PJESA I
NGJAJSHMËRITË DHE NDRYSHIMET MES RASTIT TË BOSNJE - HERCEGOVINËS DHE KOSOVËS

Konflikti në Bosnje-Hercegovinë kishte pasoja të rëndësishme për marrëdhëniet në mes Europës dhe vendeve Islamike. Në disa raste, konflikti në botën muslimane u pa si një provë për qëndrimin e Europës ndaj Islamit, ku çështja e muslimanëve boshnjakë u kthye në një pikë përqëndrimi të mobilizimit të Islamit radikal me nuanca të forta anti-Europiane, në vitet 1990. Ashtu sikurse ishte edhe çështja palestineze e viteve 1970 apo ajo afgane e viteve 1980.[1] Pavarësisht kësaj marrëdhëniet e Europës me vendet Islamike mbetën të kufizuara pas fjalimeve anti-Europiane, ku u pa edhe mbështetja më e vogël nga vendet Islamike, për të ndihmuar boshnjakët e Bosnjës se sa nga Europa. Mirëpo, mbijetesa e Bosnje-Hercegovinës bëri që ajo të identifikohet me Islamin laik, do të thotë atë turk, dhe jo atë Iranian, e cila ishte më afër demokracive perëndimore. Kjo ndikoi edhe tek intelektualët liberalë boshnjakë, të cilët mbronin idenë e një shoqërie multietnike.Menjëherë pas shpalljes dhe njohjes së pavarësisë së Sllovenisë dhe më pas asaj të Kroacisë, në Bosnje dhe Hercegovinë organizohet një referendum për shpalljen e Pavarësisë nga Jugosllavia, i cili u mbajt më 29 shkurt dhe 1 mars 1992. Nga ky referendum fitoi alternativa demokratike, për ndarjen nga Jugosllavia dhe për shpalljen e Pavarësisë e cila do të shpallet nga Parlamenti me datën 6 prill të vitit 1992. Bosnja dhe Hercegovina do të njihet si shtet i pavarur nga anëtarët e Bashkimit Evropian. Ndërkohë që Bosnja ishte pavarësuar, në një pjesë tjetër të territorit të saj të banuar nga serbët po lindte një Bosnje Serbe “Serbska Republika”, e cila gjithashtu shpalli pavarësinë e saj. Nga ana tjetër në datë 27 prill 1992 Slobodan Miloševiči së bashku me Presidentin e Malit të Zi Predrag Bulatović, shpall Jugosllavinë e re me anë të shpalljes së Kushtetutës së re Jugosllave duke përfshirë BeH tashmë të pavarur. Një muaj më vonë në 26 maj 1992, Bosnja dhe Hercegovina pranohet si shtet me të drejta të Plota në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Një javë më vonë, me datë 8 qershor të vitit 1992, OKB vendos të dërgojë trupat e veta paqëruajtëse, kaskat blu në Bosnje-Hercegovinë. Duhet të tregohet se tre muaj më parë, këto trupa ishin dërguar edhe në Kroaci. Ndërkohë që në planin diplomatik po ndodhnin gjitha këto, konkretisht në Bosnje kishte filluar një konflikt i egër me shumë viktima. Në plan të parë ishte pastrimi etnik dhe krijimi i territoreve të pastra serbe, atje ku popullsia ishte e përzier. Në këto kushte, në verën e vitit 1992 në OKB u votua një Rezolutë e re e Këshllit të Sigurimit me numër 770, e cila i kërkonte vendeve anëtare të dërgonin trupa dhe ndihma humanitare në Bosnje. Gjithësesi edhe pas kësaj rezolute pati një indiferencë të madhe politike, vetëm Franca dërgoi në veri të vendit një njësi ushtarake për të siguruar korridore humanitare. Pavarësisht nga kjo, konflikti i filluar në 1991 ne Slloveni[2] dhe më vonë në Kroaci edhe më 1992 në Bosnje, para dimrit të vitit 1992 ishte ashpërsuar