Në të shumtën e rasteve, mënyra e vetme për të kuptuar çështjet e ndërlikuara është referimi te dialektika e të kundërtave. Logjika jonë punon në këtë mënyrë: e kuptojmë diçka më mire, kur njohim edhe të kundërtën e saj. E kemi fjalën për përkatësinë europiane të shqiptarëve dhe qëndrimin nihilist që po mbahet së fundi ndaj këtij identiteti. Për të shtruar çështjen e identitetit shqiptar, domethënë jo vetëm për të përcaktuar rrugën politike që duhet të ndjekë populli ynë nëpërmjet qeverisësve të vet, por së pari bëhet fjalë interpretimi i historisë së vet. Pra, për të përcaktuar nëse pushtuesit shekullorë kanë qenë kulturës dhe zakoneve tona, nëse “vizita”, e tyre e përzgjatur ishte një fatbardhësi për ne dhe nëse skorjet e asaj “vizite”, në ndërgjegjen tone, duhet të kuptohen si grimca të arta për t’u shpëtuar dhe për t’u ruajtur me fanatizëm.
Identitete të shumta, të deformuara/ndryshuara prej dobësive të zgjatura në kohë ngatërronin qëllimishtë identitetin kulturor të shqiptarëve me atë fetar. Dhe gjithnjë, me keqardhje, unifikonin identitetin në përgjithësi, me atë fetar. Kjo, vihet re edhe në ditët e sotme. Sipas një interpretimi nga ana e talebanëve, Presidenti Bush është konsideruar si mobilizues i krishterimit, ndërkohë që nuk prononcohen për faktin që, kreu i katolikëve, Papa Gjon Pali II, më tepër se askush tjetër, është përpjekur për të naluar luftën e Gjirin Persik.
Atëherë, aty ku intelekti është ende i përzgjatur edhe ndershmëria intelektuale kthehet në një favorizim. Tani së fundi, në shkrime mbi Nënë Terezën, për deklarimin e saj se është qytetare e nderuar e gjithë botës dhe mike e të varfërve, është identifikuar si një katolike e mirë dhe është trajtuar si e tillë. Nëna Terezë edhe pse vjen nga një bekground i një shtrese të varfër, përse është nderuar si shenjtëreshë?! Sepse, për disa mendje të dobëta, një person i shenjtë, nuk mund të jetë qytetar i mirë dhe model i Qytetërimit Europian. Këtu kemi edhe një mendim filozofik të iluminizmit, i cili arrin formulimin e vet me thënien horaciane: “Sapere Aude.”[1]
Për disa individualitete me identitet gjithmonë të papërcaktuar, as mish as peshk, identitet do të thotë sofizëm provincial dhe retorikë mashtruese; ku gjeografia nuk ka sigurisht asnjë vlerë.Edhe pse Filip Shiroka jetonte në Afrikë dhe vdiq në Azi, – jetonë dhe vdes si Europian. Eseisti ynë jetoi rastësisht në Europë dhe po rastesisht vdiq aty. Pra, një akademik, aderues i Platonit, flamurtar i bektashinjëve, duke pare se ajo mendje dhe ai shpirt nuk mund të filtrojnë gjëra më të holla se rimat e vargëzuesve me alfabet dhe me leksik otoman, ka guximin për të krahasuar arabishten, si fenomen shoqëror dhe fetar në trevat e Afrikës Veriore dhe Lindore, me lëvizjet e thjeshta migratore të popullsisë.[2] Po ai, na tregon se letërsia e bektashinjëve është më e pasur sesa ajo katolike e të njëjtës kohë dhe se nuk ka dallime mes tyre.[3] Gjëra këto të pranuara nga një personi të dorës së dytë, por jo prej një historiani të letërsisë shqipe.
Ka edhe një numër tjetër mendimesh superiore, që e konsiderojnë trajtimin e çështjes së identitetit si diçka personale mes dy njerëzve, diçka lidhëse në historinë e tyre vetjake dhe mundohen që ta largojnë problemin duke e skualifikuar atë apriori.
Edhe sot ndjejmë problemin e pazgjidhur të identitetit Europian. Ndërkohë që në anën tjetër të peshores, qëndron një identitet jo Europian, i cili shumë shpesh edhe pse gjeografikisht gjendet në Europë, njihet si një identitet antieuropian. Ka diçka edhe ndërmjet nesh, që duke mohuar vetveten mohojmë identitetin Europian, duke na trajtuar gati-gati, sikur të ishim një mision aziatik në gjirin e Europës, një ambasadë e Lindjes në Perëndim.
