Historia e shoqërisë civile në Kosovë – është pjesë e një historie më të gjerë të Evropës lindore gjatë rënies së komunizmit, por gjithashtu ka qenë e formësuar nga rrethanat e veçanta të Kosovës dhe nga shkatërrimi i Jugosllavisë. Kur Kosovës iu hoq autonomia në vitin 1989, shoqëria civile u bë pjesë e rezistencës dhe bashkëpunonte nga afër me qeverinë paralele që u formua si akt i kundërshtimit të Beogradit dhe që ofronte shërbime alternative në fushën e shëndetësisë, të mirëqenies sociale dhe të arsimit. Suksesi i Lëvizjes për pajtimin e gjaqeve është vetëm një shembull i popullaritetit dhe i fuqisë së shoqërisë civile gjatë kësaj kohe.
Gjatë dy dekadave të kaluara shoqëria civile në Kosovë ka përjetuar cdo gjë, duke filluar nga represioni brutal e deri te ndihmesa intensive, e cila nganjëherë ka shkuar edhe deri te patronazhi. Tani shoqëria civile është duke u orvatur të gjejë zërin e saj autentik dhe të efektshëm në shtetin që shpalli pavarësinë në mënyrë të njëanshme, i cili duhet të tejkalojë pengesa të shumta ekonomike, shoqërore dhe politike.
Shoqëria civile e Kosovës ka lindur në erën e represionit dhe të kundërshtive. Ajo u pavarësua njëkohësisht me krijimin e ‘institucioneve paralele’ nga shqiptarët e Kosovës pasi që Jugosllavia ia morri statusin e autonomisë ish-krahinës së atëhershme në vitin 1989. Me këtë rast shoqëria civile mori një gamë të gjerë të kompetencave, duke filluar nga të drejtat e njeriut e deri te kujdesi shëndetësor dhe zbutja e varfërisë. Pas konfliktit të armatosur të vitit 1999, në kuadër të Administrimit të Kombeve të Bashkuara, Kosova përjetoi një dhënie të shpejtë të ndihmesës dhe organizata vendore u themeluan për të punuar me donatorët e huaj në një numër pothuajse të pakufishëm të projekteve. Kohëve të fundit, posaçërisht pas shpalljes së njëanshme të pavarësisë në shkurt të vitit 2008, donatorët po drejtojnë fondet e veta më shumë për qeverinë e më pak për shoqërinë civile. Andaj, mjedisi ku Organizatat e Shoqërisë Civile (OShC) duhet të punojnë dhe sfidat me të cilat ato ballafaqohen, prapë janë duke ndryshuar, duke kërkuar shkathtësi dhe qëndrime të reja. Organizatat e Shoqërisë Civile (OShC) kanë filluar procesin e transformimit në disa mënyra, duke filluar nga hartimi i kodeve të mirësjelljes e deri te kërkimi i mënyrave për të përmirësuar bashkëpunimin me njëra-tjetrën dhe me qeverinë. Në mesin e sfidave janë këto: statuti ligjor i pazgjidhur, tensionet e brendshme që vinë si rezultat i konkurrencës për financimet nga jashtë, ndarjet etnike që vetëm pjesërisht janë shëruar, mosbesimi i qytetarëve dhe mungesa e përqendrimit, të cilat rezultojnë me shumë organizata që kanë dëshirë të riformësohen në bazë të prioriteteve të donatorëve.
Shoqëria civile mund të plotëson një numër rolesh me rritjen e pjekurisë së institucioneve ekonomike dhe politike të Kosovës, duke filluar nga roli i monitoruesit, duke vazhduar me dhënien e kontributit në hartimin e politikave e deri te ofrimi i shërbimeve sociale. Organizatat e Shoqërisë Civile (OShC) po ashtu kanë shumë vlera në dhënien e kontributit drejt rrugëtimit të Kosovës në integrimet evropiane.
Nganjëherë marrëdhëniet e Organizatave të Shoqërisë Civile (OShC) me qeverinë dhe me bizneset do marrin formën e kundërshtarëv, dhe nganjëherë ato do të ofrojnë dhe marrin përkrahje. Por cilado që të jetë detyra dhe cilido që të jetë roli, suksesi i tyre do të varet në profesionalizimin e rritur dhe në një bazë të rezultateve më të qëndrueshme, si dhe në një ndjenjë më të fortë për atë se kush janë dhe se çka dëshirojnë të arrijnë. Ajo që organizatat e shoqërisë civile tanimë kanë arritur është e mrekullueshme.
1. Çka është shoqëria civile?
