Fundamentalizmi islamik, është krijim i propagandës perëndimore anti-islame për t’i shtuar masat represive kundër botës islame, por edhe si nocion është i gabueshëm, pasi kuptimi i tij gjuhësor nuk shënon ndonjë gjë negative.
Mirëpo, është gjithashtu e vërtetë se nga shumë qarqe politike dhe mediume ndërkombëtare, termi fundamentalizëm islamik përdoret për të nënkuptuar ekstremizmin islamik e jo vetë Islamin.
Fundamentalizmi islamik është bërë frazë që do të duhej ta përcaktojë dhe përshkruaj tërë angazhimin veprues të muslimanëve në politikë, demonstratat e rrugëve, sindikalizëm, luftërat çlirimtare, rrëmujat e qytetit ose trazirat e fshatit. E quajtëm ne revivalizëm islamik, përparim ose thjeshtë islamizëm, ngritjen e tij mund ta ndjekim si zhvillim vijëdrejt prej shekullit VII e deri në ditët e sotme.
Rreth përkufizimit të fundamentalizmit islamik
Kjo veprimtari e dhunëshme ndonjëherë është perceptuar si vegël, ose mjet për revolucionarët dhe nacionalistët për të arritur objektiva të caktuara, por jo rallë ka qënë e sponsorizuar apo edhe e ushtruar nga qeveri të ndryshme për ruajtjen e autoritetit të tyre shtetëror.
Nga ana tjetër, disa prej tyre që kanë aplikuar pjesëmarrjen në veprimtari terroriste pretendojnë se janë duke luftuar në emër të lirisë, kur nga ana tjetër, duket qartë një motivacion kuptimplotë krejt i ndryshëm i bazuar në motive politiko-ideologjike, nacional-etnike dhe fetare.
Kështu, duke kërkuar origjinën e formave të shfaqjes së terrorizmit gjatë viteve të historisë moderne, mund të bëjmë një klasifikim teorik të ndarë në tre grupe:
1) Terrorizmi me origjinë konfliktin nacional-etnik. Kjo formë është evidentuar më dukshëm në Irlandën e Veriut dhe Spanjë nëpërmjet formacioneve të IRA-s dhe ETA-s.
2) Terrorimi me origjinë konfliktin politiko-ideologjik. Kjo formë është identifikuar kryesisht me levizjet anarkisto-komuniste të viteve ‘60-’80 e më vonë. Subjekte të kësaj forme të terrorizmit kanë qenë organizata të tilla si “RAF” në ish-RFGJ, “Brigada Rossa” në Itali, “17 Nëntori” në Greqi, etj.
3) Terrorizmi me origjine konfliktin fetar. Është i identifikuar kryesisht në mesin e viteve ’70 me levizjet integraliste në Lindjen e Mesme, veçanërisht pas ardhjes në fuqi të disa qeverive sponsorizuese të këtij lloj terrorizmi.
Në Mars të vitit 1995, gjashtë vjet përpara ngjarjeve tronditëse të 11 Shtatorit 2001, ndodhi sulmi terorist mbi metronë e Tokios. Kulti fetar japonez i Aum Shinrikyo vrau 12 njerëz dhe helmoi 5000 të tjerë.
Shtetet tani kishin përballë një epokë të re, të një terrorizmi të ri, quajtur ndryshe „Supërterrorizëm“.Ndonëse i ashtuquajturi „terrorizëm i vjetër“ shfaqej në dukje „i dobësuar“, një numër domethënës i karakteristikave të tij dukeshin se po e merrnin veten shpejt, duke gjetur shprehje në terrorizmin e ri dhe në vetë aktorët e këtyre ngjarjeve, terroristët. Kjo u qartësua në 11 shtator 2001, kur shteti më i fuqishëm dhe i sigurtë i botës, SHBA-ja, u përball me „supërterrorizmin“, shenjat e të cilit ishin dukur që gjatë vitit 1990.
