Në historitë e popujve ka lëvizje, të cilat shenojnë disa pika kritike, midis dy periudhave (1981 & 1989) në shtratin e përpjekjeve për çlirimin shoqëror e atë kombëtar.
Rrethanat të cilat sollën në themelimin e Lëvizjes për Faljen e Gjaqeve, ishin dhuna genocidale serbe, maqedono-bullgare e ajo malaziase. Kjo solli në përfundim edhe fundin e “Lëvizjes demokratike e revolucionare ilegale shqiptare 40 vjeçare, çka ndodhi pastaj edhe themelimi i Lëvizjes legale gjithëshqiptare politike për çlirimin dhe bashkimin e tokave shqiptare etnike dhe historike në një shtet shqiptar të bashkuar.” [1]
Lëvizjen për Faljen e Gjaqeve, Plagëve dhe Ngatërresave, e nisën një grup i të rinjve nga rrafshi i Dukagjinit (Pejë), pasi ishin liruar nga burgjet jugosllave, shumica e të cilëve i takonin organizatës ilegale Lëvizja për Republikën e Kosovës, çka nënkupton se ata gjatë qëndrimit në burgje kishin mësuar se pa një luftë të përgjakshme nuk do të mund të shkëputej Kosova nga Jugosllavia, prandaj morën iniciativën se duhet sa më parë të bëhet falja e gjaqeve, para se t’i kapin armët. Grupi i cili filloi Aksionin për Faljen e Gjaqeve, përpunoi strategjinë e veprimit në teren: Aksioni të fillojë me moton:
“Të falim gjaqet në emër të Dëshmorëve të vrarë nga okupatori gjatë Lëvizjes masive të popullit shqiptar në Kosovë, nga fundi i vitit 1988 deri në fillim të vitit 1990; të mos përfillet që mund të shtrohej nga ata që duhej të falin gjakun për thellimin në shkaqet e vrasjes, të plagëve e të ngatresave dhe Falja e gjakut, e plagës dhe e ngatërresës të kërkohej e të bëhej: në emër të Rinisë së martirizuar; në emër të të burgosurve politikë që po kalbeshin në kazamatet jugosllave; në emër të popullit shqiptar; në emër të unitetit gjithëkombëtar shqiptar; në emër të Flamurit kombëtar shqiptar; në emër të bashkimit të tokave shqiptare në Shqipërinë Etnike.” [2]
Aksioni i marrë nga rinia e rrafshit të Dukagjinit u përhap me një shpejtësi të madhe edhe në pjesën tjetër të Kosovës, e cila pati jehonë të madhe më vonë edhe në viset e Kosovës Lindore, po ashtu edhe në ato të Maqedonisë dhe Malit të Zi. Në këto aksione morën pjesë shumë intelektualë si: akademikë, profesorë, doktorë, mësues, gazetarë, student e nxënës, hoxhallarë e priftërinj, gjithashtu edhe qytetarë dhe bashkëqytetar të të gjitha viseve shqiptare. Duhet theksuar se në të gjitha tubimet e mbajtura në pjesë të ndryshme të Kosovës, jehonë të madhe pati Kuvendi i mbajtur në tetëdhjetë vjetorin e Verrave të Llukës në Dubovik, afër Deçanit më 1 Maj 1990 edhe pse vendi ishte i rrethuar nga okupatori jugosllav.