Shoqëria civile është koncept i pazakontë pasi që gjithmonë duket të kërkon përkufizimin para se të zbatohet apo diskutohet. Pjesërisht, kjo ndodh për shkak se koncepti është përdorur rrallë në diskurse para fundviteve të tetëdhjeta dhe, rrjedhimisht, njerëzit janë shumë të pafamiljarizur me të. Deri në një masë, kjo është si rezultat i dykuptimësisë së trashëguar apo i elasticitetit të konceptit.
Ndoshta mënyra më e mirë për të parë shoqërinë civile është si ”sektor i tretë”, e ndarë nga qeveria dhe biznesi. Në këtë drejtim, shoqëria civile i referohet në thelb asaj që quhet “institucione të ndërmjetme”, siç janë asociacionet profesionale, grupet fetare, sindikatat dhe organizatat e qytetarëve për avokim, që përfaqësojnë zërat e sektorëve të ndryshëm të shoqërisë dhe e begatojnë pjesëmarrjen e qytetarëve në demokraci.
Por kjo nuk zgjidh çdo çështje të përkufizimit, të cilën mund ta ngrisë ideja e shoqërisë civile. Shumë do të thonin se shtypi i lirë dhe energjik është element thelbësor në shoqërinë civile. Shumica e gazetave dhe e stacioneve televizive në ShBA udhëhiqen si biznese fitimprurëse – a duhet ato të llogariten si shoqëri civile, si pjesëtare të sektorit të tretë apo a duhet ato të shihen si pjesë e botës komerciale?
Problemi i dytë i ndërlidhur me konceptin e shoqërisë civile është se ky është një term strikt objektiv dhe përshkrues, i cili, për shembull, trajton Ligën e Votuesve Femra apo Ku Klux Klanin njëjtë si “organizatat e qytetarëve të sektorit të tretë”?
Apo a nënkupton koncepti i shoqërisë civile vlerat e tjera të ndërlidhura: për shembull, përkushtimin për demokraci dhe trajtimin e barabartë të të gjithë qytetarëve para ligjit? Është e tepërt të thuhet se kjo do të përfshinte edhe KKK-në.
Kemi edhe një çështje më të vështirë të lidhur me vlera: A është kjo ide e shoqërisë civile në përputhje me subvencionet substanciale të shtetit për një numër të madh të organizatave të sektorit të tretë, siç ndodh në disa pjesë të Evropës? A është në përputhje me subvencionet substanciale të korporatave të shumë organizatave të sektorit të tretë, siç ndodh në Amerikë? A ekzistojnë lloje të shoqërisë civile amerikane dhe evropiane (franceze, suedeze, gjermane, etj)?
2. Përkufizimi i Kombeve të Bashkuara për shoqërinë civile?
Shoqëria civile i referohet shoqatave të qytetarëve (jashtë familjeve, miqve dhe bizneseve të tyre) të krijuara vullnetarisht për avancimin e interesave, ideve dhe ideologjive të tyre. Paneli i personave eminentë për marrëdhëniet mes Kombeve të Bashkuara dhe të shoqërisë civile, i emëruar nga Sekretari.
3. Zhvillimi njerëzor dhe shoqëria civile - janë terme të hapura për interpretime të shumta. Zhvillimi nuk mund të matet thjesht sipas numrit të ndërtesave, rrugëve apo të trafostacioneve; por është më e rëndësishme të dihet nëse përmirëson mirëqenien e individit dhe aftësinë që ai ta merr jetën në duart e veta. Këtu zhvillimi ndërthuret me shoqërinë civile, e cila i inkurajon njerëzit të kenë fjalën e vet për vendimet që i prekin ata. Sa i përket debatit që zhvillohet lidhur me natyrën e saktë të shoqërisë civile, ai i përfshinë mediat? kishat? Organizatat që marrin subvencione nga korporatat apo nga qeveria? Grupet me bindje racore apo fetare? — ndoshta mënyra më e thjeshtë është që ajo të konsiderohet si sektor i tretë që gjendet mes qeverisë dhe bizneseve, me një vijë të hollë ndarëse nganjëherë qoftë në njërën apo në anën tjetër. Ndryshimet e fundit, duke filluar nga rënia e komunizmit e deri te zbulimi i internetit, kanë krijuar tokë të pëlleshme për zhvillimin e shoqërisë civile në Kosovë dhe në mbarë botën.
