Parimet e djathta kanë të bëjnë me nacionalizmin, ndërsa të majtët me internacionalizmin; të djathtët parapëlqejnë vlerat konservatore, ndërsa të majtët më shumë parapëlqejnë ndryshimin e tyre; të djathtët pëlqejnë një rol shumë më të vogël të shtetit e më të madh të individit, të majtët të kundërtën. Për të djathtët, sa më i vogël shteti, aq më mirë. P.sh.: a është më mirë që me parat tona të bëjmë vet çfarë të dëshirojmë, por në rast se mbetemi keq nuk mund të kërkojmë ndihmë nga shteti (e djathta), apo nëse do të paguajmë taksa më të larta, që do të thotë se qeverisë i japim në dispozicion një shumë jo të vogël të parave për t’i menaxhuar dhe pastaj ajo siguron një shpërndarje sa më të barabartë, e cila është e mundur për të gjithë (e majtë), duke përfshirë këtu edhe të papunët.
Në Kosovë, nuk mund të themi se kemi të djathtë apo të majtë, për vet faktin se po ta quash vetveten si i majtë, do të etiketohesh (trajtohesh) si komunist, mirëpo në disa raste edhe si tradhtar që nuk ia do të mirën vendit tënd, ndërsa po ta quash vetveten i djathë do të kuptohet se je demokrat, anti-komunist, patriot dhe njeri, i cili punon për vendin e vet. Por, nuk është ashtu. I majtë nuk do të thotë komunist. I djathtë nuk do të thotë demokrat. Sepse nëse është kështu, atëherë mund të themi se e gjithë Skandinavia qenka komuniste dhe në masë të madhe, e gjithë Europa Perëndimore. Këto janë paragjykime që duhet tejkaluar. Natyrisht, këto janë paragjykime që nuk kanë të bëjnë me realitetin por që më shumë kanë të bëjnë, në lidhje me mungesën e shkollimit, edukatës, e shumë e shumë faktorëve të tjerë social.
Kjo çështje duhet të jetë pjesë e debatit jo vetëm akademik por edhe politik sepse ajo ka të bëjë me të ardhmen, me zhvillimin ekonomik, mirëqenien dhe gjithë filozofinë politike të shqiptarëve. Një vend demokratik është ai, i cili organizon së paku dy zgjedhje të lira, arrijmë deri te një arsye tjetër e mosprofilizimit ideologjik të partive kosovare. E që është mungesa e nevojës që këto të bëjnë një gjë të tillë (kur kemi parasysh se qëllimi i një partie në demokraci është ardhja e saj në pushtet). Përderisa elektorati në Kosovë (këtë e dimë shumë mirë) bazohet në personalitete "kult", pse partitë duhet të brengosen për ndarje ideologjike!
Nuk do të ketë ndarje të tilla përderisa elektorati nuk kërkon një gjë të tillë. Megjithatë, ndarja, e cila ekziston mes elektoratit dhe klasës poltike dhe qeverisë, mund të themi se nuk është asgjë tjetër përveçëse fiktive. Të paktën, kjo ndarje nuk është ashtu si konceptohet prej kosovarëve që, në fakt, shtetin dhe administratën e konsiderojnë si "të huaj", something "away" from them.[1]
Pavarësia e Kosovës do të mbyllë shumë çështje të cilat deri më tani janë trajtuar sikur jetike nga qytetarët e Kosovës. Por, njëkohësisht, ajo do të hap çështje të tjera madhore për diskutim, të cilat janë të domosdoshme, por edhe jetike për të ardhmen. Çështja shumë e rëndësishme që shtrohet është: çfarë modeli të shtetit do të duam? Demokratik po se po, por të djathtë, të majtë apo qendër? Kjo ka rëndësi të madhe për demokracinë në Kosovë. Pa profilizimin e partive politike në Kosovë, lidhur me atë se cilit spektër politik i takojnë, të djathtës, të majtës apo qendrës, nuk do të kemi një zhvillim të mirëfillt ekonomik, politk, sepse edhe e djathta edhe e majta garantojnë zhvillimin ekonomik dhe të mirëqenies. Mirëpo, përpara se të profilizohen se cilit spektër politik i takojnë, duhet të kenë një program, i cili i përcakton ata se cilës anë i takojnë. Problemi pse nuk deklarohen a janë të djathta, a të majta është se realiteti i ka fshirë këto dallime. Meqë jemi në fazën kur duhet të ndërtohet një lloj kapitalizmi dhe atë një kapitalizëm i pamëshirshëm, i egër, atëherë ngurojnë edhe ata që janë majtistë me bindje që t’i mbrojnë këto interesa. Mendimi, im është se me vdekjën e kryetarit, shpresoj se do të na qoj drejtë një rruge ku do të ketë zgjedhje mes programeve politike, e jo në mes personaliteteve “kult”. Në arsyetimet më të shpeshta të përfaqësuesve të partive politike, pse në Kosovë nuk kishte deri më tash një profilizim të skenës politike, është se parësore në angazhimet e tyre ka qenë një Kosovë e lirë dhe e pavarur, kurse me zgjidhjen e statusit të Kosovës, disa prej partive politike mendojnë që tani të rreshtohen kah e djathta, e majta apo qendra, varësisht se cilës ideologji do t’i besojnë.
