dhe emocionale;
- Aftësia për të zgjidhur konfliktet në përputhje me parimet e ligjit demokratik, në veçanti dy parimet themelore për t’iu drejtuar një personi të tretë që nuk është i përfshirë në konflikt dhe për të organizuar një debat të hapur, ku të dëgjohen palët në konflikt dhe të bëhen përpjekje për të zbuluar të vërtetën. Konfliktet mund të zgjidhen me ndërmjetësim, me anë të së cilës synohet të arrihet një marrëveshje mes palëve ose sipas parimeve juridike, ku vendimi merret nga një palë e tretë, mbi bazën e ligjeve e të rregulloreve të shpallura para konfliktit në fjalë.
KLASIFIKIMI I DYTË- Dimensioni politik dhe legal përfshin të drejtat dhe detyrimet lidhur me sistemin politik dhe ligjin. Kjo kërkon njohuri mbi ligjin dhe sistemin politik, mbi qëndrimet demokratike dhe aftësinë për pjesëmarrje, dhe për të ushtruar përgjegjësi në të gjitha nivelet e jetës publike;
- Dimensioni social përfshin marrëdhëniet midis individëve dhe kërkon njohuri se ku bazohen këto marrëdhënie dhe si funksionojnë ato në shoqëri. Kompetencat sociale janë shumë të mëdha, këtu;
- Dimensioni kulturor i referohet përfaqësimeve dhe imagjinatave kolektive dhe vlerave të tyre. Ai nënkupton, sikurse edhe dimensionet e tjera, madje, shpesh herë edhe më shumë se ato, kompetencë historike, njohje të trashëgimisë së përbashkët me gjithë komponentet e ndryshme të saj, të një trashëgimie të paqëndrushme, të një trashëgimie, e cila shkëmbehet me të tjerat;
- Dimensioni ekonomik përfshin botën e prodhimit dhe konsumit të të mirave materiale e të shërbimeve. Ai është direkt i hapur ndaj punës dhe mënyrës së organizimit të saj, ndaj rezultateve të punës dhe shpërndarjës së tyre.
PËRFUNDIMETë drejtat e njeriut, kultura dhe kultura demokratike nuk përhapen si gripi! Nuk është aspak e natyrshme t’i konsiderosh qeniet njerëzore si të barabarta apo të deklarosh se të gjithë duhet të marrin pjesë në hartimin e ligjit, se liria është pasuria e parë e njerëzimit dhe çiltërsia ndaj të tjerëve një kusht i veçantë i ekzistencës së saj. E gjithë kjo duhet të mësohet dhe duke u nisur nga ky fakt u kërkohet qytetarëve, edukatorëve dhe instruktorëve të veprojnë. Pavarësisht nga bindjet, veprimet e tyre nuk do t’ia vlenin shumë, nëse shoqëria dhe autoritete, qofshin këto publike ose private, nuk do t’i përkrahnin ato më shumë e jo vetëm me fjalë, çka do të përkeqësohej/acarohej nëse ata do të vepronin në një mënyrë të papajtueshme me të drejtat e njeriut dhe demokracinë. Edukimi për të Drejtën Demokratike të Qytetarisë mund të jetë kuptimplotë vetëm nëse ekziston një lidhje e vërtetë me pjesën tjetër të shoqërisë. Kështu asgjë nuk mund të quhet e sigurtë dhe nevojat janë të mëdha. Është e rëndësishme të mbahet gjithnjë parasysh kontributi teorik dhe praktik i konceptit mbi të drejtën demokratike të qytetarisë. Liria si aftësi për veprim, barazia si mundësi e të gjithëve për të mira materiale dhe shërbime bazë në mënyrë që të mbrohet dinjiteti human, pjesëmarrja si nevojë për të kontribuar për interesin e përgjithshëm, përgjegjësi për vetë, të tjerët dhe të ardhmen e botës dhe solidaritet mes popujve duke kapërcyer barrierat politike, kulturore dhe sociale. Këto janë thelbi për të Drejtën Demokratike të Qytetarisë. BIBLIOGRAFIA- Audiger, Francois (2000) Edukimi pë të drejtën demokratike të qytetarisë, Strasburg
- Gelpi, Ettore (1994-1995) Drejt një të drejte demokratike qytetare.
- Grosjean, Etienne (2000) Një përmbledhje dhe konkluzionet e Konferencës përfundimtare të projektit “Demokracia, të drejtat e njeriut, minoritetet: aspekte arsimore dhe kulturore”.
- Innsbrukut (1999) Konferenca “Diversiteti linguistik për të drejtën demokratike të qytetarisë në Europë”.