4. Zhvillimi i shoqërisë civile në Kosovë
Zhvillimi i shoqërisë civile në Kosovë u bë në katër faza. Faza e parë filloi në vitin 1989 kur dy organizata, Këshilli për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut (KLMDNJ) dhe shoqëria bamirëse Nëna Terezë u themeluan dhe mekanizmat tjerë politik krijuan një system paralel si kundërshtim i regjimit të Millosheviqit… Pothuajse të gjitha OJQ-të në atë kohë merreshin me mbrojtjen e të drejtave të njeriut ose aktivitete humanitare, dhe të gjitha i kundërviheshin regjimit. Faza e dytë filloi në vitin 1995 me paraqitjen e organizatave hulumtuese siç janë Riinvest dhe Aksioni i Kosovës për iniciativa qytetare, në mes tjerash. Gjer në fund të vitit 1998, në Kosovë ekzistonte vetëm një numër i vogël i organizatave, por të shquara për suksesin dhe efikasitetin në fushëveprimin e aktiviteteve të tyre. Faza e tretë, pas konfliktit, në zhvillimin e OJQ-ve në Kosovë gjithashtu quhet edhe “faza emergjente” dallohet me krijimin e një tregu të madh donatorësh me rreth 500 donatorë në vitin 1999, sipas disa llogaritjeve. Faza e katërt dhe aktuale njihet si “faza e kërpudhave” për shkak të shpejtësisë së paraqitjes së organizatave.
5. Marrëdhënia në mes të shoqërisë civile dhe qeverisë
Teoria liberale e shoqërisë civile e sheh atë si kundërpeshë natyrore ndaj depërtimit të shtetit në jetën private të individëve. Studiuesit sikur Xhon Lok (John Locke) dhe Xhon Stjuart Mill (John Stuart Mill) e panë rolin shtetit si të kufizuar dhe të shoqërisë të fuqishëm, duke supozuar se shteti do të jetë më i fortë nëse shoqëria civile është e dobët. Një pikëvështrim tjetër sheh shoqërinë civile dhe shtetin si mbështetëse të njëra tjetrës. Aleksis de Tokvill (Alexis de Tocqueville), aristokrat frëng, ishte i impresionuar me numrin aq të vogël të amerikanëve në qytet që do të organizoheshin për të zgjidhur problemet e komunitetit. Robert Putnam azhurnoi teorinë e Tokvillit, duke thënë se shoqëria civile përgatitë individët me sjelljet e bashkëpunimit dhe zgjidhje të problemeve e me këtë përmirëson qeverisjen. Kur donatorët ndërkombëtarë investuan shumë resurse në ndërtimin e shoqërisë civile në Kosovë dhe pjesën tjetër të Evropës lindore, ata përcollën teorinë e Putnamit se shoqëria më e fortë civile do të rezultojë në shtet të fuqishëm. Vet Putnami ishte skeptik lidhur me ndërtimin e shpejtë të shoqërisë civile nga më lartë, pasi që u deshën shekuj për Italinë veriore gjersa zhvilloi një shoqëri të fortë civile.
6. Media dhe shoqëria civile kanë histori të përbashkët e cila ka qenë dukshëm e ndikuar nga represioni që pasoi pas heqjes së autonomisë së Kosovës në vitin 1989 dhe derdhjes së parave në formë të ndihmave humanitare pas vitit 1999.
Sikurse ishte rasti me OJQ-të, pati një formim të bujshëm të mediave të reja. Gazetarët e anketuar në një anketë në internet që ishte plotësim i Anketës për perceptimet e shoqërisë civile në Kosovë, në të cilën pjesa më e madhe e këtij raporti është bazuar, thanë se ata mendonin se mediat dhe shoqëria civile kanë qëllim të ngjashëm; shumë syresh madje thanë se mediat ishin pjesë e shoqërisë civile. Shumica e gazetarëve të anketuar thanë se shoqëria civile do të ishte një temë e rëndësishme për të shkruar, por disa prej tyre sugjeruan se OShC-të kanë nevojë të ndërtojnë një besueshmëri, duke dhënë informata më të besueshme.
7. Zhvillimi i orientuar kah komuniteti është një qasje në projektet zhvillimore, që kryesisht financohet nga Banka Botërore, që është në përputhje të madhe me qëllimet dhe vlerat e shoqërisë civile. Ky zhvillim përqendrohet në përfshirjen e komuniteteve në projektet që janë të parapara t’u ofrojnë atyre përfitime ashtu që komuniteti të fuqizohet dhe projekti të përmirësohet. Ky lloj zhvillimi nuk është ndonjë shkop magjik — për shembull, komunitetet shpesh në vete kanë grupe konkurruese të interesit, dhe pjesëmarrja mund të jetë e vështirë për personat që janë të punësuar me orare të gjata dhe me paga të ulëta. Por, kur ky zhvillim zbatohet në mënyrë të kujdesshme, mund të korrë rezultate premtuese.
