Në pak dekada, fjala “e drejta e qytetarisë” ështe bërë një ndër fjalët më të përdorshme në diskutimet mbi jetën tonë në shoqëri. Ajo i jep drejtim përgjigjes sonë, të cilës ne shpesh i referohemi si krizë në strukturën sociale dhe në kohezionin (unitetin) shoqëror. Koncepti mbi të drejtën e qytetarisë përdorët, veçanërisht në përpjekjet për të stabilizuar dhe ndryshuar disa praktika, të cila përfshijnë shkollat dhe në përgjithësi, arsimin dhe kualifikimin. Megjithatë, duhet të shkojmë përtej konsensusit të reflektuar në përdorimin konstant të këtyre formulimeve të gjëra, me qëllim që, të mund të marrim drejtimin në debatet e nxehta mbi të drejtën e qytetarisë. Një term i tillë, i një rëndësie shumë të madhe historike dhe sociale, nuk mund të përdoret shumë lehtë: ai nuk duhet të reduktohet në një seri lutjesh të paqarta, të cilat synojnë të rivendosin disa rregulla për shkollat e çrregullta.
Respekti për ligjin dhe ndjenja e përgjegjësisë, të cilat janë kushtet paraprake për çdo shoqëri demokratike, nuk mund të reduktohen në një bindje pasive ndaj një rendi shoqëror të drejtë e të qëndrueshëm. Rënia e regjimeve komuniste në Europë dhe konsensusi i dukshëm mbi të drejtën demokratike të qytetarisë nuk i zhduku debatet, divergjencat, dhe sigurisht edhe konfliktet mes shteteve, grupeve dhe individëve të ndryshëm.
Këto ndryshime nuk burojnë vetëm nga traditat e ndryshme kulturore dhe sociale, që, në një të ardhme të afërt, janë të destinuara të mishërohen në një të drejtë globale hipotetike të errët të qytetarisë. Ato reflektojnë gjithashtu mënyrat e ndryshme të vlerësimit të botës së sotme, të rivlerësimit të vazhdueshëm të së shkuarës sonë (të të shkuarave tona) dhe të përcaktimit të parashikimeve tona, të së ardhmës sonë (të të ardhmeve tona). Është disi ironike të trumpetosh koncepte të lirisë e të përgjegjësisë, të apelosh për iniciativa individuale dhe të brohorasësh për diversitetin si një asset / pasuri e vyer e shoqërive tona dhe në të njëjtën kohë t’i rrethosh këto deklarata me biseda mbi kërkesa apo detyrime të padiskutueshme dhe të qëndrueshme për zhvillimet globale. Liria e qytetarit, apo së paku, një forme e caktuar tradicionale e saj, është liria e shoqërisë dhe diskutimi në një ambient publik, i udhëhequr, teorikisht, nga barazia midis të gjithë individëve.
Disa hipoteza dhe interpretime mbi shqetësimin në rritje për çështje që lidhen me të drejtën e qytetarisë
Hipotezat na kushtëzojnë nevojen e studimeve plotësuese, realizimi i të cilave do të ishte natyrisht shumë i vlefshëm. P.sh. një studim historik do të tregonte, padyshim, se afirmimi dhe zgjerimi i termit“e drejta e qytetarisë” lidhet me zhvillimet aktuale.