Mirëpo, këtu ka diçka historike, sepse kur me të vërtetë ishim bishti i Azisë së Vogël në Europë, kemi qenë të përdorur si mjet i shkëmbimit, si sakrificë për faje kryesisht jo tonat - por deridiku edhe tonat.
Kur i referohem për vendit tonë si mjet shkëmbimi, kam parasysh vitin 1878 kur në Kongresin e Berlinit, Turqia i pagoi borxhet e veta me tokat tona, kam parasysh vitin 1913, kur tokat shqiptare së bashku me banorët e tyre, nën sundimin turk, e kishin humbur aq shumë identitetin si toka shqiptare në sytë e Fuqive të Mëdha, saqë ato (Fuqitë e Mëdha) nuk ngurruan për të coptuar pa të drejtë një pjesë të tokave tona në vendet fqinje. Gjithë kjo, si rrjedhojë e të qenit, deri atëherë, si bisht i Azisë së Vogël, në Europë.
Pra, nëqoftëse sot inventarit të tokave të Shqiprisë politike i mungojnë Ulqini, Gruda, Kosova dhe Dibra e Madhe – kjo gjë i duhet ditur për nder atyre, të cilët dëshiruan të na “qytetërojnë”, duke na etiketuar me një identitet jo Europian.
Kur flasim për përkatësi, kemi parasysh rrënjët kulturore, objektivat historike, bashkëveprimin intelektual, shtrirjen gjeografike etj. Por, të gjitha këto aspekte, janë sintetizuar vetëm pse Europa ka pasur një shpirt të përbashkët dhe universal, ndaj të cilit gjatë shekujve janë verifikuar lëkundje, madje edhe është mohuar apo reformuar, por gjithsesi ai shpirt jeton ende sot në Europë.
Shtrohet pyetja: Çfarë përfaqëson Identiteti Europian? Që në antikitet grekët e konsideronin veten të ndryshëm prej persianëve, sepse grekët kishin në bazë të qytetërimit të tyre parimin e lirisë, ndërsa persianët atë të despotizmit aziatik. Fillimisht antagonizmi ndërmjet të qytetëruarve dhe barbarëve, buronte prej faktit se barbarët kishin një të pare, i cili sundonte ndërsa pjesa tjetër ishin thjesht të sunduar. Barbarët e hershëm, s’kishin vendbanime qytetare mbasi ata më së shumti bënin një jetë nomade në kërkim të asaj çka ofronte natyra. Pra, shpirti barbar nuk synonte dominimin e natyrës në sajë të arsyes njerëzore, por thjesht të merrte prej natyrës atë çka ajo jepte vetvetiu dhe njëkohësisht kërkonte të shfrytëzonte të mirat që kanë prodhuar popujt dhe qytetërimet e tjera.
Lindja e Qytetrimit Europian nuk koincidon thjesht me një entitet gjeografik të përcaktuar, por me një shtytje shpirtërore dhe morale, e cila i çon njerëzit për ta konsideruar vetveten si qenie shoqërore dhe si të tillë, për të koordinuar forcat dhe për të bashkëvepruar. Europa ka njohur identitetin e saj të parë kulturor, ekonomik dhe politik gjatë lulëzimit të Perandorisë Romake, atëherë kur me fitoret e Trajanit qeverisja e Romës shtrihej prej Murit të perandorit Adrian në Skoci (Vallum Adriani) e deri në Babiloni. Kudo kishte vlerë e njëjta monedhë, të njëjtat ligje civile, të njëjtat rregulla të oratorisë, e njëjta gjuhë, të njëjtat kryevepra të letërsisë dhe të njëjtat modele arkitekture.
Me të gjitha kontradiktat e kuptueshme të asaj shoqërie, ekzistonte një identitet romak i mirëfilltë, i pranuar në bazë të një ushqimi shpirtëror të konsoliduar mirë në të gjitha pikëpamjet.