8. Bashkëpunimi mes shoqërisë civile dhe qeverisë ka nevojë për mekanizma formalë për t’i ndihmuar që të zbatohet në mënyrë të lehtë. Një nga problemet ka qenë se OShC-të nuk kanë pasur ndonjë organizatë ombrellë që do t’i përfaqësonte interesat e tyre. Disa OShC kanë lidhje me partitë politike, gjë e cila daton nga koha e qeverisë paralele e viteve 1990. Ndërveprimi me institucionet qeveritare ka qenë më i vështirë për OShCtë e pakicave etnike. Disa OShC me entuziazëm kanë pranuar rolin e monitoruesit, por qeveria nuk i është përgjigjur pozitivisht kritikave të tyre. Kontributet nga grupet e ekspertëve janë pranuar më mirë. OShC-të me një specializim mjaft të mirë do të jenë më të besueshme për qeverinë sesa ato që kanë qasje universale.
9. Ndikimi i shoqërisë civile në politikat publike ka potencial të jetë thelbësor. Ajo mund të kontribuojë në cilëndo prej pesë fazave të politkëbërjes: përcaktimin e agjendës, formulimin e politikave, vendimmarrjet, zbatimin dhe vlerësimin. Një nga instrumentet më të fuqishme për futjen e ndonjë çështjeje në agjendën publike dhe ndikimi në debatet pasuese janë mediat. Grupet e ekspertëve dhe OShC-të e tjera po ashtu mund të kenë ndikim mbi qeverinë në mënyrë të drejtpërdrejtë apo përmes partive politike, me të cilat ato nganjëherë janë tëndërlidhura. Në Kosovë, rruga më e mirë për të pasur ndikim mbi qeverinë është nganjëherë përmes ndonjë organizate ndërkombëtare apo agjencie të OKB-së. Në fazën e zbatimit, OShC-të shpesh mund të luajnë një rol për zbatimin e shërbimeve të autorizuara nga qeveria. Në këtë rast, roli i tyre është kyç në vlerësimin e rezultateve të politikave.
10. Organizatat e Shoqërisë Civile dhe Partitë Politike
OShC-të dhe partitë politike ndërlidhen dhe bëjnë aktivitete të ngjashme në masë mjaft të madhe. Në shumë vende, ekziston nevoja serioze që të bëhet një dallim më i qartë mes këtyre të dyjave. Për shembull, në disa vende të Evropës dhe të Amerikës latine, partitë politike janë duke u ballafaquar që të ruajnë bazën e tyre votuese, kështu që ato funksionojnë në mënyrë tradicionale në konkurrencë me OShC-të. Shumë parti politike në Evropën Perëndimore kanë themeluar OJQ-të e veta për t’i plotësuar më tej agjendat e veta.
Në anën tjetër, në disa vende, sikurse në Tailandë dhe në Filipine, ligjet parashohin përfaqësimin e OJQ-ve në parlamente, dhe OShCtë propozojnë kandidatë për poste qeveritare.
Opsioni tjetër paraqet një çështje në vendet ku shoqëria është pak a shumë e polarizuar, sikurse në Evropën Juglindore. Një lidhje tjetër mes OShC-ve dhe partive politike në këtë regjion është se shumë politikanë të tanishëm janë ish-udhëheqës të OShC-ve dhe shumë udhëheqës të OShC-ve janë ish-politikanë që nuk janë rizgjedhur dhe kanë dëshiruar të mbesin publikisht aktivë dhe të pranishëm.
Çka i dallon grupet e shoqërisë civile nga partitë politike është qëllimi për kontrollin e pushtetit. OShC-të janë të interesuara me një veprim në fushën publike dhe i adresohen shtetit pa kërkuar kontroll mbi shtetin. Nga ana tjetër, qëllimi i partive politike është fitorja në zgjedhje dhe ushtrimi i pushtetit./gazetaditore
Referenca

- Civil Society International, Çka është shoqëria civile?www.civilsoc.org
- Në bazë të Tokvillit, Demokracia në Amerikë (Nju Jork: Westvaco, 1999), Putnam, Robert D., Robert Leonardi dhe Raffaella Nanetti, Vënia e demokracisë në veprim: Traditat qytetare në Italinë moderne (Princeton, NJ: shtypi i universitetit Princeton, 1993); Putnam, Robert D., Bowling Alone: Kolapsi dhe ringjallja e komunitetit amerikan (Nju Jork: Simon & Schuster, 2000).
- USAID, Civil Society Groups and Political Parties: Supporting Constructive Relationships, Office of Democracy and Governance Occasional Papers Series no. PN-ACU-631 (Washington, DC: USAID, 2004).
- http://www.un.org/reform/civilsociety/panel.shtml