dhe po bënte viktima të panumërta. Ndaj dhe OKB vendosi të ashpërsojë embargon me anë të Rezolutës 787 të Këshillit të Sigurimit e cila bllokonte jo vetëm detin Adriatik por edhe Danubin në veri të Serbisë. Por çfarë ndodhte në të vërtetë? Serbo-boshnjakët kishin krijuar një shtet të tyre të vogël, në krye të të cilit ishte vendosur një ish-komunist, Radovan Karadžič. Në krye të ushtrisë ishte vendosur një general i ish-ushtrisë jugosllave Ratko Mladič, kemi keshtu një miniparlament dhe një qeveri. Nga ana tjetër, kemi shtetin e ri boshnjak i cili është njohur ndërkombëtarisht, shtetin boshnjak në krye të të cilit është një ish i përndjekur politik nga komunizmi Alia Izetbegović me në krye të qeverisë të atyre viteve kemi një intelektual dhe shkrimtar filo Amerikan Haris Silajdžić dhe në krye të Parlamentit Miro Lazović. Shtetit të muslimanëve i ishin bashkangjtur edhe kroatët katolikë që jetonin në Hercegovinë, pavarësisht se në momente të caktuara kishte edhe konflikt në mes katolikëve kroatë dhe muslimanëve boshnjakë.
Gjithësesi në terren ushtria e Republika Serbskës e cila e armatosur nga Serbia në prapavijë dhe e ndihmuar nga njësitet e paramilitarëve të shumtë me qëllim krijimin në Lindje të lumit Drin të Bosnjës shtetin e tyre dhe të merrnin dhe Sarajevën serbe (shih: ANEX I). Në atë kohë, në Bosnje jetonin katër milion e gjysëm njerëz dhe serbët jetonin në një të tretën e Bosnjës ndërkohë që në pjesën tjetër jetonin në zona të përziera etnikisht (shih: ANEX II - III). Mendohej se në atë kohë në Bosnje jetonin rreth një milion e tetëqindmijë serbë. Qëllimi politik i tyre ishte të merrnin gjysmën e territorit të Bosnjës dhe të pastronin atë nga etnitë e tjera, me perspektivën e bashkimit me Serbinë nënë. Në këto kushte, që në fund të vitit 1992, diplomacia ndërkombëtare Europiane ndërmori hapat në drejtim të një marrëveshje e cila do të çonte drejt fundit të konfliktit. Për fat të keq, kjo tentativë e diplomacisë Europiane dështoi dhe konflikti zgjati deri në vitin 1995. Gjithsesi vlen të theksohet se plani “Vance dhe Quen”[3] ishte një përpjekje e diplomacisë Europiane për të zgjidhur krizën. Në thelb të këtij plani qëndronte propozimi për krijimin e dhjetë provincave autonome (kantone) në Bosnje, tre nga të cilat do të ishin në territor dhe popullsi boshnjako-muslimane, tre kroato-katolike, tre serbo-ortodokse dhe një e përzier me kryeqytet Sarajevën, e cila do të ishte edhe kryeqyteti i federatës. Por ndërkohë që provincat do të kishin sovranitet të plotë në çështjet e brendshme dhe të sigurisë, ato do të kishin një sovranitet të kufizuar në politikën e jashtme dhe atë të mbrojtjes ku sovraniteti do t’u takonte autoritetetve qëndrore në Sarajevë. Ky plan u paraqit në Gjenevë, në një konferencë të organizuar në janar të vitit 1993. Këto negociata dështuan, për shkak se serbët të ndjerë të fortë nga mbështetja e Serbisë në prapavijë kërkonin më shumë territore dhe kërkonin kontrollin e Sarajevës. Nga ana tjetër, diplomacia Europiane nuk mund të përdorte forcën ushtarake të cilën nuk e kishte, ndërkohë që propozonte një plan për paqe.