Terrorizmi ndërkombëtar për nga format e shfaqjes dhe rrezikshmëria që paraqet, duket qartë se do të jetë një sfidë afatgjatë për politikën botërore dhe shkak i qëndrueshëm i krizave në rajone të ndryshme. Për këtë ai meriton një studim të detajuar të disa prej karakteristikave tipizuese të tij.
KARAKTERISTIKAT E TERRORIZMIT NDËRKOMBËTAR
Së pari:
Teknologjia dhe taktikat e reja kanë ndryshuar natyrën e terrorizmit; por tipari i tij i qëndrueshëm është kapaciteti i tij si një forcë shumëzuese përmes shfrytëzimit të frikës për të ndikuar një audincë sa më të gjërë përmes efekteve „spektakolare“ të panjohura më parë.
Kinezi Sun Tzu, ka thënë: „...të luftosh dhe fitosh të gjitha betejat nuk është një epërsi supreme; epërsia supreme konsiston në thyerjen e rezistencës së armikut pa luftë“. Kjo është esenca e terrorizmit; thyerja e rezistencës së armikut përmes shfrytëzimit të frikës.
Këtu duhet patur kujdes, duhen ruajtur mirë balancat, sepse kjo frikë mund t’i çojë disa shtete e shoqëri deri në “vetëterrorizim”. Kjo është një nga sfidat më të mëdha pas ngjarjeve të 11 Shtatorit.
Në kushtet e një shoqërie të lirë dhe të informimit pa kufij, masmedia kanë një rol të rëndësishëm në kuadrin e informimit të publikut për atë që ndodh dhe zhvillohet, për pasojat etj.
Informimi nga masmedia ka efekte shumë pozitive në kuadrin e të diskretituarit në sytë e opinionit publik të organizatorëvë, nxitësve, dhe zbatuesve të akteve terroriste. Këto kategori ndjehen të përçmuar publikisht dhe për pasojë minimizohet mbështetja e tyre nga kategori të caktuara shoqërore.
Së dyti:
Karakteristika e dytë e supërterrorizmit të ditëve të sotme, është se në vend të një tekonologjie të sofistikuar të armëve të shkatërrimit në masë, eksponentet janë duke përcaktuar e aplikuar plane të kujdesshme, taktika të thjeshta, operacione surprizë dhe të befasishme.
„Befasia“ është një element i rëndësishëm dhe i paramenduar nga planifikuesit e terrorizmit në funksion të arritjes së objektivave të kalkuluara dhe të efekteve sa më të mëdha.
Së treti:
Karakteristika e tretë konsiston në të provuarit e kundërt të asaj që është pretenduar deri vonë, se „terroristët dëshirojnë që shumë njerëz të shohin dhe jo shumë njerëz të vdesin“. Tashmë duket qartë, se terroristët duan më shumë njerëz të vdekur dhe aktet e tyre të kenë ndikim të drejtëpërdrejtë jo vetëm tek armiqtë e tyre por edhe tek mbështetësit. Kjo mund të ilustrohet me aktet e përditshme terroriste në Irak, apo edhe ato të ndodhura më parë në disa vende të tjera. Edhe sot ka shtete që veprojne ne rolin e sponsoreve te terrorizmit nderkombetar.
Analiza e ngjarjeve të 11 Shtatorit dhe e veprimtarisë së shumë organizatave terroriste nxjerr në pah implikimin edhe të shteteve, ose regjimeve diktatoriale në përkrahjen ndaj tyre.
Ka shtete të Lindjes së Mesme, të cilat jo vetëm kanë lejuar instalimin e këtyre organizatave në territoret e tyre, por edhe i kanë financuar ato, sikundër edhe kanë patur përfitime prej tyre.
Kur bëhet fjalë për shtete, ose regjime të cilat me veprimtarinë e tyre mbështesin terrorizmin ndërkombëtar, ose bëhen strehë e terroristëve, dyshohen për lidhje me organizata terroriste, ose përfshirje në akte terroriste, zotërojnë, ose përpiqen të prodhojnë armë të shkatërrimit në masë, të cilat mund të bien më pas në duart e organizatave terroriste, etj të këtij lloji, ateherë nuk përjashtohet edhe veprimi ushtarak ndaj tyre.