Konventa Europiane mbi të Drejtat e Njeriut, p.sh, teksti mbi krijimin e Këshillit të Europës, nuk i përfshin termat “qytetar” ose “e drejta e qytetarisë”. E vetmja shprehje që i referohet kësaj, gjendet në Nenin 4, i cili bën fjalë për “punën e detyruar ose të detyrueshme” për të hequr nga kjo kategori “çdo lloj pune ose shërbimi, i cili është pjesë e detyrimeve civile normale”. Deklarata Uniersale mbi të Drejtat e Njeriut nuk është prolikse (e mbushur në fjalë); termi “e drejta e qytetarisë” po kështu, nuk përdoret këtu, ndonëse ne gjejmë, këtu, termin “nacionalitet / kombësi”, i cili përdoret për të treguar se kjo është një e drejtë. Përkatësia në një komunitet politik është, para së gjithash, përkatësi dhe lidhje me një Shtet, kuadri ligjor i të cilit përcakton kushtet e kësaj përkatësie, të cilësuar si nacionalitet/kombësi. E drejta e qytetarisë lidhet me kombësinë, kjo e fundit i jep të parës të drejtat që lidhen me të. Termi “nacionalitet/kombësi” përmbledh kuptime të ndryshme dhe për më tepër, aplikohet në situata nga më të ndryshmet. Kështu, në tekste të ndryshme ndërkombëtare përdoren termat “person”, shpesh “individ”, ”njeri” (në kuptimin e “qenies njerëzore” dhe jo në kuptimin e gjinisë mashkullore të kësaj specie) dhe jo termi “qytetar”. Një studim relevant i njejtë mund të trajtojë përdorimin e ndryshueshëm të terminologjisë si shenjë e ndryshimeve në interesa dhe koncepte. Mbi dhe pertej fjalorit dhe metodave të ndryshme, të adoptuara nga sisteme të ndryshme arsimore, fokusi ynë është zhvendosur, p.sh. nga “instruksioni civil“ në “edukimin civil” dhe tashmë në “edukimin për të drejtën e qytetarisë“ ose, në fakt, në shumë vende në “edukimin për të drejtat qytetare”. Ky zhvillim reflekton dy tipe ndryshimesh: së pari, kalimin nga një metode, në të cilën prioriteti kryesor në mësimdhënie ishte njohja-veçanërisht me institucionet politike lokale, rajonale ose kombëtare - në një metod, e cila vë theksin në eksperiencën individuale dhe në gjetjen e praktikave, të përcaktuara për të nxitur qëndrime e sjellje që shprehin respektin e duhur për te drejtat e njeriut dhe për të drejtën demokratike të qytetarisë; ndryshimi i dytë është një zgjerim i konsiderueshëm i kësaj fushe, i shprehur në dy kuptime - nga njëra anë tregon se asnjë aspekt i jetës komunitare nuk është i parëndësishëm për të drejtën e qytetarisë - dhe nga ana tjetër vë theksin në institucionet e vendet e interesuara, duke theksuar se thirrja për edukimin me të drejtën e qytetarisë e kapërcen ambientin shkollor, me të cilën ai është i lidhur tradicionalisht. Kështu, qytetarët e përcaktuar në lidhje me autoritetin politik, të cilit i përkasin, duket se po u hapin rrugë qytetarëve, të cilët shihen si individ që jetojnë në shoqëri së bashku me njerëz të tjerë, në një shumëllojshmëri situatash e rrethanash.
Qytetari, e drejta e qytetarisë: thelbi, variacionet dhe sfidat konceptuale
Duke patur parasysh ndryshimet e shpejta që po ndodhin në shoqëritë tona dhe së bashku me to edhe mënyrat sesi ka lindur dhe është përjetuar e drejta e qytetarisë, është esenciale të riafirmojmë se çfarë është thelbësore në konceptimin e së drejtës së qytetarisë në një shoqëri demokratike. Kjo do të na lejonte të shmangnim emërtimin “qytetarë” për çdo iniciativë, sjelljeje apo qëndrimi përsa kohë që lidhur me këtë merren në konsideratë të tjerët. Të gjitha shoqëritë kanë hartuar dhe zbatojnë rregulla të jetës kolektive, metoda të zgjidhjes së konflikteve, mënyra të të bashkëjetuarit me të tjerët, si me të tjerë brenda së njejtës shoqëri ashtu dhe me të tjerë jashtë saj, me ata, të cilëve nuk u përkasin. Ku çënrdon e veçanta lidhur me referencën ndaj të drejtës demokratike të qytetarisë? Çfarë nënkupton kjo referencë për individët dhe institucionet, çfardo qofshin ato? Një fjalë ose një referencë, e cila shëndërohet në diçka të paqart e të mjegullt nuk mund të përdoret më për të ndihmuar në konceptimin ose drejtimin e veprimit, por shërben thjeshtë për të sjellë një lloj konsensusi të shtruar, me të cilin gjithkush mund të shkojë përpara sepse askush nuk ka sofistikuar diçka vitale.