Konflikti i ashpër dhe dështimi i negociatave për paqe krijuan një krizë të thellë humanitare në rajonet ku kishte konflikt dhe ku po krijoheshin territoret e pastra etnike. Pikërisht për shkak të krizës së papreçedent humanitare në malet e Bosnjës në maj të vitit 1993 OKB me anë të një Rezolute të re të Këshillit të Sigurimit me numër 827[4] i deklaroi këto zona të sigurta dhe kërkoi tërheqjen e trupave serbe. Natyrisht serbët e Bosnjës edhe një herë tjetër i injoruan Rezolutat e OKB-së, ndaj e vënë para faktit të kryer dhe para krimeve të panumërta të këtij konflikti, nën shembullin e pasluftës së dytë botërore ku u krijuan dy gjykata të posaçme ndërkombëtare kundër krimeve gjatë konfliktit, Gjykata e Nurembergut dhe ajo e Tokios, duke iu referuar të drejtës së dhënë nga Kapitulli i 7 i kartës së OKB-së.[5] OKB vendosi krijimin e Gjykatës Ndërkombëatare të Hagës të posaçme për krimet në Jugosllavi. Kjo rezolutë u shpall me 25 maj të 1993 dhe në 21 tetor të po këtij viti, me anë të një Rezolute tjetër të Këshillit të Sigurimit me numër 877, u ngrit organi i akuzës së kësaj gjykate, ku në krye u vendos një prokuruor venezuelian i quajtur Ramon Escovar Salom.
Nga ana tjetër konflikti po pasuronte dhe po forconte disa pushtete në vendet fqinje, në Kroaci Franjo Tudjman Presidenti i parë kroat dhe kryetar i partisë Hervatska Demokratska Zajednica (Bashkimi Demokratik Kroat), në Serbi Slobodan Miloševičin Presidentin e Republikës së Serbisë, ky i fundit me anë të një manovre politike gati të dhunshme me 31 maj të vitit 1993 vendosi të merrte nën kontroll edhe Presidencën e federatës, në krye të të cilit ishte një akademik i cili nuk ishte një mjet i pashikuar nën komandën e S. Milosevičit, emri i Presidentit të Federatës ishte Dobrica Ćosić[6], intelektual akademik nga Beogradi. Për këtë shkak u përdor urdhëri që Presidenti Ćosić kishte dhënë për tërheqjen nga gadishulli i Prevalkës në Kroaci të trupave ushtarake. Sipas parlamentit federal të manipuluar nga Miloševiči dhe partia e tij, Ćosić kishte shkelur kushtetutën ku shprehej se kufinjtë e federatës ishin të paprekshëm. Gjatë kësaj kohe në territorin e Bosnje-Hergovinës forcat serbe kishin marrë nën kontroll gjysmën e territorit që shtrihej në jug, juglindje, lindje dhe verilindje në rajonin e Sllavonisë (Kroaci). Qëllimi i tyre ishte përparimi i trupave drejt perëndimit në kufi me Kroacinë dhe marrja nën kontroll e kryeqytetit të Sarajevës. Në funksion të strategjisë së tyre ushtria serbo-boshnjake aktivizoi pastrimin etnik të territorit, si praktikë në aksionet e saja luftarake, nëpërmjet depërtimit dhe zhdukjes masive të popullatës. Këto aksione nuk merreshin vetëm nëpërmjet ushtrisë por u aktivizua gjithashtu sistemi i forcave paraushtarake, të cilat në përgjithësi ishin ushtri të vogla nga e gjithë Serbia, si në rastin e “Tigrave” të Arkanit ose ishin pjestarë të lëvizjeve politike ekstreme, si në rastin e “Beli Orlovi” (Shqiponjave të Bardha) të radikalëve të Vojislav Šešelj.[7] Është shumë interesante të shohësh veprimtarinë e këtyre grupimeve paramilitare, sepse ato patën një rol të jashtëzakonshëm në pastrimin e enklavave të mbrojtura nga OKB-ja në ato vite, enklava të përmendura më lart. Rasti më i rëndë i këtij spastrimi ishte ai i verës së vitit 1995 në Srebrenicë, ku brenda pak ditësh nga forcat serbe u vranë 7800 burra. Ngjarja e Srebrenicës ishte shumë e rëndësishme jo vetëm se numri i viktimave ishte jashtëzakonisht i lartë por edhe pse kjo ishte për nga përmasat masakra më e madhe pas Luftës së Dytë Botërore kunddrejt popullsisë civile në Europë. Gjithashtu kjo masakër dhe që ajo transmetoi nëpërmjet mediave të të gjithë botës, u bë shkak i nxitimit të diplomacisë ndërkombëtare për vendosjen e paqes në Bosnje-Hercegovinës.