Kemi rastin e ndërhyrjeve në Afganistan dhe Irak.
Atëherë të përmendim diçka rreth Sadam Huseinit. Ai erdhi në pushtet në vitin 1979. Regjimi i tij u bë kërcënim për fqinjët, rajonin dhe më gjërë, në shkallë globale, me luftën ndaj Iranit (1980-1988), me pushtimin e Kuvajtit në Gusht 1990, me përdorimin e armëve kimike kundër kurdëve, me kokfortësinë ndaj komunitetit ndërkombëtar dhe mosgadishmërinë për të bashkëpunuar, duke thyer sistematikisht Rezolutat Ndërkombëtare.
RAPORTET E SHTETEVE ME TERRORIZMIN NDËRKOMBËTAR
a) Shtete sponsorizuese të terrorizmit ndërkombëtar[1]. Terrorizmi është mënyra jo e drejtëpërdrejtë, nga më efikaset e më potencialet për të destabilizuar e dobësuar shtetin kundërshtar, pa kaluar pragun e armiqësisë së hapur të një lufteë të shpallur.
b) Shtetet jo-bashkëpunuese[2]. Në kuadër të shteteve jo-bashkëpunuese, Siria mund t`i frikësohet izolimit dhe vënjes në shënjestër ndaj pritet të bashkëpunojë më mirë se më parë me koalicionin antiteror të udhëhequr nga SHBA.
Në sajë të diplomacisë anglo-amerikane, vendimi i Libisë për të dalë nga “klubi i të këqinjve”, konsiderohet pozitiv dhe tashme ky vend është hequr nga lista e vendeve që mbështesin terrorizmin ndërkombëtar.
Terreni për terrorizmin ndërkombëtar dhe mbështetësit e tij po ngushtohet, sepse presioni mbi organizatat terroriste dhe shtetet mbështetëse, ose jo bashkëpunuese po rritet çdo ditë, financimet e zeza po vihen në kontroll të plotë kudo.
INFRASTRUKTURA E TERRORIZMIT NDËRKOMBËTAR
Përballë shteteve dhe organizatave ndërkombëtare, sot në botë mendohet se eksitojne nje numer i konsiderueshem i organizatave terroriste, ose afërsisht sa dyfishi i shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara.
Shumica e këtyre organizatave ekzistojne dhe veprojne në Lindjen e Mesme, ose kanë qendrat e drejtimit e të financimit prej atje.
Në këteë mënyrë, mund të thuhet se Lindja e Mesme prodhoi terrorizmin ndërkombëtar, si një prej sfidave më të mëdha të sigurisë globale për shekullin tonë.
Por nisur nga shtrirja dhe veprimtaria e tyre, organizatat terroriste mund t’i klasifikojmë, me shtrirje dhe gjeografi globale ndërkombëtare, (Al Kaeda), rajonale (Xhihadi Islamik) dhe lokale (Hamasi e cila pas fitores së zgjedhjeve në Palestinë, mbetet për t’u verifikuar se ç’rrugë do të zgjedhë në të ardhmen). Por këto organizata, (Al Kaeda, Hezbullahu, Hamasi, Xhihadi Islamik, Talibanet, etj.), janë mpleksje politiko-mafioze me shumë probleme e që lidhen me veprimtari të pista si ato të trafikimit të armëve, pastrimit të parave, trafikut ndërkombëtar të drogës, etj.
Al Kaida, përbën një rrjet me të cilin lidhen më tepër se 40 organizata dhe lëvizje terroriste ndërkombëtare. Ajo ka pranuar realizimin e goditjeve të konsiderueshme në vende të ndryshme të botës dhe vazhdon të mbetet e rrezikëshme, ndërkohë që kreu i saj Osama Bin Laden, megjithëse është personi më i kërkuar në botë, vazhdon të mbetet akoma i pa arrestuar dhe të lëshojë kërcënime kundër Perëndimit dhe disa drejtuesve të shteteve arabe.
