PJESA II
NGJAJSHMËRITË DHE NDRYSHIMET MES RASTIT TË BOSNJE - HERCEGOVINËS DHE KOSOVËS

Sikurse serbët edhe shqiptarët, e përdorin në mënyra te ndryshme historinë si armë në konfliktin e tyre, të cilën e përdorin në mënyra të ndryshme. Serbët, argumenti i të cilëve është ose statusi historik i Kosovës si të ishte selia e perandorisë së tyre të shkurtër mesjetare ose statusi mitik si vendi i mbledhjes së paraardhësve të tyre serb. Ndërsa shqiptarët, nga na tjetër pretendojnë për lashtësinë e prezencës së tyre në Kosovë, përpara pushtuesve sllav të Gadishullit Ballkanik në shekullin VI, që në kohën e Ilirëve. Mirëpo, shqiptarët përdorin edhe argumentin tjetër, se janë më shumë në numër se sa serbët apo cili do etnitet tjetër.[1] Si serbët edhe shqiptarët e shohin veten si viktima të padrejtësisë dhe keqtrajtimeve. Të gjitha këto shkelje nga viti 1999, janë futur në kornizë të gjuhës së intervenimit, si çështje të të “drejtave të njeriut”.
Gjatë viteve ‘80-të serbët e Kosovës diskriminoheshin më tepër në punësimin e tyre, ngacmim dhe sulme të padrejta të shqiptarëve. Serbët kërkonin që Beogradi ti mbronte të drejtat e tyre, të cilat po i shkaktonte udhëheqja shqiptare e Kosovës. Atëherë, Slobodan Miloševiči thekson:
“duhet të qëndroni këtu, si për paraardhësit ashtu edhe për pasardhësit tuaj…. Por nuk them se duhet të qëndroni duke vuajtur dhe duke i rezistuar një situate, më të cilën nuk jeni të kënaqur. Përkundrazi! Ajo duhet ndryshuar, së bashku me të gjithë njerëzit progresivë këtu, në Serbi dhe Jugosllavi… Jugosllavia nuk ekziston pa Kosovën! Jugosllavia do të shërbej pa Kosovën! As Jugosllavia e as Serbia nuk do të heqin dorë nga Kosova.[2]”
Me qëllim të përmbushjes së premtimit se do ta “bashkonte Serbinë”, S. Miloševiči duhej ta shkatërronte autonominë e Kushtetutës së vitit 1974, të Vojvodinës (rajon në veri të Beogradit, i banuar kryesisht me hungarezë etnikë) dhe të Kosovës. Pas shkatërrimit të Kushtetutës shqiparët në vitin 1989 nga minierat e ‘Trepçës’ marshuan në Prishtinë, ku u bashkuan edhe mijëra protestues të tjerë kundër qëllimeve të S. Miloševičit. Shkelzen Maliqi, kronist i njohur politik, kishte shkuar: “E gjithë Kosova është ngritur këmbë – e pashpresë, e frikësuar, e zemëruar… një lloj Intifade shqiptare ka filluar”.[3] Kur amendamentet kushtetuese të S. Miloševičit u miratuan me dhunë në Kuvendin e Kosovës në mars,[4] Kuvendi i Beogradit me fitore deklaroi se Serbia ishte e tërë përsëri. Në Kosovë, policia federative përdori tanke, helikopterë, gaze lotsjellës kundër demostruesve të përgjithshëm.