Po çfarë ndodhi në Srebrenicë? Sikurse e përmendëm edhe më lart, kjo zonë ishte nën mbrojtjen e kaskave Blu të OKB-së, në këtë zonë nën uniformën e OKB-së ndodhej ushtria holandeze. Në qytetin e Srebrenicës, i cili ishte populluar në 98% të territorit të vet nga boshnjako-muslimanë, ishin shtuar edhe të ardhurit nga rrethinat përreth, të cilët të detyruar nga ofensivat e ushtrisë serbo-boshnjake i kishin ikur konfliktit dhe kishin kërkuar strehë në enklavën e Srebrenicës.
Në Srebrenicë, në verën e 1995 ndodheshin tre kompani të ushtrisë holandeze të përbëra, të cilët kishin për detyrë të ruanin enklavën e Srebrenicës. Natyrisht e parë në këtë këndvështrim, trupat holandeze ishin shumë më të pakëta në numër dhe më të dobëta për t’i bërë ballë ofensivës serbe. Në korrik 1995, koloneli Karremans komandanti holandez i trupave në Srebrenicë dha alarmin dhe kërkoi ndërhyrjen nga ajri të trupave të NATO-s dhe të OKB-së. Por gjenerali Nikolai në komandën e OKB-së në Sarajevë refuzoi të trasmetonte këtë urdhër në komandën qendrore të OKB-së në Zagreb. Pas kërkesës tjetër të kolonelit Karremans, gjenerali Nikolai nga Sarajeva i bëri kërkesë gjeneralit francez Bernard Janvier në Zagreb. Ky i fundit fillimisht refuzoi, por më vonë vendosi të dërgonte avionët në ndihmë të trupave holandeze. Por avionët amerikanë F17 të cilët kishin disa orë në fluturim në pritje të urdhërit për bombardim, u detyruan të kthehen në Itali në bazën e Avianos, për tu furnizuar me karburant.[8] Vetëm 2 avionë F17 holandez mundën të arrinin në Srebrenicë, por zjarri i tyre ishte i pamjaftueshëm. Ndërkohë trupat serbe, kishin hyrë në Srebrenicë dhe kishin marrë peng edhe ushtarët holandez. Në këto kushte, kur rrezikohej edhe jeta e trupave holandeze, ministri i Mbrojtjes i Holandës Voorhoeve, i kërkoi komandës së OKB-së në Zagreb të mos kryhej bombardimi. Mund të themë se kaskat blu bashkëpunuan me ushtarët serb për të ndarë burrat nga gratë duke u bërë kështu shembëlltyra më e keqe e dështimit të OKB-së në misionin e vet paqëruajtës në Bosnje.
Masakra e Srebrenicës solli përshpejtimin e paqes dhe fundin e konfliktit. I tmerruar, opinioni publik ndërkombëtar kërkoi ndërhyrjen e armatosur të NATO-s dhe mënjanimin e OKB-së nga Bosnja për shkak të dështimit. Këshilli atlantik në Bruksel vendosi fillimin e bombardimit të serbo-boshnjakëve dhe trupave të tyre. E gjithë diplomacia botërore shtoi në maksimum përpjekjet dhe presionet për të arritur fundin e konfliktit. Nga këtu në lidershipin e faktorit ndërkombëtar për të zgjidhur krizën ballkanike do të viheshin amerikanët, të cilët kryesonin edhe sulmin e NATO-s.
