Kosova është në një udhëkryq. Faktorët kryesor që aktualisht mbajnë territorin në një gjendje të “konfliktit të ngrirë”, duhet të adresohen në mënyrë që Kosova të vazhdoj drejt të ardhmes më prosperuese dhe të qëndrueshme. Ende mbas më shumë se tetë vite të administrimit ndërkombëtar por edhe përpjekjeve qëllim-mira të krijimit të paqes nga donatorët dhe agjensitë e huaj, ende mbetet shumë për t’u bërë, për të siguruar paqen dhe stabilietin në Kosovë. Sidoqoftë, një shoqëri me besim dhe informim, një dëshirë e përbashkët për të dalë nga ndalime ekonomike të mbas luftës dhe aftësitë, por edhe dituria e popullit të Kosovës, të gjitha këto sjellin mundësi të mira për krijimin e një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme.
Çështjet nga siguria dhe drejtësia si nxitës të konfliktit
Sundimi i dobët i ligjit, por edhe ndjenjat e lidhura me pasigurinë janë nxitësit kryesor të konfliktit në Kosovë. Dobësia e sektorit të drejtësisë nënkupton që njerëzit nuk mund t’i adresojnë ankesat e tyre nëpërmjet sistemit gjyqësor dhe si pasoj ata marrin drejtësin në duart e tyre. Kjo nënkupton që mosmarrëveshjet relativisht të vogla mund të kalojnë shpejtë në konfrontime të dhunshme. Protestat legjitime demokratike gjithashtu mund të dalin jashtë kontrollit, dhe kështu përgjigjet ndaj këtyre protestave nga garantuesit e sigurisë duhet të jenë mirë të menduara. Reagimet apo përgjigjet e rënda (si ato të 10 shkurtit 2007[1]) mund të kenë shtrirje më të madhe se vetë protestat, por dështimi për të reaguar shpejtë (si me 17 mars 2004[2]) gjithashtu nënkupton që një protest mund të dal jashtë kontrollit dhe të kthehet në trazira.
Në këtë periudhë në të cilën gjendemi tani të tensioneve të ngritura, prania e dukshme e grupeve të armatosura mund të shaktoj konflikt dhe në mënyrë të natyrshme mund të rris ndjenjat e pasigurisë. Në Mitrovicën jugore, por edhe ne Gjakovë, ekziston një shqetësim mbi disa grupe të armatosura, të cilat janë rishfaqur kohëve të fundit, respektivisht Armata Kombëtare Shqiptare (AKSH), Garda e Car Llazarit dhe Rojet e Urës. Mirëpo shqetësimi tjetër është edhe tek disa grupe të tjera kriminale, sidomos në rajonet kufitare si Gjilani dhe Prizreni, ku kontrabanda është ngritur si çështje shqetësuese. Mungesa e një baze të vetme ligjore në Kosovë është duke shkaktuar paqartësi në mes të institucioneve dhe qytetarëve. Jo vetëm që është e vështirë për qytetarët të kuptojnë se çfarë është e paligjshme dhe çfarë është e ligjshme, por është e vështirë edhe për institucionet e drejtësisë që të shpjegojnë bazat ligjore të cilat i zbatojnë.
Mungesa e qartësisë dhe ndarja e paqartë e kompetencave në mes të akterëve të ndryshëm është një nga problemet më të mëdha në sistemin e drejtësisë. Mungesa e një baze të vetme ligjore është duke shkaktuar paqartësi në mes të institucioneve dhe qytetarëve. Qasja e dobët në informacione lidhur me sitemin e drejtësisë. Është e qartë se korrupcioni dhe përceptimi i tij brenda sistemit të drejtësisë është një shqetësim i madh për qytetarët, mirëpo nuk është edhe aq e qartë nëse do të ishte më mirë të luftohet korrupcioni apo kushtet të cilat e lejojnë të krijohet, si numri i madh i rasteve të pazgjidhura, pagat e ulëta të gjyqtarëve dhe prokurorëve, konfuziteti për llojet e ndryshme të ligjeve, kompetencat kundërthënëse, si dhe mekanizmat e dobëta të mbikëqyrjes.
Qeverisja dhe politika si nxitës të konfliktit
Qytetarët e Kosovës janë të hutuar mbi rolin dhe përgjegjësit e autoriteteve të ndryshme, e në veçanti të Institucioneve të Pavarura Vetëqeverisëse (IPVQ-ve) dhe administratës ndërkombëtare, sepse puna e tyre qeverisëse – lokale/komunale është jotransparente. Qytetarët nuk kanë informacione të mjaftueshme mbi aktivitetet, përgjegjësit dhe projektet hulumtuese qeveritare dhe ata nuk dinë si t’u qasen informacioneve ekzistuese. Në këto situata, mungesa e informimit i pengon ata të cilët dëshirojnë të ndryshojnë marrëdhëniet e tyre me komunitetin qoftë atë shqiptarë apo serb dhe në këtë mënyrë pengojnë edhe pajtimin dhe ndryshimet pozitive.