Në këtë tubim morën pjesë rreth 500 mijë veta, ku u arritën 106 pajtime: 62 gjaqe, 25 plagë dhe 19 ngatërresa. Por menjëherë pas përfundimit të kuvendit filloi shpërndarja e njerëzve, të cilët hasën në forcat e armatosura jugosllave, ku u rrahën dhe u burgosën shumë të rinj. Në këtë rast nga duar të policisë u vra edhe Josef Pellaros-i gazetari i Agjencisë amerikane “Gjibipiktor” me seli në Vjenë. [3]
Pas kësaj kohe nuk u lejuan më të mbahen tubime të hapura, por ato prapëseprapë filluan të mbahen nëpër oda të mbyllura. Mirëpo, me 4 Maj 1990 në Kuvendin e mbajtur në Prishtinë, te vendi i quajtur Bunari i Hajratit, edhe pse ishin të rrethuar nga policia, prapë arritën të mblidhen rreth 200 mijë veta. Ku në një fjalim të mbajtur nga Dr. Nazmi Krasniqi, i cili jetonte dhe punonte në Zagreb, masës së tubuar iu drejtua duke theksuar: “Ka arrdhur koha kur shqiptarët gjakun e shqiptarëve duhet ta ruajnë për lirinë e Kosovës dhe bashkimin e Shqipërisë Etnike!”, ia drejtoi një mesazh të guximshëm edhe Sllobodan Millosheviqit në emër të shqiptarëve, ku theksoi: “Do të shkrihemi të gjithë në zjarr dhe Kosovën nuk do ta lëmë çiflig të Serbisë, as të Jugosllavisë…!”4
Një rol të rëndësishëm në Lëvizjen për Faljen e Gjaqeve, Plagëve dhe Ngatërresave luajti edhe gazeta R I L I N D J A, e cila botoi shkrime dhe intervista të antarëve të Këshillit Qendror për Faljen e Gjaqeve, i emëruar me emërin e plakut të urtë prof. Anton Çeta, por gjatë kësaj kohe një rol të rëndësishëm luajtën edhe Radio Televizioni i Prishtinës, Radio Televizioni Shqiptar, Radio-Zagrebi gjatë emisioneve në gjuhën shqipe, e shumë gazeta si: Kosovarja, Shkëndija e të tjera.
Në shkurt të vitit 1992 Kryesia e Këshillit Qendror “Anton Çeta”, vendosi që Lëvizja për Faljen e Gjaqeve të transformohet në një instrument institucional paqekrijues e paqeruajtës të Republikës së Kosovës, sepse gjatë gjithë kësaj kohe për faljen e gjaqeve mungonin institucionet juridike e gjyqësore shqiptare. 5
Veprimtarët e Lëvizjes kishin një rol të madh në Referendumin për pavarësi dhe mëvetësi për Republikën e Kosovës, sepse ishin një forcë motorike politike kombëtare e besueshme që lidhnin masat e gjera me Alternativën demokratike shqiptare. Mirëpo shumë veprimtarë të Lëvizjes në kohën e Referendumit për pavarësinë e Republikës së Kosovës, ishin të detyruar të largohen nëpër Europë, për shkak se ishin të ndjekur e të përsekutuar nga policia e ushtria jugosllave, në bazë të kërkesave për t’i rekrutuar në Armatën e Jugosllavisë në luftë kundër Sllovenisë, Kroacisë dhe Bosnjës.
Gjatë periudhës së ekzistencës, 2 Shkurt 1990 – 17 Maj 1992, të Lëvizjes për Faljen e Gjaqeve, Plagëve dhe Ngatërresave, u arritën rreth 2952 pajtime apo falje, ku kemi: 1230 gjaqe, 542 plagë dhe 1180 ngatërresa. 6 Ky numër nuk është edhe i saktë, për shkak se disa persona të cilët kishin bërë faljen e gjaqeve nuk kishin dëshirë që emrat e tyre të bëhen publike, kështu që një pjesë e dokumentacionit është e humbur dhe nuk mund të dihet numri i saktë i faljeve, sepse shumë veprimtarë i kishin djegur dokumentacionet për të mos rënë në duar të policisë dhe ushtrisë jugosllave.