Kështu pas bombardimeve, ushtria serbo-boshnjake filloi të pësojë humbje të rëndësishme të cilat i detyruan të kërkonin fundin e luftës. Në lojë doli hapur S. Miloševiči duke kërkuar rolin e “pëllumbit të paqes”. Ai e bindi apo e urdhëroi Karadžičin dhe Mladičin ti jepnin fund luftës dhe të pranonin bisedimet për paqe.
Kështu që në datën 5 tetor 1995 Presidenti amerikan Bill Clinton deklaron se ishte arritur armëpushimi në Bosnje-Hercegovinë dhe gjë që do të fillonte në datën 10 tetor. Gjithashtu Presidenti Bill Clinton bëri të ditur se shumë shpejt do të fillojnë bisedimet për paqen në Ballkan. Këto bisedime që njihen ndryshe edhe si Marrëveshja e Dayton-it, u mbajtën në bazën ushtarake Wright-Patterson Air Force në Dayton, Ohio. Kjo marrëveshje e arritur në Dayton i dha praktikisht fund konfliktit katër vjeçar në ish-Jugosllavi. Marrëveshje u nënshkrua nga tre Presidentë, të cilët përfaqësonin po ashtu tre palët e përfshira në konflikt, presidenti i Jusgosllavisë Slobodan Miloševič, ai i Federatës Boshnjake Alia Izetbegović dhe ai kroat Franjo Tudjman. Gjithashtu marrëveshja u nënshkrua e ndarë dhe nga përfaqësuesit serbo-boshnjak dhe ata boshnjak.
Po cilat ishin pikat kryesore të Marrëveshjes së Paqes në Dayton, të cilat i dhanë fund konfliktit. Bosnja u nda në mes dy entitetesh të qarta në mes tyre. Entitetit Boshnjako-Kroat dhe entitetit Serbo-Boshnjak. I pari kishte 51% të territorit dhe i dyti 49% të territorit. Gjithashtu në marrëveshje vendoset kthimi i territorit të Sllavonisë[9] lindore në territorin e Kroacisë, territor që deri në atë moment i përkiste Republikës së Serbisë. Marrëveshja e Dayton-it është e ndarë në 12 anekse të cilat janë të ndara në Nene paraprake për secilin aneks.
Aneksi 1 . Parashikon çështjet ushtarake dhe vendosjen e trupave,
Aneksi 2. Parashikon stabilizimin rajonal,
Aneksi 3. Ndarjen e kufirit ndërmjet entiteteve dhe marëdheniet ndërmjet tyre,
Aneksi 4. Zgjedhjet,
Aneksi 5. Kushtetutën,
Aneksi 6. Gjykimet dhe çështjet e drejtësisë,
Aneksi 7. Të drejtat e njeriut,
Aneksi 8. Refugjatët dhe të zhvendosurit,
Aneksi 9. Komisioni i ruajtjes së monumenteve kombëtare,
Aneksi 10. Vendsoja e administratës civile,
Aneksi 11. Vendosja e institucioneve federative,
Aneksi 12. Taksforca e policisë ndërkombëtare.[10]
Nga kjo marrëveshje u arrit në përfundim se Federata e Bosnje - Hercegovinës do të jetë një shtet multietnik, ku entitetet etnike janë të ndara territorialisht ndërmjet tyre dhe ku ato do të vetë-qeverisen totalisht të ndara nga njëra-tjetra në planin e brendshëm dhe do të kenë bashkëqeverisje vetëm në nivel federal, ku do të kenë një bashkëpresidencë treshe boshnjako-kroato-serbe dhe do të kenë një përfaqësim të përbashkët në politikën e jashtme si një shtet i vetëm. Gjithashtu ishte paraparë një plan çarmatimi dhe u vendos që i tërë territori të kalonte nën kontroll nga trupat e SFOR-it, misionit ushtarak të NATO-s atje i cili do të siguronte paqen dhe stabilitetin e brendshëm dhe ndër-etnik. Gjithashtu ishte paraparë që mbi admistrimin vendor dhe ekzekutiv vendas të ishte një administratë ndërkombëtare si Mision i drejtuar nga OKB-ja, e cila në vitin 2003 do të kalonte në administrimin e përbashkët të Bashkimit Europian dhe të OKB-së.
