Mendjemadhësia dhe kërkimi i superioritetit, kanë qenë shkaqet e luftrave dhe krimeve të ndryshme. Në këtë mënyrë qeveritë, për të ruajtur superioritetin dhe pozicionin e tyre filluan krijimin e armëve të shkatërrimit në masë. Nga ana tjetër vendet të cilat kishin dëshirë të mbronin vendin dhe vlerat e kombit të tyre, kishin nevojë për mjete mbrojtëse.
Kështu dëshira për të arritur superioritetin si dhe nevoja e mborjtjes kundër agresorëve e inkurajoi njeriun në kërkimin e teknologjisë për armë më të forta dhe me një rreze shkatërrimi më të madhe. Teknologjia e luftës dhe zhvillimi i saj ka qenë përherë në drejtim të ndërtimit të armëve sa më të fuqishme, gjë e cila bëri të mundur krijimin e armëve me një potencial shkatërrues shumë të madh, të cilat në kohën e sotme janë quajtur armët e shkatërrimit në masë.
Çështje të ndryshme në lidhje me armët e shkatërrimit në masë, çështje të tilla si ndikimi i këtyre armëve në ndryshimet ndërkombëtare, shfrytëzimi dhe keqpërdorimi i këtyre armëve nga fuqitë e mëdha, përpjekja e opinionit ndërkombëtar për shkatërrimin e këtyre armëve në kuadër të marrveshjeve ndërkombëtare, pikpamjet e Iranit në lidhje me këto armë, si dhe e ardhmja e armëve të shkatërrimit në masë.
Periudha historike dhe ndikimi në çështjet ndërkombëtare
Zgjerimi dhe zhvillimi i armëve ka qenë njëkohësisht me zhvillimin dhe zgjerimin e shkencës. Në këtë mënyrë, në disa vende ku teknologjia dhe shkenca ka përparuar për të bërë një mbrojtje më të fortë, si dhe zënien e pozicionit superior, futën teknologji të re në armatim. Në këtë mënyrë Europa duke kopjuar nga Lindja në shekujt 15 dhe 16, filluan ndërtimin e disa llojeve të topave. Është tërrheqës fakti se fabrikat e ndërtimit të topave dhe të anijeve ndërtoheshin pranë njëra tjetrës dhe pranë minierave të hekurit. Në këtë mënyrë njeriu, mundi të ndërtonte armë të reja dhe me një fuqi shkatërruese më të madhe.[1]
Roli i armëve të shkatërrimit në masë gjatë periudhës së luftës së ftohtë
Krijimi dhe përdorimi i armëve të shkatërrimit në masë kanë qenë një nga veçoritë e luftës së dytë botërore. Këto armë kanë patur një ndikim të thellë në arenën ndërkombëtare. Krijimi i armëve bërthamore hapi një teme të re e cila ishte strategjia bërthamore dhe si rezultat i kësaj doli nga skena tradita dhe lidhja midis potencies dhe fuqisë së armëve. Strategjia bërthamore në faza të ndryshime ka patur mjaft ndërlikime.[2]
Ndërtimi i nëndetësve me silure bërthamore u bë pikërisht për këtë gjë. Në vitet 60 që të dy superfuqitë vazhduan njëkohësisht në përparimin e kësaj strategjie dhe në mbushjet bërthamorë. Që të dy superfuqitë në atë kohë flisnin për hakmarrje dhe për këtë kjo çështje u bë një nga problemet më të mëdha ndërkombëtare të kohës. Në këtë periudhë ishte një balancim në fushën atomike nga të dy superfuqitë gjë e cila ishte balancimi i tmerrit. Për këtë arsye të dy superfyuqitë hoqën dorë nga përplasja e tyre në krizën e kubës.
Ndarja e botës në dy blloqe në atë perëndimore dhe lindore gjatë periudhës së luftës së ftohtë u bë shkak që vendet e lidhura me bashkimin sovjetik në lindje të Europës, lindjen e mesme dhe në pjesë të ndryshime të botës, të ktheheshin në baza të armatimit të bashkimit sovjetik. Në këtë mënyrë disa rraketa balistike të cilat kishin mundësi të transportonin mbushjet bërthamore janë vendosur në vendet e Europës Lindore të cilat ishin të lidhura me bashkimin sovjetik. Nga ana tjetër blloku perëndimor u kthye në bazë të vendosjes së armëve dhe mbushjeve bërthamore të amerikës. Në këtë kuadër në vendet perëndimore dhe në shumë vende të botës janë transportuar me mijëra rraketa balistike amerikane gjë e cila kjo e ktheu botën në një depo të armëve të shkatërrimit në masë.