Me rënien e Perandorisë Romake, trojet e Romës së qytetëruar rrezikoheshin prej barbarëve, dyndjet e të cilëve linin mbrapa vetëm shkatërim dhe vdekje. Roma po binte në duart e barbarëve jo sepse mungonin legjionet dhe rekrutët, por sepse mungonte “shpirti” që t’u jepte forcë senatorëve dhe legjionarëve, mungonte fryma që shtyn gjithmonë njerëzit për të punuar dhe për të luftuar. Trashëgiminë e Romës pagane e mori në dorë Krishtërimi, i cili përbuzej prej paganëve për faktin se s’ishte një besim luftarak, por u mësonte njerëzve për të dashur edhe armikun. Një shembull i kësaj dashurie mrekulloi në vitin 451 edhe Atilën, mbretin e Hunëve, kur para mureve të Romës u “mposht” prej fjalëve të një plaku fisnik e të dijshëm, Papa Luanit të Madh dhe u kthye mbrapshtë me gjithë hordhitë e tij, duke e braktisur Italinë. Mjerisht në të tjera rasa, sundimtarët e Romës – preferuan shpatën si mjet për të mposhtur barbarët dhe kjo e fundit deri diku e kreu punën e vet dhe i mbajti hordhitë barbare në brigjet e përtej detit Adriatik, i largoi përfundimisht në betejën e Poitiers, i hodhi në Afrikë në betejën e Granadës, i fundosi në Lepanto dhe i shkatërroi në rrethimin e Vjenës. Por, në thelb Europa e kafshuar prej të gjitha anëve, me anë të krishtërimit ia doli, jo për t’i larguar me ushtri hunët apo vizigotët, por dike i qytetëruar ata me anë të kulturës klasike dhe të frymës së Ungjillit. Kjo gjë çoi drejt krijimit të një shpirti të vetëm të Europës, i cili kishte dy krahë: kryqin dhe shpatën, pra autoritetin fetar dhe pushtetin civil. Të tillë e gjeti mesjeta edhe Shqiprinë, atëherë kur murgjit benediktinë, qenë të parët që i jepnin një fytyrë të re Europës duke ndërtuar qendra të banuara, duke mbledhur bagtinë dhe bujqësinë, duke hapur rrugë dhe miniera, duke kopjuar kodet antike dhe duke bërë hapat e parë në degët e shkencave empirike.
Por, Europa përmblidhte në vetvete një frymë krejt të ndryshme prej despotizmit oriental. Makiaveli vërente te kap. IV i Princit, se në një monarki si ajo franceze, mbreti nuk ishte i lirë të ndërronte sunduesit e provincave të veta, pa rrezikuar krejt mbretërimin e tij, kurse në perandorinë turke, sulltani mund të ndërronte sanxhakbejtë e tij sipas dëshirës, pa patur frikë nga askush.[4] Pra, përfundon Makiaveli: një shtet si Franca mund të pushtohet relativisht më lehtë sesa një shtet despotik ku sundon vetëm një person, por nuk mund të qeveriset lehtë sepse individualitet e shtypura që eventualisht do të kërkonin për t’u çliruar do të ishin të shumta. Kurse një shtet despotik oriental është e vështirë për ta mundur ushtarakisht, por nëqoftëse do të rrëzohet prej fronit princi despot, ai shtet mund të qeveriset relativisht lehtë prej mundësve. Kjo gjë lejon që një shtet me individualitete të spikatuna si Franca, Spanja – mund ta marrin veten edhe mbas shkatërimeve të mëdha, kurse mbretërit despotike një herë që kanë marrë teposhtën nuk është më e mundur për t’i rizgjedhur dhe për t’u ridhënë jetë.
PËRFUNDIME
Me një fjalë; barbarët “vdesin” të rinj dhe nuk lënë mbrapa trashëgimtarë, sepse nuk ka një forcë kulturore barbare, por ka vetëm forcë shkatërruese barbare.
Në fund të shek. XVI u përpunua dhe u pasurua më shumë mendimi për njeriun në Rilindjen Europiane, u formuluan më qartë e në mënyrë të përcaktuar një numër kërkesash, si: në fushën ekonomike, politike, arsimore dhe kulturore, të cilat shprehnin nevojat e klasës së re, por edhe u përgjigjeshin njëherazi aspiratave të të gjithë popullit.
B I B L I O G R A F I A
1. Historia e letërsisë shqipe I, II (1960) Botim i Institutit të Historisë dhe të Gjuhësisë së Universitetit të Tiranës, Tiranë.
2. Historia e letërsisë shqiptare (1983) Botim i Akademisë së Shkencave, Tiranë.
3. Machiavelli, Niccolo (2003) PRINCI – Politika dhe kodi moral, UEGEN, Tiranë.
4. Qabej, Eqrem (1994) Shqiptarët midis Perëndimit dhe Lindjes, Tiranë.
5. Qosja, Rexhep (2006)Realiteti i shpërfillur, Toena, Tiranë.
REFERENCA
[1] Sipas I. Kant-i, i cili jep një ngjyrim pozitiv se: duhet të kesh guximin për të njohur arsyen e lirë, pa qenë verbërisht i shtypur prej ndonjë besimi dhe prej ndonjë tradite.
[2] Shih: Realiteti i shpërfillur, Toena, Tiranë, 2006, fq. 41.
[3] Pra këtu nënkupton më atë superiore dhe e barabartë!.
[4] Niccolo Machiavelli, PRINCI Politika dhe kodet morale, UEGEN, Tiranë, 2003.