Federata do të ishte një shtet ku do të implementohej modeli demokratik Europian me zgjedhje në çdo katër vjet si në planin vendor ashtu edhe në atë politik. U parapa që kushtetuta e brendshme dhe ajo federale të votoheshin nga populli dhe u zgjodh për qeverisje një model presidencialo-parlamentar, model i përzier mes atij italian dhe francez. U vendos krijimi i ushtrisë vendore me planifikimin që një ditë kjo ushtri dhe polici do të jetë multi-etnike.
Marrëveshja e Dayton-it kishte vlera të mëdha për shkak se vendosi paqen pas një konflikti të dhunshëm katërvjeçar me 250 mijë viktima, një konflikt i frikshëm në botën pas Luftës së Ftohtë. Gjithashtu në planin e të drejtës ndërkombëtare, ajo vendosi një zhvillim shumë të ri të rëndësishëm të paparashikueshëm deri atëherë. I dha të drejtën OKB-së dhe NATO-s në kufizimin e sovranitetit të shteteve, duke dhënë shëmbullin e parë pas Luftës së Dytë Botërore. I dha gjithashtu një fytyrë ndryshe NATO-s e cila deri në atë kohë, kishte patur vetëm misionin e kundërpeshës me Traktatin e Varshavës.[11] I hapi rrugën Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës të vendoste drejtësi edhe katërmbëdhjet vjet pas konfliktit për krimet e rënda të kryera gjatë konfliktit në ish-Jugosllavi.
Marrëveshja e Deyton-it i dha fund konfliktit në Bosnje-Hercegovinë, por dha edhe para elitave politike të Ballkanit një shembull të ndërhyrjes ndërkombëtare. Krijimi, brenda Bosnje-Hercegovinës, i dy bashkësive me institucione të dalluara njëra nga tjetra edhe me të drejtën për të pasur një marrëdhënie të veçantë me shtetin fqinjë, e cila u bë referencë për pjesët, të cilat kërkonin një zgjidhje politike për vendet kontestuese, si Kosova.
Kjo marrëveshje dhe historia e shtet-formimit të Bosnje-Hercegovinës nuk është interesante vetëm në planin politik dhe të së Drejtës Ndërkombëtare, por edhe në planin historik. Ajo do të studiohet me hollësi nga studiues të ndryshëm dhe do të përbëjë ende për shumë vite një interes të veçantë politik, historik dhe diplomatik.
REFERENCA
[1] Po aty, fq. 21.
[2] Shih: http://sq.wikipedia.org/wiki/Sllovenia , mbi historinë e Sllovenisë.
[3]Shih: http://referentiel.nouvelobs.com/archives_pdf/OBS1494_19930624/OBS1494_19930624_048.pdf , plani i diplomacisë Europiane për të zgjidhur krizën në BeH.
[4] Gjykata Ndërkombëtare për ish-Jugosllavi, e themeluar më 25 maj 1994 me Rezolutën 827 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, me qëllim të kontribuimit në vendosjen dhe ruajtjen e paqes, ka synuar persekutimin e personave përgjegjës për shkeljet e të drejtës humanitare ndërkombëtare në territorin e RSFJ-së që nga data 1 janar 1991.
[5] Kapitulli VII i kartës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara parashikon: Masa në rast kërcënimi apo shkeljeje të paqes si dhe në rast veprimesh mësymëse, http://www.dadalos.org/uno_alb/un-charta.htm#7.
[6] Dobrica Ćosić, ishte gjithashtu përkrahës i platformës antishqiptar, me Memorandumin e Akademisë së Shkencave të Serbisë, kreatorë i së cilës ishte vet ai.