Kërcënimet asimetrike
Koncepti i Luftës Asimetrike, në vitet e fundit, intensifikimi i akteve terroriste, ka imponuar rivlerësimin e rrezikut të terrorizmit, dhe për pasojë, reflektimin në artin operacional ushtarak si koncept të luftimit asimetrik. Si terminologji, pa mëdyshje mund të pranohet se luftimi asimetrik dominon tani vëmendjen e publikut. Duke e menduar kërcënimin si të vetmin element asimetrik, ndoshta ne nuk arrijmë të përvijojmë një koncept të plotë. Kombinimi i asimetrisë me aftesinë e terroristëve, vazhdimisht, për të sajuar konfiguracione origjinale, paraqesin në të vërtetë sfidën reale. Dhe duke vlerësuar në kontekst ndërveprimin midis këtyre dy faktorëve, janë mundësitë për tu paisur me një vlerësim bazë dhe mjaft të domosdoshëm në veprimet operacionale. Asimetria nënkupton mungesën e një baze të përbashkët të krahasimit në lidhje me një cilësi, ose në terminologjinë operacionale, një aftësie. Ekcentrizmi – nënkupton - zotërimin e një modeli të veçantë, të pa imagjinueshëm.[3]
Historia ushtarake është e mbushur me fushata të fituara nga forca me kapacitete të krahasueshme, por të angazhuara në shkallë të ndryshme nga ato të kundërshtarit. Ndërsa, shembuj të vërtete të asimetrisë operacionale dhe strategjike janë relativisht të rrallë. Dhe kjo ndodh sepse duhen një sërë kombinimesh taktike, operacionale dhe teknologjike të ndërthuren për të krijuar asimetrinë në luftim. Si një shembull tipik për të konkretizuar luftimin asimetrik në zhvillimet e ditëve të sotme, shumë përpiqen të citojnë ofensivën gjermane të vitit 1940, të ashtuquajtur “luftë rrufe”. Sulmi gjerman mbi Francën në vitin 1940 në të vertetë, pasqyron një shembull të kolapsit të vullnetit politik si rezultat i një fushate shkatërrimtare[4].
Wehrmacht, në atë kohë nuk kishte sisteme armatimi taktike apo operative të krahasueshme me ato të francezëve apo të panjohura prej tyre. Diferencat në nivelet e kapaciteteve, por jo asimetrike, ekzistonin midis gjermanëve dhe francezëve në njësitë taktike.
Fillesat e asimetrisë në këtë prag shekulli
Shembulli më aktual dhe më i dukshëm i asimetrisë operacionale takohet në fushatën amerikane në Afganistan. Forcat amerikane hynë në këtë operacion me superioritet teknologjik në çdo aspekt, në aftësinë e armëve të precizionit të lartë të përdorur nga aviacioni. Bazuar në stërvitje, në inisiativë në aviacionin taktik, ata siguruan aftësinë për të kombinuar së bashku teknikat dhe taktikat e reja, integruar në një operacion ajror me forcat speciale dhe me ato vendase, Aleancën e Veriut. Ky kombinacion i zhvilluar pas angazhimit të forcave, krijoi një avantazh operacional të papërsëritshëm. Sapo formacionet tokësore të Aleancës së Veriut lidheshin me ekipe të forcave speciale ato siguronin precision dhe goditjen e njëkohëshme të objektivave nga ana e aviacionit, duke rezultuar në asimetri përball forcave talibane për të kontrolluar dhe mbrojtur pika kyçe të. Avantazhet asimetrike të forcave amerikane kundër objektivave tokësore dhe ajrore bën që forcat tokësore të Aleancës së Veriut të mos ndaleshin.
Talibanet dhe Al Qaeda nuk kishin asnjë aftësi për tu krahasuar me ato të kundërshtarit - forcave amerikane. Mbas humbjes, kur forcat talibane dhe të Al Qaeda u shpërndanë dhe morën arratinë në malet e Pakistanit, apo në fshatrat e rrënuar të Afganistanit, avantazhet amerikane ndryshuan.[5]
Sulmet eksentrike
Problemi i asimetrisë, nuk lidhet vetëm me forcat në fushë-betejë. Terroristët e veçanërisht, Al Qaeda, aplikojnë lloje të ndryshme të kërcënimeve eksentrike, mjaft të ndryshme nga ato të njohura në strukturat operacionale apo edhe në objektivat strategjike.