- Strasburg (1999) Shoqëria e tregut, demokracia, e drejta e qytetarisë dhe solidariteti: një fushë konfirmimi? Konferenca e parlamentarëve dhe organizatave joqeveritare (NGO-ve).
REFERENCA[1] Z. Ernst Jouthe, nën ministri për çështjet sociale të Kebekut flet mbi një “koncept polisemik dhe të kontestuar” Seminari me temë: “Konceptet bazë dhe kompetencat thelbësore“ dokumenti i vitit 1997 DECS/CIT (98), shtesa 7. [2] Shtet, komb, shtet-komb….. këto koncepte kërkojnë një analizë që e kapërcën hapsirën e këtij studimi. Kështu kombi lidhet me konceptime të ndryshme jo vetëm të marrëveshjës sociale ose politike por edhe të asaj kulturore e të kulturave, të gjuhës e të gjuhëve, të mundësisë së përkatësisë etj. Për më tepër, do të ishte e nevojshme të vendosej në një kontekst historik si ideja e shtetit komb ashtu edhe format specifike që ka marrë ai në shtete të ndryshme Europiane, në menyrë që ta shqyrtojmë atë si konstruksion historik, të krijuar në një moment specifik, në një kontekst specifik dhe që nuk paragjykon forma të tjera politike të cilat mund të shfaqen në të ardhmën.
Bota shqiptare, dje dhe sot, ka pasur dhe ka shumë personalitete femrash të shquara, por shpesh ne nuk i shohim apo nuk dimë t’i shohim. Nga ana tjetër, i konsiderojmë lehtësisht të tilla, të tjerave. i hedhim një vështrim të shpejtë shtypit të përditshëm… i mbushur që në faqet e para me modele, këngëtare, prezentatuese dhe gazetare të shndërruara persona shumë të rëndësishëm, që në vezë... E drejta për arsim dhe punësim të barabartë me burrat i lejoi gratë të studionin dhe punonin në “fusha tradicionale të meshkujve” si për shembull inxhinieri, mjekësi, e bujqësi. Koha e punës nuk diferenconte në bazë të përkatësisë gjinore. Megjithatë, këto përpjekje për të zbatuar të drejtat e grave në fushën publike nuk u shoqëruan me të njëjtin intensitet në fushën private; gratë mbetën kujdestaret kryesore, shpesh duke mbajtur ngarkesën e dyfishtë për të qenë të suksesshme si në fushën publike, po ashtu edhe në atë private. Në vazhdim do të tregojmë sukseset e disa femrave, në kërkim të një lidereje, në kërkim të rrënjëve të feminizmit shqiptar, në kërkim të modeleve që kanë guxuar të thyejnë pengesat e kohës duke hapur rrugën, duke hequr barrierat, duke udhëhequr, pra ato janë gra, të cilat kanë jetuar në epoka të ndryshme, kanë krijuar në fusha të ndryshme, kanë thyer pengesa të ndryshme, kanë guxuar në mënyra të ndryshme, por gjithsesi, kanë guxuar. Atëherë, kjo është ideja, e cila ka bërë bashkë politikanen Liri Belishova, luftëtaren Shote Galica dhe këngëtaren Marie Kraja.
LIRI BELISHOVA
Në ditët e vitit 1960 kur në botën komuniste po ndodhte çarja e madhe, Enver Hoxha vendosi që Shqipëria të renditej pro Kinës dhe kundër Bashkimit Sovjetik. Kundër këtij vendimi, i cili ishte me pasoja të rënda, doli një grua, fati i së cilës do të përcaktohej tragjikisht nga kjo ngjarje ashtu siç u përcaktua edhe fati i vendit të saj. Liri Belishova, ishte ngjitur mjaft lart në hierarkinë komuniste të asaj kohe, e cila kishte një intuitë të tillë. Ajo ishte e vetmja anëtare e elitës së lartë komuniste të vendit që e kapi momentin e duhur dhe mendoi se kishte ardhur koha për ndryshime. Ndryshimet në këtë kohë nënkuptonin qetësimin e luftës së klasave, më shumë liri ekonomike dhe më tepër liri mendimi, por pa ndryshuar bazat e sistemit komunist. Liri Belishova, kishte intuitën e ndryshimit dhe zgjedhjen e rrugës së duhur për të dalë nga ferri Stalinist. Ajo ishte një lidere tipike për kohën, sepse kishte intuitën e duhur politike, ambicjen, por edhe guximin për ndryshim. Mirëpo, udhëheqësi i shtetit në atë kohë, Enver Hoxha, i cili kishte të zhvilluar