Si për të gjitha termat e përdorura kur flasim për jetën sociale dhe politike, edhe termi “e drejta e qytetarisë” është larg të pasurit një kuptim të qëndrushëm e përgjithësisht të pranueshëm. Po bëhet gjithnjë e më i njohur fakti se kemi të bëjmë me një “koncept shumëformësh”.[1]
Pavarësisht nga ndryshimet brendapërbrenda çdo përcaktimi dhe midis gjuhëve, ekzistojnë disa pika të përbashkëta, të cilat sigurojnë, megjithatë, një bazë të shëndoshë për ta zbuluar të drejtën e qytetarisë. Në këtë mënyrë kemi të bëjmë gjithnjë me çështjen e përkatësisë ndaj një komuniteti, që i jep drejtim politikës dhe të drejtave, veçanërisht të drejtave politike. Në këtë kuptim, qytetari është gjithnjë një bashkë-qytetar, një individ që jeton me të tjerët. Ky komunitet përkufizohet në mënyrë thelbësore në dy nivele: nga njëra anë në nivelin lokal, të qytetit, shpesh në kuptimin urban, ku jeton individi, dhe ku i takon të jetojë dhe nga ana tjetër në atë shtetëror, që lidhet me të qenit një shtet kombëtar, i cili siguron të drejta të plota për anëtarët e këtij shteti.[2]
Barazia ligjore dhe politike, së bashku me parimin e mosdiskriminimit kombinohet me një zgjerim maksimal të lirive. Qytetari është një individ, i cili ka të drejta dhe detyra, në një shoqëri demokratike. E drejta e parë është ajo e vendosjes së ligjit; detyra e parë është ajo e respektimit të ligjit d.m.th. ushtrimi i lirive të tij, zhvillimi i iniciativave të tij, organizimi i marrëdhënieve të tij me të tjerët brendapërbrenda kuadrit të përcaktuar nga ligji. Kështu, kompetencat thelbësore të lidhura me të drejtën demokratike të qytetarisë janë ato që kerkojnë, formimin e një individi të lirë dhe autonom, të ndërgjëgjshëm për të drejtat dhe detyrat e tij në një shoqëri, ku ushtrohet forcë për vendosjen e ligjit, d.m.th. të rregullave të jetës komunitare, të cilat përcaktojnë kuadrin, ku gjithkush ushtron lirinë e tij/saj, dhe ku emërimi e kontrolli ndaj njerëzve të pushtetit bëhet nën mbikqyrjen e të gjithë qytetarëve.
Përveç koncepteve thelbësore të lidhura, kryesisht, me dimensionin politik dhe legal të së drejtës demokratike të qytetarisë dhe me të drejtat e njeriut si p.sh. me barazinë, lirinë, dinjitetin, të drejtën, ligjin, pushtetin etj.,- është e nevojshme t’i atribuojmë një vend të veçante disa metodave dhe fushave relativisht të reja, të cilat janë të pasura dhe të diskutueshme.
Kompetencat thelbësore
Kur jemi tek kompetencat thelbësore kemi të bëjmë me një fushë të pakufizuar eksperiencash e qëndrimesh, njohjesh e sjelljesh. Konstruktet që hartojnë listën dhe klasifikojnë kompetencat nuk mund të zënë vendin e veprimit e të ndërhyrjes (apo intervenimit), por ato mund të jenë të dobishme për faktin se sjellin një qartësi të vogël në këtë univers gjithnjë të hapur.
Këtu kemi të bëjmë me lloje të klasifikimive, ku tek klasifikimi i parë përfshihen tre kategori të kompetencave: kompetenca njohëse, kompetenca emotive / emocionale dhe kompetenca të lidhura me zgjedhjen e vlerave, të lidhura me veprimin, ndërsa tek i dyti përfshihen katër dimensione të së drejtës së qytetarisë, dimensione të cilat bazohen në një analizë të jetës në shoqëri: politike dhe legale, sociale, kulturore dhe ekonomike.
