Në vitin 1917, derisa Amerika nga ana e saj hynte në luftë, ngjan një ngjarje tjetër që ka pasoja mbi zhvillimin e luftës dhe mbi ardhmërinë e Europës dhe të botës; Revolucioni Rus.
Që më 1905, pas një vazhdimësie të zis së bukës dhe paralelisht me disfatën ushtarake të pësuar nga japonezët, shperthyen veprime revolucionare. Punëtorët e Petersburgut në grupe me flamuj, ikona dhe një fotografi të madhe të carit ishin masakruar nga ana e ushtrisë; në shumë vise shpërthyen kryengritje: socialistët në krye me Leon Trotsky[1] u orvatën të marrin në duar udhëheqjen e lëvizjes; mirëpo perandori kishte bërë lëshime. Në vazhdim vështirësitë sociale të Rusisë vinin duke u shtuar: fshatarët të cilët s`kishin tokë të mjaftueshme për jetes vinin gjithnjë duke u varfëruar, fashatarët e tjerë u pasuruan e ishin zotërinjtë e tokave; industria e rëndë ishte zhvilluar me një hov të madh në disa zona si: Moskë, Petersburg etj. Si pasoj i’u kundërvinin dy bota: ajo e punëtorisë e përqëndruar në pak zona, edhe ajo e fshatarësisë e përhapur në tërë vendin. Që këto dy botëra të qeverisen ishte e fortë lëvizja socialiste dhe revolucionare, ajo e fshatarësisë për shkak të traditës së saj për autonomi dhe pavarësi ndaj pushtetit politik. Projektet e sllavofilëve dhe popullistëve, të cilët dëshironin të përdornin bnotën fshatare si bazë për një zhvillim origjinal të Rusisë, gjithënjë e më shumë bëheshin të vështira për t`u realizuar. Fshatarët e derguar në front çohen në kryengritje, sepse ishin dërguar në front pa paisisje ushtarake, punëtorët ngrihen ne protestë, sepse kishin mbetur pa ushqim dhe lëndë djegëse. Në mars të 1917 (muaji shkurt sipas kalendarit që ishte në fuqi në Rusi) pas një demonstrate të ushtarëve dhe punëtorëve në Petersburg perandori Nikolla II abdikon dhe krijohet një qeveri liberale kushtetutare. Në ndërkohë punëtorët dhe ushatrët krijuan në pjesën më të madhe nga krahu i moderuar i partisë socialiste.
Krahu radikal i Partisë Bolshevike, priti deri në prill, kur me ndihmën e gjeramnëve, Vladimir Lenini[2] u kthye në Rusi, dhe propozoi një program radikal që parashihte të kthehej menjëherë paqja, që toka t`iu jepet fshatarëve të panjohur, që të ndërtohet një fuqi solide revolucionare. Bolshevikët u bën të fortë me këtë program, për pak kohë ata u bën shumica në krahun e sovjetikëve, edhe pse partia si e tillë është një pakic e vogël në vend.
Edhe nëntdhjetenjë vjet më pas, nga revolucioni rus mbetet thuajse vetëm ngjyra, pamja, imazhet e forta, ngjarjet spektakolare të atyre ditëve të muajit tetorit 1917 në rrugë, në pallatet e aristokracisë, në kazerma, në ngrehinat bolshevike të Shën Petersburgut. Ato po, mbeten: të bëra të pavdekshme nga disa fotografë anonimë, nga ndonjë sipërmarrje kinematografike dhe ndonjë kronikë e marrë drejtpërdrejt nga dëshmitarët.
Turmat që mbushnin rrugët me thirrjet “Bukë, bukë”, këmbësoria kozake që i kundërshtonte me forcë, gjaku i parë në dëborën e asaj vjeshte, që do të ishte më e ftohta që prej gjysmë shekulli. Në vitin 1917, revolucionet nuk përshkruhen nga paneli i piktorëve. Duke u nisur nga pesë apo gjashtë vjet më parë, që nga revolucioni meksikan i Villës e Zapatës, janë fotografët ata që ngarkohen me fiksimin e çasteve të rëndësishme të historisë. Dhe fotografia është e aftë për një realizëm të pashoq. Ja pse janë të paharrueshme, perfekte si materiale skene për regjisorë shumë kërkuese çizmet e Trockit, syzet pa bishta të Kamenevit. Flamujt e kuq, të vdekurit mbi asfalt me gratë të cilat qajnë pranë tyre, mantelet e Gardës së këmbësorisë, regjimenti i carinës. Stalini[3] që tymos me një pipë të vogël në një korridor të Smolnijit, bluzat me vija të marinarëve të Baltikut, vajzat e batalionit femëror në mbrojtje të Pallatit të Dimrit, silura “Aurora” në ujërat e Nevës, Armata e Kuqe para ofiçinave Vullkan.