Si përgjigje ndaj këtyre sulmeve, 23 aktivistë shqiptarë, shumica e të cilëve ishin akademikë, u takuan në Prishtinës më 1989 dhe e themeluan Lidhjen Demokratike të Kosovës. Ibrahim Rugova, një profesor i letërsisë shqipe dhe kritik letrar, u zgjodh kryetar si kandidat kompromisi.[5] U organizua një referendum për pavarësinë dhe votuan 87 për qind të 1.05 milionë votues të regjistruar – faktikisht secili joserb. Më 19 tetor të vitit 1991, parlamentarët shqiptarë të Kosovës e konfirmuan rezultatin e referendumit dhe e shpallën Kosovën Republikë të pavarur. Në zgjedhjet e papranuara në pranverën e vitit 1992, Ibrahim Rugova u zgjodh kryetar, kurse LDK-ja në garë me së paku 18 parti të tjera, i fitoi dy të tretat e votave.[6]
Karakteri jo i dhunshëm i kësaj lëvizje ishte frymëzuar shumë, nga shembulli i sindikatës ‘Solidarnosc’ të Polonisë dhe nga bindja se SHBA-ja nuk do të lejonte që një lëvizje demokratike dhe jo e dhunshme të dështonte. Më 1988 dhe 1989, Veton Surroi, një botues gazete me influenc, mblodhi 400 mijë nënshkrime për një peticion të quajtur “Me demokraci kundër dhunës”.[7]
Në korrik të vitit 1990, shumica prej dy të tretave të anëtarëve të Kuvendit të Kosovës miratuan edhe Kushtetutën e Kaçanikut, e cila theksonte: “Republika e Kosovës është shtet demokratik i popullit të saj: serbët, muslimanët, malazezët, kroatët, turqit, romët dhe të tjerët që jetojnë në Kosovë.”[8]
Duke kaluar koha, aktivistët shqiptarë filluan të përçaheshin.[9] Ata të cilët kishin qenë pjesë e strukturave komuniste para suprimimit të autonomisë së Kosovës, u larguan nga ata që gjithnjë e kishin kundërshtuar sistemin, shumë prej të cilëve kishin qenë të burgosur politikë. Shumica, e cila dëshironte ndryshime paqësore, filloi të ndahej nga militantët që ishin zgjedhur dhunën. Këto ndarje në mes të aktivistëve shqiptarë kanë pasur ndikim të madh deri në ditët e sotme, për shkak se shumë aktivistë nuk e bëjnë dallimin në mes të gabimeve dhe akteve të tradhtisë.
Tim Judah, lidhur me origjinën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shkruan se nuk është e qartë, pasi që është zgjedhur nga një komitet vëzhgimi katëranëtarësh që kishte ftuar mbledhjen me 100 aktivistë në Drenicë (në Kosovën qendrore, 90 minuta me veturë në juglindje të Prishtinës) 1993, ku ndër këta katër përfshihej edhe ish-lideri i studentëve Hashim Thaçi, i cili më vonë do të formonte partinë e dytë më të madhe në vend, Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), e cila sot është ne mazhorancë, si dhe njërin nga liderët e mërgatës në Zvicër, Xhavit Haliti.