Al Kaida dhe lidhjet e saj mbetën një rrezik i madh jo vetëm për perendimin, por edhe për vetë vendet arabe, edhe pse kundërveprimi ka qenë dërmues dhe se mbeshtetjet financiare po u ndërpriten çdo ditë falë një bashkëpunimi të gjërë ndërkombëtarë.
Fshehtësia e organizimit dhe e funksionimit të një organizate terroriste është element më i rëndësishëm. Mirëpo, Grupet dhe Organizatat terroriste përbëhen nga këto kategori individësh:
Kur jemi tek kërcënimi, atëherë shtrojmë pyetjen:
“A jemi të rrezikur në nivel rajonal nga terrorizmi ndërkombëtar ?”
Për të dhënë një përgjigje të plotë dhe të saktë kesaj pyetje duhen marrë në konsideratë dhe analizuar shumë faktore, disa prej të cilëve mund të jenë:
1) Gjeografia e shtrirjes së shteteve të etiketuara „terroriste“, aleancat dhe marrëdhëniet e tyre të ngushta politike, ekonomike e ushtarake me faktorë dhe aktorë politikë rajonalë.
2) Lidhjen e faktorëve rajonale me shtete që kanë adoptuar programe për prodhimin dhe tregëtimin dhe pse jo trafikimin e Armeve Bërthamore apo të Dëmtimit në Masë.
3) Nivelin e bashkepunimit ndërkombëtarë të faktorëve rajonal ne funksion nderprerjes se burimeve financiare te dyshimta dhe „pastrimit të parave të pista”.
Rajonet dhe vatrat e militarizuara në ekstrem dhe me premisa krizash serioze me motivim etnik-nacional, politik e religjoz.
Prezencen në rajon të elementëve potencialisht te rrezikshëm dhe të lidhur me eksponentë te tërrorizmit ndërkombëtar, etj. Megjithatë në funksion të pyetjes së shtruar më lart, le të vijojmë disa nga argumentët... Ballkani Perendimor ka një pozitë të rëndësishme gjeostrategjike. Vështruar në këtë kontekst, zhvillimet e mundshme të rajonit të Mesdheut, Lindjes së Mesme e më gjërë pas ngjarjeve të 11 shtatorit në Amerikë, duhet të merren në konsideratë.
Sipas G. Partosh “Shpërthimi i militantizmit islamik i nxjerrë në pah nga sulmet shkatërruese ndaj Qendrës Botërore Tregëtare dhe Pentagonit, … ka kthyer vemendjen drejt komuniteteve myslimane në të gjithë botën, përfshirë edhe Europen e cila ka një nga popullsitë myslimane që po shtohet me ritme më të shpejta në Europe. … Shumica e myslimaneve në Ballkan janë pasardhës të të krishterëve … të cilët u konvertuan për një numër arsyesh….Mbështetja për fondamentalizmin apo militantizmin mysliman është shumë e vogël…Forma liberale e fesë islame që mbizotëron në Ballkan është kryesisht trashëgimi e traditave të vendosura otomane…” [3]
Por disa analistë të tjerë kanë parashikuar se në disa vënde të rajonit të Mesdheut, të Lindjes së Mesme, por edhe në Azinë Juglindore, mund të ketë rritje të influencës së islamit, si lëvizje politiko-shoqërore. Mprehtësia e formës së islamizmit fanatik konsiderohet rrezik dhe kërcënim i mundshëm jo vetëm kundër interesave perëndimore, por edhe kundër interesave të regjimeve arabe. Ky fenomen është i një rëndësie të madhe për marrëdhëniet e Perëndimit, me botën islame dhe për krijimin e sistemit ndërkombëtar të sigurisë në tërësi.
Pra, vendet e rajonit nuk janë të imunizuara nga kërcënimet e mundshme terroriste, qoftë ato me bazë të brendshme[4], ashtu edhe ato me bazë nga jashtë[5]. [6]
Këtu shtrohet pyetja Pse vendet e rajonit nuk janë të imunizuara nga kërcënimet terroriste?