Partizanët e revolucionit (i pari John Reed me “Dhjetë ditët që tronditën botën”) i bëjnë jehonë heroizmit të turmave të paarmatosura përballë patrullave kozake, ndërsa dëshmitarët e palës cariste flasim për turma punëtorësh të armatosur mirë, që sapo zbritën në rrugë, zbrazën fillimisht dyqanet e argjendarisë dhe ato të pijeve. Kështu, nga të gjitha kronikat e javëve para grushtit të shtetit bolshevik, revolta dhe pushtimi i Pallatit të Dimrit, ato që duken më të vërteta janë ditarët dhe dëshmitë që përshkruajnë ditët e kaluara në hotel “Astoria”. Ankthet, s h p ë r t h i m e t psikologjike, britma nervoze e një pjese të vogël të botës, që në atë tetor fatal ishte gati për t’u zhdukur. Sepse një gjë është e sigurt, nga revolucioni bolshevik nuk do të lindë, ashtu siç ishte premtuar, as njeriu i ri dhe as një shoqëri e drejtë. Por natyrisht, revolucioni i Leninit e shkatërroi botën që ekzistonte deri në atë kohë. Mes Luftës I Botërore dhe Revolucionit Rus, në fakt, regjimi i vjetër zbehet shumë. Zhduket. Ndërsa revolucioni përgatitet dhe më pas nis marshimin e tij tronditës në hotelin më luksoz të Shën Petersburgut[4], në sheshin e Shën Isakut, para monumentit të Nikollait I, është mbledhur një komunitet i veçantë. Diplomatë të huaj, që janë larguar nga apartamentet e tyre për arsye sigurie, zyrtarë të ndërlidhjes së ushtrive aleate dhe shumë rusë. Princër, aristokratë të tjerë, bankierë, aventurierë, aventuriere.
Hoteli është ende komod, për shkak të termosifonëve me ujë të ngrohtë, verërave franceze, kokainës së shitur nga kamerierët dhe baristët. Në bar vërtiten aventurieret, konteshat, zyrtarët e plagosur të ardhur nga fronti. Princesha Orlov përshëndet të gjithë miqtë e saj para se të niset drejt shtëpisë së saj në kaukaz, princi i ri Sumarokov Elston, për të cilin gratë thonë se është më i bukur se Nijinskij, hyn duke shpalosur mantelin. Por, pas pak, një peliçe mbuluar me borë varet dhe në holl mbërrin dikush që sjell lajmet e qytetit. Janë lajme të rënda për klientët në “Astoria”. Revolta të reja, çdo ditë reparte ushtarësh, marinarësh apo kavalierësh që i bashkohen turmës së punëtorëve.
Sa më të dhimbshme bëhen lajmet, aq më shumë acarohet situata në hotel “Astoria”. Në katin e fundit, një financier shumë i pasur dhe homoseksual nis të vallëzojë nudo, në qafë mban një varg perlash, ushtari i flitës Lazarev, ndërsa në të njejtin kat një aristokrate dekadente baronesha Keller, luan në piano Stravinskijin. Një mëngjes kur nga dritaret e hotelit duken demonstruesit ndërsa avancojnë, një zyrtar i Gardës vret veten me një plumb drejt e në gojë dhe baronesha Keller rrokulliset e dehur nga shkallët. Të shtënat duken gjithnjë e më të afërta, por Maria Kirilovna, gruaja e drejtorit të teatrit Marinskij, vazhdon si çdo mbrëmje gjuetinë e zyrtarëve më të rinj. Nga revolucioni i tetorit ´17 mbetet ky sfond piktoresk, teatral. Nga ana tjetër, trashëgimia nuk mund të jetë më pak jetëgjatë. Miti i revoltës së të shtypurve, nga pushteti i punëtorëve dhe i fshatarëve te shoqëria pa klasa dhe pa shfrytëzim të njeriut nga njeriu, gjithçka është zhdukur që në 1920-ën, kur mbaroi Lufta Civile. Menjëherë nis terrori i kuq dhe një autokraci e re zëvendëson atë cariste. Varfëria është edhe më e frikshme se më parë dhe rreth vitit 1924, “atdheu i socializmit” hyn në një periudhë krize dhe provuese, që do të zgjasë për më shumë se 70 vjet.