instiktin individual, që e bënte atë frikacak, të egër, vrasës, dinak. Në saje të këtij e kuptoi se intuita e kësaj gruaje ishte rreziku kryesor për të. Liri Belishova ashtu si dhe Ramiz Alia apo ndonjë tjetër konsideroheshin ndryshe nga të tjerët, pasi i përkisnin një elite politike komuniste të ndikuar nga Kremlini dhe që gjithsesi, kishin një format politik të konsoliduar sipas standardeve të shkollës politike sovjetike. Belishova shfaqet pikërisht me karakteristikat e një lideri të mirëfilltë. Mirëpo, në një moment të caktuar ata që kanë ambicjen, intuitën dhe dhuntitë e liderit do të duhet të vendosin për të kaluar nga niveli i komandës së dytë në atë të liderit. Por ky moment përmban edhe rrezikun dhe shpresën për sukses. Sepse ata të cilët nuk guxojnë të përballen me këtë moment janë të dënuar të jetojnë gjatë dhe pa vuajtje nën hijen e të tjerëve, por janë gjithashtu të dënuar të mos bëhen kurrë lider. Atëherë, ata që guxojnë, kanë një shans për t’u bërë lider, por kanë edhe rrrezikun për t’u sakrifikuar. L. Belishova, ndërmori hapin e guximshëm pa marrë parasysh rrezikun dhe u sakrifikua. U sakrifikua për një lëvizje që, gjithësesi, po të kemi parasysh rrethanat e atëhershme politike të kohës, dikush duhej të ndërmerrte hapin e parë. Ajo ishte e zgjedhura, por edhe e dënuara e fatit. Por me eliminimin e saj nga skena politike zhduket shfaqja e fundit e protagonistit politik brenda radhëve të elitës komuniste, e protagonistit, i cili ka një program individual të veprimit dhe mendimit politik.
SHOTE GALICA
Shote Galica, lindi në vitin 1885, në krahinën e Radishevës, në kohën e luftës kundër osmanëve dhe sigurisht, askush nuk kishte menduar se vajza e vogël e familjes së Halil Galicës, do të bëhej një luftëtare e madhe. Mirëpo, krejt zona e Drenicës (në rrafshin e Kosovës), shquhej dhe shquhet për një temperament kombëtar të ndezur dhe natyrshëm, familja e saj nuk bënte përjashtim, ushqimi me gji, me kombëtarizëm ishte një normë. Në Luftën e Parë Ballkanike, Lëvizja Çlirimtare Kaçake luajti një rol të madh. Në fillim të vitit 1913 organizimi i saj si lëvizje, ishte në një nivel të lartë. Me luftën e pandërprerë kundër organeve shtetërore, deri në Luftën e Parë Botërore nuk lejoi asnjëherë që të stabilizohej pushteti serbo-malazez. Nga Tetori i vitit 1915 deri në tetor 1918, Kosova ishte ndarë në dy zona pushtimi, Drenica gjithashtu. Në këto dy zona rrethanat ndryshonin shumë. Në zonën që gjendej nën bullgarët, mbretëronte një gjendje e tmerrshme në të gjitha aspektet e jetës, ndërsa austro-hungarezët, u treguan shumë më të ndjeshëm, lejuan punën e administratës lokale, gjuhën e vendit, pra gjuhën shqipe. Kjo ishte hera e parë, që këtij populli i lejohej gjuha amtare si dhe përdorimi i flamurit dhe hapja e shkollave. Këto lëshime u bënë për qëllime politike, në mënyrë që ata të kishin në këmbim mbështetjen popullore. Në pranverë të vitit 1915, Azem Galica arratiset nga burgu i Pozharevecit dhe mënjeherë i bashkëngjitet çetave kaçake, komandant i njërës prej të cilave u bë shumë shpejt. Në fillim të muajit Qershor u martua me Shotën. Ndryshe nga ç’ishte tradita, ai nuk kërkoi dhe gjeti nuse për të tundur djepa, por siç thotë Fan S. Noli: ashtu e nisën jetën, ashtu e mbaruan, në luftë. Nusja e maleve, u thirr ashtu, njëzëri nga të njohurit dhe bashkëluftëtarët, sepse dy javë pas dasmës u shtrëngua të dalë në mal. Shtëpia e Azemit u rrethua nga xhandarmëria, Azemi me tre vëllezërit, nënën dhe Shotën u detyruan të mbrohen. Në këtë betejë ata korrën sukses të plotë. Kjo ishte lufta e parë e Shotës dhe thirrja e famshme, “o prite prite Azem Galicën”, zë fill tek ajo, në çastin kur vret një