Rajoni përfaqëson një tërren me të kaluar konfliktesh dhe krizash. Mjafton të kujtojmë se Bosnja, Sërbia, Kosova, Kroacia u përfshinë në luftë, ndërsa Shqipëria dhe Maqedonia kaluan kriza serioze dhe se potenciale të mëdha armësh janë në duart e popullsisë së rajonit. Nga ana tjetër, në disa zona janë evidentuar pjesëmarrës në luftra lokale të disa vullnetarëve me precedent terrorist apo me origjinë dhe lidhje nga vende sponsorizuese të terrorizmit. Mirëpo, me praninë e strukturave ndërkombëtare të sigurisë, institucionet vendore të këtij formati në rajonin tonë, akoma janë në reformim e sipër dhe dallojnë për brishtësinë e tyre.
Prof. Kupchan, mendon se, “Zgjidhja e statusit përfundimtar të Kosovës, dhe mbijetesa e Bosnjës si shtet shumëetnik do të ndikonin për të mos lejuar që grupet terroriste të hedhin rrënjë në ballkan”.
PËRFUNDIME
Fundamentalizmi si një të kuptuar dhe mendësi radikale është i mirënjohur në botën e krishterë, sidomos te disa kisha evangjeliste amerikane. Përveç interpretimeve sipërfaqësore të shkrimeve të shenjta jashtë kontekstit tekstual dhe historik, ato i karakterizon edhe psikologjia e supremacisë ose e ndjenjës së superioritetit karshi kishave ose besimeve të tjera. Ngase shpëtimi është i sigurt vetëm nëpërmjet Jezu Krishtit dhe Shpirtit të Shenjtë, dhe të gjithë ata që vendosin të besojnë ndryshe do të përfundojnë në Ferr. Një bindje e tillë paraqet, në të vërtetë, mbeturinë të mendësisë puritane të shekujve të mesjetës. Mirëpo rregullimi shekullar dhe demokracia e lartë kanë mundësuar margjinalizimin e ideve të tilla, edhe pse predikuesit e tyre janë të përgatitur mirë dhe të mbështetur me donacione të shumta nga mbarë bota.
Fundamentalizmi ose ekstremizmi islamik është një mendësi e pranishme dhe tejet aktive sot rreth e qark botës islame. Realiteti post-kolonialist: ekonomia e shkatërruar, sistemi i vdekur arsimor, demokracia e mbytur nga diktaturat arabe kanë mundësuar zhvillimin e pseudointelektualizmit dhe mekanizmave të tjerë "mbrojtës" që kanë trajtësuar kompleksin e inferioritetit dhe pafuqisë ndaj 'armikut' të jashtëm shumë më superior. Prandaj e vetmja mënyrë për t'u mbrojtur është getoizimi intelektual, që krijon imazhin e një bote ku të gjithë përveç myslimanëve janë armiq potencialë, madje të gjithë këta janë jobesimtarë (kuffaar) dhe armiq të Zotit.
B I B L I O G R A F I A
REFERENCA
[1] Janë ato shtete të cilat me mënyra aktive direkte dhe indirekte, me mjete financiare, logjistike, infrastrukturë e suport politik; stimulojnë individë apo organizata terroriste me karakter global, rajonal, ose lokal, në veprimtaritë e tyre për arritjen e objektivave të caktuara.
[2] Janë ato shtete që fshehin terroristët ndërkombëtar; përmes refuzimit të procedimit të terroristëve përgjegjës, ose mosdorëzimit tek shteti kërkues i sulmuar.
[3] Gabriel Partosh, analist i BBC për rajonin.
[4] Ai mund të jetë i origjinave të ndryshme, por është i nxitur, mbështetur dhe i organizuar nga elementë të brendshëm.
[5] Ai mund të jetë i origjinave të ndryshme, mund të kryhet nga elementë të brendshëm, por me mbështetje e drejtim nga jashtë vendit.
[6] Simbas mendimit tim personal.