KLASIFIKIMI I PARË
- Njohja e botës aktuale, njohuri të cilat nënkuptojnë, sikurse edhe më sipër, një dimension historik dhe një dimension kulturor;
- Kompetenca të një natyre proceduriale, të cilat shpresojmë të jenë të transferueshme dhe, po kështu, të përdorshme në një mori situatash. Krahas kapaciteteve të ndryshme të përgjithshme intelektuale për të realizuar analiza apo për të bërë sinteza;
- Njohja e parimeve dhe vlerave të të drejtave të njeriut dhe të së drejtës demokratike të qytetarisë. Këto parime dhe vlera rrjedhin në rradhë të parë nga një konstrukt i arsyeshëm, ndërsa në një nivel më të thellë ato kërkojnë që konceptimi i qenies njerëzore të bazohet në lirinë dhe dinjitetin e barabartë të çdo individi;
Të drejtat e njeriut, kultura dhe kultura demokratike nuk përhapen si gripi! Nuk është aspak e natyrshme t’i konsiderosh qeniet njerëzore si të barabarta apo të deklarosh se të gjithë duhet të marrin pjesë në hartimin e ligjit, se liria është pasuria e parë e njerëzimit dhe çiltërsia ndaj të tjerëve një kusht i veçantë i ekzistencës së saj. E gjithë kjo duhet të mësohet dhe duke u nisur nga ky fakt u kërkohet qytetarëve, edukatorëve dhe instruktorëve të veprojnë. Pavarësisht nga bindjet, veprimet e tyre nuk do t’ia vlenin shumë, nëse shoqëria dhe autoritete, qofshin këto publike ose private, nuk do t’i përkrahnin ato më shumë e jo vetëm me fjalë, çka do të përkeqësohej/acarohej nëse ata do të vepronin në një mënyrë të papajtueshme me të drejtat e njeriut dhe demokracinë. Edukimi për të Drejtën Demokratike të Qytetarisë mund të jetë kuptimplotë vetëm nëse ekziston një lidhje e vërtetë me pjesën tjetër të shoqërisë.
Kështu asgjë nuk mund të quhet e sigurtë dhe nevojat janë të mëdha. Është e rëndësishme të mbahet gjithnjë parasysh kontributi teorik dhe praktik i konceptit mbi të drejtën demokratike të qytetarisë. Liria si aftësi për veprim, barazia si mundësi e të gjithëve për të mira materiale dhe shërbime bazë në mënyrë që të mbrohet dinjiteti human, pjesëmarrja si nevojë për të kontribuar për interesin e përgjithshëm, përgjegjësi për vetë, të tjerët dhe të ardhmen e botës dhe solidaritet mes popujve duke kapërcyer barrierat politike, kulturore dhe sociale. Këto janë thelbi për të Drejtën Demokratike të Qytetarisë.
BIBLIOGRAFIA
REFERENCA
[1] Z. Ernst Jouthe, nën ministri për çështjet sociale të Kebekut flet mbi një “koncept polisemik dhe të kontestuar” Seminari me temë: “Konceptet bazë dhe kompetencat thelbësore“ dokumenti i vitit 1997 DECS/CIT (98), shtesa 7.
[2] Shtet, komb, shtet-komb….. këto koncepte kërkojnë një analizë që e kapërcën hapsirën e këtij studimi. Kështu kombi lidhet me konceptime të ndryshme jo vetëm të marrëveshjës sociale ose politike por edhe të asaj kulturore e të kulturave, të gjuhës e të gjuhëve, të mundësisë së përkatësisë etj. Për më tepër, do të ishte e nevojshme të vendosej në një kontekst historik si ideja e shtetit komb ashtu edhe format specifike që ka marrë ai në shtete të ndryshme Europiane, në menyrë që ta shqyrtojmë atë si konstruksion historik, të krijuar në një moment specifik, në një kontekst specifik dhe që nuk paragjykon forma të tjera politike të cilat mund të shfaqen në të ardhmën.

- Kompetenca njohëse, ndahen në katër nën grupe:

- Kompetencat etike dhe përzgjedhjet me vlerë. Individët e ndërtojnë vetvetën dhe marrëdhëniet e tyre me të tjerët në përputhje me vlera të veçanta. Ky dimension etik, gjithnjë është i pranishëm, i cili përfshin aspekte afektive dhe emocionale;
- Aftësia për të zgjidhur konfliktet në përputhje me parimet e ligjit demokratik, në veçanti dy parimet themelore për t’iu drejtuar një personi të tretë që nuk është i përfshirë në konflikt dhe për të organizuar një debat të hapur, ku të dëgjohen palët në konflikt dhe të bëhen përpjekje për të zbuluar të vërtetën. Konfliktet mund të zgjidhen me ndërmjetësim, me anë të së cilës synohet të arrihet një marrëveshje mes palëve ose sipas parimeve juridike, ku vendimi merret nga një palë e tretë, mbi bazën e ligjeve e të rregulloreve të shpallura para konfliktit në fjalë.