xhandar. Kjo thirrje e rastësishme shënon hyrjen e Azemit dhe Shotës në epikën legjendare, por ajo thirrmë ka edhe një tjetër valencë ndjenjash; adhurimin që ajo provonte për të shoqin. Lidhja e Shotës me Azemin nuk rezultoi e rastësishme, por pati në sfond një ideal të përbashkët. Miqësia e saj me Luigj Gurakuqin dhe Hasan Prishtinën, Bajram Currin dhe të tjerë njerëz përparimtarë të kohës, ndikuan dukshëm në formimin e Shotës. Vetë miqësia me të tilla personalitete, është dëshmi e pranimit prej tyre të Shote Galicës, si një partnere ushtarake dhe politike. Po të vërejmë trajektoren historike, shohim se çeta e Azemit dhe Shotës, me lëvizjen demokratike në Shqipëri kanë qenë aleatë reciprokë. Ndikimi i Shotës mbi gratë ka qenë i drejtpërdrejtë dhe i pranuar pa ngurim. Në çdo mjedis të grave ajo i shfrytëzoi bisedat për të ngjallur ndjenjat patriotike. Duke qenë në mes të dy çështjeve thelbësore, atë të botëkuptimeve patriarkale dhe luftës për çlirim kombëtar, me shembullin e vet, ndikoi në ngritjen e moralit në mënyrë që ato, të bëheshin më të ndërgjegjshme për gjendjen nën pushtim. Shkallës së lartë të analfabetizmit, Shota iu përgjigj me propagandë, aq sa e lejonin kushtet, duke shpërndarë dhe komentuar gazetën Populli. Një akt i tillë plotëson performancën e Shotës si një grua që nuk ishte e pandërgjegjshme në marrëdhëniet e saj me historinë. Një nga betejat, në të cilën del në pah karakteri i fortë dhe aftësia ushtarake, është ajo e vjeshtës së vitit 1918, kundër 2 mijë forcave austro-hungareze, në zonën e quajtur Përroi i keq. Kjo betejë ishte një triumf i vërtetë, u kap komandanti austriak i garnizonit dhe ju dorëzua forcave aleate, gjeneralit francez Bashle, në Mitrovicë. Gjithashtu, gjatë rrethimit të Radishevës, Shota gjendej tek i ati, Halili. Ushtarët morën vesh për vendodhjen e saj dhe e arrestuan duke e marrë në pyetje për dy ditë me rradhë nga komandanti Savavoviq, për të treguar se ku ishte Azemi, duke e kërcënuar se në të kundërt do t’i shkonte koka. Shota, me qetësi dhe jo pa arrogancë, i përgjigjet: “Nuk e di se kush do ta paguajë me kokë para njëri-tjetrit, unë apo ti, se Azemi shpejt do të vijë këtu dhe do të keni punë me të.” Dhe ashtu ndodhi. Shota u lirua. Jeta saj, ndonëse e shkurtër, ishte shumë e pasur me ngjarje dhe emocione. Shumë detaje të saj na bëhen ndihmë për të kuptuar fenomenin Shote Galica i cili, në vetvete, mbetet i pakrahasueshëm.
MARIE KRAJA
Marie Kraja (Paluca), lindi në Zarë të Dalmacisë, në 24 shtator 1911, në një familje patriotike shqiptare të zhvendosur aty pas përfundimit të studimeve të të atit në Klagenfurt dhe emërimit të tij, si mësues i gjuhës shqipe, në gjimnazin e Arbëreshit në Zara, ku edhe qëndroi për katër vite, pastaj vazhdoi edhe studimet në Akademin Pedagijgike të Vjenës. Pas përfundimit të studimeve ai u kthye në Shqipëri, bashkë me shumë patriotë të tjerë, për të dhënë kontributin e tij në mëkëmbjen e shtetit të sapolindur shqiptar dhe në përpjekjen për përtëritjen kulturore, përmes themelimit të klubeve patriotike, hapjen e shkollave të para shqipe dhe botimin e gazetave dhe revistave të para. Shpirtin artistik, Maria e trashëgoi nga familja e saj. E ëma këndonte, i ati luante në violinë, vëllezërit luanin, njëri violinë dhe tjetri në kitarë, ndërsa një motër studionte piano. Por, mbi të gjithë, dallohej Maria, e cila dëgjoi për herë të parë muzikën e Verdit, Rosinit, Belinit & Pucinit në koncertet e korit dhe të orkestrës së shoqërisë “Rozafat”, si dhe të bandës së shoqërisë “Vllaznia”. Prirja e saj për këngën, fillimisht e fshehur, mori krahë kur Maria, e shoqëruar nga shokë e shoqe, nisi të këndonte në oborrin e shtëpisë e më pas në