Asimetria operacionale është mjaft e rëndësishme kur në fushë-betejë angazhohen kapacitete luftarake. Por kërcënimet e sotme nga terrorizmi dhe tipi i operacioneve që mund të parashikohen prej rrjeteve terroriste ndryshojnë mjaft nga përdorimi jo-sinkron i kapaciteteve luftarake dhe jo luftarake. Në një vështrim më të thjeshtë të spektrit të violencës, ne gjejmë hapsira të ideuara eksentrike, por që edhe paraqesin kërcënime të tmerrshme në objektiva operacionale dhe strategjike. Duke sulmuar në mënyre eksentrike në një pikë që armiku zgjedh, në idenë që të shmangë avantazhet operacionale të kundërshtarit dhe duke shfrytëzuar pikat më të dobta, ku terroristët synojnë të dobësojnë vullnetin luftarak.
Mirëpo, ekziston ideja që asimetria operacionale rrjedh nga aftësia e vazhdueshme për të përdorur taktika të reja, që nga celularët deri në natyrën komode të strukturave mbështetëse. Për këtë strukturë, kundërshtari stërvitet vazhdimisht duke e pasuruar me të reja në kuptimin e veçantë të llojeve të sulmeve që do të përdorë. Avantazhi i tij shtrihet jo vetëm në pamundësinë e kundërshtarit për të njohur këtë strukturë të re operacionale, por edhe në planifikimin dhe parashikimin e vektorit të tij të sulmeve. Në këto kushte, ky lloj i ri luftimi kërkon një metodë të ndryshme analize, dhe organizimi të forcave nga ato të krahasuara me operacionet relevante konvencionale.
Ndërsa kapacitetet luftarake fokusojnë në përgatitjen për sfidat e një lufte klasike në të cilat detyrat operacionale janë të njohura mirë. Veprimet operacionale në të ardhmen duket se do të jenë shumë komplekse ndoshta dhe të ngjashme si ato në Bosnje, Kosovë, Afganistan apo Irak. Në këtë këndvështrim, jo-konvencional, konfliktet fillojnë pa paralajmërim. Jashtë parashikimit, paqeruajtësit apo forcat në mbështetje të paqes mund të detyrohen të presin për tu angazhuar në nivele violence të krahasueshme me ato çfarë ne i vlerësojmë si konflikte të nivelit të mesëm apo të lartë. Në këto kushte, misionet ku edhe trupat tona angazhohen janë zakonisht më abstrakte dhe kundrejt një kundërshtari të shpejtë dhe të shpërndarë në struktura paramilitare.
Asimetria në operacionet luftarake
Nëse arrihet të sulmohet qëndra e gravitetit në një sistem operacional në një mënyrë të paparishikueshme, me armë apo me sisteme të integruara armatimi që kundërshtari nuk i posedon - apo edhe më tepër kur ai nuk i parashikon apo percepton, ky sistem mund të kalojë në kolaps, pavarësisht se çfarë paraqet. Efektet potenciale rriten në raport me faktin se si dhe sa, sistemi është teknologjikisht intensiv dhe funksionalisht apo gjeografikishte i integruar. Asimetria nuk buron vetëm nga armatimi, apo nga veçantia e një grupi. Çdo sulm në të ardhmen mund të zbuloj një tip tjetër të grupeve të angazhuara në llojin e vet të sulmeve të fshehta, me kombinacione të tjera në mbështetje dhe në lidhje komande me Al Qaeden apo me derivate të tjera të organizatave terroriste.[6]
Tiparet dalluese të asimetrisë
Asimetria operacionale e vërtetë e terroristëve dhe veçanërisht e Al Qaeda derivon nga aftësia për të ndryshuar sistemin e vet operacional, në dëshirën për t’ju përgjigjur me metodat e nevojshme rrethanave dhe sulmit në çdo objektiv të ri. Vështrimi integral i problemit kërkon “zhytjen” dhe zëvëndësimin dora - dorës të krijimtarisë së një oponenti jo-konvencional dhe aftësive të tij për tu reformuar e riorganizuar në përpjekje për të krijuar struktura të reja për komandim dhe kontroll si dhe mekanizma të reja sulmi për t’i përdorur në rrethana të paimagjinueshme eksentrike për objektivat e tij. Ky problem aktualisht është dominues për strukturat operacionale.[7]
Llogaritja e asimetrise dhe “eksentrizmit” kërkohet të realizohet në një mënyrë që të jetë sa më orientuese në përpjekjet për një lloj aktiviteti jo-tipik. Nëse objekti i asimetrisë në këtë kontekst tërheq kapacitetet e armikut për ndryshime të përherëshme në forme, dhe në metodat e dëshiruara, drejt fragmenteve për një lloj operacioni tjetër, atëherë nevoitet të shohim për sinjale të reja operacionale – si konvencionale ashtu dhe jo- konvencionale. Atëherë, këtu lind edhe pyetja si cilat janë sfidat me të cilat përballemi nga kërcënimet asimetrike? Duke ju referuar sfidave në rrethanat e reja duhet të ndalojmë kundërshtimin e përvojave të operacioneve në këto vitet e fundit. Pranohet që potencialisht rrethanat dominohen nga një konflikt i shkallës së ulët, që koinçidon me atë që trupat stërviten dhe veprojnë pikërisht në këto rrethana. Në vitet e fundit, spektri i violencës është duke u ngritur në vazhdimësi. Doktrina dhe praktika e stërvitjes duhet të modifikohet për të pasqyruar përvojat moderne nga realitetet e vështira të operacioneve në Bosnje, Kosovë, Afganistan si dhe atyre në shkallë të gjërë si në Irak. Konceptet operacionale për kapacitet luftarake, duhet të adaptohen dhe të reflektojnë këtë kornizë të re veprimit operacional e strategjik. Sistemet analitike për të shpleksur kërcënimet asimetrike dhe që realizohen në mënyrë eksentrike në pikat më të dobta të sistemit ushtarak kërkojnë një formë të re të kombinuar të veprimit.