[10] Numri tyre ishte i vogël në atë kohë dhe ndonjëherë do të vrisnin ndonjë polic serb si edhe ndonjë shqiptar. Lideri i LDK-së Ibrahim Rugova, i dënonte këto akte dhune duke i quajtur provokime të policisë sekrete serbe me qëllim të diskreditimit të politikës së rezistencës paqësore të LDK-së. Mirëpo, përkrahja për ta pëdorur dhunën për të arritur pavarësinë filloi të rritej pas Konferencës së Paqes të Dayton-it, në nëntor të vitit 1995. Marrëveshja e Dayton-it u përqendrua në përfundimin e konfliktit në Bosnje-Hercegovinës, në formalizimin e kufijve të Kroacisë, të cilat ishin të ripushtuara pas okupimit serb. Richard Holbrooke, diplomati amerikan, i cili kishte kryesuar Marrëveshjen e Dayton-it, mohon që ky kishte qenë një rast i humbur për ta zgjidhur edhe krizën e Kosovës, duke insistuar se liderët që ishin mbledhur aty kishin shumë punë për t’i zgjidhur çështjet e Bosnje-Hercegovinës. Mirëpo, mediumet shqiptare në Kosovë e nxitën besimin se Kosova ishte shumë më lart nga agjendat e diplomacive perëndimore, sesa ishin në të vërtetë. Marrëveshja e Dayton-it përfundoi me heqjen e embargos kundër Jugosllavisë. Shqiptarët ishin posaçërisht të tronditur kur kuptuan se BE-ja e kishte njohur Jugosllavinë e cunguar, përbërë nga Mali i Zi dhe Serbia – përfshi këtu edhe Kosovën.[11]
Kjo i dha fund çdo zgjidhjeje kompromisi që dëgjohej në atë kohë, siç ishte nocioni i “tri republikave”, në të cilën Kosova do të bënte pjesë në federatën asimetrike me status të barabartë me Serbinë dhe Malin e Zi. Ky ishte katalizatori, i cili më në fund e shndërroi UÇK-në nga një grup të rinjsh të zemëruar në një forcë paramilitare. Në pranverën e vitit 1997, dështimi i skemave piramidale në Shqipëri e futën Shqipërinë në një kaos të tillë ku grupe civilësh hapën depot e armëve dhe filluan konflikte mes njëri-tjetrit. Ndërkohë që shqiptarët e Kosovës gjetën mundësinë e furnizimit të tyre me armë me shuma të vogla parash.[12] Brenda disa javësh, anëtarët e parë të uniformuar të UÇK-së u paraqitën nëpër fshatrat e Drenicës. Kjo bëri që në shkurt të vitit 1998 forcat jugosllave të ndërmerrnin aksione më të mëdha kundër të gjithë atyre që e përkrahnin UÇK-në në Kosovë. Paramilitarët shqiptarë të armatosur u shfaqën menjëherë dhe UÇK-ja u bë forcë e rëndësishme politike. Vullnetarët nga mërgata shkonin në Shqipërinë veriore dhe nga aty kalonin nëpër male në Kosovë, megjithëse aksionet e UÇK-së tani kishin mungesë uniteti dhe koordinimi.
Beogradi, filloi përsëri dërgimin e trupave ushtarake jugosllave për të përkrahur policinë dhe njësitë paramilitare në operacione të përmasave më të mëdha. Vëzhguesit ndërkombëtarë e regjistruan përdorimin e dhunës së tepruar nga forcat jugosllave dhe të ekzekutimeve arbitrare si edhe të rrëmbimeve. UNHCR vlerësonte se në gusht të vitit 1998 kishte 260 mijë njerëz të zhvendosur brenda Kosovës dhe 200 mijë jashtë saj.[13] Organizata për Siguri dhe Bshkëpunim në Europë (OSBE) dërgoi gjithashtu vëzhgues përgjatë kufirit të Kosovës. Misioni Vëzhgues Diplomatik i Kosovës, i udhëhequr nga amerikanët me pjesëmarrje nga Rusia dhe disa shtete europiane, u dislokuan në Kosovë dhe e krijoi lidhjen midis bashkësisë ndërkombëtare dhe UÇK-së. Në shtator, Këshilli i Sigurimit i OKB-së e miratoi Rezolutën 1199[14].