Për sa i përket lirive të njeriut, rreth viteve ’30-të, mes pushkatimeve në masë dhe miliona të dëbuarve Gulag, policia politike e carëve, Ochrana, do të shfaqet sërish si një shoqëri “bamirëse”. Prandaj sot mund të bëjmë të njëjtën pyetje: si ka mundësi që tragjedia e popullit rus, një përvojë katastrofike e komunizmit, seria e pandërprerë e dështimeve ekonomike dhe sociale që zgjatën nga Lenini te Gorbaçovi, rënia drastike e arteve dhe kulturës në të shtatë dekadat e Bashkimit Sovjetik janë parë nga miliona e miliona njerëz në të të gjithë botën si parajsa në tokë, shpresa më ngushëlluese, kulti të cilit i duhet dedikuar, ndoshta edhe duhet sakrifikuar jetën?[5] Pushteti i tij i pakuptueshëm i joshjes. Misteri i sharmit që ka pasur për kaq shumë kohë te njerëzit. Apo më mire të themi sharmi universal i tetorit, siç e ka quajtur François Furet në librin e tij “E kaluara e një iluzioni”.
PËRFUNDIME
Që në vitet ’90-të, revolucioni bolshevik i kishte shpëtuar analizës politike, kritikës, për t’u bërë objekt dashurie dhe devocioni. Por, nëse zmbrapsja e botës borgjeze dhe kapitaliste ishte e kuptueshme, kishte një logjikë, magjepsja e besnikëve të tij do të rezultojë e errët dhe e padeshifrueshme për shumë dekada, një magji, siç thotë Furet.
Më mirë do të ishte të kujtohen përllogaritjet e bëra nga ekonomistët në fillim të viteve ‘90, menjëherë pasi komunizmi sovjetik përfundoi në të kaluarën e historisë. Nëse nuk do të kishte ndodhur revolucioni i tetorit, Rusia e fundshekullit XX-të do të kishte një prodhim për kokë tre apo katër herë më të madh se ajo që kishte kur Boris Jelcin nxori jashtë ligjit Partinë Komuniste të Bashkimit Sovjetik.
B I B L I O G R A F I A
1. CHEVALLIER, Jean – Jacques, GUCHET, Ives (2001) Veprat e Mëdha Politike, Tiranë, LIRA.
2. DRINI, F., MEZINI, A., DHAMO, T. (1986) Historia e kohës së re (pjesa II) 1870-1917, Tiranë.
3. http://sq.wikipedia.org/wiki/Revolucioni_rus
4. JELACIC, Aleksije (1925) “RUSKA REVOLUCIJA”.
5. LEVY, Joel (2007) HISTORIA SEKRETE-Njerëzit dhe fuqitë që kanë përcaktuar ngjarjet nga hijet, shtëpia botuese “55”, Shqipëri.
6. NIKOLOV, Nikola M. (2004) Komploti Botëror, Tetovë.
REFERENCA
[1] Emri i tij i vërtetë është Lev Davidovič Bronštejn (Лев Давидович Бронштейн). Revolucionarë dhe teoricien komunist. Ka qenë president i Sovietikëve të Petergradit gjatë revolucioneve të 1905 dhe të 1917. Ishte edhe një shkrimtar i talentuar, shokët e partisë e thërisnin me nofken ‘’Pena’’. Gjatë luftës kundër Stalinit, gjatë viteve njëzet, u përjashtua nga partia dhe u dëbua nga Bashkimi Sovietik. U vra në Meksikë nga një agjent sovietik. Idete e Trotckyt formojnë bazat e komunistit të tanishëm te “trockistët”. Përpara vrasjes së tij, Trotcky në testamentin e tij shkruante: “Cilat do që të jenë shkaqet e vdekjes sime, unë do të vdes me besimin e patundshëm për të ardhmen komuniste, ky besim në njeriun dhe në të ardhmen e tij, me jep një forcë rezistente, që asnjë besim fetar nuk mund të ma japi. Përtej dritarës mund të shohë barin e gjelbër dhe qiellin blu, por edhe kudo dritën e diellit. Jeta është e bukur. Të munden gjeneratat e ardhshme ta çlirojnë nga çdo e keqe, shtypje apo dhune”.
[2] Ishte njeriu, i cili zhvilloi një luftë të vendosur kundër oportunizmit dhe revezionizmit, ku në njërën nga veprat e tij “Ç’të bëjmë”, zbuloi esencën borgjeze të revizionizmit.
[3] Lindi më 21 dhjetor 1879 në qytetin Gori të governatoratit të Tiflisit në një familje punëtore me origjinë fshatare, ishte një ndër militantët dhe udhëheqësit kryesor të markësistëve gjeorgjianë.
[4] Fjala Petersburg, në shumë libra, në lidhje me Revolucionin Rus, është përkthyer (më mirë të themi është shkruar) në gjuhën shqipe si: Pjetërburg, Petërburg, Peterburg, mirëpo unë përdora fjalën Petersburg siç përdoret edhe në gjuhën angleze.
[5] Simbas mendimit timë, kjo është gjëja më e vërtetë, e vetmja që duhet diskutuar lidhur me revolucionin e tetorin të vitit 1917.