- Së pari sepse përkufizimi i terrorizmit tenton të mbulohet nga propaganda zyrtare;
- Së dyti, sepse format e dhunës terroriste mbulojnë një gamë të gjerë dhe të çrregullt kushtesh dhe rastesh.

- Udhëheqës të mirëfilltë që vendosin proçedura, përpunojnë plane dhe drejtojnë aktivitetin.
- Individë aktivë-ekzekutorë që zbatojnë urdhërat e udhëheqësve dhe planet e tyre.
- Përkrahës Aktivë. Këta japin mbështetjen e duhur logjistike për të kryer veprimet.
- Përkrahës Pasivë. Këta e simpatizojnë kauzen por i tremben ndëshkimit për shkak të pjesëmarrjes aktive në veprimtarinë e grupit. Ata mund te japin ndima spontane.
Kur jemi tek kërcënimi, atëherë shtrojmë pyetjen:
“A jemi të rrezikur në nivel rajonal nga terrorizmi ndërkombëtar ?”
Për të dhënë një përgjigje të plotë dhe të saktë kesaj pyetje duhen marrë në konsideratë dhe analizuar shumë faktore, disa prej të cilëve mund të jenë:
1) Gjeografia e shtrirjes së shteteve të etiketuara „terroriste“, aleancat dhe marrëdhëniet e tyre të ngushta politike, ekonomike e ushtarake me faktorë dhe aktorë politikë rajonalë.
2) Lidhjen e faktorëve rajonale me shtete që kanë adoptuar programe për prodhimin dhe tregëtimin dhe pse jo trafikimin e Armeve Bërthamore apo të Dëmtimit në Masë.
3) Nivelin e bashkepunimit ndërkombëtarë të faktorëve rajonal ne funksion nderprerjes se burimeve financiare te dyshimta dhe „pastrimit të parave të pista”.
Rajonet dhe vatrat e militarizuara në ekstrem dhe me premisa krizash serioze me motivim etnik-nacional, politik e religjoz.
Prezencen në rajon të elementëve potencialisht te rrezikshëm dhe të lidhur me eksponentë te tërrorizmit ndërkombëtar, etj. Megjithatë në funksion të pyetjes së shtruar më lart, le të vijojmë disa nga argumentët... Ballkani Perendimor ka një pozitë të rëndësishme gjeostrategjike. Vështruar në këtë kontekst, zhvillimet e mundshme të rajonit të Mesdheut, Lindjes së Mesme e më gjërë pas ngjarjeve të 11 shtatorit në Amerikë, duhet të merren në konsideratë.
Sipas G. Partosh “Shpërthimi i militantizmit islamik i nxjerrë në pah nga sulmet shkatërruese ndaj Qendrës Botërore Tregëtare dhe Pentagonit, … ka kthyer vemendjen drejt komuniteteve myslimane në të gjithë botën, përfshirë edhe Europen e cila ka një nga popullsitë myslimane që po shtohet me ritme më të shpejta në Europe. … Shumica e myslimaneve në Ballkan janë pasardhës të të krishterëve … të cilët u konvertuan për një numër arsyesh….Mbështetja për fondamentalizmin apo militantizmin mysliman është shumë e vogël…Forma liberale e fesë islame që mbizotëron në Ballkan është kryesisht trashëgimi e traditave të vendosura otomane…” [3]
Por disa analistë të tjerë kanë parashikuar se në disa vënde të rajonit të Mesdheut, të Lindjes së Mesme, por edhe në Azinë Juglindore, mund të ketë rritje të influencës së islamit, si lëvizje politiko-shoqërore. Mprehtësia e formës së islamizmit fanatik konsiderohet rrezik dhe kërcënim i mundshëm jo vetëm kundër interesave perëndimore, por edhe kundër interesave të regjimeve arabe. Ky fenomen është i një rëndësie të madhe për marrëdhëniet e Perëndimit, me botën islame dhe për krijimin e sistemit ndërkombëtar të sigurisë në tërësi.