Terrorizmi ndërkombëtar
Me terrorizëm[8] ndërkombëtar nënkuptojmë të gjitha aktet terroriste që kryhen nga kriminelët e shteteve të ndryshme, të cilat, në radhë të parë, kanë për qëllim shkatërrimin e të mirave materiale me interes të përgjithshëm. Këto veprime antinjerëzore e anticivilizuese i dënon pjesa më e madhe e organizatave ndërkombëtare. Qëllimi i akteve terroriste[9] në ditët e sotme është që të arrihet i njëjti efekt që dikur arrihej me luftë ushtarake. Sipas të dhënave që i ka publikuar Shërbimi Qendror Informativ (CIA) i Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë viteve 1968-1970, korporata terroriste edhe pse të ndaluara me deklarata universale dhe konventa tjera, bëri 1152 akte terroriste ndërkombëtare, shumica e të cilave u kryen për shkaqe politike, interesa vetiake apo të grupeve.
Llojet e terrorizmit ndërkombëtar janë: Terrorizmi transnacional dhe shtetëror.[10] Në kuadër të terrorizmit ndërkombëtar hyjnë krimet ndërkombëtare dhe kriminelët ndërkombëtarë. Krimi ndërkombëtar, shikuar nga aspekti i kodeve penale ndërkombëtare, është çdo sulm në ndonjë të mirë ndërkombëtare që kryhet nga personat, grupet apo organizatat terroriste. Kriminelët ndërkombëtarë janë ata persona që sulmojnë një të mirë të siguruar me të drejtën ndërkombëtare, ose ata që bëjnë krime ndërkombëtare.
Terroristët dhe kriminelët ndërkombëtarë kanë cilësi të përbashkëta. Ata janë të njoftuar mirë me të arriturat teknike të mjeteve të dhunës, centraleve kompjuterike, kartotekave etj. Sidomos kujdesen për regjistrat policore.[11]
Studim krahasimorë: Al Kaeda, OÇP (Organizata për Çlirimin e Palestinës) dhe Hezbollahu
Al Kaeda
E formuar rreth vitit 1988, Al-Kaeda është një organizatë e formuar nga Sunni, që kërkon të vendosë Islamin në të gjithë botën. Pasi u largua me forcë nga Sudani, vendosi kampe trajnimi në Afganistanin jugor në fillim të vitit 1989. Ajo organozoi bombardimet vdekjeprurëse të ambasadave amerikane në Kenia dhe Tanzani në vitin 1998 dhe sulmin në flotën shkatërruese detare amerikane Cole në portin Yemen në vitin 2000. Pasi Al-Kaeda sulmoi Amerikën më 11 shtator 2001, Shtetet e Bashkuara të Amerikës shkatërruan bazat e Al-Kaedes në Afganistan dhe ndryshuan regjimin Taliban, që mbështeste organizatën. Vazhdon të punojë nëpër botë si një rrjet sekret i decentralizuar.
Mori përsipër përgjegjësinë për vendosjen e bombave në dy klube nate në Bali ku u vranë 202 persona në tetor 2002; bomben në trenat në Madrid në mars 2004, ku u vranë 191 persona; bombën në metronë e Londrës në korrik 2005, ku u vranë 52 persona. Al-Kaeda në Irak, lideri i të cilës Abu Musab al-Zarkavi u vra në korrik, ka dhënë prova që është një armik për t’i pasur frikën.