gëzimet familjare. Zëri i saj tingëllonte në gjithë lagjen duke mbushur me tinguj të ngrohtë gjithë hapësirën përreth. Në vitin 1926, në moshën 15 vjeçare, Maria e gjeti veten larg mbrëmjeve të bukuara shkodrane, në qytetin e njohur për traditën e pasur muzikore dhe jetën e gjallë artistike, në një nga qendrat më të rëndësishme kulturore të Europës, në Vjenë. Pas përfundimit të studimeve në shkollën e mesme muzikore të Vjenës, nisi studimet e larta në Konservatorin e Gracës, ku u përfshi natyrshëm në jetën e gjallë kulturore të këtij qyteti. Marie Kraja i kënaqej mbresave të rralla që i lanë veprat madhështore të Bethovenit, Hendelit nën drejtimin e Shnajdëlit, të simfonive të Bruknerit me Karl Bëm e Osvald Kabasta. Mirëpo, në formimin muzikor të Maries duket se ka ndikuar edhe udhëheqësja e saj artistike, titullarja e teatrit të operas së Bajronit, soprano dramatike Rozina Fortelmi. Perlat e muzikës qytetare shqiptare u sollën para artdashësve të huaj nga ky zë i mrekullueshëm dhe duartrokitjet e shumta, ishin hyrja e karrierës që e priste studenten e sapodilomuar pas kthimit në atdhe. Mirëpo, realiteti kulturor shqiptar nuk kishte asgjë të përbashkët me atë në të cilin u rrit profesionalisht Marie Kraja (Paluca), por vetitë e saj më të mira të trashëguara si këmbëngulja, rregulli, ndjenja e përgjegjësisë ndaj detyrës dhe dashuria për atdheun, do ta ndihmonin të kapërcente vështirësitë që do të haste natyrshmën në një vend të mbizotëruar nga analfabetizmi e varfëria dhe ku lëvizjet kulturore mezi mbijetonin. Në ndryshim nga ditët e sotme, Tirana e viteve ’30, nuk ofronte ndonjë ndryshim të plotë, sado modeste, përsa i përket jetës kulturore dhe artistike. Por shtëpitë e artisteve Tefta Tashko dhe Lola Aleksi, u kthyen në vatra të ngrohta të diskutimeve të zjarrta për letërsinë, artin dhe muzikën. Në fakt, këto zonja do të hapnin në Shqipëri stinën e salloneve poetike perëndimore nga vinin. Deri në prag të pushtimit italian, Marie Kraja, kishte ndërmarrë një varg turnesh, si brenda ashtu dhe jashtë vendit dhe kishte konsoliduar miqësinë e saj me Lola Aleksin, Tefta Tashkon dhe Jorgjie Trujën, një ritëm, i cili do të binte gjatë kësaj periudhe dhe si pasojë e ngushtimit të hapësirave për shoqëritë kulturore. Periudha e pasluftës do të shënonte për Marie Krajën një kthesë në jëtën e saj. Disa muaj para përfundimit të saj, Familja Paluca do të largohej nga Shqipëria, duke parashikuar përndjekjen e intelektualëve dhe personaliteteve të kulturës, fushatë që nuk kurseu as idealistët më të devotshëm të utopisë komuniste. Megjithatë, ajo arriti ta kapërcejë këtë periudhë delikate të jetës së saj, duke zënë një vend të nderuar në altarin e artistëve më të shquar shqiptarë, pozitë që do të konsolidohej me kalimin e viteve, si fryt i punës së saj të palodhur, jo vetëm si artiste, por edhe si pedagoge. Duhet nënvizuar roli i Marie Krajës dhe kolegëve të saj, në formimin e shijeve të publikut shqiptar të viteve ’50, duke i hapur atij horizonte të reja dhe duke e përgatitur për vepra më të zhvilluara muzikore që do të viheshin në skenë. Ajo, bashkë me koleget e saj, ishte model dhe krijues modeli. Janë të njohura në historinë e kulturës dhe të zhvillimeve shoqërore perëndimore, zhvillimet artistike që bëhen promotorë të lëvizjeve shoqërore. Edukimi estetik, ishte pjesë e edukimit qytetar. Marie Kraja, kështu, duke dhënë modele, u bë dhe vetë model në një periudhë kur në jetën kulturore shqiptare ato, nuk ishin dhe aq të shumta. Me krijimin e Filarmonisë në vitin 1950, Maria do të ishte ndër të parat interpretuese që bashkë me kolegët e tjerë, do të kontribuonte në rritjen graduale të saj, duke vënë në skenë shfaqjet