Nga LDK-ja (Lidhja Demokratike e Kosovës), deri më tani nuk ka dal ende me ndonjë profilizim se cilit spektër politik do t’i takoj pas zgjidhjes së statusit të Kosovës, mirëpo, pretendon të jetë kah e djathta, ndërsa nga PDK-ja (Partia Demokratike e Kosovës), ka dalur me një prononcim se kjo parti dita-ditës po shkon nga spektri i partive të majta. Këtu, mund të “them” se kjo parti, e cila praktikisht, jo vetëm përmes kontakteve të saja me grupin e partive social-demokrate në Europë dhe me Partinë Demokratike të SHBA-ve, por edhe në bisedimet e brendshme në strukturat e partisë, është duke u menduar seriozisht për profilizimin e partisë, e cila besohet tashmë se do t’i takoj spektrit të majtë. AAK-ja (Aleanca për Ardhmërin e Kosovës) preferon më shumë të jetë kah rreshtimi i partive liberale, sepse tash për tash përveç që është e orientuar kah partitë liberale dhe ka edhe një program më tepër liberal, është edhe në kontakte të vazhdueshme me partitë liberale në Europë, ndërsa Veton Surroi njëherit edhe anëtarë i grupit të Unitetit dhe kryetar i ORA’s (Partia Reformiste ORA), gjatë një debati të mbajtur në Gjakovë, ku ishte pyetur për përcaktimin e ORA’s, përgjigjjia e tij nuk ishte koncize, por ai përmendi modelin e Bill Kllintonit dhe Toni Blerit, si një model i përshtatshëm për Kosovën.[2] Mirëpo, kur kemi të bëjmë me profilin e një shteti demokratik, të djathë apo të majtë (në një sistem demokratik), një shtet kapitalist ku ekonomia e tij mbështetet tek tregu, që do të thotë tek kerkesë oferta roli i shtetit shikohet si rregullator.[3] Sidoqoftë, sikur politikat e djathta, ashtu edhe ato të majta, janë treguar se mund të sigurojnë një zhvillim ekonomik dhe mirëqenie sociale. E rëndësishme është që të kemi të djathtë dhe të majtë të mirëfilltë. Kështu e do demokracia dhe natyrishtë qendrën në mes.
Tani, se a është më mirë që në Kosovë, të kemi parti të djathta apo të majta, me politika të djathta apo të majta, kjo n’varet prej idealeve personale politike.
Gjërat për aq sa duken të komplikuara, në fakt, janë shumë më të thjeshta. Politikat e majta sigurojnë një shtet social ku edhe në të njejtën kohë, një shtresë të mesme më të fuqishme. Të pasurit dhe të varfërit zënë një përqindje shumë të vogël të popullsisë. Politikat e djathta, në të kundërtën, rrisin dallimin në mes të pasurve dhe të varfërve.
Shtresa e mesme, zë pjesën më të madhe të shoqërisë, por është më e ngushtë sesa te vendet që qeverisen me politika të majta.
Kosova, ëshë vend i varfër, ku pjesën më të madhe të popullësisë e ka të varfër. Ky argument duhet të jetë qendër e një debati akademik për të vendosur se cilat duhen të jenë politikat më shpresëdhënëse për shqiptarët e Kosovës. Kosova i ka përparësitë, por edhe mangësitë e saj. Krejtë çka mungon këtu është një debat i mirëfilltë akademik, i cili pastaj do të përfshinte edhe elitën politike të vendit.