Çështjet shoqërore dhe kulturore si nxitës të konfliktit
Ekzistojnë shumë ndarje në shoqërinë kosovare, disa prej të cilave luajnë rolin e nxitësve të konflikit dhe tensionit. Për shembull njerëzit në zonat rurale rregullisht janë përshkruar si njerëz që nuk trajtohen me respektin e njëjtë si njerëzit nga vendet urbane, sidomos kur është nevoja te qasja në institucionet ligjore. Në të njëjtë kohë, disa njerëz nga vendet urbane janë ankuar se të zhvendosurit nga fshatrat në qyetet shpesh nuk i adoptohen jetës së qytetit.
Ndarja etnike mbetet një nga ndarjet kyçe në shoqërinë e Kosovës, dhe kjo sepse njerëzit janë të definuar ekskluzivisht sepas etnitetit të tyre, dhe jo sipas identiteteve të tjera, si profesioni, interesi dhe gjinia, edhe pothuajse nuk ka lidhje kulturore në mes të komuniteteve, sidomos në atë mes shqiptarëve dhe serbëve. Komunitetet e ndryshme etnike definojnë „tjerët“ me stereotipe negative, por njerëzit gjithashtu përdorin stereotipe pozitive për të definuar etnitetin e tyre. Kjo do të thotë se shumë nga fjalimet shoqërore janë bazuar në identitetin etnik, i cili kur perceptohet si çështje ndarëse zvogëlon hapsirën që njerëszit të diskutojnë mbi të përbashkëtat e tyre përkundër dallimeve etnike.
Ekonomia dhe jetesa si nxitës të konfliktit
Në të gjitha rajonet e Kosovës, në përjashtim të Prishtinës dhe Mitrovicës veriore, edhe papunësia është një nga nxitësit e konfliktit, pjesërisht për shkak të varfërisë së përgjithshme dhe vetërespektit të ulët, por dhe pjesërisht për shkak se pa të ardhura është e pamundur të udhëtosh, gjë që kontribuon në mërzinë, frustrimin dhe izolimin në rritje e sipër.
Standardet e ulëta të jetesës janë të lidhura me pagat e ulëta për ata të cilët janë punësuar, dhe me çmimet e larta për artikujt themelor si buka, vaji për gatim dhe qumështi.[3]
Rekomandime për përmirësimin e qasjes në drejtësi
Konsolidimi i roleve, përgjegjësive dhe përgatitjet më të mira trajnuese në sektorin e drejtësisë janë faktorë të rëndësishëm në përmirësimin e shërbimit së shpërndarjes, përgjegjësive dhe rritjen e aftësive. Ekzistojnë disa mënyra në të cilat kjo mund të arrihet, si: sqarimi i ndarjes së kompetencave; krijimi i policisë gjyqësore; trajnimi i prokurorëve; përmirësimi i bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të drejtësisv; trajnimet e përbashkëta; takimet e vazhdueshme dhe komunikimi më i mirë ndërmjet Shërbimit Policorë të Kosovës (SHPK) dhe prokurorëve.
Sqarimi i bazës ligjore është mungesa e qartësimit se cilat baza ligjore aplikohen, krijon zemërim dhe konfuzion në mesin e qytetarëve.
Fuqizimi i rolit të mediave, ku mediat kanë rolin e informimit të publikut rreth krimeve në mënyrë dhe kohë të saktë. Shumë nga kjo tashmë është duke u bërë, por do të ishte më mirë që ata të përcillnin rastet gjatë procesit gjyqësor dhe procesit të vendimeve.
Mangësitë kryesore në sistemn e drejtësisë nga një pikëpamje kanë të bëjnë me trajnimin e prokurorëve të përshtatshëm dhemungesën e gjyqtarëve. Mirëpo një vemendje e veçantë duhet kushtuar edhe mbrojtjesë së dëshmitarëve dhe viktimave të krimit, sepse ekziston një dispozitë në Kodin e Përkohshëm të Procedurës Penale në Kosovë për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe viktimave të krimit brenda sallës së gjykatës. Kapitulli 21 – Mbrojtja e palëve të lënduara dhe dëshmitarëve (nenet 168-174 të këtij Kodi)[4] merret me këtë. Sidoqoftë, informacionet në lidhje me këtë janë konfuze dhe të vështira për t’iu qasur. Këshilli Gjyqësor i Kosovës duhet të filloj një fushat mediale dhe të mbajë takime me komunitetet pë të informuar publikun mbi masat për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe viktimave të cilat tashmë ekzistojnë.