e para deri tek veprat e plota skenike dhe duke kaluar gradualisht tek vënia në skenë për herë të parë të operas “Rusallka”. Edhe opera e dytë e vënë në skenë, ishte gjithashtu ruse. Suksesi do të vinte duke u rritur për të, me vënien në skenë të operas “Nusja e shitur” e kompozitorit çek Smetana, personazh i realizuar në mënyrë të përkryer aq sa A.Pashek, (Regjisor i Teatrit të Pragës), do të shprehej se “rrallë kishte parë në skenat vendase, një Marzhenkë, të interpretuar nga një artiste e huaj, si ajo e Marie Krajës”. Maria kishte pasur rastin ta shihte <<Traviata-n>> e Verdit, në skenat italiane, austriake dhe gjermane, por do të vinte dita kur asaj do t’i besohej roli i Violetës, duke qenë në lartësinë e kërkesave teknike dhe duke i mishëruar më së miri tri cilësitë e saj: bukurinë, ndjenjën dhe flijimin. Interpretimi i Violetës, edhe në skenën e Budapestit, ishte kulmi i karrierës së saj. Pas shndërrimit të Filarmonisë, në Teatrin e Operas dhe të Baletit, repertori i saj do të pasurohej me vepra të një kalibri ndërkombëtar. Përsëri, Maries do t’i besoheshin rolet e heroinave, duke përmendur këtu atë të Jolantës, për të vazhduar me atë të Mrikës, në operën me të njëjtin emër të Preng Jakovës. Përkushtimi ndaj operas nuk e pengoi gjithsesi Marie Krajën, të ishte e pranishme në skenat e koncerteve të ndryshme, me pjesë si: “Cigania”, (Donixeti), “Muzikë e ndaluar”, (Gastaldon), aria e Suzanës nga akti i tretë i operas “Dasma e Figaros” (Moxart), e shumë të tjera. Një jetë në skenë, do ta bënte shumë të prekshëm interpretimin e saj të fundit, si artiste e këngës në 150-vjetorin e lindjes së Verdit. Por, mbyllja e periudhës 30-vjeçare në skenë do të shënontë përqendrimin e veprimtarisë së saj në lëmin e mësimdhënies, duke qenë dhe aty një ndër të parat artiste e cila, që në fillim të viteve dyzet ishte lidhur me pedagogjinë e të kënduarit, me hapjen e konkursit për këngëtarë në radio Tirana. Më vonë, ajo dha mësim edhe në shkollën e mesme artistike “Jordan Misja”. Roli i pazëvendësueshëm i Marie Krajës, është i mishëruar edhe në punën e saj sistematike në Konservatorin e Tiranës. Entuziazmi dhe përkushtimi, ishin karakteristika të Artistes së Popullit, në rolin e saj si pedagoge. Ajo qëndroi në krye të katedrës së këngës deri në vitin 1967, vit në të cilin dha dorëheqjen. Është tepër e vështirë për t’i dhënë fund portretit të M. Krajës, pa pasur frikën se mos kemi lënë diçka pa thënë, se kemi harruar një detaj të rëndësishëm të repertorit të saj pa nxjerrë në dritë, se ka mbetur një pjesë e profilit të saj njerëzor, i cili mishërohet në marrëdhëniet ndërpersonale, pa u zbuluar. Mirëpo, këtu, nuk mundem të mos e përmendi edhe lidhjen e saj të ngushtë me familjen e Nënë Terezës dhe ndihmën që i ka ofruar ajo në ditë të vështira, atëherë kur dyert nuk hapeshin edhe aq leht ….. Marie Kraja Paluca, mbylli sytë në 24 nëntor 1999. Dhe me të, u mbyll edhe një epokë, që njohu pak gra të susksesshme.
PËRFUNDIMI
Artistët, kanë qenë dhe mbeten ato figura të rëndësisme të jetës së një kombi, të cilat çelin gjithnjë shtigje të paharruara qytetërimi. Dhe më shumë kur bëhet fjalë për kombin Shqiptar, roli i tyre bëhet i pazëvendësueshëm. Nëse kultura shqiptare, do të kishte pasur më shumë Liri belishova, Shote Galica, Marie Kraja, Tefta Tashko, Jorgjie Truja etj., loja e pasqyrimit të jetës së një kombi në jetën e lidereve, prijeseve, artisteve të tij më të mira, do të kishte funksionuar më mirë. Modelet, do të krijonin modele të tjera emancipuese, deri në pambarim. Këto gra, guxuan të flasin gjuhën e artit, gjuhën e dashurisë për vetveten dhe për të tjerët. Edhe kjo do të thotë të udhëheqësh... me zemër...