Pra, vendet e rajonit nuk janë të imunizuara nga kërcënimet e mundshme terroriste, qoftë ato me bazë të brendshme[4], ashtu edhe ato me bazë nga jashtë[5]. [6]
Këtu shtrohet pyetja Pse vendet e rajonit nuk janë të imunizuara nga kërcënimet terroriste?
Rajoni përfaqëson një tërren me të kaluar konfliktesh dhe krizash. Mjafton të kujtojmë se Bosnja, Sërbia, Kosova, Kroacia u përfshinë në luftë, ndërsa Shqipëria dhe Maqedonia kaluan kriza serioze dhe se potenciale të mëdha armësh janë në duart e popullsisë së rajonit. Nga ana tjetër, në disa zona janë evidentuar pjesëmarrës në luftra lokale të disa vullnetarëve me precedent terrorist apo me origjinë dhe lidhje nga vende sponsorizuese të terrorizmit. Mirëpo, me praninë e strukturave ndërkombëtare të sigurisë, institucionet vendore të këtij formati në rajonin tonë, akoma janë në reformim e sipër dhe dallojnë për brishtësinë e tyre.
Prof. Kupchan, mendon se, “Zgjidhja e statusit përfundimtar të Kosovës, dhe mbijetesa e Bosnjës si shtet shumëetnik do të ndikonin për të mos lejuar që grupet terroriste të hedhin rrënjë në ballkan”.
PËRFUNDIME
Fundamentalizmi si një të kuptuar dhe mendësi radikale është i mirënjohur në botën e krishterë, sidomos te disa kisha evangjeliste amerikane. Përveç interpretimeve sipërfaqësore të shkrimeve të shenjta jashtë kontekstit tekstual dhe historik, ato i karakterizon edhe psikologjia e supremacisë ose e ndjenjës së superioritetit karshi kishave ose besimeve të tjera. Ngase shpëtimi është i sigurt vetëm nëpërmjet Jezu Krishtit dhe Shpirtit të Shenjtë, dhe të gjithë ata që vendosin të besojnë ndryshe do të përfundojnë në Ferr. Një bindje e tillë paraqet, në të vërtetë, mbeturinë të mendësisë puritane të shekujve të mesjetës. Mirëpo rregullimi shekullar dhe demokracia e lartë kanë mundësuar margjinalizimin e ideve të tilla, edhe pse predikuesit e tyre janë të përgatitur mirë dhe të mbështetur me donacione të shumta nga mbarë bota.
Fundamentalizmi ose ekstremizmi islamik është një mendësi e pranishme dhe tejet aktive sot rreth e qark botës islame. Realiteti post-kolonialist: ekonomia e shkatërruar, sistemi i vdekur arsimor, demokracia e mbytur nga diktaturat arabe kanë mundësuar zhvillimin e pseudointelektualizmit dhe mekanizmave të tjerë "mbrojtës" që kanë trajtësuar kompleksin e inferioritetit dhe pafuqisë ndaj 'armikut' të jashtëm shumë më superior. Prandaj e vetmja mënyrë për t'u mbrojtur është getoizimi intelektual, që krijon imazhin e një bote ku të gjithë përveç myslimanëve janë armiq potencialë, madje të gjithë këta janë jobesimtarë (kuffaar) dhe armiq të Zotit.
B I B L I O G R A F I A
- Gilsenan, Michael (1982, 1984) Recognizing Islam, Croom Helm, London dhe Sidney.
- Mirdita, Zef (1995) Feja dhe Kombi, intervist dhënë gazetës PANORAMA, Zagreb.
- Nationalism and Islamism (1988) Ithaca press, London.
- Sivan, Emanuel (1985) Radical Islam, Medieval Theology and Modern Politics, Yale University Press, New Haven dhe London.
- Umar, Abdullah (1983) The Islamic Struggle in Syria, Berkley.
- Hide, Enri (2008) Islamizmi si faktor gjeopolitik, leksioni i 13 në UET (Universiteti Europian i Tiranës), lënda e Gjeopolitikës, Tiranë.