Më 13 tetor 1998, NATO votoi në favor të autorizimit të sulmeve ajrore, nëse forcat e sigurisë nuk do të tërhiqen nga Kosova brenda 96 orësh. Pas negocimit me të dërguarin amerikan Richard Holbrooke, Miloševiči u pajtua t’i tërhiqte forcat e sigurisë, ta lejonte hyrjen e organizatave humanitare si edhe dislokimin e vëzhguesve të misionit të OSBE-së, Misionit Verifikues të Kosovës (KVM). Marrëveshja përfshinte dispozita për zhvillimin e një autonomie të kufizuar, zgjedhjet brenda nëntë muajve dhe rekrutimin e një force policore shqiptare. Sipas raportit të Sekretarit të Përgjithshëm nga data 24 dhjetor, ‘paramilitarët shqiptarë të Kosovës e kanë shfrytëzuar armëpushimin për të rimarrë kontrollin në shumë fshatra të Kosovës si dhe disa zona afër qendrave urbane dhe magjistraleve. Këto kanë shërbyer vetëm për provokimin e autoriteteve serbe, të cilat kanë çuar deri tek deklaratat se nëse Misioni i Verifikimit nuk do të mund t’i kontrollonte këto njësi, Qeveria do ta bënte’.[15]
Në janar të vitit 1999, armata jugosllave dislokoi numër të madh ushtarësh në Kosovë. Morrën pozita të përhershme përgjatë kufirit me Maqedoninë, si dhe parapërgatitje të sulmit eventual tokësor të NATO-s dhe ndihmuan ndërprerjen e rrugëve të furnizimit të UÇK-së. Më 15 janar 1999, forcat jugosllave e sulmuan fshatin Reçak dhe vranë 45 civilë shqiptarë. Misioni i Verifikimit për Kosovën e hetoi masakrën, duke raportuar për dëshmi në lidhje me arrestime arbitrare, ekzekutime të paligjshme dhe gjymtim të civilëve të paarmatosur.[16] Shefi i KVM-së, ambasadori William Walker, e vizitoi vendin, e dënoi masakrën dhe kërkoi zbulimin e emrave të oficerëve përgjegjës. Beogradi e shpalli William Walker-in persona non grata.
I nxitur nga masakra e Reçakut, më 29 janar, Grupi i Kontaktit (një grup ad hoc përbërë nga Franca, Gjermania, Italia, Rusia, Britanie Madhe dhe SHBA-ja) i ftuan qeverinë jugosllave dhe atë shqiptare të Kosovës në Rambouillet, jashtë Parisit. Grupi i Kontaktit paraqiti përpara dy palëve marrëveshjen, e cila do të quhej, si: MARRËVESHJA E RAMBOUILLET, që është e ndarë në 2 korniza dhe 8 përkatësisht 9 kapituj, të cilat janë të ndarë në Nene paraprake për secilën kornizë dhe kapitull.
Korniza I. Parimet,
Korniza II. Masat e Ndërtimit të Besimit,
Kapitulli 1. Kushtetuta,
Kapitulli 2. Sigurimi Publik Policor dhe Civil,
Kapitulli 3. Zhvillimi dhe mbikëqyrja e Zgjedhjeve,
Kapitulli 4A . Çështjet Ekonomike,
Kapitulli 4B. Ndihma Humanitare, Rekonstruimi dhe Zhvillimi Ekonomik,
Kapitulli 5. Implementimi I,
Kapitulli 6. Avokati i Popullit,
Kapitulli 7. Implementimi II,
Kapitulli 8. Amandamanti, Vlerësimet Gjithëpërfshirëse dhe Dispozitat Përfundimtare.[17]
Delegacioni serb u dërgua nga S. Miloševiči, por ua ndaloi të pranonte kufizimin e sovranitetit të Jugosllvisë, ndërkohë me përgjigje të palës serbe, delegacioni i shqiptarë i Kosovës, argumentonte se shqiptarët e Kosovës përbëjnë një popull me territor të përcaktuar me të drejtën e vetë-vendosjes. Ibrahim Rugova dhe Veton Surroi të mbështetur nga Sekretarja e Shtetit të SHBA-së, Madeleine Albright, i bindën anëtarët e UÇK-së të pranonin një periudhë transitore tre vjeçare para mbajtjes së referendumit për pavarësi.[18] Vendimtar për pranimin e tyre ishte përkufizimi se statusin përfundimtar të Kosovës do ta merrte parasysh “vullneti i popullit”. Delegacioni shqiptar e nënshkroi marrëveshjen më 15 mars 1999 në Paris, ndërsa delegacioni serb refuzoi nënshkrimin e tij, gjë që u shoqërua me fillimin e Operacionit të Forcave Aleate me 22 mars 1999. Për herë të parë në historinë e saj NATO-ja po hynte në luftë për të ndërhyrë në konfliktin serbo-shqiptarë.