PËRFUNDIME
Populli shqiptar duhet të mobilizojë gjithë potencialin fizik e mendor në ndalimin e gjakëderdhjes, një epidemi, e cila na vjen nga thellësit e shekujve për të sfiduar kulturën dhe qytetërimin tonë si një shtet Europian, theksoj se: “Burrë e trim është ai që nuk e bën vetën me vra dikush e as ai vetë nuk e vret dikon, burrë e trim është ai që qetë pushkë vetëm për atdhe”. Pra e ardhmja e fëmiijëve duhet të jetë, jeta pa armë. Nënat dhe motrat tona, janë dy krijesat më të ndieshme të shoqërisë njerëzore, ku burimi i jetës është vlera më brilante e të gjithë qënieve, çka nënkupton se duhet të ndikojmë tek djemtë dhe vëllezërit, që të ndalojnë vrasjet mizore, dhe besa të dëshmojmë para Europës moderne se jemi qytetarë të denjë të këtij komuniteti. Partitë, organizatat e shoqatat duhet të udhëhiqen nga interesat kombëtare dhe bazamenti i këtyre interesave, ku padyshim se është forcimi i unitetit kombëtar. Por një rol duhet të luajnë edhe komunitetet fetare, të cilat duhen të ushtrojnë ndikimin e tyre në emër të Zotit që të shpëtojë shqiptarët nga vrasjet e tyre barbare të gjakmarrjes, të cilat po marrin jetën e shumë njerëzve. Rinia jonë, është pjesa më vitale e kombit, gjaku i së cilës është tepër i çmuar. Nga kjo duhet që t’i mësojmë si t’i ruajnë trojet e të parëve tanë, çka nënkupton se duhet të jemi trashëgimtarë të denjë të tyre e jo të vritemi njëri me tjetrin.
B I B L I O G R A F I A
1. Berisha, Musa (1991) Njëvjetori i Kuvendit te Verat e Llukës, Prishtinë.
2. Dreshaj, Myrvete (1991) Kuvendi i Parë i Lëvizjes për pajtimin e gjaqeve, Prishtinë.
3. Muhamet, Pirraku (1998) Lëvizja Gjithëpopullore Shqiptare për Faljen e Gjaqeve 1990-1992, Prishtinë.
4. Novosella, Selatin (1993) Kosova ’68, Prishtinë; (1994) Kosova ’64, Prishtinë; (1995) Kosova ’75, Prishtinë.
REFERENCA
[1] Për krahasim: Dr. M u h a m e t P i r r a k u, Mulla Idris Gjilani dhe Mbrojtja Kombëtare e Kosovës Lindore 1941 – 1951, Prishtinë, 1995; S e l a t i n N o v o s e l l a, Kosova ’64, Prishtinë, 1994; Kosova ’68, Prishtinë, 1993; Kosova ’75, Prishtinë, 1995.
[2] Shih për krahasim, M y r v e t e D r e s h a j, Kuvendi i Parë i Lëvizjes për pajtimin e gjaqeve koncept, Prishtinë, 14 Mars 1995; Kuvendi i Dytë i Lëvizjes së Pajtimit të Gjaqeve (koncept, 1993); Rrethanat politike e shoqërore në Kosovë që nxitën nevojën për aksionin e faljeve të gjaqeve, plagëve e natërresave dhe zënafilla e idesë për fillimin e aksionit (dorëshkrim), Prishtinë, 15 Mars 1993; M u s a B e r i s h a, Në njëvjetorin e Kuvendit te Verrat e Llukës, Dubovik, 1 maj 1991; Raport i Këshillit Koordinues për punën ndërmjet dy kuvendeve, Prishtinë, 17 Maj 1992. Këto dokumente gjenden në Fondi i LGJFGJ, AIAP.
[3] Dr. M. P i r r a k u, Nga ditari i pajtimit, Verrat e Llukës, 1. V. 1990; R i l i n d j a, 3 Maj 1990.4 Xhirim filmik, Kuvendi te Bunari i Hajratit, Prishtinë, 4. V. 1990; AIAP, Fondi i LGJFGJ 1990 – 1992; S h u k r i e R e x h a, Nga Ditari i Pajtimit, Prishtinë, 4. V. 1990.
5 Dr. M u h a m e t P i r r a k u, Nga Ditari i Pajtimit, 20. IV. 1992.
6 Krahaso të dhënat në Librat e pajtimit të Këshillave rajonale e komunale të Lëvizjes 1990 – 1992, Fondi i Lëvizjes 1990 – 1992, AIAP.