BIBLIOGRAFIA
1. Belishova, Liri Rrëfej jetën time të vështirë, Intervistë, Korrieri.
2. Historia e popullit shqiptar, Akademia e Shkencave.
3. Kalemi, Spiro Marie Kraja.
4. Trako, K. Muzika popullore, Shkëndia, 1942.
5. Zamputi, Injac Bylbyli i Shkodrës.
Mënyra kryesore e komunimimit dhe bashkëpunimit ndërmjet qenieve njerëzore është gjuha. Është gjithashtu edhe elementi kryesor që e dallon njeriun nga çdo gjallesë tjetër në natyrë. Gjuha ekziston, pavarësisht nga statusi ekonomik apo statusi martesor, nga pushteti politik, prona private, ndërkohë që nuk mund të konceptohet të flitet për një status ekonomik apo martesor, pushtet politik, pronë private pa gjuhën. Atëherë, sipas Guy - “Gjuha, megjithëse ekziston për të kryer një funksion shoqëror (komunikimin), është prapëseprapë e vendosur në mendjet e individëve” (Guy 1980)[1] Mirëpo, një rol të rëndësishëm, për gjuhën dhe pushtetin politik luan edhe media, sepse ajo përqëndrohet, jo vetëm në përforcimin e të drejtës së lirisë së shprehjes dhe informacionit, por edhe në nxjerrjen e lirë të informacionit. Si shembull tipik të lidhjes ndërmjet gjuhës dhe pushtetit politik le të marrim shtetin shqiptar, qoftë në Shqipëri, qoftë në Kosovë. Potikanët tanë jo vetëm që “zbukurohen” më shumë nga ç’duhet, por edhe përdorin shumë “zbukurime” edhe në fjalorin që përdorin për të komunikuar me zgjedhësit e tyre. Kjo lloj gjuhe e tyre, duket se është e qëllimshme, me funksionin që të përgjigjen pa dhënë asnjëherë përgjigjen e kërkuar për pyetjen e bërë. Ndërkohë që publiku dëgjon fjalë që përsëriten vazhdimisht, por pa kuptuar një zgjidhje konkrete të problemit. Elementi i parë i suksesit të individit për t’u shprehur në politikë është angazhimi i plotë i tij. Mirëpo, shumica e politikanëve gjatë fjalimeve të tyre shfaqin karakteristika të veçanta, me shprehjen e të cilave kanë huazuar një mënyrë të shprehuri, që duket se e përdorin gjithnjë e më shpesh. Një rol shumë të rëndësishëm, përveç gjuhës verbale të përdorur nga politikanët, luan edhe ajo që quhet gjuhë joverbale, siç është mimika, shkrimi, gjestet apo gjuha e trupit. Ka elementë të kësaj gjuhe joverbale të cilët ndikojnë pozitivisht ose negativisht në të kuptuarin apo në përcjelljen e mesazhit. Për shembull, ngritja e zërit gjatë një fjalimi ka një efekt negativ, i cili nuk është në favor të një suksesi në skenën politike. Politikanët më shumë i ngjajnë një aktori, i cili i përmbahet një skenari të caktuar. Është me rëndësi që populli të ketë interesim për personalitetin e politikanëve. Një popull duhet të jetë në dijeni të background-it të personit për të cilin ka votuar. Është e drejtë morale e tij dhe detyrim, në të njëjtën kohë. Por gjithashtu duhet të jetë i interesuar edhe në përmbajtjet politike të platformave të ndryshme që ofrohen në zgjidhje të problematikave të tyre dhe jo vetëm në premtimet “e bukura”, të cilat mbahen gjatë debateve politike dhe që mund të konsiderohen kryesisht si një mjet për të arritur qëllime të caktuara. Atëherë themi se, strukturat gjuhësore kanë një ndikim të madh në politikë, sepse duke u nisur nga politikanët nëpërmjet fjalimeve, ata mund të arrijnë të bindin elektoratin për t’u përshtatur deh për të aprovuar politikën e tyre. Të gjithë individët, të cilët vendosin për një përfshirje në politikë, duhet t’i kushtojnë një vëmendje të veçantë strukturave gjuhësore, mënyrës së të shprehurit, por edhe metodave për manipulimin e elektoratit nëpërmjet premtimeve të tilla që nuk mund të arrihen, duke i shprehur këto nëprmjet një gjuhe shumë të përzgjedhur. Mirëpo, një pushtet politik mund të arrihet shumë lehtë nga një individ, i cili arrin të kontrollojë gjuhën e tij dhe mënyrën e të shprehurit, si edhe