Duke u nisur nga ese-ja e Samuel Hantington-it "Ndeshja e qytetërimeve", ka provokuar komente dhe interpretime të ndryshme, kohët e fundit edhe në shtypin tonë shqiptar. Këtu qëndron ideja se pas mbarimit të konfliktit të ideologjive botën e pret konflikti i qytetërimeve apo kulturave Perëndim – Lindje, këtu mund të themi se kemi të konceptuara entitete më të gjëra kulturore, për Europën, të cilat janë: ai Europiano - Perëndimor, Sllavo - Ortodoks dhe ai Turko - Musliman. Mirëpo derisa shtjellon konceptimin e tij për qytetërimet dhe për vijat e tyre ndarëse, Samuel Hantingtoni përmend edhe ata që ai i quan “The Torn Countries”.[1]
Liderët e këtyre vendeve kërkojnë t'i bëjnë ato anëtare të Perëndimit, ndërkohë që historia, kultura dhe traditat e tyre nuk janë perëndimore. Përveç kësaj, pas rënies së konfliktit kapitalizëm, komunizëm, i cili shërbente edhe si faktori më i rëndësishëm i identitetit, për këto vende sot është më i mundimshëm se për të tjerët ripërcaktimi i identitetit të tyre.
Simbas kësaj që thamë më lartë, nuk mund të themi se Shqipëria nuk është një “vend i përçarë”. Këtu kemi parasysh se tradicionalisht vendi ynë ka pasur një influence të tre qytetërimeve: atij Europiano - Perëndimor, Sllavo - Ortodoks dhe atij Turko – Musliman, sepse tre të tretat e kohës që ka ekzistuar si shtet i pavarur, ka qenë i ndikuar prej këtyre tre qytetërimeve, që pastaj i zëvendësoi me ideologjinë marksiste – leniniste, e cila krijoi një identitet që tashmë mund ta quajmë të larguar, atëherë nuk mund të themi se vendi ynë është një “vend i përçarë”, më shumë se tre fish, i cili, pas kolapsit të komunizmit, po përjeton krizën më të fortë të identitetit ndër vendet Europiano - Lindore.
Duke qën tolerant me njëri tjetërin siç kemi bërë gjithmonë, në mesin e popullit tonë, fe është një kultur shpirtërore, është e drejtë e çdo individi të besoj në atë fe, të cilës, i takon, por si gjithmonë edhe më tutje duhet të rrespektojmë çdo fe të cilës, nuk i takojmë dhe kështu do të rrespektohet Kombi i ynë. Mirëpo kemi fatin e madhe si popull që kemi të gjitha fetë dhe kështu po tregojmë kulturën e mirfilltë të popullit për tolerancë dhe mirkuptim. Mirëpo, ne shqipetarët për nga raca, origjina, vendëndodhja gjeografike, historia dhe nga kultura jone deri në mesjetë, padyshim që i takojmë civilizimit Perëndimore, por pas pushtimit nga Perandoria Osmane në mesjetë e gjërë në ditët e sotme kultura dhe identiteti jonë Evropian, pësuan ndryshime dhe tronditje, të cilat edhe sotë e kësaj dite po na mbajnë peng midis Perëndimit dhe Lindjes.
Një shembull konkretë, është sepse gjithësecili nga në edhe pse pëlqejmë, por edhe "de fakto"synojmë të bëjmë jetë Perëndimore, por "de juro" pretendojmë të ruajmë disa nga zakonet por edhe kodet morale të një kulture jo Europiane, e cila në fund të fundit nuk është aspak e origjinës sonë Evropiane.
Besimet e ndryshme fetare, për sa kohë që janë paqësore dhe tolerante ndaj shoqerisë por edhe ndaj njëra-tjetrës, janë të pranueshme dhe duhet të trajtohen si të barabarta. Kështu që edhe ne shqiptarët duhet të tolerojmë njëri-tjetrinë në këtë drejtim.