Pas 72 ditë bombardimesh nga NATO në territorin e Kosovës dhe atë të Serbisë ndaj forcave jugosllave arrihet edhe marrëveshja e rradhës në Kumanovë (Maqedoni). Marrëveshja në fjalë ishte më shumë e llojit teknik-ushtarak e nënshkruar nga NATO dhe Armata Shtetërore e Jugosllavisë, me të cilën përfunduan bombardimet edhe konflikti serbo-shqiptar. Këshilli i Sigurimit i OKB-së një ditë më vonë miraton edhe rezolutën 1244, e cila i jep mandat një misioni civil ndërkombëtar për të administruar Kosovën. Rezoluta 1244 e Keshillit të Sigurimit e OKS-së parashikon:
REFERENCA
[1] Ian King & Whit Mason, Paqe me çdo kusht – Si dështoi bota në Kosovë, fq. 43.
[2] Tim Judah, Kosova: Lufta dhe hakmarrja (Kosovo: War and Revange), New Haven, 2000, fq. 53.
[3] Po aty, fq. 54.
[4] Po aty, fq. 55.
[5] King & Mason, fq. 55.
[6] Sabrina Ramet, “Babeli i Ballkanit: Shkatërimi i Jugosllavisë nga vdekja e Titos deri në luftën për Kosovën” (Balkan Babel: The Disintegration of Yogoslavia for the Death of Tito to the War for Kosovo), Boulder, CO, 1999.
[7] Po aty.
[8] Komisioni Ndërkombëtar i Pavarur për Kosovën, Raporti për Kosovën (Indipendent International Commission on Kosovo, The Kosovo Report), Oxford, 2000, fq. 44-45.
[9] King & Mason, fq. 56.
[10] Julie A. Mertus, Kosova: Si e filluan luftën mitet dhe të vërtetat (Kosovo: How the Mythus and Truths Started a War), Londër, 1999, fq. 22-23.
[11] Judah, fq. 115.
[12] King & Mason, fq. 58.
[13] Raporti për Kosovën (The Kosovo Report), nga Komisioni i Pavarur Ndërkombëtar për Kosovën, fq. 59, i cili paraqet një përmbledhje të një numri të diskutueshëm vrasjesh gjatë kësaj kohe dhe i pëshkruan vështirësitë për të arritu një konsensus për shenimet statistikore.
[14] Rezoluta 1199 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, adoptuar më 23 shtator 1998, ku thuhej se Miloševiči duhet të ndalojë veprimet represive kundër popullsisë civile; të kërkojë zgjidhje politike të krizës së Kosovës, bazuar në negociatat me shqiptarët e Kosovës; të merren hapa të menjëhershëm për të zgjidhur situatën humanitare.
[15] Raporti për Kosovën, fq. 79.
[16] Po aty, fq. 79.
[17] Shih: http://www.kosova.de/forum/showthread.php?t=12610
[18] Raporti për Kosovën, fq. 81.
[19] Rezoluta 1244 e Keshillit të Sigurimit e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, miratuar më 10 qershor 1999.