PËRFUNDIME
Në bazë të gjithë kësaj që u tha më lart, shtrohet pyetja se a ka plane për të ardhmen e Kosovës?
Natyrisht se ka plane për të ardhmen e Kosovës. Kështu janë shprehur disa nga politikanët e partive politike në Kosovë. Premtimi, i cili është dhënë nga politikanët është ai për energjetikën, e cila është shtylla kryesore për dhjetë vitet e ardhshme, është shprehur z. Ylli Hoxha.[4]
“Resurset natyrore në Koosovë janë baza e zhvillimit ekonomik dhe treguesi më real, se Kosova sovrane i ka të gjitha parakushtet për zhvillim të mëvetësishëm ekonomik. Kosova me gjithë këtë kapital mineral që e ka, është garant i mirëqenies jo vetëm për banorët e Kosovës por edhe të shteteve përrreth, meqë mungesa e shprehur e energjisë elektrike mund të kompensohet nga investimet e përbashkëta në basenin e Kosovës. Rezervat e lignitit në basenin e Kosovës dhe në atë të Rrafshit të Dukagjinit me mbi 10 miliardë ton thëngjill. Në rezervat e përgjithshme, baseni i Kosovës disponon me 6.5 miliardë ton lignit ndërsa në basenin e rrafshit të Dukagjinit janë të vendosura rreth 3.5 miliardë ton”.[5]
Mirëpo, nuk është kjo zgjidhja e vetme. Është edhe bujqësia, një sferë e mirë. Patjetër se duhet të miren masa në këtë sektor, sepse me anë të tatimeve të vogla do të zgjidhte problemin e një numri të madh, të të papunësuarve.
BIBLIOGRAFIA
1. Agani, Fehmi (2002) Në rrjedha të mendimit sociologjik, Pejë, Dukagjini.
2. Kumnova, Edmond (2007) Cilat janë planet për ekonomin e Kosovës pas Statusit të saj?, Intervista me z. Ylli Hoxha (Sekretar i përgjithshëm Partisë Reformiste ORA), Prishtinë, Kosovë.
3. Pol, Shefer (2007) Liberalna nelagodnost Evropske integracije, Beograd, Medijska knjizara KRUG.
4. Rugova, Ibrahim (2006) Programi dhe Statuti i LDK-së [Lidhja Demokratike e Kosovës], Prishtinë, Kosovë.
5. Surroi, Veton (2004) Programi dhe Statuti i ORA’s [Partia Reformiste ORA], Prishtinë, Kosovë.
6. Thaqi, Hashim (2002) Programi dhe Statuti i PDK-së [Partia Demokratike e Kosovës], Prishtinë, Kosovë.
REFERENCA
[1] Nënkupton, diçka larg shumë prej atyre, “UNMIK-ut”
[2] Diku kah fundi i viteve ’90 të shekullit të kaluar, Bill Klinton dhe Toni Bler kishin propozuar të ashtuquajturën “rruga e tretë” që në fakt ishte një përzierje ideologjike e të dy kampeve (i djathë dhe ai i majtë). Me fjalë të tjera, këta dy liderë kishin propozuar një liberalizëm të plotë ekonomik, një rol jo shumë të madh të shtetit që është karakteristik për politikat e djathta, dhe politika sociale për të siguruar një minimum jetese për qytetarët që është karakteristikë për politikat e majta. Ata kishin provuar të merrnin më të mirat e së djathtës dhe më të mirat e së majtës për të ndërtuar diçka të re për të cilën mendonin se është zgjidhja më e mirë ideologjike në demokraci.
[3] Këtu nënkupton me fjalë të tjera, se shteti e ka për detyrë të grumbullojë të ardhura dhe këto të ardhura t’i shpërndaj në mënyrë sa më të pranueshme për të gjithë.
[4] Sekretar i përgjithshëm i Partisë Reformiste ORA, në Kosovë.
[5] Ligniti i basenit të Kosovës dhe atij të Rrafshit të Dukagjinit i takon formacionit terciar të kliocenit, kështu që bie në radhën e lignitit të ri, pjesërisht të drurit e pjesërisht me përbërje të tokës (është i favorshëm edhe për zhvillimin e industrisë ushqimore, jo vetëm të digjet).