Por gjithashtu duhet të pranojmë se feja është komponenti kryesore i një kulture, pra del që ne shqiptarët si pupull me etnicitet të njëjtë, por me besime fetare të ndryshme, të kemi edhe rryma kulturore të ndryshme, të cilat të marra sëbashku formojnë atë që quhet kultura e hibridizuar e shqiptarëve etnikë. Mirëpo, e pranuar tërësisht ose pjesërisht, e glorifikuar ose e hedhur poshtë, teza e Samuel Hantington-it, se pas rënies së utopive totalitare, shekulli XXI do të jetë, shekulli i përplasjesë së qytetërimeve, mirëpo, këtu ka një interesim të madh lidhur me se a duhet të pranohet ose të kundërshtohet kjo tezë, por gjithësesi nuk mund të injorohet. Ka kohë që dicka e rëndësishme po ndodh në mbarë botën, diçka që vëmendjes tonë për një kohë të gjatë i ka shpëtuar. Mirëpo shtrohet pyetja se a do të quhet përplasje ose jo e qytetërimeve, mund të cilësohet si një katastrofë e pashmangshme ose e shmangshme, por kjo është vështirë edhe të parashikohet, sepse nga ajo që mund të themi me bindje është së shumica e popujve të botës janë të përzierë në mënyrë të drejtëpërdrejtë ose në atë tërthorazi në këtë problem.
Miliona e miliona njerëz në mbar botën kanë bashkuar mendjet, pasionin dhe vullnetin e tyre, për t'i dalë përpara kësaj të keqe. Të gjithë këtë mund ta quajm si një pjesë të një mozaiku, të këtij shqetësimi të përgjithshëm njerëzor. Këtu mund të themi se për një ndërthurje fatkeqe të rrethanave, acarimi midis besimeve ka vazhduar, por edhe shpesh është bërë “amalgamë”[2] me një zezonë tjetër planetare, i cili është: Terrorizmi.
Terrorizmi, ashtu si konfliktet, ashtu si luftërat, ashtu si edhe urrejtja e cila i lind, është shumë më e vjetër së të gjitha besimet e mëdha të cilat ekzistojnë sot, siç janë: Krishterimi, Islamizmi, Judaizmi dhe Budizmi. Terrori, në të gjitha trajtat e tij, me gjithë rekuizitën dhe maskat e veta, e ka shoqëruar historinë njerëzore në të gjitha fazat e saj. Sipas shkrimtarit tonë të njohurë Ismail Kadare, ku thotë:
“Terrorizmi nuk ka fe, terrorizmi nuk ka sistem vlerash ku mbështetet, terrorizmi nuk ka atdhe. Ashtu si qyqja e cila nuk e ka çerdhen e vet dhe uzurpon çerdhet e të tjerëve, terrorizmi kërkon popuj, vende, ideologji, besime fetare, kauza politike, konflikte racore, acarime etnike, mjerime shoqërore dhe kështu me radhë, për të lëshuar në to vezet e veta, por edhe për të lindur pastaj njerëzimin e vet, i cili është terror.”[3]
Identifikimi i terrorizmit me një popull ose me nje grup popujsh, të cilët një çështje madhore, por edhe me një besim fetar, mund të themi se është një keqkuptim tragjik, ku për fat të keq, ky keqkuptim po vazhdon dhe po kthehet në një faktor të parë dhe pothuaj të vetëm, vetëm e vetëm, për t'i dhënë terrorizmit atë të cilën nuk e ka: një bazë, një vend dhe një besim. Mirëpo terrorizmi por bashke me të edhe keqësimi midis popujve me besime të ndryshme, janë kthyer, siç edhe thamë më parë, në një problem shumë të madhë.
Kontinenti ynë Europian është i prekur drejtëpërdrejtë nga ky shqetesim. Por kur e përmendim Europën, kemi parasysh se gadishulli ynë ballkanik është i prekur dyfish. Mirëpo, Shqipëria këtu ka një përparësi sepse ka tre besimi fetare. Një popull jo i madh në ballkan por me tre besime fetare, në një vend i cili është i njohur si një vend i famshëm për grindje dhe nervozizëm. Një popull aspak i urtë, por i prirur, sikurse edhe pjesa më e madhe e populli të ballkanit, për ngacmim apo acarim. Mirëpo, shpjegimin për një harmoni fetare, e cila ka zgjatur me shekuj në vendin tonë, nuk mund ta kërkojm në ndonjë paradoks apo edhe në ndonjë sistem të edukimit ose edhe të emancipimit në një niveli shkëlqyer, dhe aq më pak në një cilësi moralë – etnike, të cilat janë të veçantat e popullit tonë, sepse ne jemi si gjithë të tjerët. Harmonia jonë fetare është e lindur e vetë jetës, si rrjedhojë e natyrshme e kushteve dhe e tonë nëpër histori. Mirëpo në shekullin e XX, në Ballkanin i cili ishte i shqetësuar, ne po përpiqeshim që të përpunonim një strategji për t’u shkëputur nga Perandoria Osmane. Këtu, rilindasit tanë, filozofët, poetët, politikanët, e kuptuan se harmonia jonë fetare është një thesar i paçmuar dhe se një përçarje e fetare te ne, do të vinte në rrezik edhe vetë fatin e vendit tonë. Prandaj ata u bashkuan të gjithë me mish e me shpirtë, për ta kthyer vendin në një antitod, në një flamur, krahas flamurit të lirisë.