B I B L I O G R A F I A
Raporte, Rezoluta Ndërkombëtare & web-faqe

- Zgjidhjen e situatës së rëndë humanitare në Kosovë, Republika Federative e Jugoslavisë, dhe garantimin e kthimit të lirë dhe të sigurt të të gjithë refugjatëve dhe personave të zhvendosur në shtëpitë e tyre,
- Denon të gjitha aktet e dhunës kundër popullatës së Kosovës dhe aktet terroriste të cilësdo palë të përfshirë në konflikt,
- Riafirmon të drejtën e të gjithë refugjatëve dhe personave të zhvendosur për t'u kthyer në shtëpitë e tyre të sigurt,
- E rikujton juridiksionin dhe mandatin e Tribunalit Ndërkombëtar të Hagës për ish-Jugosllavinë,
- I mirëpret parimet e përgjithshme të zgjidhjes politike të çështjes së Kosovës të miratuar më 6 maj 1999 (S/1999/516, aneksi 1 i kësaj rezolute) dhe duke mirëpritur edhe pranimin nga ana e Republikës Federative të Jugosllavisë të këtyre parimeve të vëna më parë në pikat 1 deri në 9 të dokumentit të prezantuar në Beograd më 2 qershor 1999 (S/1999/649, aneksi 2 i kësaj rezolute), dhe pajtueshmërinë e Republikës Federative të Jugosllavisë ndaj këtij dokumenti,
- E riafirmon detyrimin e të gjitha Shteteve Anëtare ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës Federative të Jugosllavisë dhe të Shteteve të tjera në rajon, të theksuara në Aktin Final të Helsinkit dhe aneksin 2,
- E riafirmon thirrjen në rezolutat e mëparshme për autonomi substanciale dhe vetë-administrim për Kosovën,
- E përcakton për të garantuar mbrojtjen dhe sigurinë e personelit ndërkombëtar si dhe implementimin e obligimeve, nga të gjithë të interesuarit, që dalin nga Rezoluta 1244, dhe duke vepruar për këto qëllime sipas Kapitullit të VII të Kartës së Kombeve të Bashkuara.[19]
REFERENCA
[1] Ian King & Whit Mason, Paqe me çdo kusht – Si dështoi bota në Kosovë, fq. 43.
[2] Tim Judah, Kosova: Lufta dhe hakmarrja (Kosovo: War and Revange), New Haven, 2000, fq. 53.
[3] Po aty, fq. 54.
[4] Po aty, fq. 55.
[5] King & Mason, fq. 55.
[6] Sabrina Ramet, “Babeli i Ballkanit: Shkatërimi i Jugosllavisë nga vdekja e Titos deri në luftën për Kosovën” (Balkan Babel: The Disintegration of Yogoslavia for the Death of Tito to the War for Kosovo), Boulder, CO, 1999.
[7] Po aty.
[8] Komisioni Ndërkombëtar i Pavarur për Kosovën, Raporti për Kosovën (Indipendent International Commission on Kosovo, The Kosovo Report), Oxford, 2000, fq. 44-45.
[9] King & Mason, fq. 56.
[10] Julie A. Mertus, Kosova: Si e filluan luftën mitet dhe të vërtetat (Kosovo: How the Mythus and Truths Started a War), Londër, 1999, fq. 22-23.
[11] Judah, fq. 115.
[12] King & Mason, fq. 58.
[13] Raporti për Kosovën (The Kosovo Report), nga Komisioni i Pavarur Ndërkombëtar për Kosovën, fq. 59, i cili paraqet një përmbledhje të një numri të diskutueshëm vrasjesh gjatë kësaj kohe dhe i pëshkruan vështirësitë për të arritu një konsensus për shenimet statistikore.
[14] Rezoluta 1199 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, adoptuar më 23 shtator 1998, ku thuhej se Miloševiči duhet të ndalojë veprimet represive kundër popullsisë civile; të kërkojë zgjidhje politike të krizës së Kosovës, bazuar në negociatat me shqiptarët e Kosovës; të merren hapa të menjëhershëm për të zgjidhur situatën humanitare.
[15] Raporti për Kosovën, fq. 79.
[16] Po aty, fq. 79.
[17] Shih: http://www.kosova.de/forum/showthread.php?t=12610
[18] Raporti për Kosovën, fq. 81.
[19] Rezoluta 1244 e Keshillit të Sigurimit e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, miratuar më 10 qershor 1999.
B I B L I O G R A F I A
- Bashkurti, Lisen (2008) “Krizat Ndërkombëtare”, Tiranë, UMI – ADSH.
- Bashkurti, Lisen (2006) “Evropa, Ballkani dhe sfida e Kosovës”, Tiranë, ADSH.
- Bugajski, Janusz (2006) “Ngritja e Kosovës”, Prishtinë, KOHA.