- Dimensioni politik dhe legal përfshin të drejtat dhe detyrimet lidhur me sistemin politik dhe ligjin. Kjo kërkon njohuri mbi ligjin dhe sistemin politik, mbi qëndrimet demokratike dhe aftësinë për pjesëmarrje, dhe për të ushtruar përgjegjësi në të gjitha nivelet e jetës publike;
- Dimensioni social përfshin marrëdhëniet midis individëve dhe kërkon njohuri se ku bazohen këto marrëdhënie dhe si funksionojnë ato në shoqëri. Kompetencat sociale janë shumë të mëdha, këtu;
- Dimensioni kulturor i referohet përfaqësimeve dhe imagjinatave kolektive dhe vlerave të tyre. Ai nënkupton, sikurse edhe dimensionet e tjera, madje, shpesh herë edhe më shumë se ato, kompetencë historike, njohje të trashëgimisë së përbashkët me gjithë komponentet e ndryshme të saj, të një trashëgimie të paqëndrushme, të një trashëgimie, e cila shkëmbehet me të tjerat;
- Dimensioni ekonomik përfshin botën e prodhimit dhe konsumit të të mirave materiale e të shërbimeve. Ai është direkt i hapur ndaj punës dhe mënyrës së organizimit të saj, ndaj rezultateve të punës dhe shpërndarjës së tyre.
Të drejtat e njeriut, kultura dhe kultura demokratike nuk përhapen si gripi! Nuk është aspak e natyrshme t’i konsiderosh qeniet njerëzore si të barabarta apo të deklarosh se të gjithë duhet të marrin pjesë në hartimin e ligjit, se liria është pasuria e parë e njerëzimit dhe çiltërsia ndaj të tjerëve një kusht i veçantë i ekzistencës së saj. E gjithë kjo duhet të mësohet dhe duke u nisur nga ky fakt u kërkohet qytetarëve, edukatorëve dhe instruktorëve të veprojnë. Pavarësisht nga bindjet, veprimet e tyre nuk do t’ia vlenin shumë, nëse shoqëria dhe autoritete, qofshin këto publike ose private, nuk do t’i përkrahnin ato më shumë e jo vetëm me fjalë, çka do të përkeqësohej/acarohej nëse ata do të vepronin në një mënyrë të papajtueshme me të drejtat e njeriut dhe demokracinë. Edukimi për të Drejtën Demokratike të Qytetarisë mund të jetë kuptimplotë vetëm nëse ekziston një lidhje e vërtetë me pjesën tjetër të shoqërisë.
Kështu asgjë nuk mund të quhet e sigurtë dhe nevojat janë të mëdha. Është e rëndësishme të mbahet gjithnjë parasysh kontributi teorik dhe praktik i konceptit mbi të drejtën demokratike të qytetarisë. Liria si aftësi për veprim, barazia si mundësi e të gjithëve për të mira materiale dhe shërbime bazë në mënyrë që të mbrohet dinjiteti human, pjesëmarrja si nevojë për të kontribuar për interesin e përgjithshëm, përgjegjësi për vetë, të tjerët dhe të ardhmen e botës dhe solidaritet mes popujve duke kapërcyer barrierat politike, kulturore dhe sociale. Këto janë thelbi për të Drejtën Demokratike të Qytetarisë.
BIBLIOGRAFIA
- Audiger, Francois (2000) Edukimi pë të drejtën demokratike të qytetarisë, Strasburg
- Gelpi, Ettore (1994-1995) Drejt një të drejte demokratike qytetare.
- Grosjean, Etienne (2000) Një përmbledhje dhe konkluzionet e Konferencës përfundimtare të projektit “Demokracia, të drejtat e njeriut, minoritetet: aspekte arsimore dhe kulturore”.
- Innsbrukut (1999) Konferenca “Diversiteti linguistik për të drejtën demokratike të qytetarisë në Europë”.
- Strasburg (1999) Shoqëria e tregut, demokracia, e drejta e qytetarisë dhe solidariteti: një fushë konfirmimi? Konferenca e parlamentarëve dhe organizatave joqeveritare (NGO-ve).