[7] Arkan emri i vërtetë, Zeljko Raznjatovič, ishte udhëheqës i paraushtarakëve gjatë luftrave në Kroaci e Bosnjë e Hercegovinë. I akuzuar nga Gjykata Kriminale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (më 30 Shtator 1997 dhe publikisht më 31 mars 1999); i kërkuar nga Interpoli. I ekzekutuar në Beograd nga vrasës të panjohur, në muajin shkurt 2000, ndërsa Vojislav Šešelj, është paditur nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës për krime të kryera në Kroaci, Vojvodinë dhe Bosnje-Hercegovinë nga viti 1991deri më 1993.
[8] LtCol P. J. de Vin, Srebrenica, the impossible choices of a commander.
[9] Shih: http://encarta.msn.com/map_701516577/Slavonia.html , harta në të cilën tregohet qyteti i Sllavonisë.
[10] Shih: http://www.state.gov/www/regions/eur/bosnia/bosagree.html , pikat e Marrëveshjes së Dayton-it.
[11] Traktati i Varshavës ishte pakt i vendeve te ashtuquajtura të Lindjes, me ndikim nga BS të cilët lidhën një aleance ushtarako-politike të ndihmës së ndërsjellë në rast lufte ose konflikti me vendet tjera. Në këtë traktat bëntë pjesë edhe RP e Shqipërisë, por me kalimin e viteve ajo doli nga pakti. Me rastin e shembjes së BS dhe Murit të Berlinit pushoi së eksistuari edhe ky pakt,
http://sq.wikipedia.org/wiki/Traktati_i_Varshav%C3%ABs .
B I B L I O G R A F I A
Raporte, Rezoluta Ndërkombëtare & web-faqeAhttisaari, Martti (2007) Propozimi gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës,Versioni online: http://www.unosek.org.
Independent International Commission on Kosovo, Kosovo Report: Conflict, International Response, Lessons Learned. Oxford: Oxford University Press, 2000. Versioni online:http://www.reliefweb.int/library/documents/thekosovoreport.htm.
Karta e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Versioni online:http://www.dadalos.org/uno_alb/un-charta.htm.
Marrëveshja e Dayton-it, 1999. Versioni online:http://www.state.gov/www/regions/eur/bosnia/bosagree.html.
Marrëveshja e Rambouillet, 1999. Versioni online: http://www.kosova.de/forum/showthread.php?t=12610.
Mbi historinë e Sllovenisë.Versioni online: http://sq.wikipedia.org/wiki/Sllovenia.
Plani i diplomacisë Europiane për të zgjidhur krizën në BeH. Versioni online:http://referentiel.nouvelobs.com/archives_pdf/OBS1494_19930624/OBS1494_19930624_048.pdf
Raporti: Kosova në udhëkryq – Përceptimet e konfliktit, qasja në drejtësi dhe mundësitë për paqe në Kosovë, përgatitur në vitin 2007 nga Forumi për Iniciativa Qytetare dhe Saferworld.
Rezoluta 1244 e Keshillit të Sigurimit e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, miratuar më 10 qershor 1999. Versioni online: http://wikisource.org/wiki/Rezoluta_1244.
Statuti i Brčkos, 1999. Versioni online: http://www.ohr.int/ohr-offices/brcko/default.asp?content_id=5368.
Statuti i Mitrovicës, 2008. Versioni online: www.mitrovica-komuna.org.
Traktati i Varshavës.http://sq.wikipedia.org/wiki/Traktati_i_Varshav%C3%ABs.

- Bashkurti, Lisen (2008) “Krizat Ndërkombëtare”, Tiranë, UMI – ADSH.
- Bashkurti, Lisen (2006) “Evropa, Ballkani dhe sfida e Kosovës”, Tiranë, ADSH.
- Bugajski, Janusz (2006) “Ngritja e Kosovës”, Prishtinë, KOHA.