Mundësitë për paqe në politikën dhe qeverisjen në Kosovë
Ekzistojnë disa probleme të qarta që dalin në sistemin politik të Kosovës që janë të lidhura me korrupcionin, tenderët jotransparent dhe praktikat e punësimit në nivelin vendor dhe komunal. Disa nga këto janë përkeqësuar nga vështirësitë e procesit të tranzicionit, por edhe është e rëndësishme për të gjithë të përfshirët që të vazhdojnë me përkrahjen e një sistemi qeveritar të pëgjithshëm dhe kompetent, që t’i shërbej Kosovës në të ardhmen e largët. Kompetencat specifike të IPVQ-ve, UNMIK-ut dh të misionit të mundshëm të Politikës Europiane të Sigurisë dhe Mbrojtjes (ESDP), janë ato të cilat duhen qartësuar për popullsinë e Kosovës. Vendimi mbi fatin e strukturave paralele në tërë Kosovën është thelbësore për stabilitetin politik dhe afrimin e shërbimeve shoqërore, por gjithashtu është edhe çështje shumë e ndjeshme e cila përmban disa nga nxitësit e konfliktit të lidhur me identitet. Në përgjithësi, ndihma e shërbimeve dhe decentralizimi në tërë Kosovën janë mundësi reale për paqe nëse bëhen duke u bazuar në nevoja, dhe nëse vendimet (dhe alokimet buxhetore) janë transparente dhe të përgjegjshme.
Mundësit për paqe në sferat shoqërore dhe kulturore
Në qendrën e dinamikës së konfliktit, është ndarja në mes komuniteteve të ndrushme. Përkundër përpjekjeve për krijimin e paqes nga organizatat vendore dhe ato ndërkombëtare[5], këto tensione ende ekzistojnë ku kontakti me komunitetet në anën tjetër është thjesht i papranueshëm. Tani në Kosovë duhet që të zvogëlohen ndarjet në mes popullësisë rurale dhe urbane, por edhe zhvillimi i pabarabartë i komunave, institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, të cilat duhen të kenë më shumë kujdes që të sigurohen se puna dhe investimet e tyre janë të përcaktuara për komunitetet dhe komunat. Kjo do të ndihmoj që të sigurohet që njerëzit e aftë janë në dispozicion në tërë vendin dhe mund të lidhen me ndonjë proces të decentralizimit.
Rishikimin e sistemit të edukimit për të përfshirë më shumë diskutime të hapura për konceptin e diskriminimit, barazisë, të drejtave të njeriut etj., dhe rishikimin e programit mësimor për të paraqitur perspektiva të ndryshme të ngjarjeve historike si kundërvënie ndaj mësimit propagandistik në shkolla.
Vazhdimin e adresimit të lirisë së lëvizjes, përfshirë këtu adresimin nëpërmjet çështjes së targave të regjistrimit dhe vështirësive të marrjes së dokumenteve[6].
Monumentet janë gjithashtu pjesë e ndieshme e tranzicionit të pas-konfliktit, por kjo është një çështje komplekëse në Kosovë, e cila duhet të trajtohet me kujdes në mënyrë që të gjitha komunitetet të ndjejnë se tregimi i tyre është portretizuar, por që ata gjithashtu mund të shohin përpara dhe të punojnë për pajtimin me komunitetet e tjera.
Mundësitë për paqe në sferën e ekonomisë
Mënyra me të cilën është drejtuar privatizimi mund të përmirësohet në mënyrë që të nxitet hapja e vendeve të punës dhe të sigurohet që procesi i privatizimit është tërësisht transparent. Së pari, ka nevoj për më shumë transparencë në procedurat e tenderimit dhe për më shumë vëmendje në verifikimin se pronësia e tokës në të cilën ndodhet biznesi është duke kaluar nëpër një proces transparent dhe të pranueshëm. Së dyti, disa lloje të privatizimit të Ndërmarrjeve Shoqërore (NSH-ve), janë me “spin – of”[7], të cilat ofrojnë nxitje të mirë për pronarët e rinj që të vazhdojnë me biznesin e njejtë, të mbajnë të njëjtit punëtorë dhe të investojnë në këtë biznes.
Një mënyrë tjetër është edhe përkrahja më aktive e prodhimit lokal, për shkak të stimulimit të rritjes ekonomike, që përfshinë punën me tarrifa të lira për import dhe tarrifa të larta për export, si dhe gjetjen e mënyrës së stimulit të bujqësisë dhe prodhimit kosovar në mënyrë që shumë artikuj kryesor të jenë vendor.
PËRFUNDIME
Në një vend me opinione dhe interesa të ndryshme siq është Kosova, siguria është prioritet, përkundrazi mundimet për tu pajisur me të janë treguar afatshkurtëra; është kritike që ata të cilët janë prekur më së shumti kanë një zë në dizajnimin dhe zbatimin e politikave për siguri.