- Džidić, Rahela (2002) “Demokratija i Ljudska Prava”, Sarajevo, Civitas Bosne i Hercegovine.
- Eco, Umberto (1997) “Si bëhet një punim diplome”, Tiranë, Përpjekja.
- Ibrahimagić, Omer (1996) “BOSNA I BOŠNJACI: Država i narod koji su trebali nestati”, Sarajevo, SVJETLOST.
- Izetbegović, Alija (1996) “Izetbegović: Govori, Pisma, Intervjui – ’95”, Sarajevo, TKP ‘ŠAHINPAŠIĆ’.
- King, Ian & Mason, Whit (2007) “PAQE ME ÇDO KUSHT – Si dështoi bota në Kosovë”, Prishtinë, KOHA.
- Malcolm, Noel(1998) “Kosovo: A Short History”, New York: New York University Press.
- Mertus, Julie A. (1999) “Kosova: Si e filluan luftën mitet dhe të vërtetat” (Kosovo: How the Mythus and Truths Started a War), Londër.
- Ross, Carne (2007) “Diplomati i pavarur – Depeshet e elites së papërgjegjshme”, Prishtinë, KOHA.
- Rupnik, Jacques (2004) “Ditari Ballkanik”, Prishtinë, KACI.
- Tomašević, Bato (2009) “Jetë dhe Vdekje në Ballkan”, Tiranë, Onufri.
- Udivićki, Jasmina & Ridgeway, James (1998) “Makthi Etnik i Jugosllavisë”, Shqipëri, Albin.
- Ramet, Sabrina (1999) “Babeli i Ballkanit: Shkatërimi i Jugosllavisë nga vdekja e Titos deri në luftën për Kosovën” (Balkan Babel: The Disintegration of Yogoslavia for the Death of Tito to the War for Kosovo), USA, Boulder, CO.
- Judah, Tim (2000) Kosova: Lufta dhe hakmarrja (Kosovo: War and Revange), USA, New Haven.
- De Vin, LtCol P. J. (2008) Srebrenica, the impossible choices of a commander, Virginia, United States Marine Corps.
Raporte, Rezoluta Ndërkombëtare & web-faqe
- Ahttisaari, Martti (2007) Propozimi gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës,Versioni online: http://www.unosek.org.
- Independent International Commission on Kosovo, Kosovo Report: Conflict, International Response, Lessons Learned. Oxford: Oxford University Press, 2000. Versioni online:http://www.reliefweb.int/library/documents/thekosovoreport.htm.
- Karta e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Versioni online:http://www.dadalos.org/uno_alb/un-charta.htm.
- Marrëveshja e Dayton-it, 1999. Versioni online:http://www.state.gov/www/regions/eur/bosnia/bosagree.html.
- Marrëveshja e Rambouillet, 1999. Versioni online: http://www.kosova.de/forum/showthread.php?t=12610.
- Mbi historinë e Sllovenisë.Versioni online: http://sq.wikipedia.org/wiki/Sllovenia.
- Plani i diplomacisë Europiane për të zgjidhur krizën në BeH. Versioni online:http://referentiel.nouvelobs.com/archives_pdf/OBS1494_19930624/OBS1494_19930624_048.pdf
- Raporti: Kosova në udhëkryq – Përceptimet e konfliktit, qasja në drejtësi dhe mundësitë për paqe në Kosovë, përgatitur në vitin 2007 nga Forumi për Iniciativa Qytetare dhe Saferworld.
- Rezoluta 1244 e Keshillit të Sigurimit e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, miratuar më 10 qershor 1999. Versioni online: http://wikisource.org/wiki/Rezoluta_1244.
- Statuti i Brčkos, 1999. Versioni online: http://www.ohr.int/ohr-offices/brcko/default.asp?content_id=5368.
- Statuti i Mitrovicës, 2008. Versioni online: www.mitrovica-komuna.org.
- Traktati i Varshavës.http://sq.wikipedia.org/wiki/Traktati_i_Varshav%C3%ABs.