ORGANIZATA PËR ÇLIRIMIN E PALESTINËS (OÇP)[12]
Nën kontrollin e z.Arafat OÇP kishte në vete autoritetin e plotë meqënëse ajo ishte organizata e cila kujdesej për buxhetin dhe legjislacionin e saj. Organ i OÇP-së ishte edhe Komiteti Ekzekutiv i cili numëronte 12 anëtarë të zgjedhur nga Këshilli Kombëtar i Palestinës. Me rezolutën e nxjerrë nga Organizata e Kombeve të Bashkuara OÇP u njoh si përfaqësuese e popullit palestinez. Rezoluta 3210 u nxorr nga OKB-ja më 14 Tetor të vitit 1974. Me pushtimin e Palestinës qëndra e OÇP-së ishte në Liban, ndërsa kur filloi lufta në vitin 1982 ajo u evokua në Tunis deri në shpërnguljen e saj në territoret autonome në Gaza dhe Xheriko të përcjellura me deklaraten e Principeve të 13 Shtatorit të viti 1993 dhe me Marrëveshjen e Kairos të 4 Majit të vitit 1994. E njohur edhe si Autoriteti Palestinez, OÇP është perfaqësuesi legjitim i popullit të Palestinës.
FATAH vs. HAMAS
FATAH – Persekutimi, shtypja e represioni i lëvizjes islame, me theks të veçantë në Egjipt dhe Gaza, provokuan polemika të rrepta në mesin e rinisë muslimane palestineze rreth mënyrave dhe mjeteve më të mira të mundshme për të çliruar Palestinën. Njëra prej mënyrave që ishte më e rrahura e që mbizotëronte ishte përqendrimi dhe ruajtja e edukimit e besimit islam. Një grup militantësh vendosën të formonin një organizatë militante, që hapur do të dilte si kombëtare, por që në thelb do të ishte islame. Në këtë mënyrë levizja Fatah u themelua në Kuvajt në vitin 1957. Kjo gjë më së shumti u nxit nga pjesëtarët e “Vëllezërve Muslimanë” në Rripin e Gazës. Nismëtar i këtij hapi ishte Khalil al-Vezir, i cili u bë numri dy i lëvizjes Fatah për tridhjetë vjetë. Që nga ai moment dhe deri më sot lëvizja Fatah filloi të kishte një orientim kombëtar dhe laik.
HAMAS – Hamasi është një lëvizje rezistence islame e cila është themeluar me 14 Dhjetor të vitit 1987 dhe ka zhvilluar aktivitetin e saj në të njëjtën kohë me Intifadën.
Kjo si fillim ka qenë një degë e “Vëllëzerve Muslimanë” dhe si rrjedhim ideologjia që udhëhiqte këtë lëvizje ka qenë ideologjia islame, e cila në të njëjtën kohë ishte edhe burimi i vetëm i misionit e vizionit të tij. Standardi i lëvizjes Hamas deklaronte një angazhim të plotë për një edukim të gjërë islam, çlirimin e të gjithë Palestinës, si dhe themelimin në territorin e saj të një shteti të orientuar tërësisht drejt Islamit.
Hamasi ka një popullaritet të gjerë në mesin e popullit palestinez, sidomos në mesin e studentëve dhe punëtorëve të profesionove të ndryshme. Figura kryesore që themeloi Hamasin ka qenë një person me të meta fizike, por me mendje briliante dhe më shumë dhunti të tjera. Për veç këtyre dy korenteve politike e shtetëformuese kemi edhe disa fronte të cilat janë pjesë e Lëvizjes Fatah e ato janë: Fronti Popullor, Fronti Demokratik, Fronti për çlirimin e arabëve si dhe Fronti për çlirimin e Palestinës. Ndërsa lëvizja Hamas dhe Xhihad janë rryma të tjera kundërshtare të Fatahut.
Udhëheqësi i Organizatës për Çlirimin e Palestinës (OÇP) z.Jaser Arafat ishte një figurë e rëndësishme politike në Palestinë. OÇP-ja nën udhëheqjen e z.Arafat në samitin e Rabatit në Tetor të vitit 1974 arriti të sigurojë njohjen nga shtetet arabe si përfaqësuesja më legjitime e popullit palestinez. Arafati dhe OÇP-ja në Nëntor të vitit 1974 arritën të shënonin edhe një sukses tjetër në politikë e kjo ishte momenti kur z.Arafat iu drejtua Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Me këtë rast organizatës së tij, OÇP-së iu dha statuti vëzhgues në OKB. Duke ju falenderuar politikës së z.Arafat për herë të parë në vitin 1974 çështja palestineze ishte pikë e veçantë në agjenden e Kombeve të Bashkuara. Nga ky moment në OKB u nxorrën disa rezuluta e më e rëndësishmja ishte ajo e vitit 1975 me të cilen OKB-ja e konsideroi “Zionizmin” si një formë “aparteidi”.