Në mënyrë që të dizajnohen intervenime të sigurisë, të cilat fokusohen në nevoja dhe intervenime, që ndërtohen në mundësitë për paqe dhe që i shmangen shkaktarëve të konfliktit, komuniteti ndërkombëtar, agjensionet e donatorëve dhe IPVQ-të duhet të mundohen t’i përfshijnë komunitetet në një proces pjesëmarrës që të identifikojnë fushat e tyre prioritare për aksion. Duke hulumtuar dhe analizuar nevojat lokale dhe duke i reflektuar ato në strategjitë e fondeve dhe dizajnimit të programeve, institucionet vendore dhe ndërkombëtare duhet të punojnë në bashkëpunim me komunitetet lokale për të krijuar një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme.
B I B L I O G R A F I A
1. Ahtisaari, Martti (2007) Propozimi Gjithëpërfshirës për Marrëveshjen për Statusin e Kosovës.
2. CDA Collaborative Learning Projects & CARE Internatiol (2006) A ka Bërë Ndonjë Ndryshim në Kosovë Ndërtimi i Paqes?.
3. Departamenti për Zhvillim Ndërkombëtar (DFID) i Mbretërisë së Bashkuar (2002) Zhvillimi i vlerësimeve të konfliktit.
4. Haçkaj, Adrian Provatizimi me Spinof Special.
5. Human Rights Watch (2006) Dështimi i vazdhueshëm për adresimin e përgjegjësisë në Kosovën e pas Marsit 2004.
6. Misioni i OSBE-së në Kosovë (2007) Siguria dhe Mbrojtja e Dëshmitarëve në Kosovë: Vlerësimi dhe Rekomandimet.
7. Rregullorja e UNMIK-ut Nr. 1999/24 (1999) Ligji i Aplikueshëm në Kosovë.
8. SafePlace (2007) Siguria njerëzore në Kosovë: Analizë e konfliktit, e papublikuar.
9. Saferworld/SEESAC (2006) AVL Hulumtimi në Kosovë.
10. Seksioni 7, UNMIK/REG/2005/52 Mbi Themelimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës.
11. Thompson, Mark (2006) Raporti i vlerësimit mbi projektet e rrjetit të Medienhilfe në Maqedoni dhe Kosovë.
REFERENCA
[1] Me 10 shkurt 2007, një demonstratë paqësore nga lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë u kthye në një demonstratë dhunshme, duke rezultuar me vdekjen e dy protestuesve pasi që policët rumun të UNMIK-ut gjuajtën protestuesit me plumba gome.
[2] Me 17 mars 2004, shpërthyen trazirat, të cilat zgjatë tre ditë, dhe të cilat u përhapën në tërë Kosovën dhe rezultuan me vdekjen e së paku nëntëmbëdhjet njerëzve. Në këto trazira,reagimet e garantuesve vendor dhe të atyre ndërkombëtar të sigurisë u kritikua i ngadalshëm, por edhe i papërshtatshëm.
[3] Simbas rezultateve të bëra nga Organizatat Jo Qeveritare (OJQ-ve), del se Ferizaji është një nga qytetet më të varfëra në Kosovë sipas Bankës Botërore, dhe ekziston një përceptim se Ferizaji si komunë nuk merr pjesën e saj të duhur nga buxheti i Kosovës, duke shtuar kështu urrejtjen ndaj IPVQ-ve (Institucionet e Pavarura Vetëqeverisëse).
[4] Kodi i Pëkohshëm i Procedurës Penale në Kosovë, i cili mund të gjendet ne adresën: http://www.unmikonline.org/regulations/2003/RE2003_26_PCPC.pdf
[5] Shih raportin: A ka Bërë Ndonjë Ndryshim në Kosovë Ndërtimi i Paqes? Studim i efikasitetit të Ndërtimit të Paqes dhe Parandalimit të Konflikit: mësimet e mara nga Trazirat e marsit 2004 në Kosovë (qershor 2006), CDA Collaborative Learning Projects dhe CARE International, për një vlerësim të thellë të përpjekjeve për ndërtimin e paqes në Kosovë.
[6] Për shembull, do të ishte shumë ndihmëse nëse do të largohej fatura e energjisë elektrike nga regjistrimi për marrjen e targave të regjistrimit të veturës, në mënyrë që ata të cilët dëshirojnë të udhëtojnë jashtë vendbanimeve të tyre ta bëjnë këtë më lehtë.
[7] Metoda e Spin – Ofit Special të privatizimit shton dy kushte në kriterin e çmimi më i lartë: Niveli i punësimit dhe shpenzimet kapitale. Si rezultat, pas paqesës së çmimit ofertues fitues, ofertuesi fitues do të ketë dy vite për të implementuar punësimin e zotuar dhe shpenzimet kapitale në kompanin e re.