- Džidić, Rahela (2002) “Demokratija i Ljudska Prava”, Sarajevo, Civitas Bosne i Hercegovine.
- Eco, Umberto (1997) “Si bëhet një punim diplome”, Tiranë, Përpjekja.
- Ibrahimagić, Omer (1996) “BOSNA I BOŠNJACI: Država i narod koji su trebali nestati”, Sarajevo, SVJETLOST.
- Izetbegović, Alija (1996) “Izetbegović: Govori, Pisma, Intervjui – ’95”, Sarajevo, TKP ‘ŠAHINPAŠIĆ’.
- King, Ian & Mason, Whit (2007) “PAQE ME ÇDO KUSHT – Si dështoi bota në Kosovë”, Prishtinë, KOHA.
- Malcolm, Noel(1998) “Kosovo: A Short History”, New York: New York University Press.
- Mertus, Julie A. (1999) “Kosova: Si e filluan luftën mitet dhe të vërtetat” (Kosovo: How the Mythus and Truths Started a War), Londër.
- Ross, Carne (2007) “Diplomati i pavarur – Depeshet e elites së papërgjegjshme”, Prishtinë, KOHA.
- Rupnik, Jacques (2004) “Ditari Ballkanik”, Prishtinë, KACI.
- Tomašević, Bato (2009) “Jetë dhe Vdekje në Ballkan”, Tiranë, Onufri.
- Udivićki, Jasmina & Ridgeway, James (1998) “Makthi Etnik i Jugosllavisë”, Shqipëri, Albin.
- Ramet, Sabrina (1999) “Babeli i Ballkanit: Shkatërimi i Jugosllavisë nga vdekja e Titos deri në luftën për Kosovën” (Balkan Babel: The Disintegration of Yogoslavia for the Death of Tito to the War for Kosovo), USA, Boulder, CO.
- Judah, Tim (2000) Kosova: Lufta dhe hakmarrja (Kosovo: War and Revange), USA, New Haven.
- De Vin, LtCol P. J. (2008) Srebrenica, the impossible choices of a commander, Virginia, United States Marine Corps.
Raporte, Rezoluta Ndërkombëtare & web-faqeAhttisaari, Martti (2007) Propozimi gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës,Versioni online: http://www.unosek.org.
Independent International Commission on Kosovo, Kosovo Report: Conflict, International Response, Lessons Learned. Oxford: Oxford University Press, 2000. Versioni online:http://www.reliefweb.int/library/documents/thekosovoreport.htm.
Karta e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Versioni online:http://www.dadalos.org/uno_alb/un-charta.htm.
Marrëveshja e Dayton-it, 1999. Versioni online:http://www.state.gov/www/regions/eur/bosnia/bosagree.html.
Marrëveshja e Rambouillet, 1999. Versioni online: http://www.kosova.de/forum/showthread.php?t=12610.
Mbi historinë e Sllovenisë.Versioni online: http://sq.wikipedia.org/wiki/Sllovenia.
Plani i diplomacisë Europiane për të zgjidhur krizën në BeH. Versioni online:http://referentiel.nouvelobs.com/archives_pdf/OBS1494_19930624/OBS1494_19930624_048.pdf
Raporti: Kosova në udhëkryq – Përceptimet e konfliktit, qasja në drejtësi dhe mundësitë për paqe në Kosovë, përgatitur në vitin 2007 nga Forumi për Iniciativa Qytetare dhe Saferworld.
Rezoluta 1244 e Keshillit të Sigurimit e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, miratuar më 10 qershor 1999. Versioni online: http://wikisource.org/wiki/Rezoluta_1244.
Statuti i Brčkos, 1999. Versioni online: http://www.ohr.int/ohr-offices/brcko/default.asp?content_id=5368.
Statuti i Mitrovicës, 2008. Versioni online: www.mitrovica-komuna.org.
Traktati i Varshavës.http://sq.wikipedia.org/wiki/Traktati_i_Varshav%C3%ABs.
ANEX-i 1 Harta e Bosnje - Hercegovinës