duke iu përmbajtur strukturave gjuhësore. Në teorinë e sotme politike, koncepti i shoqërisë civile, rëndom përfshin matrix-in e atyre institucioneve jashtë rrezes së ndikimit nga institucionet shtetërore, funksioni themelor i të cilave është, siç do të thoshte edhe sociologu anglez, Ernest Gellner, mbikëqyrja dhe korrektimi i mekanizmave të pushtetit politik. Në Kosovë ndodh saktësisht e kundërta. E gjitha ajo që quhet shoqëri civile është e reduktueshme në një mizëri organizatash të krijuara, kryesisht mbi bazën e qëllimeve të përcaktuara nga lart, që do të thotë nga politikat e ndërkombëtarëve. Prandaj pothuajse e gjithë shoqëria civile është një hapësirë ku ka vend për problematizimin e çështjeve më banale të mundshme, prej multietnicitetit seminarik e deri te mohimi i të drejtës së gruas për t’u përfshierë në proçeduart e negociatave me Serbinë. Duke patur si qëllim kryesor përfitimin material dhe duke u ofruar si institucione të suksesshme punësimi, nuk mund të gjejmë as edhe një OJF, e cila të marrë përsipër qoftë fushata ndërgjegjësuese, qoftë kritikuese ndaj padrejtësive të kryera nga pushteti politik në Kosovë – UNMIK-ut. Qëllimi i UNMIK-ut është që të investojë në institucione vendase, që së pari privohen nga pushteti politik substancial ndërkohë që, në të vërtetë, ajo që ndodh është të parit kryesisht të interesave të ngushta personale. Nëse ndodh të bisedohet me një punonjës të SHPK-së (Shërbimi Policor i Kosovës), ose dhe me ndonjë përfaqësues të ndonjë OJF-je, qoftë edhe me një individ të thjeshtë të shoqërisë civile, i cili është përfaqësues vetëm i vetes së vet dhe i bindjeve të veta politike, fajësimet kryesore të tyre do të bien mbi institucionet tona politike, duke akuzuar për një korruptim të tyre. Por, asnjëherë nuk kemi dëgjuar për një kritikë thelbësore të shtypjes kolektive, të cilën e ushtron UNMIK-u. Në vend që në themel të veprimtarëisë së OJF-ve të ndryshme që veprojnë në vend, të jetë që shpirti i shoqërisë civile të jetojë në nevojat e popullit dhe organizimi t’i artikulojë kërkesat e tij, rruga e funksionimit të tyre është pikërisht e kundërta. Është implementimi i ofertave të cilat vijnë prej organizatave të tjera, që në fund të fundit, financohen prej shteteve të huaja dhe që përkrahin zyrtarisht politikat e regjimit të UNMIK-ut. Prandaj, shoqëria civile në Kosovë nuk tregon tjetër veçse atë sferë të shoqërisë, ku gjejnë shkarkesë të gjitha përpjekjet e shtrembëruara, për të cilat nuk ka iniciativë apo guxim për të theksuar atë që është e rëndësishme. Në këtë fushë, problemi i Kosovës merr një kuptim etnik, gjinor, kulturor, ekologjik… por asnjëherë atë kuptimin e vërtetë, që thekson dhe dënon mungesën e lirisë thelbësore, shtypjen e një populli apo mohimin e të drejtës së tij për vetëvendosje. Duke u marrë vetëm me hijen e UNMIK-ut, IPVQ-të (Insitucionet Politike Vetëqeverisëse), janë ato të cilat bëhen plotësisht të përputhshme me pushtetin politik. Shoqëria civile fillon aty ku nis lufta ndaj këtij pushteti politk. Sepse ky pushtet i ka krijuar disa institucione ndihmëse për zbatimin e planeve të tij, të këqija për ne, por këto institucione janë IPVQ-të. Ky pushtet po mirëmban shoqërinë civile i cili merret vetëm me këto IPVQ dhe në fund ka krijuar disa forca të rendit të cilat arrestojnë cilindo që sfidon këtë padrejtësi. PËRFUNDIMI Duke u përpjekur të bëjmë një përkufizim, mund të themi se gjuha të cilën e përdor pushteti politik është një aktivitet human, i cili shprehet në një kolektivitet, ku qëllimi kryesor është fitimi dhe mbajtja e pushtetit, influencimi mbi shpërndarjen e të mirave materiale dhe jomateriale. REFERENCA [1] Richard A. Hudson, Sociolingustika, DITURIA, Shqipëri, 2002.
|