Marrëveshja e Oslos e nënshkruar në vitin 1993 hapi një faqe të re në historinë e Lindjes së Mesme. Udhëheqësi i OÇP-së z.Jaser Arafat dhe kryeministri i pestë i izraelit Yitzak Rabin nën mbikqyrjen e presidentit Bill Clinton nënshkruan për herë të parë në histori njohjen e njëri-tjetrit dhe bënë marrëveshjen e parë bilaterale. Gjëndja e vështirë në Palestinë nuk u ndryshua edhe pas kësaj marrëveshje të arritur mes autoritetit palestinez dhe kryeministrit Rabin. Kryeministrit Rabin pas kësaj marrëveshje iu bë atentat dhe vdiq.
Marveshja në Oslo nuk u dha palestinezëve të drejten që të kthehen në shtëpitë e tyre nga të cilat u perzunë në vitin 1948. Të gjykosh me mëndje të shendoshë është e pamundshme të zgjidhet problemi i Palestinës në qoftë se nuk u lejohet refugjatëve të kthehen në vendet e tyre. Përderisa okupatori shikon në Jeruzalem dhe në tërë token palestineze si një vend të vetin dhe shikon palestinezet si “kafshë me dy këmbë”, nuk do të ketë paqe në Lindjen e Mesme. Duke vështruar marrëveshjen, distancen kohore që nga nënshkrimi dhe arritjet mund të konkludoj se përderisa okupatori i Palestinës nuk heq dorë nga dhuna, angazhimi diplomatik nuk do të japë fryte. Tani në Lindjen e Mesme zëri i granatave, tankeve dhe projektilëve dëgjohet shumë më larg se sa zëri i diplomacisë.
Ambasadori dr.Zuhari Al-Shun gjëndjen aktuale në Palestinë e përshkruan kështu: Situata e vështirë është sidomos në Gaza, por edhe në Bregun Perendimor. Në këto vende ndodhin vrasje, në punktet izraelite qytetaret rrihen, keqtrajtohen. E tëra bëhet vetëm për shkak të okupimit. Në Palestinë arrestohen edhe ministrat, kemi rastin e arrestimit të ministrit të arsimit. Stabiliteti është nën zero.
Z. Al-Shun thotë se, nese flasim për stabilitet në Lindjen e Mesme atëherë mund të them, se do të mund të kishim stabilitet vetëm atëherë kur nga Rripi i Gazës, Bregu Perendimor dhe Jeruzalemi Lindor do të largoheshin forcat dhe politika izraelite. Presidenti jonë Abas po mundohet të bëjë çdo gjë që është e mundur për të arritur deri tek paqja, por qeveria dhe politika izraelite nuk është e gatshme të ndermarrë ndonjë masë për të arritur deri te paqja.
Hezbollahu
Themeluar në Liban më ndihmën e Iranit, në përgjigje të invazionit dhe pushtimit Izraelit në vitet 1982-2000. Në tetor 1983, Hezbollahu dërgoi një kamion me eksploziv drejt forcave mbrojtëse shumëkombëshe në Beirut, duke vrare 241 marinsa amerikanë dhe 56 trupa francezë.
Gjatë 26 viteve të fundit Hezbollah ka evoluar në një organizatë politike dhe sociale që ka vende në parlamentin Libanez dhe në kabinetin qeveritar. Hezbollahu mban grupe në Amerikën Veriore dhe Europë dhe merr ndihmë financiare, armë dhe trajnim nga Siria dhe Irani. Sipas Departamentit të Shtetit, grupi ka mijëra mbeshtetës qindra militante. Qeveria Amerikane e konsideron Hezbollahun si një organizatë ndërkombëtare terroriste.
Këtu lind pyetja a perfaqëson hezbollahu (apo përkthyer në shqip: Partia e Allahut) popllsinë e tërë libaneze? E përfaqëson apo jo, fakt është që Hezbollahët janë bërë faktor ushtarak dhe politik në Liban. Libanezët e kanë në dorë që kësaj force ekstreme ti vendosin limitet përkatëse, pra, duke mbajtur aftësinë politike, por duke eleminuar aftësinë ushtarake, që në fakt është ajo që ka krijuar gjithmonë problemet.