Sot, në vendin tonë demokratikë, të gjitha rreziqet, të cilat i kemi kapërcyer, jan prapë të mundshme. Ato janë të tilla, siç i tham, në Europë, e padyshim edhe në botë. Harmonia fetare, sa është madheshtore si ndërtim, është po aq edhe e brishtë. Mjafton e grisura e parë serioze, mjafton radikalizimi i njërit prej besimeve, që ndërtimi të shkatërohet. Në vendin tonë, të tre besimet, ashtu siç edhe thamë, janë të lidhura me kombin, me vetë ekzistencën e tij. Neve nuk na lejohet asnjë sjellje e papërgjegjshme, asnjë harresv, asnjë pakujdesi, në mirëmbajtjen e këtij ndërtimi. Dhe aq më pak na lejohen pasionet “meskin”[4], për të mos përmendur provokimet dhe provokatorët.
Mirëpo, në kohët e fundit, në periudhën e demokracisë, keqkuptimet më të ndieshme janë ato, të cilat lidhen me raportet komb – fe. Edhe përkundër traditës të cilën e kemi, janë shfaqurë edhe prirje për të vënë fenë kundë kombit. Këtu kemi edhe rastin lidhur me ndërlikimin e qarqeve fetare greke, për t’u mohuar ortodokësve shqiptarë kombësin e tyre. Pastaj kemi edhe atë rrymën rradikale midis muslimanizmit shqiptarë, e cila na ka shqetësuar në kohët e fundit jo vetëm opinioni, por edhe vetë komunitetin musliman.
PËRFUNDIME
Përplasja e qytetërimeve argumenton se politikat e sotme globale rrjedhin prej konflikteve të vjetëra, ndërmjet kulturave dhe feve të ndryshme. Kjo mund të shihet në terren edhe si rrezultat i 11 Shtatorirt, ku lufta kundër terrorizmit mund të shihet por edhe të përkufizohet si një përplasje themelore midis Perëndimit dhe Islami. Mirëpo, marrëdhëniet mes vendeve në dekadat e ardhshme, do të reflektojnë prirjet e tyre kulturore, lidhjet kulturore dhe antagonizmat me vendet e tjera. Por, falë botës, mund të themë se fuqia do të vazhdoj të luaj një rol qendror në politikën botërore, ashtu si gjithmonë. Por, ka diçka tjetër këtu pas konflikteve, sepse në shekullin XX, ideologjitë dolën në planin e parë, por jo krejtësishtë si pasoj e Revolucionit rus, ku patëm fashizmin, komunizmin dhe demokracinë liberale, të cilat ishin në garë me njëra - tjetrën.
Mirëpo, kjo pak a shumë ka përfunduar, por këtu lind edhe pyetja se cili do të jetë fokusi qendror i politikës botërore në dekadat e ardhshme? Atëherë, identitetet kulturore, antagonizmat por edhe asociimet, jo vetëm që do të luajnë një rol, por edhe do të kenë një rol kryesor në marrëdhëniet mes shteteve.
Pra, vetëm me përpjekje të përbashkëta dhe pa përplasje të paragjykuara do të mund të përballohen problemet e së ardhmës, vetëm në këtë mënyrë mund ta përballojm përplasjenë e qutetërimeve, por edhe të terrorizmit dhe gjithë format e tij, pra vetëm në këtë mënyrë mund të zgjidhen një pjesë e problemeve të reja të Botës.
B I B L I O G R A F I A
1. Hantington, Samuel (1996) Përplasja e qytetërimeve, Tiranë, Shqipëri.
2. Kadare, Ismail (2003) Si ta ruajmë harmoninë e çmuar fetare, Tiranë, Shqipëri.
3. http://www.kos.rec.org
4. http://www.forumihorizont.com
REFERENCA
[1] Me këtë nënkuptojmë se bëhet fjalë për "vende të përçarë", çka nënkupton se janë vende që, për arsye të ndryshme historiko-gjeografike, nuk kanë hegjemonitet përsa i përket etnitetit kulturor.
[2] Ka të bëjë me një material mbushës, do të thotë siç është një fishek në termin ushtarak.
[3] Nga Konferenca e mbajtur në Tiranë me temën: “Fetë dhe qutetërimet në mijëvjeqarin e ri”
[4] Ka të bëjë me pasionet e vogëla apo të imëta, të parëndësishme dhe ato të ngushta.