B I B L I O G R A F I A
REFERENCA
[1] Në fillim fuqia ushtarake konsiderohej vetëm nga ana e ushtrisë. Me kalimin e kohës, menxhanikët kanë qenë disa lloje armësh, të cilat përdoreshin vetëm për të rrethuar armikun dhe për të hedhur zjarrë. Deri në shekullin e 16, Lindja, për nga teknologjia ushtarake ishte më e përparuar se perëndimi. Në shekullin 16 deri në shekullin 17, perëndimi nga ana ushatarke përballë perandorisë osmane ishte shumë i dobët. Por ndryshimet në botë u bën në interes të perëndimit, ku ato mundën të përfitonin teknologji të re. Qeveritë perëndimore në fillim bën të mundur ndërtimin e topave të vegjël. Në këtë fushë francezët ishin më të përparuar, ku ne vitin 1494 funksionarët e qeverisë italiane kërkuan nga studiuesit e tyre që të bënin topa me një fuqi më të madhe se topat e fuqishëm francez. Nga ana tjetër, në lindje japonezët, indianët dhe kinezët mundën të ndërtonin për herë të parë armët e zjarrit. Ky ndryshim ishte fillimi i konkurencës midis Perëndimit dhe Lindjes.
[2] Në vitin 1945 deri në mesin e vitit 1950 amerika duke qenë se kishte një rrethinë bërthamore, në këtë doktrinë ajo, në këtë strategji konsiderohej superiore. Por gjatë viteve 1985-1961 në kohën kur bashkimi sovjetik mundi të arrinte posedimin e armëve të shkatërrimit në masë në këtë mënyrë në strategjinë amerikane doli një luftë e vogël, e cila u bë shkak për heqjen e kërcënimit ushtarak të bashkimit sovjetik. Në këtë mënyrë amerika filloi të rriste fuqinë e saj që në rast se do të bëhej ndonjë sulm nga bashkimi sovjetik ajo do të merrte hakun e saj menjëherë me një sulm të dytë. Ky mendim u bë shkak për përparimin dhe zgjerimin e prodhimeve të armëve atomike në amerikë.
[3] Në vështrimin militar ekcentrizmi nënkupton një përqasje jo konformiste, ose një mundësie, pa rregulla dhe të pazakontë, në një sens ogurzi (i keq).
[4] Diferencat strategjike midis Francës dhe Gjermanisë në vitin 1940 përfshinin organizimin, planifikimin dhe vullnetin politik. Plani francez i fushatës luftarake vendoste pjesën më të madhe të trupave elite, në thellësitë e vijës Mazhino. Më pas, ato bën përpjekje, duke manovruar në Belgjikë, për ti dhënë goditjen vendimtare planit “Schlieffen”, i parashikuar në atë aks të luftimeve.
[5] Në atë kohë, kapacite të krahasueshme të forcave e kthyen situatën shumë të përshtatshme për luftëtarët afganë si në shekujt e mëparshëm, një forcë relative konvencionale në luftimet tokësore që përpiqej të ndiqte grupe dhe individë gati të padukshëm në atë terren dhe kulturë të panjohur.
[6] Kjo metodë ka rëndësi strategjike në terminologjinë e cenueshmërisë së objektivave strategjike dhe operacionale.
[7] Sipas, analistëve të luftës moderne, paralajmërojnë që ushtarakët nuk mund të mbesin “skllav” vetëm duke u përgatitur për një luftë tjetër klasike. Ata kërkohet të përgatiten për të njohur situatat paralajmëruese dhe të zhvillojnë aftësitë për menaxhimin e situatave në rrethanat e reja të ndryshme. Faktorë të shumtë i komplikojnë sfidat në kohën tonë. Revolucioni në informacion krijon vështirësi të reja për vendimmarrësit dhe për strukturat e inteligjencës. Mesazhet moderne janë lehtësisht të mundura në një publik, të dhëna nga kushdo nëpërmjet hapësirave në internet dhe aftësisë për të krijuar mënyra personale komunikimi me veçori të tilla që janë vështirë për tu zbërthyer. Dhe ndërsa përdorimi i tyre bëhet më i gjërë, hapësirat prioritare për të izoluar dhe fokusuar në veprimtarinë kriminale, terroriste ose ushtarake bëhen përherë edhe më të vështira.
[8] Fjala terrorizëm do te thotë: dhunë e paramenduar ndaj masës jo luftuese me qëllim ndikimin e opinionit publik për te arritur më pas në goditjen e objektivave me natyrë politike, ushtarake apo ideologjike.
[9] Fjala "Terror" rrjedh nga latinishtja dhe bie në drejtimin e gjuhëve romake, gjegjësisht gjuhëve Europjane: terrorist, terrorizëm, akt terrorizmi, anti-terrorizëm, etj. Akorduar sipas Bogdan Zlatariqit, termi Terrorist për të parën herë është përdorur për të treguar Robespierrin dhe shokët e tij, për referimin e tij famoz në "Komitetin e Shëndetësisë publike" si Tribuna e Terrorit.
[10] Terrorizmi transnacional (akterët janë personat ose grupet) manifestohet kundër qeverisë ose kundërshtarëve, ndërsa terrorizmi shtetëror (subjektet janë qeveritë ose shtetet) manifestohet me luftë qeveri-opozitë.
[11] Kriminelët në të shumtën e rasteve, ndërrojnë pamjen, jetojnë në periferi të qytetit, emrin e tyre nuk e vendosin në derë ku banojnë, u ikin kontakteve me fqinj, nuk fitojnë letra në postë, nuk pranojnë miq, ata rrjedhin prej klasave të mesme, e kohën e fundit edhe nga shtresa e pasanikëve. Deri te mjetet vinë përmes plaçkitjes, organizatave joqeveritare, shërbimeve sekrete etj. Posedojnë armë për atentate, vrasje e likuidime tjera, mjete eksplozive, strehime të fshehta dhe aparate për xhirim. Strategjia e kriminelëve është e gjithanshme, prandaj në të shumtën e rasteve ajo mbetet fshehtësi “kriminale”. Terroristët janë armiq të pushtetit. Ata kanë për qëllim të zhdukin tërë pasurinë e shtetit, të ndërrojnë pushtetin dhe të luftojnë kapitalin e huaj. Taktika e tyre është shumë e shpërndarë. Nuk luftojnë në një front, por në koordinim dhe me përkrahjen e grupeve të ndryshme sulmojnë lloj-lloj caqesh. Ata i ndryshojnë sulmet, e befasojnë të sulmuarin, kundërshtarit kurrë nuk i japin shënime për grupin, mjetet, planet, gjurmët etj. Anëtarët e grupit shpërndahen nëpër vende të ndryshme. Në planet e tyre nuk marrin pjesë persona të panjohurë.
[12] Në maj të vitit 1964, 422 personalitete kombëtare të Palestinës në takimin e organizuar në Jerusalem nën udhëheqjen e liderit Ahmed Shuqeiri dhe i përcjellë nga Liga Arabe u formua Organizata për Çlirimin e Palestinës. Nën ombrellën e OÇP-së u formuan edhe strukturat shtesë të cilat ishin: Këshilli Kombëtar i Palestinës, Komiteti Ekzekutiv i OÇP-së, Fondi Kombëtar si dhe Ushtira Çlirimtare e Palestinës. Në vitin 1969 filloi të mbikqyrej nga Fatah me në krye Jaser Arafatin, me që u bë më e pavarur dhe mobilizoi palestinezët me një perkrahje nderkombëtare.

- Gazeta USHTRIA (01. 09. 2006) Botime të Ministrisë së Mbrojtjesë, Tiranë.
- http://news.yahoo.com/s/ap/20070601/ap_on_re_mi_ea/al_qaida_video_offensive
- http://sq.wikipedia.org/wiki/Terrorizmi
- http://sq.wikipedia.org/wiki/Terrorizmi_islamist
- http://sq.wikipedia.org/wiki/Terrorizmi_islamist#Kritika_e_ideologjis.C3.AB_terroriste_islamiste
- http://www.adl.org/main_Terrorism/terrorist_077_younis_tsouli.htm
- http://www.math.gatech.edu/katz/Islam Xhelal El Alin QENDRIMI I PRENDIMIT NDAJ ISLAMIT Botuar në "DITURINË ISLAME" Nr. 38, 1992.
- http://www.worldpress.org/Mideast/2607.cfm
- Revista MBROJTJA (2006) Lufta asimetrike dhe ndikimi i saj në artin operacional.
- Revista MBROJTJA (2006) UNIFIL, Misioni i OKB në Liban, Tiranë.
- Sageman, Marc (2004) Understanding Terror Networks. University of Pennsylvania Press, ISBN 0812238087.
- Scheuer, Michael (2006) Through Our Enemies' Eyes: Osama bin Laden, Radical Islam, and the Future of America, revised edition, Potomac Books, ISBN 1-57488-967-2.
- Shukri, Aziz Muhamed (1991) The International Terrorism A legal critique, Vermont.
- TOMISEK, Stiven (2002) Homeland Secority: The New Rol for Defense, Strategic Forum (Institute for Nationality Strategic Studies National Defense University).
- Wright, Lawrence (2006) The Looming Tower: Al-Qaeda and the Road to 9/11. Knopf, ISBN 0-375-41486-X.
- Zlatariq, Bogdan (1975) Hystory of International Terrorism and Its Legal Control.